ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Poezi: Shekulli kulturor mban inicialet “J.B.”

Shkrime relevante

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Bashkimi kombëtar, a është i mundshëm ?

Përshkrim: Një nga fotot për plisin në Preshevë para një viti...

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjar, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Shpërndaj

Shefqet Dibrani, poet e shkrimtar

(Miqësisht e kulturalisht për ty mik J. Buxhovi)

Poezi

Ti nuk pran së rrëfyeri miku im,
Thuaja se asgjë me vete nuk do marrësh, asgjë…
Atje mëtanë, atje ku nuk flitet më, ku nuk thuhet gjë
Jeta përtej jetës është historia, është libri dhe letërsia
E ti miku im i shkrove librat, e bëre historinë
dhe kuluturalisht emancipon shoqërinë
Shoqërinë ziliqare, hileqare e zullumqare
Që të injorojnë ty, urrejnë historinë
duke bërë mëkate mbi ardhmërinë
Njerëz hokatarë të zgjebosur si qyqar
por janë si ushejzat që thithin gjakra
dhe nuk ngopen nga mbufatja
e trupi i tyre u është bërë rrumbullake
nga mëndët dredharake
E ti miku im të gjitha i pate për vete
edhe librat edhe historinë edhe ardhmërinë
dhe çuditërisht të gjitha ua dhurove të tjerëve
duke mos lënë asgjë për vete
E di se me duar thatë do ikësh mëtanë, toptan i virgjër
e të virgjrit nuk gjykohen se s’kanë bërë mëkate
mëkat të vetëm ke bërë për shpirtin tënd
se nuk ke jetuar jetën që kishe për të jetuar
por u kërruse mbi Vivla, kështu u thoshin rilindësit tanë
e ti rilinde historinë tonë që jemi duke shkruar
e shkrove për të kaluarën duke vajtur deri në antikitet
nuk pranë duke e shtjelluar dramën njerëzore
që ne po e luajmë vet.
Por kur një ditë ti të mos jesh në mesin tonë
Ato libra do t’i lexojnë edhe ziliqarët,
edhe hileqarët e të tashmes
Për ty si njeri i mirë do flasin edhe harraqët,
madje edhe kërriçet që u kërcejnë kërriçave
vërtetë jeta është molisur nga rriqrat
që dalin zakonisht fushave të Kosovës,
po ku i dallon politikani i ditëve dalldisëse
se çfarë ushqimi bëhet me kërriça
e çfarë molisje i bëjnë politikës rriqrat
e vet janë shndërruar në ushejza
që pijnë gjakun tonë
që vrasin të tashmen, historinë prolongojnë
Kështu jepen asortimente demokratike
dhe me kërcënime patetike
Kosova e Dardania janë pllajë
Në këtë ishull Pellazgo – Ilirik
Po ti mik dritësove historinë
që e kishte mbuluar errësira
Kurse të verbërve kot u thua
se kjo është e vërteta
Ata ty të përbuzën, të përqeshën
Të kërcënuan
por mos u merakos lum miku se shenjtët bien nga qielli
për të ndritur ardhmërinë tonë
ashtu siç po shëndëritin Shën Tereza
e President Rugova…

___

E pa përfunduar: St. Gallen, 2015

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu