Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar në 1980 nga A. Bellushi
Masakra e Portellës, Piana degli albanesi, Palermo\Itali, më 1 Maji 1947. Sot mbushen 77 vjet, nga ajo ditë e zymtë e 1 Majit, që nisi si një manifestim paqësor, por që ngelën 11 veta pa jetë, prej të cilëve shumica arberesh, fëmije, gra burra, si edhe 50 të plagosur. Me miqtë e shoqatës Hora e Skënderbeut nisemi nga aeroporti i Palermos për Hora e Arbëreshëvet në Sicili. Misoni ynë është i dyfish; promovimi e librit “Arbëreshët Fotosintezë e shpirtit tim” të mikut tonë Rexhep Rifati si edhe promovimi i shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbe, dhuratë e diasporës Kosovare të vëllezërve arbëreshë në Piana degli albanesi.
Rruga për në Portella
Distanca nga Palermo në Piana degli albanesi është rreth 24 km.
Rruga është gjithë kthesa, për shak të relievit të saj kodrinor.
Jo shumë largë në kryqëzimi për në Sciacca, gjendet një urë e lartë, impresionuese, si për lartësinë e saj, dhe rrezikshmërinë që paraqet ajo. Thuhet që kushtet e saj janë fryt i mafjes në Palermo.
Përshkojmë këtë rrugë, rreth 10 km larg shfaqet Portella. Vendi është një kodrinore e shveshur shkëmbore dhe e rrahur nga erërat.Thuhet se banorët e parë arbëresh si fillim ndaluan atje, por ku panë kushtet atmosferike zbritën më poshtë, atje ku gjenden edhe sot.
Historia e Portellës
Ishte 1 maji i vitit 1947 ishte planifikuar një manifesitim paqeje me pjesëmarrjen e qytezave; Piana degli Albanesi, punëtorët e San Giuseppe Jato si dhe San Cipirello.
Manifestimi kishte si qëllim kundër pronësisë së tokave në favor të pushtimit të atyre trojeve të papunuara, por edhe për të festuar fitoren e rëndësishme zgjedhore të arritur më 20 prill të po atij viti, rezultatet e së cilës i bënte fshatarët të etur për një reformë agrare nga Asambleja Rajonale e Siçilisë.
Atë mëngjes të 1 Maji rreth orës 8 e 30, grupi i burrave me kuaj mbrrijnë në malin “Maja”, ndërsa grupi i udhëhequr nga Salvatore Giuliano po ngjitej në malin “Pizzuta”. Nga fraksionet; San Giuseppe Jato, San Cipirello dhe Piana degli Albanesi, njerëzit kishin dalë nga shtëpitë e tyre për të manifestuar, dhe qëndronin në radhë për të arritur në Cippo di Barbato,një monument i vogël që kujton Nicola Barbato, arbëresh, përfaqësues i “Fashit sicilian” në 1893, zgjodhi Portella e Ginestra (vendodja e saj rreth 10 km larga nga Hora e Arbëreshvet) për të festuar 1 majin.
Rreth dy mijë punëtorë, u mblodhën në Portella të Gjineshtrës. Ishin kryesisht fermerë, të lugina se Grykës së Spartavet për të demostruar kundër landlordismit.
Familje të tëra kishin marrë pjesë në tubim, dhe më pas do ta kalonin ditën së bashku jashtë si në një pic-nik. Giacomo Schirò, arbëresh, me profesion këpucar dhe sekretar i seksionit socialist të San Giuseppe Iato sapo kishte filluar të fliste kur, befas, u dëgjuan breshëri mitralozi të cilata filluan nga kodrat aty pranë. Të pranishmit i shkëmbyen fillimisht ato të shtëna me shpërthime si fishekzjarrë, por shumë shpejt, kur ranë viktimat e para, kuptuan se festa po kthehej në një masakër.Të frikësuar, të tmerruar, njerëzit filluan të iknin dhe vraponin në kërkim të ndonjë strehe kundër tërbimit të vazhdueshëm dhe të dhunshëm të të shtënave. Britmat e tmerrit, thirrjet për ndihmë, vajtimet, lotët, përgjërimet, mallkimet oshëtinin në luginën.
Masakra e Portellës dhe viktimat e saj
Salvatore Giuliano, dhe banda e tij mafioze, atë ditë lanë të vdekur 11 viktima, shumica e tyre arbëresh, femijë, gra, burra, si edhe 50 të plagosur. Një nga krimet më të turpshme kundra njërëzve të pafajshëm. Një krim me karakter politik dhe ideollogjik, i cili ka mbetur i pandëshkuar. Midis tyre, është edhe emri nje vogelueshe, Vincenza La Fata (8 vjece).
Margherita Clesceri – 37 vjeç
Giorgio Cusenza – 42 vjeç
Giovanni Megna – 18 vjeç
Francesco Vicari – 22 vjeç
Vito Allotta – 19 vjeç
Serafino Lascari – 15 vjeç
Filippo Di Salvo – 48 vjeç
Giuseppe Di Maggio – 13 vjeç
Castrense Intravaia – 18 vjeç
Giovanni Grifò – 12 vjeç
Vincenza La Fata – 8 vjeç
Foto. Momente nga funerali i martirëve arbëresh rënë në masakrën e Portellës. Në foto janë mëmat arbëreshe, gjatë funeralit të bijëve të tyre.
Dritë- hijet mbi këtë masakër
Kjo histori kaq e hidhur, futet në ato proçeset gjyqësore më të komplikuara që ende sot nuk ka qartësi të plot për këtë masakër. Procesti gjyqësor i masakrës së Portellës filloi në qershor 1950 e përfundoi në 1952. Gjyqi u bë në Viterbo\Itali dhe zgjati me 217 seanca; ku dolën 31 të pandehur, të cilët ishin të ndarë në “dy kafaze” të dallueshme:
njëri grup të ashtuquajturit “picciotti” dhe grupi tjetri për anëtarët e vërtetë të bandës.
Grupi i parë u shpallën të pafajshëm se ishin pjesë e bandës, të konsideruar “në gjendje të nënshtruar”,ndërsa grupi tjetër u dënuan me burgim të përjetshëm.
Risitë mbi të vërtetën e kësaj ngjarje, dhe shtypi i kohës
Të rejat mbi këtë ngjarje të hidhur përfaqësohen nga tezat e dy historianëve;Giuseppe Casarrubea dhe Nicola Tranfaglia.
Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga dy historianët, Salvatore Giuliano nuk do të kishte qëlluar mbi Portellën, por ishte i rrethuar nga katër grupe zjarri. Shtypi i kohës botuan artikuj që vërtetonin këtë teori. La stampa e 3 majit 1947 thotë:
“Shkarkimet e mitralozit nga kreshtat e varura të Pizzuta-s dhe Kometës( janë dy malet që rrethojnë Piana degli Albanesi” goditën vendin e tubimit [II] Një zjarr i fortë i kryqëzuar zgjati për njëzet minuta, ndërsa turma u shpërnda në garë në të gjitha drejtimet”.
[III] La Stampa e 3 majit 1947 raportohet; ” Nga Monte Cometa\ Mali Kometës, kriminelët e tjerë ishin me armë në këmbë, të gatshëm për t’u dhënë mbështetje shokëve të krimit nëse turma do të tentonte një reagim “.
[IV] Gjykimi. Nga sa është gjetur në dosjet voluminoze, masakra konsiderohet si “element i frenimit të komunizmit” dhe shfaqje lidhjesh mes mafias, shërbimeve sekrete amerikane dhe qarqeve neofashiste.
Kush ishte Salvatore Giuliano?
Salvatore Giuliano rridhte nga një familje fshatare relativisht e pasur. Babai, i tij detyruar të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arriti të blinte disa toka dhe ishte kthyer, pikërisht në vitin e lindjes për kultivimin e tyre. Në krye të një bande të armatosur, për disa muaj ai shfrytëzoi koperturën EVIS,(Ushtria Vullnetare për Pavarësinë e Sicilisë) krahu armatosur i Lëvizjes Pavarësia Siçiliane.
Gaspare Pisciota, mendohet të ketë tradhëtuar, Giulianon, i cili edhe dhe Ai vdes i helmuar në burg. Të dy mafiozët nuk janë origjinë arbëreshe.
Popullsia e këtyre zonave thonë: Kështu kanë funksionuar gjërat në këto anë. Një herë të premtojnë Amerikën, herën tjetër të premtojnë ujë, rrugë, shtëpi, herën tjetër nuk të premtojnë asgjë dhe ti hesht. Kudo që Sicilia donte të shkonte, mafia qëndronte paralele. Kur bëhet fjalë për diçka si mafia, nuk mund të jesh i sigurt për asgjë. Gjëja më e sigurt në këtë histori është se shumë të pafajshëm vdiqen, por edhe vetë Giuljano.
Kush e vrau Salvatore Giulianon? Dhe kush duhej ta vriste?
Ai është bandit, dhe e vrau policia e shtetit! Të paktën kështu shkruhej në raport: Ai dhe ata të bandës së tij e panë veten të rrethuar dhe u përpoqën të arratiseshin, por ndërsa të tjerët u dorëzuan, pak më vonë, Giulianon iu desh ta ndiqnin, derisa u kthye për të qëlluar duke humbur policët. Më fund një kapiten e qëlloi me një breshëri automatikësh pas shpine. E fotografuan kështu, në bark, me gjithë gjakun në këmishë të poshtme. Sa keq që vrimat e plumbave nuk ishin në shpin, por ishin në bark”- kështu shkruante një gazetar i cili u ndodh aty, pas vrasjes së Giulianos.
Shumë opinione të shtypit të asaj kohe shkruajtën: Salvatore Giuliano nuk ishte thjesht një bandit i cili u ndihmua nga mafia por një mafioz, i cili ishte pjesë e organizatës kriminale Cosa Nostra dhe se banda e tij nuk ishte asgjë më shumë se “një organizatë terroriste e Mafies”.
Giuliano qëlloi personalisht mbi turmën e pambrojtur të grave, fëmijëve, pleqve dhe fshatarëve me urdhër të mafias dhe agrarëve për të ndaluar lëvizjen e parë masive antimafia në historinë e Italisë që luftoi për të drejtat e punëtorëve, reformën agrare dhe për eliminimin të mafies nga fshati Sicilisë.
Më 5 korrik 1950, në Castelvetrano, vdiq Salvatore Giuliano. Një vdekje e mbuluar me mijëra mistere. Një gjë është e sigurt: Turiddu\(pseudonimi i tij),ishte një bandit sicilian, dhe se atë ditë 1 Maji 1947, populli arbëresh së bashku me popullsinë vendase ishin ngritur paqësisht për të drejtat e tyre.
Në lëndinën ku ndodhi masakra gjejmë edhe këtë gurë, shkruar në dialektin siçiljan.
Artistët arbëresh nuk qëndruan indiferent ndaj kësaj masakre.
Edhe sot bota arbëreshe nuk ka harruar Portellën. Sa herë që shkel në atë truall ata nuk harrojnë të rrëfejnë edhe për këtë pjesë të historisë që akoma ka ngelur me drit hijet e saj për të shkuar në vend drejtësia që meritojnë shpirti i këtyre njërëzve të pa fajshmën që u kthyen në viktima.
Janë poetet arbërebersh si Zef Skiro Di Maxho, me veprën teatrale “Lule të shumta ka Gjinestra” (1997), Vorea Ujko dhe Zef Skiro Di Modika, Artista Giuseppe Consoli e shumë e shumë të tjerë , të cilën shkruan për këtë tragjedi sa të dhimshme aq edhe të turpshme për këtë masakër.
Para se të largohemi nga Hora nën shoqërimin e mikut tonë arbëresh Lino Parrina vizitojmë këtë copës toke, ku emrat e atyre që ngelën dhe nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre na bëjnë te reflektojmë se sa e rëndësishme është Paqja, të drejtat, detyrat, në një shoqëri civile si edhe sa përgjegjës jemi për jetën tonë, si dhe të të tjerëve.
Shënim: Fotot bardh e zi, janë marrë nga muzeu historik-etnografik në Piana degli Albanesi
- Qëndra Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar në 1980 nga A. Bellushi