ARKIVI:
11 Janar 2025

Plagët historike të derës dhe kullës së Sali Berishës

Shkrime relevante

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Nga: Ramiz Lushaj

Dera e kulla e Sali Berishës, luftëtarët e saj, në genet e tyre, ndër shekuj, kanë marrë plagë lufte në beteja historike me pushtuesit e huaj për pa e ndalun asnjëherë rrugëtimin e tyre për kombin e vet.

Babagjyshi i tij, Isuf Rexha Berisha (që jetoi 120 vjet: 1793-1913) i ka pasë marrë dy plagë, në luftë me sllavët në mbrojtje të tokave shqiptare në Malin e Zi të sotëm.

Axha i tij, Zeqir Halili Berisha (që jetoi 97 vjet: 1887-1984) i ka pasë marrë tri plagë lufte në gjoks e në këmbë në Kosovën dardane, i cili ka luftuar kundër sllavëve (serbë e malazezë) e otomanëve (turqve).

Image
Zeqir Halil Berisha

FOTO GALERI

Edhe dy axhallarët e tij kanë marrë plagë lufte: Ahmet Xhema Berisha është plagos në Dibër të Madhe, kurse Idriz Bek Berisha plagos në krahëror, në vendlindjen e tij -Tropojë.

Këta luftëtarë të trupit genetik të Sali Berishës kanë edhe një të veçantë, se plagët e luftës i kanë marrë nga pushtuesit e huaj në luftëra, kryengritje e beteja në krejt hapësirën e Shqipërisë së vërtetë, natyrale, etnike: në Shqipëri, në Kosovë, në Mali i Zi, në Maqedoni e Veriut.

Sali Berisha kurrë nuk ka folur ndonjëherë për këto plagë lufte të kullës së tij, të derës së tij, të babagjyshit e axhave (mixhëve) të tij. (E, Sali Berisha nuk ka ba mirë që nuk ka folë kurrënjiherë për këto plagë lufte). E thanun ndryshe: këto plagë e rritën Sali Berishën. E banë Sali Berishë.

Image

Idriz Bekë Berisha

Po plaga ma e randë, ma e ligë, ma e poshtër, ishte kjo e ditës së sotme, kur një shqiptar pa shqiptari, me antivlera njerëzore e jetësore, ordiner kriminal, e goditi keqas e pabesisht me grusht Sali Berishën përgjatë marshimit demokratik, në ecje të paqtë, në Protestën e Opozitës të Bashkuar me 6 të dhjetorit 2022, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…!

Kjo plagë ndaj Sali Berishës është vet plaga e Shtetit, plagë kundër Shtetit, plagë që mori dhe Demokracia në Shqipëri, edhe rendi, siguria e qetësia shqiptare, se u godit ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë,  se u godit një lider historik i Demokracisë Shqiptare nga Dhjetori ’90 në dhjetorin 2022; se u godit në krye të detyrës Lideri i Opozitës Shqiptare në atë Protestë Paqësore në qendër të kryeqytetit; se u godit në një nga ditët e Sigurisë ma të lartë kombëtare shqiptare, në një nga ditët më të rëndësishme shqiptare të mbajtjes për herë të parë në Shqipëri të Samitit BE-Ballkani Perëndimor me prani të krerëve më të lartë të 26 shteteve të Bashkimit Europian dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Image

Ahmet Xhema Berisha

Kjo ishte një plagë kriminale që nuk e tërhoqi atdhetarin kombëtar e politikanin tribunal, 78-vjeçarin Sali Berisha, nga rrugëtimi i tij i asaj dite (dhe në asnjë ditë të jetës së tij në çdo të nesërme), shembulltarisht, njejtësisht, sikurse dhe paraardhësit e tij në historinë shqiptare mbi tre shekullore të kullës së tyre historike që morën plagë lufte nga pushtuesit e huaj po nuk e ndalën rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi Kombëtare Shqiptare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. çdo shqiptar duhet të denojë goditjen e Sali Berishës gjatë protestës së ditës së martë në Tiranë.
    Opozita realizoi qëllimin politik me kosto shumë të larta njerëzore. Mbajti një protestë paqësore, paraqiti problemet përballë gjithë botës.
    Qeveria e kryeministrit Rama të kujton dhunën e shtetit komunist, a shihni si i prish ndërtesat në Durrës …,të bashkëpunëtorit të tij, tamam sikur Enver Hoxha që i ka zhdukur bashkëpunëtoret të gjithë ata që ka pasur frikë se do t’i rrezikohet karrigia.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu