ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Pipëzat dhe Pipiranxhat e Majit

Shkrime relevante

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Shpërndaj

Ne vitin 1999, pata shkue në Londer, Angli, ku kam jetue do vjet. Si çdonjani nesh qe ka shkue emigrant ne ato kohna, atje mberrita vetem me teshat e shtatit…ne dhomen qe me ra hisja me ndejte perveç shtratit nuk kishte asnji gja tjeter dhe kur iu drejtova per ndihmë të afërmve dhe miqte ma te hershem ne Londer, ata me keshilluen me dale nëpër lagjen ku jetoja dhe me pa per pasisje shpiake qe londinezet hedhin ne rruge ne ditet e caktueme kur mblidhen hedhurinat,(the rubbish)…jo se nuk donin me ndihmue por ata jetonin lerg prej vendit ku isha une dhe ne ato fillime as bahej fjale me pase kush makinen e vet personale…pa pasë letra si mund kishin patentë makine…Simbas keshilles se tyne ne ditet e caktueme per hedhurinat dola edhe gjeta disa pajisje ne fakt që me hynë fort ne punë e ma lehtesuen jeten…mes tjerash nji mbramje gjeta edhe nji televizor “Sony” te vogel, 14 polësh që e mora menjiherë sepse e kishte kordonin e pakeputun…siç me kishin keshillue te afermit po gjete televizor, magnetofon apo pajisje tjera elektronike me kordonin e papremë merre se punon – “ky asht nji kod i pashkruem ne Londer” – me thane…
Mbasi e gjeta ate televizor perngutshem e çova ne dhome ku e provova ne prizë…u ndez dhe ne ekran u shfaqen “mizat” që dalin kur nuk ka sinjal…ndreqa dy antenat e nikelueme mbrapa TV-së dhe shtypa butonat e kanaleve me pa nese dilte ndonje kanal…Ne Britani ka disa stacione televizive publike qe jane falas e dalin edhe me antena te thjeshta…gjithsej me dolen 4 kanale qe ishin “BBC one”, “BBC two”, “Channel 5” dhe “ITV”…keto dolen qarte…nësa po luejsha me butonat per me pa sa kanale kapte antena, në kanalin “ITV” me qilloi me pa nji detaj që me ngriu doren dhe me perpiu shqisat…ne ekran shfaqej nji burre i moshuem qe po fliste për nji instrument muzikor qe e kishte ba vetë dhe po ia shpjegonte gazetarit me detaje si e kishte përgatitë ate instrument…Ishte nji dokumentar anglez mbi disa doke dhe tradita të lashta ne zonen e Kornuellsit,(Cornwall), ne skajin ma jugperendimor te Anglisë dhe arsyeja pse une u mpiva para ekranit ishte se bahej fjalë per nji instrument qe e kemi ba edhe na ne Malsi…
Instrumenti ose ma sakte instrumentet ishin Pipiranxha dhe Pipëza, sepse jane dy ne fakt qe nderthuren…Pipëza e njome qe vendoset ne gryken e Pipiranxhes bashke krijojne nji instrument arkaik qe leshon nji tingull karakteristik. Nji instrument i lashte sa jeta si e tha burri i moshuem kornuellas i cili me detaje e shpjegoi proçesin…i njajti proçes si kemi pergatite na ne Malsi keto dy instrumente…Pipëza dhe Pipiranxha jane pergatite gjithmone vetem ne muejin Maj kur natyra lulezon dhe lisat dushkojnë,(gjethojnë), kur degët dhe pipat e pemeve marrin lang e vlojne nga jeta e rilindun e pranveres…”Marrin lang…nga kjo dukuri ka dalë edhe shprehja malsore “ka marrë lang” që perdoret ne rastet kur dikush nuk permbahet e shperthen pa pra…Kjo kohe e marrjes lang te pemeve asht ne ditet rreth Festes se Shen Gjergjit dhe pergatitja e Pipiranxhes bahet për me gëzue e shendue në Diten e Shnjergjit…Pipeza zakonisht pergatitej me lëvoren e pipit te lajthise sepse ne ate kohe lajthia ka shume lang dhe levorja ndahet lehte prej drunit…shkoqet,(ndahet), lehtë por kerkon mjeshteri me e pergatite sepse nji pjese e pipezes lvorohet lehtë ne siperfaqe duke ia hjeke shtresen e jashtme te levores por pa ia premun cipën,(nënshtresën), e njome ndermejt pjeses se jashtme dhe drunit mbrenda sepse ajo cipë prodhon tingullin kur i fryjme me bulshi. Per me pergatite pipezen pritet me brisk te mprehte pipi i lajthise, mundet me qene edhe frashni, kshtaja, shelgu, çdo peme qe ka vishkull, pra ka njomesi ka lang me bollëk…mbasi pritet zgjidhet me kujdes pjesa ku ka me u nda pipeza dhe lvorohet gjysma e saj si thame duke lane pjesen e njome dhe me dorzen e briskut goditet,(rrehet), lehte levorja deri sa qet langun dhe mbasandej shkoqet lehte…Mbas Pipëzës pergatitet Pipiranxha qe edhe ajo bahet me lvoren e drunit te njome e plot lang…zgjidhet dega e duhun dhe me brisk pritet lvorja në forme spirale duke i shkue deges perreth disa here derisa gjykohet se asht lvorue ne masen e duhun…Lvorja e preme ne forme spirale mbasandej mblidhet ne forme konike duke e kalue çdo rend lvorje njani mbi tjetrin pa e ba kutullaç por duke zgjatue si hinkë dhe ne ate forme del instrumenti qe ngjan me trumpeten ose klarineten…kapen me kunja te holle druni dy skajet e Pipianxhes per mos me levize dhe ne pjesen e ngushte te fillimit te konit/hinkës vendoset pipeza qe luen rolin e pipezes se klarinetes…Mbushu fryme mire e fryji bulshinjtë sa te mundesh dhe ne moment hareja e pranveres dhe shendi i natyres bahet me za e flet…Pipiranxha i bashkohet korit te zogjve qe kndojne hareshem…Njeriu i pare ne keto vise sigurisht që me iu bashkue ketij kori ka synue kur krijoi Pipiranxhen…
…Burri nga Kornuellsi foli gjate ne dokumentar mbi lashtesine e instrumentit duke e quejte edhe pararendesin e instrumenteve frymore…dhe theksoi se kjo ishte nji tradite e lashte Kelte e ruejtun ne viset e Kornuellsit ku banoret jane pasardhes te drejteperdrejte te Kelteve te lashte…
KELTËT…cilët jane ata? Natyrshem qe ky dokumentar me bani shume kreshtar me gjurmue rreth Kelteve sa isha ne Britani por edhe ma vone…Dhe mesova mjaft e vazhdoj me mesue edhe tash…Siç dihet Keltë ka ne keto vise – në Brittany,(Breizh), Cornwall,(Kernow), Ireland,(Éire), The Isle of Man,(Mannin, Ellan Vannin), Scotland,(Alba) dhe Wales (Cymru)…dhe sipas shumices së studiesve e historianeve Keltet shfaqen si popull ne viset ku ndodhi takimi i Galëve me Ilirët…pikërisht aty ku shfaqen te famshmit “The Scordisci”…viset e piketakimit te Galeve me Iliret jane Europa Qendroe dhe Juglindore, vise qe u banë mitra e nji populli që u shtue shume dhe kerkoi ekspansion ne tanë anet e horizontit…Ne Jug fushatat ekspansioniste te tyne deshtuen ne Athine, ne Lindje i theu mbretnia Dardane nga ku disa prej tyne ne arrati kapercyen Dardanelet e u vendosen ne Azine e Vogel,(Turqi e sotme), ne Perendim arriten me u zgjanue ne fakt duke asimilue krejtesisht disa nga fiset ilire si Autariatae, Deraemestae, Docleatae, fiset ne brigjet Dalmate te Pannonise, por edhe tjerakund ne Pannonia, te tana keto u keltizuen…Kurse ne Veri Keltet migruen ne mbrendi te kontinetit europian permes Frances se sotme duke ndalue ne Bretanje, Brittany, (Breizh – si i thone ne gjuhen keltike)…te tjeret kaluen Kanalin Anglez duke u vendose ne Britani, Skoci dhe Irlande…Kjo prejardhje e Keltëve e shpjegon thjesht edhe faktin pse gjindej Pipiranxha ne Kornuells – skajin ma juglindor te Anglise…sepse instrumenti ka shtegtue atje bashke me ta…E krijuen Iliret dhe prej tyne e morën Keltet apo e krijuen Keltët dhe prej tyne e morën Ilirët, kjo me gjasë nuk ka me u sqarue ndonjiherë por me randësi asht se e kane te perbashket te dy popujt si nji deshmi historike bashkejetese nga koha kur keto popuj ndanin mes veti Europen…Dhe nuk asht vetem Pipiranxha si deshmi e tille…te njajte kemi edhe Gajden qe e gjen edhe sot e kesaj dite te pasardhesit e Ilireve dhe Kelteve…
* * *
Asokohe kur pashe dokumentarin pata mendue me veti – “A e kemi ba na ndonjihere nji dokumentar per instrumentin Pipiranxhë?”…Njisoj hamendësoj edhe sot…sepse une jam vetë deshmitar i pergatitjes se ketij instrumenti, deshmitar si femije duke ruejte dhente,(para se me na u kolektivizue nga kooperativa), kur i kam pa ma te medhenjte ne moshe duke e pergatite Pipiranxhen ne Maj…
Bashkangjitun jane disa foto te Pipëzës dhe Pipiranxhës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu