ARKIVI:
25 Prill 2025

Poema e mjerimit shqiptar, hipokrizisë europiane dhe poshtërsisë serbe e ruse

Shkrime relevante

Indi: Të paktën 28 persona të vrarë në masakrën ndaj hindusëve

Foto nga Telegrami Arnt Jensvoll / Document.no Të paktën 28 persona janë vrarë...

Pasqyrim mbi dokumentarin “Kufiri i kuq – T’huej mes t’vetve”

Nga: Nexhmije Mehmetaj Kujtesa kulturore si urë mes dy përvojave shqiptare Dokumentari...

J.D. Vance: Rusia dhe Ukraina duhet të shkëmbejnë territore për të arritur paqen

European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Kaja...

Trinomi harmonik: Osman Ferizi, luftëtar, veprimtar dhe kryetar nderi !

Idriz Zeqiraj, Gjermani __ Ish-kryetari shumëvjeçar i Shoqatës Kulturore-Humanitare, Shqiptaro- Gjermane "Sali Çekaj",...

Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk sjellin ndryshim!

Florim Zeqa Tashmë kur ngërçi në Kuvend i ka marrë përmasat e...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Dritan Abazoviç aktron paqebërësin romantik dhe kozmopolit në Pink TV, i cili është bastioni me i hekurt i aparatit shtetëror klerofashist serb dhe shtrin dorën e pajtimit të cilën askush nga pala serbe nuk ia shtrëngon.
Shtrin dorën e pajtimit sikur policia dhe ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë ta kishin sulmuar Serbinë dhe t’i kishin masakruar fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit në çdo fshat dhe qytet të saj.
Shtrin dorën e lypsarit sikur ushtria dhe policia e Kosovës dhe Shqipërisë t’i kishin përdhunuar gratë serbe.
Normalisht, autori i krimit, jo viktima, kërkon pajtim dhe falje.
Çfarë po ndodh me këta të ashtuquajturit shtetarë tanë?
Pse janë çoroditur kaq shumë ?
Kush po i drogon dhe me çfarë droge ?
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç janë Hajrie Spikericat e politikës shqiptare.
Ata si duket nuk po e kuptojnë dot, se sa herë që viktima ia shtrin njëanshëm dorën e pajtimit autorit të krimit, në fakt ajo e nënshkruan me dorën e saj dënimin me vdekje, respektivisht ia jep atij lejen për ta vrarë, masakruar dhe përdhunuar në çdo kohë.
Abazoviç ia dorëzoi sot edhe zyrtarisht Malin e Zi, Kishës Ortodokse Serbe, sepse ai nën petkun e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por në fakt sipas udhëzimeve të shërbimit sekret serb, e largoi me votat e shqiptarëve Gjukanoviçin nga pushteti.
Edi Rama e trajtoi gjatë gjithë kohës Aleksandar Vuçiqin si vëlla dhe Albin Kurtin si armik, sepse i kishte këshilltarë Baton Stanishiqin dhe Shkëlzen Maliqin.
Angela Merkel e bëri Vuçiqin lider të Ballkanit Perëndimor dhe investoi më shumë në Serbi sesa në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, në një kohë kur ne shqiptarët e quanim nënë, ndërsa serbët njerkë.
Erdogani i hodhi nga dy xhami nga avioni sa herë që dërgoi miliarda investime në Beograd.
Çuditërisht ne shqiptarët e quajtëm baba të kombit nga mirënjohja dhe euforia, ndërsa serbët nuk i thanë as faleminderit.
Jetojmë në një kohë që as djalli nuk mund ta drejtojë dhe kontrollojë më, sepse e ka bërë njësoj të poshtër dhe të padrejtë ndaj viktimave të klerofashizmit, si gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Imagjinoni, përderisa Donald Trump dhe liderët e Evropës Perëndimore po garonin me njëri-tjetrin se kush mund t’ia puthte më shumë bythën Putinit, ky i fundit sulmoi ushtarakisht Ukrainën dhe ua dha atyre matin më mjeshtëror në lojën e shahut.
Dhe atë që e bëri Putini origjinal në Ukrainë, kopja e tij Vuçiqi provoi ta bënte në Kosovë, por për fat të keq burokratët e pacipë të Brukselit ende nuk po e mësojnë mësimin e tyre.
Dhe sado e pashpresë të duket gjendja jonë, yjet në qiell do të rreshtohen sërish si në vitin 1999, sepse edhe Zoti do të ketë mëshirë për këtë komb kaq të mjerë, që ka kaq shumë budallenj, lakmitarë dhe tradhtarë në radhët e tij.
E vërteta dhe drejtësia mund të mbulohen nga bari, hithrat, gjembat dhe gembushat, pas të cilave mund të fshihen për një kohë të shkurtër dhelprat më tinëzare dhe gjarpërinjtë më të rrezikshëm, duke pritur kohën e duhur për të kafshuar viktimën.
Por sapo kupa e tyre të mbushet me mëkate që as Zoti nuk mund t’i durojë, Ai do t’i kosit personalisht ato si kositësi më i aftë i barit.
Dhe nëse nuk ka më bar, hithra, gjemba dhe gembusha, ku do të fshihen dhelprat dhe gjarpërinjtë?
Në trekëndëshat magjikë të grave të tyre ?
Nuk do të mund të fshihen më as në trekëndëshat magjikë të grave të tyre, sepse edhe nga aty do t’i nxjerrin shqiptarët e drejtë dhe trima, për t’i gjykuar dhe për t’i dënuar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu