ARKIVI:
2 Prill 2025

    Pete Hegseth, i përzgjedhuri i Trump për Sekretar Mbrojtje të SHBA: Të kritshterë e hebrenjë bashkë kundër Erdoganit

    Shkrime relevante

    Pse Kosova nuk është shtet i konsoliduar ?

    Autori: Lirim Gashi, Prizren __ (në shqip dhe serbisht) __ Shteti është pasqyrë e qytetarëve...

    Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

     Jusuf Buxhovit "PER TE TERRA MIA - LE CONFESSIONE DI GJON...

    Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

    Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

    Autopsia e socializmit feudal

    Eshref Ymeri (Dështimi i një sistemi politik)                            Para disa kohësh, miku...

    Shpërndaj

    Pete Hegseth, sekretari i propozuar i Mbrojtjes në administratën e Donald Trump, më parë ka qenë një zë kritik, i deklaruar hapur kundër aleatëve të SHBA.

    Një postim i tij që tregon kohën kur Hegseth ka shënjestruar Turqinë dhe siç ai shkruante karakterin e saj islamist është bërë viral në rrjet. “Pse Turqia islamike është anëtare e NATO-s?”, pyeste Hesgeth asokohe.

    Ai shprehej po ashtu se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, “ëndërron hapur të rindërtojë Perandorinë Osmane” dhe është “një islamist me vizione islamike për Lindjen e Mesme”.

    Po ashtu kritikave të Sekretarit të mundshëm amerikan nuk i kanë shpëtuar as Kombet e Bashkuara, NATO dhe vende të tjera, që dalin në dy librat të cilat ai i ka botuar në 2020 dhe 2024.

    Për NATO-n, ministri i propozuar i Mbrojtjes ka thënë se “ajo nuk është një aleancë, por një marrëveshje mbrojtëse për Europën, e paguar dhe e mbështetur financiarisht nga SHBA”. Ai gjithashtu fajëson evropianët sepse “ata lejuan veten të dominoheshin nga emigrantët”.

    Evropianët, zgjodhën të mos ‘ndërtojnë’ përsëri ushtritë e tyre, duke ‘mjelur’ gatishmërinë e SHBA-së për të luftuar dhe për të fituar luftëra”. NATO është një relike që duhet të shembet dhe të rindërtohet për të mbrojtur me të vërtetë lirinë tonë . Për këtë po lufton Trump. Kombet e Bashkuara janë një organizatë tërësisht e globalizuar që promovon në mënyrë agresive një agjendë anti-SHBA, anti-izraelite dhe kundër lirisë, Ajo ka dy standarde: ‘Një për Izraelin dhe SHBA-në dhe një për të gjithë të tjerët’“, shkruante Hegseth.

    Siç thekson The Guardian, Hegseth ka shprehur gjithashtu propozime për të shmangur ligjet ndërkombëtare, të tilla si mos detyrimi i ushtarëve amerikanë në Konventat e Gjenevës në lidhje me civilët dhe të burgosurit.

    Forcat e armatosura amerikane”, shkroi ai, – “duhet të bëhen të pamëshirshme, të pakompromisë, krejtësisht vdekjeprurëse”, në mënyrë që të fitojnë luftërat sipas rregullave të tij.

    Në të njëjtën kohë, siç thekson gazeta britanike, Hegseth dëshiron ta lidhë politikën amerikane edhe më shumë me Izraelin, duke shkruar se “nëse e do Amerikën, e do edhe Izraelin”.

    Në të kaluarën, Hegseth ishte një “skifter” për çështjet e politikës së jashtme me prirje neokonservatore, por më vonë, siç thotë ai, ai u “konvertua” falë Trump dhe tani është kundër institucioneve ndërkombëtare dhe shumëpalëshe.

    Ne të krishterët së bashku me miqtë tanë hebrenj duhet të marrim shpatën e amerikanizmit të papenduar dhe të mbrohemi”, është shprehur ai më parë.

    (A2 Televizion)

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu