ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Pirro Prifti mendon se ilaçi për Kosovën është një Referendum për bashkimin me Shqipërinë

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Prof: Pirro Prifti, Tiranë

Problemet e pazgjidhura te Kosovës me Serbinë kanë kohë që janë në vëmëndje të ndërkombëtarëve . Mos njohja  e shtetit të Kosovës nga Serbia, por edhe nga disa shtete europiane të BE, si Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia, Qipro, tregon edhe njëherë vështirësitë  që po kalon Kosova që të integrohet në BE dhe në OKB.

Shkaqet e vështirësive jan të shumta dhe mund të rendisim shkaqet jashtë Kosovës që ndikojnë në përfshirjen e Kosovës si shtet në OKB dhe në BE, dhe këto mund të jenë:

  • Probleme të njëjta që kanë disa shtete me shkëputjen nga vëndet e tyre të popullatave që nuk janë të tyre si p.s.h, Spanja me Baskët dhe Katalanasit, Qipro me ndarjen fetare që ka, Rumania me problemet me pakicën hungareze
  • Ndërkombëtarët si disa vënde të BE si Franca, Gjermania, Anglia, të cilat kanë qënë dashamire me Serbinë dikur por sot kërkojnë në emër të BE `lëshime` nga Kosova në dobi të Serbisë
  • Strategjia e SHBA dhe BE për të shkëputur Serbinë nga diktati rus duke i krijuar lehtësira asaj në dëm të Kosovës
  • Ndikimi i Rusisë për të patur një Serbi të fuqishme

Përsa i përket vështirësive dhe problematikave të Kosovës në raport me Serbinë dhe Ndërkombëtarët, ato janë gjithashtu të shumta, por më kryesoret mund të jenë këto:

  • Futja në burg e drejtuesve të UÇK të cilët kishin plane më të sakta për të gjetur një zgjidhje me Serbinë, gjë që shkaktoi turbulencë në zgjedhjet e Kosovës duke bërë Albin Kurtin dhe Vetvendosjen fitues me 25% të zgjedhjeve parlamentare,
  • Miratimi i Asociacionit Serb në Kosovë me githe rreziqet potenciale që mund të ketë në të ardhmen
  • Refuzimi i Albin Kurtit për bashkëpunim me Shqipërinë dhe krijimi i një klime politike anti-shqiptare
  • Roli i Serbisë për të vazhduar përçarjen Kosovë Shqipëri dhe dinakëria greke ndaj Kosovës e cila në përfundim shkakton të njëjtën përçarje Kosovë-Shqipëri
  • Roli i lobit fetar i cili nuk e do BE por afrimin me Turqinë
  • Divergjencat politike në zgjidhjen e problemeve midis Kryeministrit Kurti dhe Presidentes së Kosovës

Tani të hymë  në një analizë të shkurtër të mundësive që mund të ketë Kosova në zgjidhjen e problemeve dhe në kalimin e vështirësive.

Niveli i acarimit të marëdhënieve është rritur shumë kur në 13 shtator Vuçic, në një konferencë të posaçme parashtroi 7 pika për zgjidhjen e problemeve në `dobi të dialogut`, por në favor të Serbisë sigurisht, si: shpalljen e zgjedhje në veri dhe tërheqjen e njësive speciale, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe funksionet gjyqësore, asosacionin, lirimin e të burgosurve politikë dhe kthimin e dinarit (‘Ndizen’ tensionet mes dy vendeve, ish zv/ministri i Jashtëm i Kosovës për Report Tv: Falë Kurtit Serbia po viktimizohet – Shqiptarja.com).

Në një farë mënyre Vuçic deklaroi që Kosova të jetë përsëri një krahinë autonome nën shtetin serb?!

Kryeministri i Kosovës me të drejtë thotë se dikush po përpiqet që të viktimizohet Serbia… Në fakt është e kundërta. Kosova është shteti i ri që nuk po gjen rrugëdaljen e duhur. Mos Gjetja e një rrugdaljeje të duhur e ka origjinin jo vetëm në problemet brënda Kosovës, jo vetëm me ato jashtë Kosovës për të cilën shkrova më sipër, por problemi kryesor që po rri në hije është mungesa e bashkëpunimit vëllazëror me Shqipërinë dhe stigmatizimi i politikës shqiptare kryesisht i Kryeministrit shqiptar gjoja si `përkrahës i Serbisë`. Me këto anatemime ndaj politikës shqiptare të shkon mëndja se politika kosovare ka rënë pre e taktikës serbe `dividere et impera`, pra eliminimi i politikës shqiptare në dobi të Kosovës nga propaganda serbe dhe i ndonjë lobi politiko-fetar Kosovar antishqiptar, ka dhënë rezultatet e saj.

Përkundrazi strategjia e Serbisë për të mbajtur Kosovën të varur nga ajo, qoftë nëpërmjet lidhjeve të vjetra me Francën, Gjermaninë, Anglinë, dhe aleatin e saj Rusinë, qoftë me mbajtjen të përçarë të shqiptarëve, po jep rezultatet e saj pikërisht tek ky prononcim i Vuçiçit nëpërmjet 7 kërkesave të tij.

Pra, në vënd që politika kosovare të mbajë nën presion Serbinë, po ndodh e kundërta-Serbia po e mban nën presion kosovën pikërisht nëprmjet 7 kërkesave të saj, duke e izoluar Albin Kurtin nga mbështetësja më e madhe e tij Shqipëria, por edhe duke diz-informuar BE-në. Nëse Kryeministrin e Kosovës e gënjen mëndja se është një politikan i madh dhe kjo po ndodh qoftë për ti bërë karshillëk suksesit politik ndërkombëtar të Ramës, por edhe për tu dukur para kosovaëve si më i miri, në fakt, z. Kurti po shpërfill kërkesat e amerikanëve dhe BE, duke e vënë në pozitë të vështirë Kosovën. Një nga zgjidhjet më të mundshme është si të themi një marrje inisjative nga ana e politikës së Kosovës në kundërpërgjigje të kërkesave serbe të cilat në fund të fundit duan një nihilizim të pavarësisë së Kosovës duke e ditur se Kosova në të ardhmen, nuk mund të jetojë si shtet i vetëm pa përfshirjen në një Federatë me Shqipërinë, të cilës i është marrë ky territor dhe kjo popullsi që nga viti 1913 në favor të Serbisë.

Vetë prania e politikës shqiptare në rezolutën 1244 të OKB  e pranon këtë fakt, dhe politikanët kosovarë të Vetvendosjes dhe të LDK apo kushdoqoftë që kërkon një identitet Kosovar apo gjuhë kosovare apo popull mysliman, duhet të pranojë se Kosova nuk ka të ardhme dhe nuk mund të mbrohet ndryshe pa ndihmën vëllazërore të shtetit shqiptar amë.

Pikërisht për këtë arësye, inisjativa numur NJË e politikës kosovare për të përballuar 7 kërkesat djallëzore serbe është marrja e vendimit për realizimin e një Referendumi  në Kosovë për bashkimin më Shqipërinë në parim. Një shtet i madh shqiptaro-kosovar është një gur themeli në mirëqënien dhe prosperitetin e popullsisë shqiptare, por edhe për paqen në Ballkan.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu