ARKIVI:
15 Maj 2025

Po ta kishin mbrojur politikanët tanë interesin e Luginës së Preshevës, atje do të kishin protestuar me kërkesë për një asociacion sikur ky që e kërkon Beogradi

Shkrime relevante

Rdefinim modern i identitetit shtetëror dhe nacional të Kosovës

Jusif Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina -Me rastin e botimit në...

Kënga “Zjerm” ndez skenën evropiane – Shqipëria në finalen e “Eurovisionit”

Nexhmije Mehmetaj Një sukses i shumëpritur për muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare....

Fitorja e turpshme e Partisë Socialiste në Shqipëri dhe urimi i Hashim Thaçit nga burgu për Edi Ramën ! 

Sinan Kastrati, Suedi  Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Sa...

Belisar Jezerci: “Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!” (Video)

"Naim Tërnava me klikën e tij, e kanë vendin në burg!"...

Shpërndaj

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze
Nga: Luljeta Aliu, Prishtinë
____
Politikanët tanë do të duhej ta kishin mbrojtur më shumë interesin e Luginës së Preshevës. Po ta kishin bërë, sot edhe vëllezërit tanë atje do të kishin protestuar me kërkesë për një asociacion sikur ky që e kërkon Beogradi. Kjo do ta forconte pozitën negociuese të Kosovës.
Është mbase momenti i fundit kur kemi urgjentisht obligim të përkrahim qasjen e një politike të jashtme këmbëngulëse dhe të përdorim të gjitha mundësitë ekzistuese ta forcojmë pozitën negociuese të Kosovës, me çfarëdo mjetesh. Sidomos duhet lënë anash inatet partiake naive, e duhet diskutuar strategjia mes krerëve politikë për tu dakorduar në favor të çështjes kombëtare. Merrni disa këshilltarë që marrin vesh nga politikat e sigurisë, strategjitë e luftës dhe të drejtat ndërkombëtare. Krejt është çështje kalkulimesh e shteteve tjera, harroni romanticizmat e miqësive. Edhe kryesorja, mos mendoni se jeni të pagabueshëm.
Udhëheqës nga Lugina e Preshevës … 
***
Rrethanat gjeopolitike të favorshme janë si një dritare që hapet për një kohë të kufizuar, e kur ajo mbyllet, ka ikur shansi. Përkundër që është në interes të Perëndimit që Serbia të integrohet në BE, kartat e Serbisë për momentin janë më të dobëta, sepse nuk guxon të jetë e ashpër, meqë Perëndimi në asnjë mënyrë nuk do të lejonte një konflikt në Kosovë, as edhe atëherë kur Rusia do të kërcënonte se i ndihmon Serbisë. Arsyeja për këtë është se kufiri i Perëndimit tani është në Ukrainë, dhe një forcim i Serbisë përpos që gjithmonë nënkupton se Ballkani do të mbetet i trazuar në të ardhmen, do ta mundësonte rikthimin e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. BE-ja mbase nuk e çan kokën aq shumë, por sigurtë që për Amerikën ky skenar do të ishte i papranueshëm, pas gjithë atij investimi që Rusia të dobësohet.
Fshati Svircë i Medvegjës – Shtëpia e braktisur e Baftiovite

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Të lumtë Luljeta! pasqyrim real, përveç se dihet që qeveritarët tanë nuk bëjnë “revolucion” se duhet ruajtur karreget e veta. Por shqiptarëve të Kosovës Lindore askush nuk ua ka ndaluar të kërkojnë të drejtat e veta. Një pjesë e madhe e tyre të dhënë pas fesë e kanë harruar identitetin kombëtar, kur del feja mbi kombin dihet rezultati, një pjesë është vendos në Kosovë e jashtë saj. E dhimbshme por e vërtetë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu