M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes, ka mbyllur zyrën tatimore në veri, e cila funksiononte si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka konfirmuar Elshani.
Më tutje ai ka thënë se rasti është duke u hetuar si falsifikim i dokumenteve, ndërsa nuk ka persona të arrestuar.