ARKIVI:
12 Mars 2025

Poezi e ndjenjës dhe e përjetimeve emocionale

Shkrime relevante

OVL E UÇK-së shantazhon Qeverinë, Shtetin e Kosovës!

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Mbreti i pakurorëzuar, Hashim Thaçi, me partinë-bandë të tij,...

Më 11 mars 1981 u mbajtën demonstratat e para studentore shiqptare

Sinan Kastrati, si student i vitit të katërt, qershor 1979 në...

Synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribues për sigurinë rajonale dhe globale

Vjosa Osmani, Presidetne e Republikës së Kosovës  Kosova në NATO nuk është...

Mark Rutte: Kosova është vend shumë i rëndësishëm

Sh.Ç/RTKlive Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para ardhjes në Prishtinë,...

Shpërndaj

Fitim Çaushi    

Poezia, si  gjinia letrare me  ndjeshmëri më të drejtpërdrejt ndaj jetës, është përdorur nga poetesha Fatime Kalimashi prej më se një dekade dhe niveli i saj  cilësor ka ardhur në rritje. Me leximin e poezisë së saj në shtatë vëllime poetike, nuk mund të mos kujtojmë poetin e madh francez Pol Elyar: “Poezia, që në kohët më të lashta është gjuha që këndon dhe unë besoj, se nuk ka për të ndryshuar kurrë ndonjëherë”.    

    Poetesha Kalimashi, nga Rahoveci i Kosovës, përmes poezisë i këndon jetës, dashurisë, unitetit si faktor që do të sillte realizimin e aspirateve të shqiptarëve. Megjithse e emigruar qysh në vitin 1995 në Zvicër, ajo e mban të gjallë dhe të shtrenjtë dashurinë për vendindjen dhe Kosovën: për vetë lidhjet e fuqishme shpirtërore që ajo ka me vendlindjen, duke e afirmuar atë me një kernari të ligjshme: 

Jam një bijë nga Anadrini 

Lind e rrit me dashuri 

Është Rafsh’ i Dukagjinit  

Vend i  njohur për mirësi. 

Në poezinë e Kalimashit, kemi një përputhje të heroit lirik me unin e saj poetik, përmes së cilës, duket se Kalimashi afirmon konstruktin e saj shpirtëror: 

Shpirtin e kam zh(veshur) në poezi 

E kam larë me ujin e bekuar 

Atje ku rrjedh uji kristal 

Mbi bjeshkët me gurë të çmuar. 

Zemrën veshur me bardhësinë e dëborës, 

E kam ushqyer me rreze prej dielli 

Atje ku ëndrat realizohen 

Me ëndra të bukura ylberi. 

Shpirtin e kam veshur me një pëlhurë 

Bashkangjitur yjeve të qiellit 

Atje ku hëna shkëlqen në errësirë 

Shpirtin im jeton në dritë të diellit. 

 

Meditimet e poetes janë brenda sferës shoqërore dhe jetës së përditëshme, tema të cilat e pasurojnë tematikën e vëllimeve të saj poetike. Poetesha Kalimashi këndon dhe afirmon prirjen artistike drejt ndjeshmërisë shpirtërore ndaj atdheut, duke na dhënë imazhe poetike emocionuese: 

 

Lamtumirë vend i dashur 

Lamtumirë Atdheu im 

Me një copë zemre të zbrazur 

Sot po nisem për mërgim. 

 

Pavarësisht zemrës së “zbrazur” për shkak të largimit nga vendlindja, poetja përmes një krahasimi simbolik, deklaron përjetësinë e saj ndaj atdheut: “Unë dallandyshja që ty të kam fole”. Për folenë e saj të madhe, Kosovën, Kalimashi, ndjen dhembje trishtuese  për mos stabilitetin e sja politik: 

 

Më fal për gjëmën, ndoshta e teprova 

Por vendin e shoh të mjerë 

Një nga një nga aty po largohen 

Çdo ditë po mbyllet nga një derë.  

 

Pavarësisht këtij realiteti tronditës, poetja bëhet ndërgjegje qytetare dhe afirmon shqetësimin e tërë emigrantëve përmes figurave që flasin shumë:  

 

Mallin për vendlindjen  

As loti kurrë s’e shoi…  

Malli për familjen mbyt vetminë 

Dashuria për Atdhe shpirtin përvëlon 

Të huaj në mërgim e të huaj në Atdhe. 

Si zogjtë shtegtar kur kërkojnë fole… 

Dua ta puth tokën kur e shkel me këmbë 

Në ajrin e pastër të mbjell dashuri 

Në çdo shpirt njeriu dua vend të kem 

Të mos harohem në largësi…  

 

Në poezinë e Fatime Kalimashit pasqyrohen njerëz të thjeshtë, me brengat, hallet, gëzimet dhe perjetimet e tyre emocionale, trajtuar me freski  motivesh, plot mjete shprehëse pa përsëritur të njëjtat figura stilistike. Ajo e vendos veten në qendër të këtyre përjetimeve duke afirmuar ndjenjat e saj të thella për jetën: 

 

Këngë a poezi 

Dhimbje apo dashuri 

Është diçka që ndien poeti 

Diçka më e madhe se deti. 

 

Madje poetja tërheq vëmendjen e aparatçikëve dhe tërë shoqërisë që të kthejnë fytyrën nga njerëzit e thjeshtë që ndjehen një me atdheun:  

 

Në këtë botë nuk erdha pse deshët ju 

Jam dhuratë nga zoti i falenderuar 

Nëse sot nuk ma dini vlerën 

Nesër keni për të më kërkuar. 

     Me një gjuhë dhe figuracion të thjeshtë, ajo ka arritur të japë tablo jetësore nga jeta e përditëshme. E bukura në poezinë e Kalimashit qëndron tek e thjeshta, sikundër ka theksuar edhe një shkrimtar i huaj: ”Kisha mësuar artin për të bërë vargje të lehta  me vështirësi”. 

 

Më erdhe në ëndërr 

Hape derën ngadalë 

Më buzëqeshe ëmbël 

Pa më thënë një fjalë  

Më dhe një prqafim 

Aromë trëndafilash… 

 

Simboli i trëndafilit është përdorur nga petesha Kalimashi si lejtmotiv në tërë poezinë e saj, për vetë imazhet poetike të dashurisë njrëzore, bukurisë dhe humanizmit. Në poezitë për nenën, të cilat janë disa, Kalimashi sjell me emocione një komunikim imagjinar që dëshmon për një mall përvëlues:  

 

Sa do doja të fluturoja 

Nëpër botë anembanë 

Ti dërgoja një cop zemre 

T’i tregoj asaj ku jam 

Do ta pres në përqafim 

Me një këngë, këng’ bilbili 

Të shfaqet ëngjëlli im 

Në mes lulesh trëndafili. 

 

     Duket se një akuarel i bukur ka kaluar  natyrshëm  në poezinë e Fatime Kalimashit, duke  theksuar origjinalitetin poetik të poeteshës për vetë figuracionin e qartë me një funksion të përcaktuar dhe lehtësisht të perceptushëm  nga lexuesi.  Që në leximin e parë, lexuesi kupton se poezia e Fatime Kalimashit është poezi e detajeve jetësore dhe e çasteve poetike, prandaj poezia ka vlera emocionuse dhe artistike.  

Nuk njoh urrejtje  

Derisa e vlerësoj jetën 

Si veten i dua edhe të tjerët 

Mbi gjithçka peshoj të vërtetën.  

Hakmarrjen s’e kam në gjak 

Ç’thonë të tjerët s’bëhem merak… 

 

Në thelbin e procesit krijues Fatime Kalimashi ka kontaktet e poetes  me realitetin që e rrethon, si dhe kërkesën e fuqishme të saj për ta zotëruar këtë realitet  dhe për ta rikrijuar atë. Poetja me forcën e talentit të saj, herë-herë edhe abstragon për të kapur më të qenësishmen nga ky realitet, duke përdorur  ngjyra  poetike për ta dhënë atë sa më bukur. 

 

Sa do të doja të bëhem zog 

Të fluturoja me shumë gëzim 

Të thith nektar në çdo lule 

Pranvera është ilaçi im. 

 

       Poetesha Fatime Kalimashi di të kap çastin poetik dhe e zhvillon poezinë me një varg të rjedhshëm në harmoni me idenë e pasur. Në poezi ndihen imazhet  poetike përmes  figurave me vlerë të mirëfilltë estetike, gjuhë të pasur plot ritëm dhe melodi. Tema shoqërore, veçanërisht trajtimi i gruas, ka një vend qendror: 

 

Sonte loti ma shuan buzën e tharë 

Nga malli i fjalës së thënë 

Atë që ma ndalonte koha 

E shkelur si grua e shkelur si nënë.   

 

Poezia e Fatime Kalimashit është e mbushur me refleksione të brëndshme, ngrohtësi jetësore dhe vlera emocionale. E parapëlqyer për të, sikurse është e natyrshme, do të mbetet tema e dashurisë: 

 

Në dashuri pritjet janë të gjata 

Si netët kur kalojnë pa gjumë… 

Ëngjëllushe moj zanë mali 

Falja një puthje këtij djali 

Më ka djegur i shkreti malli 

Për një puthje botën ta fali. 

Sikundër shihet, në lirikën e Kalimashit ka jetë, ka origjinalitet: 

Dhimbjen që se duron shpirti 

Dashuria është shërim 

Në sytë e saj takova veten  

Ia përqafova lumturinë 

Në sytë e saj ëndërrova jetën  

Ndërtuar mbi të vërtetën  

Asaj ia fal edhe jetën. 

 

Figuracioni letrar, herë-herë është befasues, përmes një metafore dhe krahasimi të thjeshtë, ajo shpreh një mall përvëlues: 

 

Doja ta pëqafoja  

T’ia mbledh flokët me dorë 

Veç ta hiqja një herë merakun 

T’i shkrihesha sikur borë… 

Nuk dashurohet vetëm në ëndrra  

Por edhe pa ëndrra dot s’jetojmë. 

Në mënyrë deklarative, Kalimashi shpalos kredon e vet poetike: 

Nuk jam prush që ndezi zjarre 

Nuk jam zemër për hakmarrje 

Nuk kam shpirt as të urrej 

Dashuri dhe paqe ndjej. 

 

Fatime Kalimashi deklaron se “Dashuria është melodia e shpirtit”. Në një stil Lasgushjan, ajo përjeton çaste lumturie: 

Sytë mbyllur buzët çelur 

Përqafuar përkëdhelur 

Puthje malli mallëngjyer 

Mbeti çast i paharruar… 

 

Në dashuri nuk flas shumë 

Heshtja mbretëron në sytë e mi 

Unë nuk ëndërroj vetëm në gjumë  

Por sa herë dua të të shoh ty… 

 

Merre lotin tim 

Shuaje buzën e eur 

Atë ditë kiur të kthehem 

Dua të të shoh buzëqeshur…  

Mos e ngri zërin të dëgjojnë malet 

Se zemra dhe shpirti  nuk i durojnë ndarjet… 

 

Në kohën që sot, në mënyrë të shkujdesur eliminohet fare poezia e vërtetë, e cila ka  veçoritë dhe specifikën e saj si gjini arti, poetesha Kalimashi na jep një poezi plot dashuri, ngrohtësi njerëzore dhe thjeshtësi perceptimi, sikurse është natyra dhe stili i saj poetik. Tek Kalimashi kemi edhe shkëndija didaktike, që përkojnë me realitetin e sotëm: 

 

Asgjë në jetë s’keni për të humbur 

Çdo ditë e më shumë kërkoni dituri 

Do të njohim vlera, duke njohur vlera 

Nga gabimet mësohet për herët e tjera. 

  

Një mendje e ditur  

Është rrugë e ndriçuar  

Ajo vlen më shumë se ar 

  Një thesar margaritar. 

Është i çuditshëm optimizmi i saj entusiast:  

Kurrë mos thuaj kurrë 

Vetë jeta është mrekulli 

Ka zemra më të forta s’e gurë 

Që s’i tund asnjë stuhi. 

 

Por Fatime Kalimashi është realiste, prandaj edhe poezia e saj është e pastër nga deformive dhe spekulime demagogësh. Përmes një personifikimi të fuqishëm Fatime Kalimashi si një qytetare aktive, brenda një konceptimi materialist, sjell një gjendje ankthi që mbart koha e mbarsur me rreziqe: 

 

Si çdo herë borë në pranverë 

Zot shpëtona edhe këtë herë 

Shpëto lulet që kanë çelë 

Edhe në këtë stinë 

Na ruaj nga ligësitë e kohës 

Na shto bukën e gojës. 

 

Kjo thirrje e një poeteje militante, tingëllon si kambanë alarmi në ndërgjegjen e bashkombësve të saj, për të qenë vigjilentë ndaj ligësive që sjellin kohët e trazuara në botë. Po me kaq ndjeshmëri dhe figuracion brilant, Fatime Kalimashi jep dukuri jetësore të karakterit filozofik, që shoqërojnë jo pak lexues në jetën e përditshme: 

 

Nuk e di ku jam  

Më ka humbur udha 

Nuk di ç’më ka gjetur  

Me shpirt jam përpjekur 

Prap ra shi në udhët e mia 

Po lulëzon vetmia. 

 

Në poezinë e Kalimashit ndjehet edhe fryma e poezisë reflektive, në marëdhniet që vendos poetja me realitetin dhe lexuesin. Si bijë e truallit arbëror, autorja me një patetizm derklarativ dhe prozaik, që nuk arrin të kthehet në figuracion, i bën thirrje ndërgjegjes së kombit: 

 

Pa dëgjoni qeveritarë 

E ju popull i ngrat shqiptarë 

Le ta dijë gjithë bota mbarë 

Në Kosovë s’ka me pas ndarje 

As urrejtje e as përçarje 

Vetëm të bashkuar sot e përgjithmonë 

I ruajmë rrënjët, gjuhën e kombin tonë 

Amanet prej të parëve tanë 

Vetëm të bashkuar jetohet për vatan. 

 

Gjithsesi ky është shqetësimi shpirtëror i poeteshës Kalimashi që jeton  ndjeshmërisht me popullin dhe kombin e saj. Thirrja e poetes ngrihet në mision: 

 

Është koha ta falim veten dhe të tjerët  

Ta falim njëri tjetrin pa ia parë sherrin. 

Është koha e fundit si njeri të kërkosh falje 

Se kur ti pendohesh, gjen dhe rrugëdalje. 

Ajo që e befason lexuesin, është përdorimi i tercinës klasike të poezisë, çka na bind, se ajo e njeh mirë vargëzimin poetik: 

 

Nganjëherë bëni hata 

Thurni vargje me sevda 

Kush nuk mundet me iu ngja. 

 

Nganjëherë tregoni ngjarje 

Sa për mirë e sa për ndarje 

Të vërtetën s’keni qare. 

 

Oh! Ju shkronja të arta 

Sa të shkrurtra e sa të gjata  

Unë fal jush thash çka pata. 

Tek poezia e Fatime Kakimashit, kemi përputhje të heroit lirik me unin e poetes për shkak të meditimeve të saj, të cilat janë brenda sferës shoqërore dhe jetës së përditëshme të ngarkuar me probleme dhe tensione të vet jetës. Kemi gjithashtu përpjekje për një gjuhë të pasur poetike. Figurat e saj kanë vlerë të mirëfilltë estetike.  

Fatime Kalimashi duket sikur i ruhet temave të mëdha dhe i anashkalon ato me disa poezi të vogla. Në pezinë e Fatime Kalimashit gjejmë përsiatje filozofike që lindin nga pasuria kulturore, poezia e saj dallohet për analizë të gjendjeve të brendëshme, për simbolikë dhe naracion, për imponim të elementit subjektiv mbi lexuesin. Ka shumë mendim në kontekstet poetike. 

Lakonizmi i poezive të saj jo rrallë përplaset me poezi deklarative që u mungon përpunimi petik dhe figutracioni artistik, sepse sasia ka dëmtuar cilësinë. Megjithatë lexuesi ndien kënaqësi estetike dhe  impresione të vecanta,  kur në to zbulon detaje artistike që të emocionojnë. Heroi lirik nuk shpreh vetëm botën e poetes, por është edhe bashkëkohësi i shqetësuar për problemet e shoqërisë. 

Përmes poezisë,  Fatime Kalimashi këndon me gjithë forcën e shpirtit të saj për njerëzit, që me një gjuhë dhe figuracion të thjeshtë, ka arritur të japë tabllo jetësore dhe ndjenja, si produkt të realitetit. Plehanovi ka shkruar: “Kush nuk pranon asnjë realitet tjetër  vec “Unit” të tij duke kërkuar “të renë”, nuk do të gjej  tjetër veçse  një absurditet të ri.” Kalimashi në krijimtrinë e saj niset nga realteti dhe di ta pasqyrojë artistikisht atë.           

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu