ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Pjesë nga libri i Fahri Dahrit: “Tjetërsimi i të vërtetave historike”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studjues, Itali

Nuk mundem të mos kujtoj komentet që japin miratimin e mendimeve në disa shkrime që i botojmë për të ndërgjegjësuar si veten dhe të tjerët për përballimin e vështirësitë që na ndodhin në jetë, dikujt më pak e dikujt më shumë.

Në këtë këndvështrimi, po parashtroj një nga komentet e shumta të profesor Eshref Ymerit. Është komenti për trajtesën me titull: “Të njohim trojet tona”, botuar tek “Fjala e Lirë”.  

1)-Eshref Ymeri:

I nderuar Fahri, 

Ju uroj me gjithë zemër dhe ju përshëndes ngrohtësisht për këtë punim shkencor me vlera të jashtëzakonshme njohëse për truallin tonë amtar, Çamërinë. Sikur Shqipëria të ishte vend me zot, atë Ekspozitën e bukur në rrethojën e Presidencës, duhej ta çonte për prezantim edhe në Bruksel, Berlin, Paris, Vjenë, Romë, Londër, Vashington, deri edhe në Kongresin dhe Senatin amerikan. Sikur Shqipëria të kishte zot, Kryeministri i vendit duhej të ngrinte zërin e fuqishëm në Bashkimin Evropian dhe të kërkonte burrërisht dhe me vendosmëri të patundur se Evropa duhet të na kthejë borxhin që na ka marrë më shumë se një shekull më parë, duke majmur grekosllavizmin me trojet tona etnike, një vendim kriminal ky, i cili nuk i është imponuar me dhunë asnjë kombi tjetër në mbarë rruzullin tokësor. Ju uroj shëndet dhe punë të mbarë. 

Eshref Ymeri , San Diego, Kaliforni, më 24 nëntor 2021.

2)- Konsiderata.

Nga Redaksia e “Drini”:

Redaksia ua uron të gjithë banorëve të  Çamërisë, qoftë atyre që ende jetojnë në viset e tyre historike, ortodoksë apo myslimanë qofshin, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Gëzuar për Lirinë Njerëzore dhe Kombëtare! Koha e të drejtave dhe e lirive njerëzore ka ardhur, atë s’mund ta marrë askush për vete e të mos ua lë të tjerëve.

Gëzuar për jetë e Mot 28 Nëntori i Shqiptarëve.   

3)-Fahri Dahri. Itali, më 27 Nëntor 2021.

– Përshëndetje Redaksisë “Drini” për urimet e bëra me rastin e Feast ës kombëtare. Redaksisë së Revistës “DRINI”!

Pranoni falenderimet e mia të sinqerta. Urimet tuaja tepër të përzëmërta, na shtojnë besimin, na ngrejnë më lart moralisht dhe na ngrohin zemrat tona me bindje dhe besim se: Shqipëria do të plotësohet. Nga prindërit e mi, kur ishim në Çamëri kam mësuar se “trupi” i ynë është një me “trupin” e Shqipërisë dhe të Kosovës. Isha ende fëmijë, por këtë sapo thashë e mbaj mend fort mirë, atje në voruan (oborrin) e shtëpisë, ku babai ishte ulur pranë ullirit, në atë kohë 560 vjeçar. Ishte qershor i vitit 2004, kur e vizitova për herë të parë Çamërinë. Plot 60 vjet mbasi u dëbuam nga shteti ortodoks grek. U afrova edhe në oborrin e shtëpisë ku kam lindur, doja ta përqafoja trungun e atij ulliri, por nuk i afrohesha dot asaj peme gjigante. Jo nga “frika”, por kam respektuar, me shumë dhimbje, “ligjet e demokracisë” së shtetit ortodoks Grek. Edhe njëherë ju falenderoj për hapësirat që na keni mundësuar për të treguar të vërtetat tona.

Respekte Fahri Dahri.

27/11/2021.

3)- Koment shkrimit të prof. Eshref Ymerit. Tek “Fjala e Lirë”.  Gjatë muajit korrik-gusht të këtij viti (2021), me një pjesë të familjes shkuam në Valbonë. Kam shkuar disa herë atje, bile për natyrën e punës kam shetitur gjithë Shqipërinë. Në vitin 2004 kam shkuar dhe kam shetitur edhe krahinën e Çamërisë. Prej Çamërisë shkova në Kosovë. Atje na priti vëllai (Adem Dahri), i cili banonte në Pejë. Vëllai, oficer (kolonel), mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosoves (oficer i R. së Shqipërisë) na shetiti në gjithë vendet ku ai me luftëtarët kosovarë luftoi kundër grabitqarit serb. [Adem Dahri-Luftëtar i Lirisë, “Adem Jashari”].

Ëndërr apo e vërtetë? Sigurisht e vërtetë! Por këto shkuarje, nuk mundet të mos lënë pa sjellë në kujtesë vuajtjet e parreshtura të kombit. Sidomos tek moshatarët, si puna ime. Në Çamëri shkova me ndrojtje, sepse dihen arësyet. Kurse në Kosovë shkova i shpenguar, nuk na pengoi kufiri që ndau, për afro një shekull, prindërit nga bijtë, vllezërit, miqtë me njëri- ltjetrin, shqiptarët nga shqiptarët. Shkova plot me gëzim, por dhe krenar. Gjatë udhëtimit, sytë vështronin rreth e rrotull, kurse mendja më shpinte tek të parët tanë. Sa shumë trima e trimëresha kosovare kanë dhënë jetën për të ruajtur këto troje.  Sot unë, bir i skajit më jugor i trojeve etnike, bashkë me vëllanë, bashkëluftëtar me kosovarët, vozis pa ndroje, pa frikë, tepër i lumtur trojet etnike më veriore. Ëndërrat e të parëve njëra mbas tjetrës po bëhen realitet. Durim, i pëshpëris vetes, hap pas hapi do ecim krah për krah të lirë edhe në trojet e tjera etnike, të gjithë bashkë veriorë, verilindorë, mesorë, jugorë. Është e fshehta natyrore, janë gjaku, trashëgimia që nuk tjetërsohen. Gjaku i derdhur, mënçuria e të parëve, janë amanete permanente që nuk harrohen, ato do realizohen. Kemi vështirësi, sepse rrethanat gjeopolitike, vetëdija e “primarëve” tanë, ende nuk kanë arritur të kuptojnë forcën e bashkimit, magjinë e unitetit.

Të gjitha këto të shkuara, bashkë me të sotmet, po i mendoja ato ditë dhe netë, duke soditur luginën, malet mahnitëse, pamjet e mrekullueshme, të pa shoqe të “Valbonës”tonë, të vendit tim.

Ç’farë kontrasti? Dijetarët në kërkim dhe zbulim edhe të të pamundurës, i “vërsulen” jetëve të Universit; ndërsa injorantët e shkolluar, shkretojnë dhe shkatërrojnë jetën në Tokë.

Këtë pjesë të shkëputur nga libri, e publikoj në shenjë respekti ndaj krijimtarive me plot të vërteta të mendimtarëve dhe miqve tanë, profesorëve: Fatmir Terziu, Eshref Ymeri, Resmi Osmani, Skënder Kapiti, Faruk Myrto dhe miqve të tjerë. Respekte për dijetarët që në çdo kohë e vend mendja dhe zemra u rreh për Atdheun, dashurinë dhe respektin për njeriun.

Me 27. 04 .2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu