ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Pirro Prifti në zejen e parapëlqyer të servilizmit

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Eshref Ymeri 

Në numrin e djeshëm (23 janar) të Portalit “Fjala e Lirë”, ishte botuar analiza e dr. Pirro Priftit, me titull “Pasojat e ekstremizmit”.

Dr. Pirro Prifti e ka të pamundur të heqë dorë nga zeja e servilizmit para agait të vet Rama, kalorësit të helenizmit. Sipas dr. Priftit, siç thuhet në analizën në fjalë, Shqipëria ka “pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milionë njerëzish brënda 10 vjetëve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të të ardhurave të pakta…”.

Pra, dëmin më të rëndë për shpopullimin e vendit tonë e paskan sjellë vetëm ato 10 vitet e para të pluralizmit. Po si shpjegohet që dr. Pirros nuk i paska bërë fare përshtypje fakti që, pas vitit 2013, vendin e kanë braktisur 750 mijë bashkatdhetarë? E po nuk mund t’i bëjë përshtypje, se në shtator të vitit 2013 u bë kryeministër Rama, të cilit dr. Pirroja i serviloset me shtatin të përkulur deri në tokë dhe mëkatet e rënda të Ramës i vlerëson si virtyte në procesin  e shpopullimit tragjik të vendit tonë.

Po a e di dr. Pirroja që, në vitin 2011, kur kryeqeveritar nuk ishte agai i tij Rama, fshati Shishtavec, në Kukës,  kishte 3800 banorë, kurse tani kanë mbetur vetëm 67 pleq? Ata pleq të gjorë ankohen se kur t’u vijë vakti për t’u larguar për në atë botë, s’do të ketë njeri për t’i përcjellë për në banesën e fundit.

Mirë do të ishte që dr. Pirroja, si mjek që është, të mundohej të ngjitej deri në Shishtavec, për të vizituar ndokënd nga ata pleq, se mos është i sëmurë, se, sipas zërave që qarkullojnë gjithandej, mjekët dhe infermierët e Kukësit kanë “avulluar” drejt vendeve perëndimore gjatë viteve që agai i tij Rama është kryeministër. Se drejt atyre vendeve Rama i ka dërguar për një “teferiç të gjatë turistik”.

Është e çuditshme! Dr. Pirroja s’u bë që s’u bë dot vetvetja, s’hoqi që s’hoqi dot dorë nga zeja e servilizmit ndaj Ramës. E ka të pamundur, i shkreti, se zeja e servilizmit ka peshë të rëndë dhe nuk e lë kurrë të drejtojë kurrizin. Pikërisht si puna e agait të tij Rama, të cilit medalja e kalorësit të helenizmit, me të cilën patrikana e kishës ortodokse greke e dekoroi në Jeruzalem në dhjetor të vitit 2015, i varet në qafë si gur mulliri dhe e nxit orë e çast për kryerjen e detyrave që i ka vënë Athina. Prandaj edhe s’pati burrërinë t’i thoshte Micotaqisit:

“Ore kryeministri grek! Eja për vizitë në Tiranë, jo në Himarë, se Himara nuk është tokë greke!”.

Mirë që e priti në Himarë, po pse nuk u bë burrë dhe t’i thoshte me zë të lartë, që atje ta dëgjonin edhe  fëmijët e djepit:

“Ti, ore kryeministri grek, erdhe për vizitë këtu, ku nuk të takon të vish. Atëherë dil e më prit mua për vizitë atje ku më takon të vij, në trojet shqiptare të Çamërisë, që shtrihen deri në Artë e në Prevezë!”.

Lexuesi i nderuar mund të pyes:

“Po si nuk pati burrëri ky Rama për t’ia shtruar një kèrkesë të tillë Micotaqisit, në takimin që pati me të Himarë?”.

Po si mund të kishte burrëri për shtruarjen e një kërkese të tillë, kur dihet që medalja e kalorësit të helenizmit i pëshpërit në vesh orë e çast shprehjen në vijim:

“Kujdes!Vazhdo të kryesh detyrat tona dhe mos luajë nga vija!”.

Dhe, në zbatim të atyre detyrave, Rama ka menduar me kohë për krijimin rreth vetes të kopesë së servilëve të kallëpit të dr. Pirro Priftit, të cilët vetëm zvarriten para tij, se s’çohen dot më këmbë për shkak të mungesës së shtyllës kurrizore.

Xheksonvil, Florida

24 janar 2023

Kush është Dr.Pirro Prifti 

Pirro Prifti është me nënshtetësi shqiptare. Ka lindur në Tiranë në 1951. Ka titullin Profesor Doktor, mjek specialist Anestezis& Reanimator.

Ka punuar si mjek specialist ne QSUT. Është Pedagog dhe Dekan në Shkollën e Lartë të Infermjerisë Tiranë (sot FSHMT), pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë, pedagog i jashtëm në Albania University, dhe së fundmi pedagog UET dhe në UAMD.

Aktualisht është Pedagog dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore  në UET.

Ka 45 vjet përvojë, si mjek dhe si Specialist Anestezist-Reanimator.

Ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në 1996.

Ka fituar titullin “Profesor i Associuar” në 2001.

Ka fituar titullin “Profesor” në 2015. Ai fitoi gradë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Është botuesi i disa teksteve shkollore mjekësore dhe shumë artikuj të shkencave mjekësore.

Në fillim të karrierës së tij si mjek ai ka punuar si Mjek dhe Shef i Qendrave Shëndetësore Zapod, Myc-Mamës Kukes nga viti 1974-1981.

Më vonë, si Specialist Anesteziolog & Resuscitator në QSU Tiranë nga viti 1981-1999.

Ka qene Dekan i Shkolles se Larte te Infermjerise Tirane (Sot Fakulteti i Shkencave teknike Mjekesore), nga viti 1999-2003.

Ka vazhduar si Pedagog i Universitetit `Aleksander Moisiu` nga viti 2009-2018 si Drejtues i Departamentit Mjeksi/Infermjeri.

Vazhdon si Pedagog dhe  Dekan i Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike ne Universitetin Europian Tirane- UET.

Gjate vitee 1988 e deri ne vitet 2009  me ndërprerje te pakta, ka qene Pedagog i jashtëm ne Fakultetin e Mjekesise Tirane, dhe ne  Shkollen e Infermjerise Tirane

Ka qene Drejtor i Spitaleve ne Ministrine e Shendetesise nga viti 1997-1998.

Ka punuar në EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore) part tima në 1999, gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe më gjerë. Ai ishte drejtori i Drejtorisë së Spitalit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ka qënë Dekan i parë dhe pedagog i Universitetit të Shkollës së Lartë të Infermierisë në Universitetin e Tiranës (sot Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore të Tiranës), më vonë si Shef i Departamentit të Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin Publik “Alexander Moisiu” Durrës .

Ka shkruar dhe botuar dhjetëra artikuj si një publicist mbi problemet e Arsimit të Lartë dhe Shëndetit, si dhe shumë botime në mediat serioze shqiptare.

Merr pjesë aktive në problemet e reformës së arsimit të lartë, veçanërisht në atë të Arsimit të Lartë Profesional Mjekësor.

Ekspertiza ime profesionale është mjekësore dhe saktësisht: Anestezia- Kujdesi Intensiv – Emergjencat Mjekësore- Farmakologjia Klinike.

Artikujt e botuar brenda dhe jashtë vendit ne revista shkencore-kërkimore përmblidhen rreth 40 artikuj shkencorë kerkimore në Mjekësi.


Librat e botuar Mjekësore   janë si më poshtë:

1.MONOGRAFIA me temë `Anestezia Mbajtese me Tiopental në  operacionet e ndryshme kirurgjikale`, viti  2000  Tiranë.

1.Teksti   `REANIMACIONI`  viti 2000 Tiranë

2.Teksti  `ANESTEZI – REANIMACIONI DHE NDIHMA E PARE`  viti 2002 Tiranë

3.Teksti    `TRAUMA`viti 2003 (i perpunuar me 2012), Tiranë

4.Teksti ‘FARMAKOLOGJIA KLINIKE’, 2010, Tiranë

5.Teksti ‘DERMATOLOGJIA’  2010, Tiranë

6.Teksti `PSIKOLOGJIA DHE DEONTOLOGJIA MJEKESORE` viti 2002 Tiranë.

7.Teksti `TERMINOLOGJIA MJEKESORE LATINE`viti 2003 Tiranë.

8.Teksti `MJEKSIA E URGJENCES` viti 2013, Tiranë

Libra si Udhëheqës Shkencor dhe si bashkeautor janë:

-Teksti `INFERMJERISTIKA E PERGJITHSHME` viti 2001 Tiranë

-Teksti `BIOLOGJIA MJEKESORE` viti 2003 Tiranë

-Teksti `SEMUNDJET INFEKTIVE`viti 2002 Tiranë

-Teksti `ANATOMIA NORMALE`viti 2001 Tiranë

-Teksti `FIZIOLOGJIA`viti 2002 Tiranë

-Teksti `MIKROBIOLOGJIA`viti 2003 Tiranë      

-Teksti  `GERIATRIA`, vitit 2005, Tiranë

-`PRAKTICUM`- Infermjeri e Përgjithshme-Praktika për-Mami për Programet Bachelor dhe Master`, viti 2017.

-Leksione si pedagog i jashtëm për Specialitetin e Anestezi-Reanimacionit nga viti 2000 e në vazhdim.


Botime te teksteve mesimore per Fakultetin e Mjekesise dhe per Infermjerinë  7 tekste mësimore rreth 3000 faqe, me referencat përkatese.

Hapje degesh te reja Profesionale me kurrikulat e programet perkatëse– të parat në Arsimin e Larte si: ‘Logopedi’, ‘Teknik Laboratori’, ‘Infemjeri e Përgjithshme’ dhe ‘Mami’ sipas kërkesave të Deklarates së Bolonjës.

Ç’do vit pas vitit 2000, ka  pjesmarje ne konferenca shkencore te Specialitetit Anestezi-Reanimacion dhe në Konferenca dhe Aktivitete të Shoqatave Mjekësore Kirurgjikale dhe të Traumës.

Ka botuar me dhjetra Artikuj kërkimorë shkencorë në revistat jashtë vendit dhe brënda vendit.

KArtikujt brënda vendit janë botuar në revistat Demografia, Medicus, Medicus I UET, etj.

Anëtar i Shoqatës se `Anestezi – Reanimacionit` të Shqipërisë  dhe të  Shoqatës së Dhimbjes.


Si autor librash publicistikeë dhe Artistikë janë si më poshtë:

–       Ka botuar Librin `Të Penduarit` – viti 1999.

–       Ka botuar volumin me Tregime `Buzeqeshje Hipokrite` viti 2007

–       Ka në botim e sipër volumin e Peste te Librit publicistike `Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar` që do botohet brënda vitit 2021,

–       Ka në botim e sipër një volum te dyte me tregime i cili do të botohet brenda vitit 2021.

–       Volume Publicistike me titullin `Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar`  në katër volume, botuar gjate viteteve 2013-2020.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Flm per PROMOVIMIN POR E KE GABIM PER GREKERIT. kAM QENE DHE JAM KUNDER POLITIKES GREKE.

    kY ESHTE SHKAKU QE U LARGOVA NGA lIDHJA E iNTELEKTUALEVE oRTHODOKSE.
    kAM bOTUAR EDHE tEKSTIN : “Infermjeria Kirurgjikale e Avancuar` ne 2022.
    Ka m botuar ne nentor te 2022 volumin e 6 te “Kombi shqiptar Univers Historik dhe Fetar` sidhe volumin me Tregime “ Dedikim per zonjen `z“.
    Kam botuar mbi 40 artikuj mjekesore gjate viteve 1988-2022 brenda dhe jashte vendit.
    Keshtu qe mos me ha hakun.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu