ARKIVI:
25 Nëntor 2024

“PISA”, njollë apo mburrje?

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Kur shkolloheshin për mësues, pas lufte, një nxënës, kishte vajtur në shkollë të mesme, në qytet, nga një fshat i prapambetur dhe thellë i larguar nga urbanizmi. Po ky nxënësi, paska qenë i pa interesuar për shkollë. Atëbotë, nxënësit strehoheshin nëpër konvokte dhe rrallë herë vinin në shtepi, sepse as mjete udhëtimi të rregullta nuk kishte. Kryhet viti shkollor, ky përsëritë klasën. Fillon viti tjetër e ky prap ripërsëriti. Në atë kohë perseritej disa herë klasa, nese nxënësi ishte i dobët. Ky sa herë vinte nga qyteti ku shkollohej, lavdërohej tek babai se si merrte pesa dhe ishte ndër më të mirët. Një ditë prej ditësh i shkon i ati në shkollë. Pyet, se ku janë klasët e treta dhe niset drejt katit ku ishin ato. Gjatë pauzës, hyn në njërën klasë, tjetrën të tretën e askund nuk e takon djalin.
Një nxënës e pyet: ” Mixho, kënd po e kerkon”?
“Djalin, (i tregon emrin), është në vitin e tretë”, iu përgjegj!
“Jo more, ai qe tri vjet nuk ka luajt vendi, është në vitin e parë, kati i parë”!
Babai pasi zbriti shkallëve, takoj djalin e i tha:
“Ku je, he pis- pisi, me qenë
tanë PISA, si ti, i kishim la duart”! Vazhdimin e tregimit nuk po ua tregoj, veç desha pak t’a trajtoj temën e vlerësimit të agjensionit ndërkombëtar për arritshmerinë e nxënësve, PISA për ne, shtetin tonë, Kosovë!
Përse jemi ndër me të dobëtit në planet?
E para, nuk kemi një planprogram të mirëfilltë arsimi, të bazuar në metodat e sotme, qe këta “të moderuarit”, po i thonë, pa nevojë, kurikulë!
Zgjidhja shumë e lehtë: të kopjohen planprogramet e shteteve përparuese, të dalura nga sistemet socialiste, si Sllovenia, Çekia etj, nese nuk kemi mundësi t’i praktikojmë programet e avansuara perendimore. Mos të kalkulohet me programe “sahat e dakik” kuj t’i teket.
E dyta, të ketë detyrim prindi apo përgjegjësi familjar, t’a kontaktojë kujdestarinë e klasës, se paku një herë në muaj!
Mësuesit e profesorët, t’i mësojnë nxënësit, t’i edukojnë e arsimojnë në frymën e shkencës, me vullnet, pa marrë parasysh shpërblimin për punën e bërë. Sepse puna në arsim është privilegj dhe përgjegjësi e veçantë.
E treta
Intervenimiet, avancimiet, kopjimet e punimeve shkencore, shitja e diplomave të konsiderohen vepra penale dhe të dënueshme.
E katërta
Në shkollë duhet të aplikohet uniforma shkollore për gjithë nxënësit dhe ajo mos të keqpërdoret me simbole tjera.
E pesta, të ndalohen nëpër shkolla, telefonat e mençur, kosmetika nëpër çanta dhe mjete të rrezikshme!
E gjashta, të ndërlidhet teoria me praktikën nëpër laboratore,
punëtori e ndërmarrje prodhuese e administrative.
E shtata, të kontrollohet kualiteti i mësimdhënies, të shpërblehen ata qe kontribuojnë në mbarëvajtjen e punës në shkollë, për gjithë stafin dhe nxënësit. Si kriter të merren orët, ditët e mungesave, shpërblimet, mirënjohjet.Vlerësimi nga PISA, qe po i bëhët arsimit të Kosovës nuk është vetem turp po pisllëk. Të jemi më të mirë në fushën e arsimit, nuk na kishte faj, as UNMIK-u, as EULEKS-i, as KFOR-i, po në radhë të parë, shteti, ligji mbi arsimin, punëtorët e arsimit, sindikata e arsimit, prindërit.
Pra gjithë ne jemi fajtor, qe kemi marrë e po marrim vazhdimisht notë të dobët nga PISA!
Asnjë arsyetim nuk e justifikon rezultatin e dobët e të krahasueshëm vetem me ato shtete, qe as pirunin nuk e përdorin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu