ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Pesë vite nga themelimi i LAPSH në Bavari

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

shtypni mbi foto për ta parë emisionin

Më 23 prill 2022, kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari, për  nderim të 5-vjetorit mbaji takim pune! Ditë më parë u vendos që për shkak të rregullave të pandemisë të mos organizojë manifestim me masë, por të manifestohet përmes faqes zyrtare, në rrjetet sociale dhe t’u dërgohet mediave elektronike, TV. dhe mediave të shkruara, një video bashkë me shkrimin, për punën dhe suksesin e LAPSH-it, përgjatë këtyre pesë viteve deri te kuvendi i fundit, më 31.03 2022.

LAPSH-i, gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare ka kaluar nëpër një rrugë jo të lehtë, shpesh edhe me sfida të mëdha! Por, falë vendosmërisë dhe vullnetit të lartë, vizioni dhe misioni e tij të pandalshëm arriti objektivat në themelimin dhe ngritjen e shkollës shqipe në Bavari, në saje të punës së madhe që bënë nismdhënëset dhe themeluesi z. Mustafë Krasniqi me grupit e punës – intelektualët: z. Fran Tanushi (tani i ndjerë), z. Fadil Lumi, znj. Donika Zonja, znj. Hateme Morina, z. Isuf Bytyçi, z. Agron Ibrahimi dhe z. Jonuz Veliçi! Që në shtator të vitit 2016, i dorëzohet projekti, për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe, konsullatës së Republikës së Kosovës. Projekt, i cili gjeti përkrahjen e konsullatës së Republikës së Kosovës, gjegjësisht të konsullit Hamdi Reçica dhe, me hapjen e Konsullatës së Shqipërisë, përkrahje kishte edhe nga konsulli i Përgjithshëm Arten Hanku dhe Dr. Dashi Ibraj, që më 8 tetor të vitit 2016, themelohet Këshilli Nismëtar me përgjegjës z. Mustafë Krasniqi.

Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Nismëtar dha një deklaratë për media, shpërndau formularin për vitin 2016/17, për regjistrimin e nxënësve dhe hapi disa klasë. Po ashtu arriti t’i mbajë disa takime me bashkëkombësit dhe shoqata të ndryshme, që veprojnë në Republikën e Bavarisë. Njëri ndër takimet e rëndësishme ishte ai me përfaqësuesin e Ministrisë së diasporës, i Qeverisë së Kosovës, drejtori e Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë,  z. Avdyl Lipoveci, me konsullin e Republikës së Kosovës Hamdi Reçica dhe përfaqësuesit e bizneseve, të cilët u zotuan se do ta ndihmojnë këtë nismë.

Më 23.04.2017, në prani të mësimdhënësve, Këshillit të prindërve, Shoqatave dhe përfaqësueseve të bizneseve, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, LAPSH-i mbajti Kuvendin e parë themelues, që të pranishëm ishin: ish-Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajrami me stafin e tij, ish-Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës z. Valon Murati, drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë, z. Avdyl Lipoveci, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Arten Hanku, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi, Këshilltari z. Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reçica. Nga ky Kuvend u zgjodh kryesia prej 19 anëtarësh: z. Mustafë Krasniqi – kryetar, z. Tefik Jaha – nënkryetar, znj. Donika Zonja – nënkryetare, z. Fran Tanushi-nënkryetar, z. Isuf Bytyçi-sekretar, z. Agron Ibrahimi-Arkatar dhe znj. Lorita Ismaili-Zëdhënëse, kurse anëtarë tjerë ishin: znj. Valbona Roçi, z. Anila Xhani, znj. Nerxhivane Qorolli, znj. Minire Gajtani, znj. Nife Arifaj, znj. Xhevahire Sylejmani-Maliqi, z. Fadil Lumi, z. Januz Veliqi, znj. Lule Lokaj, z. Maxhun Smajli, Dr. Edmond Skënderaj dhe z. Sahit Bejta.

Nga kjo kryesi e dalur nga vota e bashkëkombësve u nxorën shumë rregullore, u formuan komisione, Këshilli i Arsimtarëve, u morën vendime dhe u hapën shumë klasa e u pranuan mësimdhënës të rinj, u mbajtën seminare, manifestime dhe kuiz diturie! Kurse, përmes faqes www.uraebashkuar.com dhe facebook-ut, faqes zyrtare  Shkolla Shqipe – Bavari, sensibilizuan çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe! Ndërsa Donatori ishte Fondacioni “Besa”, pa i harruar edhe donatorët tjerë, që jetojnë e veprojnë në Bavari, si dhe Shoqatën gjermane “ Morgen e.V.”.

Kryesia e LAPSH-i në këtë periudhë ndërtoi lidhje të ngushta me MASHT-in dhe MDIS-in, të Republikës së Kosovës dhe organizoi takime me përfaqësues të MASHT-it: nga Instituti Pedagogjik, IPK, Drejtoria e Kompetencës – Skenderaj, AAPAR, etj. Po ashtu kishte vizita në shkollat funksionale në bavari, nga përfaqësuesit institucional, kurse dy Konsullatat shqiptare në Mynih caktuan përfaqësuesit e tyre dr. Dashnor Ibra nga Konsullata e Shqipërisë dhe  z. Faket Kajtazi nga Konsullata e Kosovës.

LAPSH-i në Bavari, nga Kuvendi i dytë zgjodhi: z. Milazim Ukaj – kryetar, z. Selim Hoti – nënkryetar, koordinator i Këshillit të Arsimtarëve z. Mustafë Krasniqi; z. Avdi Kolukaj – sekretar dhe z. Rexhep Nikqi – arkatar. Gjatë kësaj periudhe, LAPSH-i në bashkëpunim me konsullatat shqiptare në Mynih, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët nga: z. Arten Hanku – konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Afrim Nura – konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe z. Milazim Ukaj – kryetar i LAPSH-it për Bavari, ku LAPSH-i autorizohet të menaxhojë dhe koordinojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Landin e Bavarisë.

Gjatë periudhës 5-vjeçare LAPSH-i me punën e tij të pandalshme, përpos hapjes së klasave, rritjes së numrit të nxënësve dhe të mësimdhënësve u angazhua edhe për mbajtjen e seminareve, të kuizeve të diturisë, mbajtja e manifestimeve e  të datave historike. Kurse në mars të vitit 2021, gjuha shqipe u fut në listën e grupit të gjuhëve të huaja, në periudhën që ishte më sfiduesja, ku përballeshim me pandeminë.

Vlen të ceket se LAPSH-i me punën e tij të madhe dhe me shumë sfida, e krejt vullnetare (puna e kryesisë) në këtë rrugëtim ka udhëtuar me vizion të qartë; “Ta ndërtojmë dhe kultivojmë bindjen për ruajtjen e gjuhës amtare, për shkollën shqipe”, me qëllim që bashkëkombësit të mos jenë në udhëkryqe, pa fajin e tyre, fëmijët të mos e harrojnë gjuhën amtare. Gjë që për fat të keq, brezi i dytë ka filluar ta belbëzojë shqipen e bukur, kurse brezi i tretë ka dro që dhe do ta harrojë në tërësi! Për këtë, mbi qindëra shkresa e shkrime janë shkruar dhe bërë, nga drejtuesit e LAPSH-it, që jo rrallë janë injoruar, me apo padashje dhe nuk janë marrë me hallin e mërgimtarit, nga vet institucionet tona të atdheut! Megjithatë LAPSH-i asnjëherë nuk ka hequr dorë nga institucionet, por këmbëngulës ishte dhe mbeti që në çdo formë të mbetet i lidhur me  institucionet tona, pavarësisht se sa këto do ta ndiejnë shqetësimin e LAPSH-it.

Më 27.03.2022, LAPSH-i në Bavari të Gjermanisë, sipas rregullores i mbajti zgjedhjet e legjislacionit të tretë, në prani të 50 delegatëve nga gjithsejtë 64 sa ishin të ftuar. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynih, përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” dhe asambleistja komunale e Mynihut, zj. Lendita Musliu. Kuvendin e drejtoi sekretari, Avdi Kolukaj në mbikqyrjen e grupit punues;  Selim Hoti, Mustafë Krasniqi, Rexhep Nikçi dhe Milazim Ukaj deri në zgjedhjen e komisionit zgjedhor të kryesuar nga Nevila Saja dhe anëtarët tjerë të komisionit: Nife Arifaj, Valbona Roçi, Adem Smakiqi dhe Iljaz Alija.  Nga këto zgjedhje u zgjodh kryesia prej 7 vetash: Milazim Ukaj – kryetar, Armend Ismaili – nënkryetar, Avdi Kolukaj – sekretar, Xhemshit Tafa – arkatar, Arif Arifaj – përfaqësues i Këshillave të Prindërve Anila Xhani – zëdhënëse dhe Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve, i cili e zgjodhi Këshillin Pedagogjik: Lume Daci-Hoti, Valbona Roçi, Nife Arifaj, Nevila Saja, Drenusha Istogu dhe Selim Hoti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu