ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Piovra” komuniste shqiptare!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Paula Tedeschini, Itali

“Piovra” asht nji polip deti me 8 kambë (oktopod), me bulb pa shtyllë kurrizore, që merr forma të ndryshme simbas nevojes. Ajo e ndrron ngjyren simbas ndryshimeve të ambjentit. “Piovra” leshon nji lang të zì si boja e shkrimit per ta çorjentue dhe per ta gllabrue viktimen, si dhe per tu kamuflue. “Piovra” asht titulli i filmit televiziv mbi mafien italiane ku rolin kryesor e ka luejt Mikele Plaçido.

Gjatë diktatures staliniste në Shqipni u persekutuen patriotët dhe intelektualt shqiptarë me kulturë demokratike europiane. Drejtimi i vendit rà në duert e kuadrove të pregatitun në vendet antishqiptare Beograd e Moskë dhe ma vonë në Pakin. Këto kuadro drejtojnë edhe sot Shqipninë. Mbas rrëzimit të diktatures, këto u ndanë në dy grupe: Në ate “Ngjyrë Rozë” dhe në ate “Ngjyrë Blù”, me nji trajner të perbashkët Ramis Alinë. Shqiptart që dolen jashtë e ndjekin me dhimbje të madhe rivalitetin e tyne per grabitjen e pasunisë kombtare dhe per pasunimin sa ma shumë në dam të shtresave te thjeshta të popullit. Shqiptart e mbetun në Shqipni janë të pafuqishme të ndrrojnë situaten per shkak se vendi asht i kaperthyeme politikisht dhe ekonomikisht nga kjo “Piovra” mafjoze komuniste. Nji nder elementët e sajë aktiv asht edhe shkrimtari i diktatures komuniste Ismail Kadaré, të cilit i kan vue në dispozicion të gjitha mjetet e komunikimit publik dhe nuk lejojnë asnjeri ti kundravehet. Ismail Kadarè me parulla të shtira demokratike dhe atdhédashurie shperndanë vazhdimisht dhe e ndot ambjentin mbarshqiptare me atë langun e zì per të mashtrue viktimat e tija naive. Ai arrine deri në atë pikë megallomanie sa të pohojë se ikja e tij në Francë në shtator 1990 paska qenë nji goditje e rand per ramjen e komunizmit në Shqiperi, në nji kohë që të rijtë e futun neper ambasada i quejti JASHTËQITJA e shoqnisë shqiptare. Kur para diktatorit Enver Hoxha janë dridhë të gjithë ç’prej kryeministrit Mehmet Shehu e poshtë dhe janë eleminue të gjithë si flluska sapuni, kush e beson se e paska pasë zor diktatori me eleminue nji shkrimtar të madh me idè demek “liberale” si Kadarè po të mos i kishte sherbye atij verbërisht, gjithmonë dhe per çdo gja ?!? Kot nuk ia ka lanë të shoqes Nexhmie Hoxha si sekretar të Frontit Demokratik, ku organizohej eleminimi i të gjithë intelektualve kundershtar të komunizmit!!!! Dhe tash mbas 20 vitesh të rrëzimit të diktatures, ky shoku Isamil Kadarè, po na lëshon fetfà nga Parisi si pashà maje kali, tue i sugjerue atyne “Ngjyrë blu” “per terheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie” në favor të Piovres së vet të zemres “Ngjyrë Rozë”: “Letër Bashës: Tërhiqu nga kandidimi ! Zoti Lulzim Basha, I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.”

Së pari, kush i jep këtë të drejtë Ismail Kadarès, sekretarit të Nexhmie Hoxhes, të flasë në emer “të shumices së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit”?!? A nuk e kupton ky njeri se kohnat kan ndryshue dhe se ajo rinia shqiptare, e quejtun prej tij “JASHTËQITJE”, tashma asht e lirë, me sy të hapun dhe me nji vizion të qytetnuem europian mbi të Drejtat e Njeriut ?!

Kur ky i vetzgjedhuri “personalitet mbarshqiptar” e shihka “kolapsin e papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar” pse nuk e len jeten e Parisit dhe nuk shkon aty pranë popullit të “vet”?! Pse nuk nderhyn e nuk u thotë atyre piovrave të veta, që të ia lirojnë vendet në pushtet, në kryesitë e bashkive dhe në gjykata, kësajë rinije shqiptare të pregatitun në prendim me kulturë të vertetë demokratike dhe me aftesi  të nalta bashkëkohore profesionale prendimore?!?!

Por ky shoku Ismail Kadarè kerkon që me çdo kusht dhe me çdo mjet mashtrues ti sherbejë dhe të ia sterzgjasë sa ma shumë jeten Piovres së vet komuniste, me të cilen i ka të lidhuna ngusht interesat egoiste personale.

“Ujku qimen e ndrron, por vesin JO!!!”.

Paul Tedeschini-Itali, e hanë, me 23 maj 2011

……………………………………………………………

Ismail Kadaré: “PARTIA IME”

Ate, që dot s’ma jepte kush,Partia ime, ti ma dhè.Nj’armatë shokësh sup më supMë madhështoren permbi dhè.Me mijra zemra që janë lidhurSi enë komunikuese vargNë dejt e mi me anë të tyreSeç rrjedh ky gjaku yt i madh.Dhe ja, po ndjej si gjaku ytMe puls të njëjtë rreh në damareQë nga m’i thjeshti komunistE gjer te sekretar’ i parë.Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanëMe shume flatra, sy e vesh;Unë qesh me perenditë indianeMe perenditë greke qesh.Me sistem zemrash lidhur bashkëQë ti, Partia jonë, na dhèM’i thjeshti komunist në radhëNgrihet mbi qindra Prometè.Se s’ka më mrekulli të madheQë në komune kështu të jesh;Që në trup tend gëzim e halleTë mijëra shokëve të kesh.Të ngjitet nga punetori i vjetërTe burri i shtetit një merak,Ose të zbresë nga burri i shtetitQederi i madh te bujku plak.Dhe mua gjumi mos më marrëPër faren që në fushë s’mbinPër librin tim të keq fshatariTë kthëhet njëzet herë në brinjë.Të ndiesh, Parti, si gjaku ytMe puls të njëjtë rreh në damarëQë nga m’i thjeshti komunistE gjerë tè sekretar’ i parë.Unë qesh me perenditë indiane,Me perenditë greke qesh.Me ty unë jam i lartë si malletPa ty, në çast si gogla vdes.Me ty dhe dhëmbja më e thekshmeKa vlerë më shumë se një gëzim.Me ty do t’isha i pavdekshëmDhe sikur t’isha anonim.

____

Paul Tedeschini-Itali, e hanë, me 23 maj 2011

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu