ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Pit-pitakat e pilifuncat e PDK-së 

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Si dukët, pdk-ucave iu ka hy pilifunci!  

PDK-ja me hajgare e kalojnë edhe dimrin e burgun  

Më 1 nëntor 1981, në qytetin e Dobojit, si ushtar për herë të parë më ka marrë në pyetje ish ish kapieteni i klasit të parë, Muharem Efendic. 

Ishte një inskenim që gjoja dikush ma ka vjedhur shulin e pushkës. Kjo shihej ashiqare, shihej prej qiellit se shërbimi famkeq i sigurimit shtetëror punonte më shumë natën e në terr kundër ushtarëve shqiptarë për burgosjen e tyre. 

Ishte ditë e diel, 1 nënor 1981, mëngjes. Komandiri i odelenjës, një serb nga Beogradi më lajmëroi se dikush natën ta ka vjedhur shulin e pushkës. Nga Tuzlla ka ardhur oficeri për punë politike, Muharem Efendic që për garnizonin dhe ushtarët shqiptar që shërbenin në Doboj ishte i njohur si parja e kuqe.  

Më 1 nëntor 1981, martohej Behxhet Krasniqi, vëllai i Ahmet Krasniqit, që aso kohe shërbente si kapiten i klasit të parë në kazermën ”Maršal Tito” në Zagreb. 

Po në muajin nëntor 1981, PPSH-ja mbante një kongres, Kongresin e VIII-së? 

Ahmet Krasniqi kishte shkua me gruan në Zhilivodë, në dasmën e vëllait por, ai më shumë rrinte duke e shikua TVSH-në në një odë të fqinjëve me disa të afërm të besuar që mos të bije në sy, përcillte punën e Kongresit dhe fjalimin e E. Hoxhës. Shpresonte se Shqipëria, pas demonstratave të Marsit dhe Prillit 1981 në Kosovë, do ta ndryshonte politikën e saj të jashtme. 

Për këto kam shkruajtur disa herë kur kam folur për demonstratat e vitit 1981, për jetën në burg dhe në ushtri. Po i përmendi edhe njëherë dy hyzmeqarë të pushtetit dhe bashkëpuntor të SHSSH të cilët dualën kundër meje: Sadik Blakaj dhe Fadil Alija, njëri në burgun e Ferizajit (Sadiku) dhe tjetri, në ushtri (në Daboj dhe në Sarajevë, Fadili).  

Mëngjesi në Malmö. Deri në kohë të drekës, në Malmö të Suedisë, ishte kohë e mirë e me diell. Fryente një erë e lehtë nga jugu. Toka ishte mbulua nga fletët e pemëve kishin rënë.  Deti flente krejt i qetë. Vende, vende afër barkave të peshkararëve ishin mledhur shotat e lypnin ushqim në barin e tubuar, kashtën e gjësende të tjera. Peshqit që dilnin e luanin paradreke, në pranverë e verë, ishin largua, larg në thellësitë e detit. 

Mbrëmë kishte rënë borë në pjesën e mesme të Suedisë, 20-30 cm ndërsa në Malmö ishte pranverë.  

Në Kuvendin e Kosovës, deputetët e kanë gjithnjë Bajram e Shën Gjergj.  

Në një festë bajrami, shkuam te një fqinj, për festë dhe kur bëmë bajram ”Me fat bajrami”, me të gjithë me radhë, kur bënim bajram me vajzën e tyre, ndërhyeri nëna e saj duke na thënë se kjo tash e ka gjithnjë ”bajram”. Ajo u skuq e nuk foli. E kshte njohur një djalë dhe donte të fejohej me një djalë që e kishte emrin ”Bajram” por, pa dëshirën e prindërve. 

U zgjata pakëz sikurse shahirat kur vinin në dasma, derisa i qitnin në dyzen sharkinë e çiftelinë, ni zgjatnin veshët.   

Këto ditë, javën e kaluar e deri sot ndodhën shumë të (pa)pritura në Kosovë. Specialja iu ka hy si bukla minjëve. I ftuari i radhës nga Specialja është Gjergj Dedaj. Gjergji ka një rrugë të gjatë deri në Hagë por do të udhtoj me avion, jo në këmbë si dikur në Qirez të Drenicës.  

Në Kosovë po kontrollohen ish këshilltarët e Hashim Thaçit, Artan Behramit, Bashkim Smakaj Blerim Shalës dhe sot, më 1 nëntor 2023, Ismail Sylës. 

Është normale se kishte edhe reagime (mospajtime) me këto kontrollime, bastisje që po i bënë specialja.  

Kishte reagua Vlora Çitaku dhe KMDLNj-ja. Priten edhe reagime t’e tjera, shpreojmë te Ganja (Ganimete Musliu) dhe Linda Morina (me një këngë vajtimi).  

Do t`ju hyja në hak e do të bëja gjynah po mos ti përmendja edhe Dautin e Ramushi, Fatmirin, Ramizin e Samiun (Lushtakun) dhe Sokol Bashotën që jo vetëm robt por edhe Zoti e ka harrua Sokolin, jo Samiun.  

Me të vërtetë nuk e di a ishte “bodigard” Ramushi por Ramizi, tha se unë nuk i kam kashagitë pelat (e Austrisë, shën. Imi) por Sami Lushtaku i ka kashagit por Milaimi nuk ka guxue me ia përmend emrin.  

Eh Ramizi, gjynah që nuk është rritur në Shkodër e do të luante me aktorët e humorit shkodranë, Tanon e Gëzim Krujën.  

Vertetë, edhe pse nuk din me këndua (Ramushi këndon), Ramizi ka një zë karakteristik e shumë të vecantë saqë edhe gazetarët kur e intervistojnë, nuk mund ta ruajnë seriozitetin duke qeshur, Ai vetë tregon se si komentues-it kur kishte dalur me qenin në foto e pyesin cili është qeni e cili je ti. Ky si njeri serioz, mundohet me i bind se qeni eshtë ky …  

Edhe unë harrova se jam duke shkruar për gazetë e nuk jam tuj lujt me Ramizin pit-pitak (peta)  

A është specialja fashiste? 

Pas bastisjes i vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat. 

“Nuk frikësohen nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive”. “Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!”.  

Artan, Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë ndërmend t’i bastisë 1.8 milionë banorë të Kosovës dhe nuk është e vërtetë që 1.8 milionë banorë të Kosovës e kundërshtojnë këtë Gjykatë.  

Artan, nuk është gjithashtu e vërtetë që1.8 milionë banorë të Kosovës të përkrahin ty dhe ata që janë në Hagë e akuzohën për krime lufte.  

Ndërsa KMDLNj-së ose më mirë me thënë Këshilli për Mbrojtjen e Politikanëve e fillon reagimin duke e quajtur Gjykatën Speciale si ”Gjykata Raciste Speciale e ka përvetësur përsosmërisht mënyrën si ishte sjell UDB-ja jugosllave dhe serbe ndaj shqiptarëve; marrja në biseda informative, bastisja dhe arrestime. Deri më tani nuk ka as të vrarë e as të plagosur nga kjo Gjykatë, e ardhmja nuk dihet. UDB-ja jugosllave dhe serbe kishte informatorë – spiuj në radhët e shqiptarëve, të tillë i ka edhe GJRS-ja. 

KMDLNj vlerëson se në mungesë të interesimit institucional, Gjykata Raciste Speciale në mënyrë flagrante po e shkelë dhe keqpërdor nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e që bie nën përgjegjësi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur në kohën kur “Avokati i Popullit i GJRS-së” në Hagë, i emëruar nga po kjy Gjykatë tredhë miza duke marrë një pagë marramendëse”.  

E isha mendua të flas vetëm për Gjegj Dedajn, njeriun më të pavendosur. Hoqa dorë se menodva se nuk ia vlen sa me prashit në ujë e rreh ujë në havan. Njeri që i ndërron fytyrat brenda ditës e natës. 

”Për dilengjinjtë, burracakët, llokmagjinjtë, zhvatësit…, populli e ka një fjalë të artë: “ Mos e pvet, të tregon vet!” Vet foli dhe vet tregoi edhe Gjergj Dedaj, pas heshtjes 13 vjecare, të qëndrimit nën qetullat e Hashim Thacit, ku me shumë lezet hëngri bukën e ngjyer në qelbin e plagëve të trupit të vet.” (Skënder Zogaj). 

Hiç më të mirë se Gjergji nuk janë ish këshilltarët e Hashimit dhe vetë Hashimi e Rexhepi 

Referencat:   

Shurdhmemecit Gjergj Dedaj i erdhi goja 

https://agim.albanianforum.net/t18748-skender-zogajshurdhmemecit-gjergj-dedaj-i-erdhi-goja  

”Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte, që kërkoheshin nga Kosova”, 01/11/2023  

https://www.syri.net/kosova/635658/mali-i-zi-liron-dy-te-dyshuar-per-krime-lufte-qe-kerkoheshin-nga-kosova/  

”Krijohet qeveria, protesta në Malin e Zi: Kryeparlamentari i ri, kundër Kosovës”, 31/10/2023   

https://top-channel.tv/2023/10/31/krijohet-qeveria-protesta-ne-malin-e-zi-kryeparlamentari-i-ri-kunder-kosoves/  

”Zgjidhet qeveria e re me mbështetje të partive pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi”, 31 Tetor, 2023   

https://www.balkanweb.com/zgjidhet-qeveria-e-re-me-mbeshtetje-te-partive-pro-serbe-dhe-pro-ruse-ne-malin-e-zi/ 

”Deputeti filmon: 1…2…3…4…5…6…7 bodigardë te dera kryesore! Shikoni si ruhet Lindita Nikolla!”, 01/11/2023  

https://www.syri.net/politike/635649/deputeti-filmon-1-2-3-4-5-6-7-bodigarde-te-dera-kryesore-shikoni-si-ruhet-lindita-nikolla/  

“FOTO/ 30 gardistë sup më sup bllokojnë deputetët e PD në Kuvend, protesta vazhdon”, 13:03, 01/11/2023  

https://www.syri.net/politike/635622/foto-30-gardiste-sup-me-sup-bllokojne-deputetet-e-pd-ne-kuvend-protesta-vazhdon/  

“Grupi i PS-së i drejtohet Dumanit: Na mbro se po na rrahin këta të PD-së“, 01/11/2023  

https://www.syri.net/politike/635553/grupi-i-ps-se-i-drejtohet-dumanit-na-mbro-se-po-na-rrahin-keta-te-pd-se/  

“Kongresi i 8-të i BRPSH: Kënga E Kaqanikut – 8th Congress Of The BRPSH: Song Of Kaqanik”  

https://www.youtube.com/watch?v=Dq6HtplbQm8  

“KMDLNj: Dje u bastis Artan Behrami, sot Ismail Syla, cili është i radhës?!”, 01 nëntor 2023, 12:45 

Reagim i KMDLNj-së  

https://www.epokaere.com/kmdlnj-dje-u-bastis-artan-behrami-sot-ismail-syla-cili-eshte-i-radhes/  

“Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar”, Gazeta Express 30/10/2023   

https://www.gazetaexpress.com/gjergj-dedaj-udheton-ne-hage-thote-se-specialja-e-ka-ftuar-kunder-vullnetit-te-tij-si-deshmitar/  

“Gjergj Dedaj ftohet si dëshmitar nga Specialja në Hagë”  Altin Krasniqi 30 Tetor, 2023  

 https://www.dukagjini.com/gjergj-dedaj-ftohet-si-deshmitar-nga-specialja-ne-hage/  

“Ndalimi i parlamentarëve në Qirez, mbrojtja e nxjerr si dëshmi videon e Gjergj Dedajt”, Gazeta Express 04/04/2023   

 https://www.gazetaexpress.com/ndalimi-i-parlamentareve-ne-qirez-mbrojtja-e-nxjerr-si-deshmi-videon-e-gjergj-dedajt/   

“Dedaj: Thaçi më torturoi” 

 https://telegrafi.com/dedaj-thaci-me-torturoi/  

Gjergj Dedaj: Me Thaçin kam raporte vëllazërore“, 16/05/2023  

 https://lajmi.net/gjergj-dedaj-me-thacin-kam-raporte-vellazerore/  

Gjergj Dedaj i harron torturat, i buzëqeshë Hashim Thaçit“, Sinjali.com 16 Gusht 2019   

 https://sinjali.com/gjergj-dedaj-harron-torturat-i-buzeqeshe-hashim-thacit/  

Gani Geci shpërndan një video të Gjergj Dedajt, i cili tregon si e arrestoi Hashim Thaçi, a do të dëshmojë para Speciales?”, November 13, 2020   

https://telegrafi.com/pamje-nga-bastisja-e-speciales-ne-shtepine-e-ish-keshilltarit-te-thacit-artan-behrami/ 

Behrami pas bastisjes: Specialja është fashiste, dënon vetëm shqiptarët”, 30 Tetor 2023   

https://www.arbresh.info/lajmet/behrami-pas-bastisjes-specialja-eshte-fashiste-denon-vetem-shqiptaret/  

Behramaj reagon ashpër ndaj Speciales pas bastisjeve në Prishtinë, kërkon reagimin e ndërkombëtarëve 

https://www.epokaere.com/behramaj-reagon-ashper-ndaj-speciales-pas-bastisjeve-ne-prishtine-kerkon-reagimin-e-nderkombetareve/  

“Bastiset shtëpia e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të Thaçit 

https://www.epokaere.com/bastiset-shtepia-e-ismail-syles-ish-keshilltarit-te-thacit/  

Mëngjesin e sotëm nga Dhomat e Specializuara ka filluar bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi  

Dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Edhe Behrami ka qenë ish-këshilltar i Thaçit.  

Para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala. 

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj ” Epoka, 1 nëntor 2023  

Çitaku kritikon Specialen pas bastisjeve: “Gjueti shtrigash” ndaj kujtdo që ka lidhje me UÇK-në”  

https://www.epokaere.com/citaku-kritikon-specialen-pas-bastisjeve-gjueti-shtrigash-ndaj-kujtdo-qe-ka-lidhje-me-uck-ne/  

“Lladrovci: Nuk i kam kashagitë unë kuajt, por Sami Lushtaku!” 

https://telegrafi.com/lladrovci-nuk-kam-kashagite-une-kuajt-por-sami-lushtaku/  

“Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku ka kashagit kuaj jo une”  

https://www.youtube.com/watch?v=c699zn4NwDc  

“‘Dilsha n’fotografi, ma shkrujshin cili o’ qeni’ – Ramiz Lladrovci ia kthen përgjigjen epike”  

https://www.youtube.com/watch?v=iP0wTz0Pz50  

”Ramiz Lladrovci tregon çfarë loje është “pilifunci”  

https://www.youtube.com/watch?v=a3eJpDNQc_k  

”JAKUP KRASNIQI: THAÇI E VESELI KANË PASUR ARMIQËSI ME ADEM JASHARIN” 

https://lajmpress.org/jakup-krasniqi-hashim-thaci-e-kadri-veseli-ishin-ne-armiqesi-me-adem-jasharin-naim-miftari-thaci-e-baton-haxhiu-spiunuan-ademin/  

“Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi s’e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin (Video)”  

https://telegrafi.com/krasniqi-hashimi-kadriu-dhe-rexhep-selimi-se-kane-pajisur-arme-fehmi-lladrovcin-video/  

”Krasniqi: Thaçi me grupin e tij, e kanë penguar Fehmi Lladrovcin të hyjë në Kosovë (Video)”  

https://telegrafi.com/krasniqi-thaci-grupin-e-tij-e-kane-penguar-fehmi-lladrovcin-te-hyje-ne-kosove-video/  

”Rexhep Selimi: Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi”  

https://telegrafi.com/rexhep-selimi-komunikaten-numer-59-e-ka-hartuar-dhe-leshuar-hashim-thaci/  

Kur mendova se e përfundova edhe këtë shkrim, pash se  “Epoka e Re – Gazeta më e guximshme shqipëtare!” shkruante: “PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike 

PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike 

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e madh ndaj fushatës së bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve tanë. 

Për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike… ”  

Forhåndsvisning av bilde

Në mes të profesorëve Enver Hysa dhe Bardhyl Demiraj, 25 maj 2023, Malmö

*) Kongresi i VIII-të i Partisë së Punës të Shqipërisë u mbajt në Tiranë nga data 1 deri më 7 nëntor 1981. Ky kongres u zhvillua në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike. Në kongres u diskutuan dhe u miratuan disa dokumente kryesore, siç janë vendimi për thirrjen e Kongresit të 8-të të zakonshëm të PPSH-së, vendimi për disa probleme të marrëdhënieve të shpërndarjes sipas punës, të planifikimit dhe të forcimit të kontrollit të zbatimit të planit ekonomiko-financiar, etj (Wikipedia) 

Malmö, 1 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu