ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Plani Francezo-Gjerman për Kosovën, të cilit SHBA ia caktoj rrugën njëkahshe

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian

Një historian dhe filozof gjerman u pati thënë serbianëve se: “ju nuk dini të bëni shtet”. Këtë mendim tri dekada më vonë Jovan Ristiçi në Berlinë në mbledhjen e 28 të komisonit profesional u pati thënë të gjithëve se: “Aranutët nuk dijnë të bëjnë ushtri të përherëshme, janë trima, por nuk dijnë të bëjnë shtet”. Në lidhje me këtë shqiptarët gjatë shekullit XIX provuan pesë herë të ta bëjnë Shqipërinë Etnike, por Fuqitë Evropiane dhe fqinjët e luftaun shqiptarinë me mejete ndër më të ultat në histori. Por, shqiptarët gjatë shekullit XX bredhën e bredhën, e në fund dijtën t` i bëjnë dy shtete: një më 28 XI 1912 dhe një më 9 qershor 1999, kur Serbia e nënshkroi KAPITULLIMIN para armës së NATO-s dhe UÇK-ës. Madje, pas kësaj kohe shqiptarët e filluan luftën edhe në Luginë të Preshevës edhe në Maqedoni, për t` iu bashkuar trungut kombëtar. Duke e vrejtur këtë aftësi shqiptare, sidomos farncezët dhe rusët, do të krijojnë një “tampon zonë në veri të Kosovës”, duke provuar që nga aty të fillojë çdo aksion i Serbisë dhe Rusisë për DESTABILIZIMIN e Republikës Kosovës. Në këtë drejtim, me mësime të Gjenralshtabit rus, A. Vuçiq është ideuar që ta pres Kryeministrin Albin KURTI që ta bëjë ndonjë gabim në hapa, sepse nga filozofia e opozitarit shumë të mirë dhe racional, ka arritur të bërët pozitar (pushtetar) i shkelqyeshëm. 

Në lidhje me një analizë për 10 pikëshin e Palnit Francezo-Gjerman, për zgjidhjen e çështjes së armiqësisë në mes Kosovës përgjakur dhe Serbisë gjakësore, në Beograd po shtrohet pyetja: ‘Si është e mundur të na vejn diçka e tillë gati ultimative bile nga Franca”. Madje, një kalimtar më 24 janar 2023 e bëri në Beograd këtë pyetje: “Se Franca na e bënë këtë nuk kam besuar. Për Gjermaninë është e ditur, gjithëmonë ka qenë proshqiptare!”! 

 Tani pushtetit nazifashist në Beograd i ka mbetë vetëm një rrugë me dy kahje: ose ta pranojë politikën evropiane, dhe ta pranojë Republikën e Kosovës, ose të mbetet në knetën e V. Putinit, të cilit iu kanë përgjakur duart që sikurse A Vuçiqi i ka dy rrugë: Luftën nuk guxon ta humbë, luftën nuk mundet ta fitojë. Iu mbetet të dyve (Putinit dhe Vuçiqit) të bëjnë vetëvrasje si Hitleri më 1945. Lidhur me këtë, nëse tanket gjermane hyjnë në operacione në Ukrainë, situata do të konsideohet edhe më e rëndë për Moskën, sa që i propozohet ta zgjedhë baltën në tokën e Ukrainës. Ky realitet e dobson fjalomaninën serbiane deri në rrezik potencial të luftës qytetare në stilin: “pro dhe kundër kryetarit”.  

Serbia në këtë dekadë të shekullit XXI po krekoset se është  e fuqishme. Këtë fuqi të saj të gjithë e dijnë, se nuk kishte fuqi ta shkatrrojë UÇK-ën, prnadaj e sulmonte popullin shqiptar nepër shtëpian. Për këtë Serbia i krijoi 600 varreza masive me shqiptarë, nepër të gjitha viset e Kosovës. Madje, si thuhet figurativisht, provoi ta mbjell Kosovën me varre; madje barti kufoma deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbr gjurmë. Po edhe kufomat e Raçakut planifikoi t` i bartë dhe t`i maskojë diku në Serbi. Mu për këtë qëllim duhet të dihet se ato kufoma i grumbulloi në një vened. Argumnetet tregojnë se një plan i tillë u mbeti në fyt, sepse tërë procesin e asanacionit e bllokoi Villiam Vokeri. Argumenti i dytë, që Serbia të detyrohet ta pranojë Planin franko gjerman është se në Serbi këto dy shtete (Gjermania dhe Franca) kanë investuar miliarda, për çka nga ato investime janë të varuru nja 200 000 puntorë, që do të thot po aq familje. E vërteta, Plani Franko-Gjerman është pasojë se pushtetet në Berlin dhe Paris nuk duan që investimet e tyre të janë gjithëmonë të pasigurta. Ndërsa, SHBA-t akeatëve të saj u erdhi në ndihmë, prandaj po shihet se Washingtoni: “duhet të insistojë vetëm në një pikë, që Serbia ta pranojë Kosovën shtet sovran”. Kjo për faktin se SHBA-t prap kanë kapacitete ta detyrojë Këshillin e Evropës, për ta pranuar Republikën e Kosovës në Këshill, fakt ky që pastaj çdo gjë do të frymojë ndryshe në tërë Ballkanin. Dhe ky realitet mund të ndodhë sepse Rusia është e përjashtuar medje edhe nga ndikimi.    

Tani kur dihen 10 pikat e planit Franko-Gjerman, për opinionin shqiptar çështja avansohet në nivel të relaksimit psikologjik, edhe pse nga përfaqsuesit e Republikës Kosovës nuk nxirret asnjë “informatë” që ka të bëjë me “pazarin e shekullit”. Po e them me “pazarin…” sepse dy shekuj kanë kaluar dhe është bërë tregti me trojet shqiptare, thue se këtë truall Arbëror e kanë siellë ardahcakët në deve nga Sahara, ose arushat nga Sibiri. Kaq ka qenë çështja shqiptare çesharake në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946, po edhe në Rambuje më 1999. E në lidhje me të kaluarën, është krijuar një rrietë që nuk lërë mjet pa përdorë për të krijuar “realitet” falso se në dekadëne fundit të shekullit XX në Kosovë kishte unitet në mes shqiptarëve, me “meritë” të një partie, pardon të një individi, i cili sa vjen e po avansohen në kult. Po çfar “uniteti biblik” kur në qershor 1998 gati pati ardhur deri te lufta qyeyatre në mes shqiptarëve, sepse disa ishin për luftë të drejtë, dhe një shumicë e “havadyzeve” apsolute ishte për ta fituar shtetin me “duar në gjepa”. Jo vetëm kaq, në shtaor 1998 pati edhe delegacion “shtetëror” që shkoi në Drenicë dhe urdhëroi: “çarmatosuni, shkoni nepër shtëpia se pavarësia është nga stacioni i dardhës Ahmatit”. Medje, më 19 nëntor 1998 kreu i atij urdhëri krijoi edhe Komision hetimor për krimet serbe dhe shqiptare, thue se të dy palët ishin njësoj përgjegjëse për tragjedinë shqiptare. Të paktën bota Perendimore nuk mendonte  kështu, por UÇK në anën tjetër i kishte të gjitha varianatat në tavolinë, prandaj lufta ishte për ta vazhduar, e pashmangëshme. Asaj lufte të drejtë fatmirësisht iu bashkua NATO, i cili institucion do të shënojë Epokën e NEOLUFTËS. Këtu jemi ka edhe shumë çka për t` u thënë.  

Tash, kur ndienja kombëtare shqiptare është piekur dhe burrëruar, Fuqitë e Evropës kanë filluar ta kuptojnë se Serbia ma nuk ka fuqi as ushtrake, e as ekonomike ta DEPORTOJË një popull të tërë në Turqi, ose ta shfarosë si verpoi më 1877 me 714 katunde të Sanxhakut Nishit. Shqiptarët duhet të dihet se me Turqinë nuk kanë asnjë lidhje gjaku, adeti, zakoni po edhe kulture. Madje, kur dihet se kemi qenë në luftë të papushuar me të gjithë okupatorët, pa dallim, gjërat dihen se “unitet biblik nuk ka pasë kurrë”. 

Po, jam friguar se Plani Franko-Gjerman do t` i përngjan atyre drafteve që i sillte Krist Hilli më 1998 në Prishtinë, dhe ato pranoheshin në plotëni në dy-tri adresa shqiptare, deri sa vinin në Zyrën Politike të UÇK te Adem Demaçi, për t` u refuazuar në plotëni, sepse nuk pranohej “autonomia dhe nuk shkelej gjaku që kishte rriedhë lum”. E populli le ta dinë fare mirë, se kemi qenë për luftë përnjëmend dhe jo “informatorë të sojit kaçakë në stilin:  “ e pash masakrën, dhe e vërteta është si them unë”. Por, tash në krye të shtetit Repubulikës Kosovës, janë personalitete me dituri solide. Rrethnat dhe qëndrimet kanë ndryshuar. Për fat nuk flitet më për luftë, edhe pse të gjithë frigohen prej saj. Por, prej asaj “fantazme” që quhet luftë, si duket më së pakur kanë mësuar serbianët, ekskluzvisht me fajin e Rusisë dhe ….,  po edhe të disa shteteve despotike të cilat me një këmbë janë ende në varret e Luftërave Ballkanike, Botërore dhe lokale, ku vlera e  njeriut ka kushtuar më pak se një plumb. Ndërsa vlera e shqiptarëve matej me xhyle topi dhe kufoma të dekompozuara nga egërsirat. Me fjalë tjera, mund të konkludojmë se BE (kuptohet Evropa) ka ndryshuar dhe me Planin e janarit 2023, është dëshmuar se vërtetë kërkohet nga shtete në konflikt të transformohen dhe të njihen RECIPROKISHT, si parim fundamental i bazuar në Kartën e OKB-ës (shiqo pikën 2, 3 dhe 4 të Planit). 

 Në lidhje me këtë në Plan Franko-Gjerman, nuk flitet për ndonjë ndarje të re administrativo-teritoriale kur është në pyetje brendia e Republika e Kosovës. Pra, a do të thot kjo se: “nuk ka asociacion të komunave serbiane pa pranim të ndersiellë”. 

SHBA si duket janë “autorizuar” ta krijojnë asociacionin 

Nuk e dijmë se kush çka ka përfqasuar brenda takimeve shtetërore, por me sa lexohen informatat brenda rreshtave, del sheshit se SHBA kanë marrë për detyrë pjesën më të rëndë të sherimit të plagës që e kanë shkaktuar Serbia dhe shtetet evropiane, e ku tani nuk është për fatin e shqiptarëve Rusia drejtë për drejtë e përfshirë. Ajo plagë, prap po trasplantohet disi, duke krijuar brenda Kosovës një asociacion për të cilin nuk dihet se: “mund të mbillet thekër e të bihet elb”. Kjo do të thot se serbët nuk do të largohen lehtë nga pozicioni që kanë bërë gjenocid. Prandaj, sigurisht se brenda iu thuhet, por opinioni shqiptar këtë e ka vetëm si teori të parafrazimit filozofik dhe politiko pragmatik të sajuar në shuplakën dhe grushtin që kërcnon. E nëse pala amerikane insiton të krijojë në Kosovë diçka “ala Dejton politikë”, mardhënjet SHBA-Kosovë do të freskohen apo thënë më egër do të acarohen. Madje palni amerikan për asociacionin nëse është i bërë mbi baza të Kushtetutës Kosovës, vetëm mund t` ua urojmë punën. Por, nëse është plan me bisht “Ahtisari plus”, shqiptarët më nuk kanë ku të shkojnë, sepse qe 23 vjetë ua paguajnë serbëve: rrymën, ujin, burllogun, taksen e përgjthëshme. Ky acarim do të jetë faj ekskluziv Amerikan, sepse ata nuk e kuptojnë palgën nga madhësia që kanë, e ne nuk mund  ta durojmë nga vogëlsia që jeni. Por e profillaksojnë realitetin një herë, nga pozicioni i tyre, po nesër do na mbetët në fyt vetëm neve.  

Në këtë pozicion, bota e qytetëruar do të kuptojë shumë shpejtë se Plani Franko Gjerman ka dështuar nëse Beogradi do provojë të blej kohë për “devre tjera”. Shqiptarëve nuk mund t` u thuhet se janë saboterë më, për faktin se nuk lejohet Republikë Serbe brenda Republikës Kosovës, sepse është e drejtë kushtetuese. Pra, ta themi troq. Asiciacion në bazë të Kushtetutës Kosovës, sikurse Asociacioni i komunave shqiptare që funksion Po. Por, asociacion me të drejta ekzekutive  Ahtisari plus, brenda Kosova- Jo! 

Nëse ndodhë kështu që të insistohet për asicioacion jokushtetues, atëherë lufta do të jetë e gjatë dhe shumë e mundimshme. Por shtrohet pyetja, a do të propogandohet se Kosova është shtet i sigurtë, kur investimet në Serbi nga BE dhe SHBA janë ëndrra që t` i ketë të tilla investime edhe Kosova. Nga ky realitet, pala kosovare propozoi që të punojë në ekipë, dhe me shumë kujdes, që miqët mos t` i befasojmë me bajraktarizëm, sepse brenda BE-s ka përçarje, se aty nuk është Anglia dhe Amerika, se aty janë pesë shtete që nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Por në anën tjetër, në anën e Serbisë është Rusia e cila është në luftë, e cila ka gjasa se do të jetë shumë e gjatë, nëse Putin dhe gjeneralët e tij, nuk vendosin të bëjnë vetëvrasje, ose të largohën nga pushteti dhe nga Ukraina. Kështu e vizatuar Ukraina do të kërkojë antarësim në NATO, sepse Putini nuk është Stalin, kurse Serbia nuk do të ketë rrugë për BE, sepse Vuqiqi nuk është Tito për t` i “driblluar” të dy blloqet në favor të palës tretë, duke shkaktuar luftëra lokale, e duke u shitë aramtim, herë në interes të njerës e herë të palës tjetër.  Po të kuptohemi, se as pala shqiptare nuk duhet ta kopjojë izolimin politik, sepse SHBA dhe BE janë aorta e shpëtimit kombit shqiptar, më në fund. 

Çka ndodhë nëse Serbia e sulmon Kosovën 

Nuk e di a mendojnë ata të pushtetit dhe të institucioneve shkencore në Serbi, se në rast të një lufte të re, nuk do të ketë ma serb në Kosovë. Madje jam i sigurt se ma nuk do të ketë manastire serbiane të ndertuara në themelet e kishave shqiptare në Kosovë. Por mendoi mbi të gjitha se shqiptarët nuk duhet të veprojnë ndaj serbëve sikurse kanë vepruar ata ndaj neve për dy shekuj. Ta themi një fjalë filozofike popullore: kur fillon lufta, logjika pushon pas dere, madje me fshisë në dorë!. 

Çka imponon Amerika dhe çka propozon BE 

Amerika në Kosovë mednoi se më në fund do të imponojë paqe, kurse BE në Kosovë imponon zhvillim të demokracisë dhe zhvillim ekonomik. Mbi të gjitha pra Kosova, duhet të imponojnë të drejta nacionale dhe garancion për të drejtat e nejriut në përgjithësi, pa dallim kombi, race e rreligjioni. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet të luftojnë më dinitetshëm për zhvillimin ekonomik të familjeve rome, për arsimimin e tyre dhe sidomos në sferën shendetësore të ngritet niveli  i përgjithshëm i sigurisë, për të gjithë qytetarët njësoj. Këtë filozofi e imponon sot Amerika, prandaj shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë. Këtë amanet e pati lërë edhe Adem Demaçi, të cilin Albin Kurti si nxënës i tij nuk do e lakon për asnjë fie floku. 

Krahasimet që flasin shqip dhe nuk duhet përkthyer 

Ne nuk po kërkojmë tanke “Leopard”, as raketa, as miliarda, por po kërkojmë që mos na krijoni vetëm pse mundeni “republikë serbiane brenda Kosovës”, si është krijuar në Bosnje Hercegovinë. Dhe për atë mundësi, nëse krijohet asociacioni me komptenca ekzekutive, duhet të dihet se kombi shqiptar do të reagojë me të gjitha mundësitë. Pra e keni shansën me na “leçitë prap”. Dhe, mos të lajthitemi, se në luftën tonë të drejtë më 1998/99, nuk na lejoheshin bile t` i blejmë topat klasik, minahedhësit dhe pushkomitralezët, por edhe pushkët bashkohore. E kur t` i shtohet realiteti këtij konstatimi se ushtria e krijuar me mund e sakrifica u detyrua të demobilizohet. Edhe më thellë ka domethënje për Serbinë kur i është thënë se “bombardimet kanë qenë se “ishin një manovër, më shumë se për mahi”, atëherë kuptphet pse Serbia nazifashiste ka marrë turr dhe kërcnohet në të gjitha anët. E ka pasë shqiptar në anën tjetër që më 1998/99 kanë luftuar me armet e babxhyshit nga shekulli XIX-të. Por, po le të luftohet imperializmi rus sot, që bazohet në ish planin Gebells –Hitler nga viti 1940 për ndarjen e botës në gjashtë sfera interesi. Ndërsa plani Millosheviq, Putin dhe Vuçiq që është i reduktuar ka këtë planifikim gjeostrategjik: 1. Dominim i Rusisë në Azi dhe Ballkan, në mënyrë që ta kontrollojmë Mesdheun, naftën arabe dhe Afrikën Veriore. Lexoni të dy palenet (Hitler-Gebells 1940 dhe Millosheviq, Putin-Vuçiq 2001-2023), dhe do të mësoni sa largë ka shkuar ambicja serbiane, nën hien e Rusisë nazifashiste, duke imituar Korenë Veriore.  

“Pleqnarët” Evro-Amerikan erdhën në Kosovë dhe në Serbi, për ta siguruar paqën. Por bandat serbiane nuk ka kush t` i frenojë, sepse pushteti serbian po i nxitë për të blerë edhe pak kohë, nëse e kërkon gjatësia e luftës në Ukrainë. E Serbisë iu kanë sosë gënjeshtrat: nuk kullotet më në dy livadhe më. O me Evropën, o me Rusinë dhe varret e saj. Shqiptarët janë me Evro-Amerikanët, pa asnjë dilemë politike, njerëzore dhe morale. Shqiptarë, mjaftë me kulte e divergjenca politike, sepse atë që po e thot A. Vuçiqi serbisht kundër pushtetin në Republikën e Kosovës, po e thonë disa zezona analistësh po edhe politikanë të “zanatit” shqip. Miqëve duhet besuar me dituri, armiqëve duhet dëshmuar se u rrezistojmë me unitet. 

Shkrimi i kushtohet patriotit Tahir Sinanit!  

Prishtinë, më 25 janar 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu