ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

  • Policia e Republikës së Kosovës, në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Mitrovicë Veri, 20 nëntor 2024

Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.

Forhåndsvisning av bilde

I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake.

Forhåndsvisning av bilde

Në vendin e ngjarjes është thirrë njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme.

Forhåndsvisning av bilde

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:

– Uniformë ushtarake

– Pjesë të pushkëve të gjata

– Jelek taktik

– Gas maska

– Një tytë e pistoletës,

– Një palë pranga dhe

– 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim.

***

Gazetari Unitet Berisha ka shpalosur detaje rreth aksionit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, në afërsi të pikëkalimit kufitar të Bërnjakut.

Berisha ka deklaruar se Policia e Kosovës ka kryer një aksion për gjetjen e armatimit në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, por që zëvendësdrejtori për Mitrovicën Veriore, Veton Elshani nuk ka shpalosur detaje për rezultatet e këtij aksioni.

“Gjendemi në Komunën e Zubin potokut, dhe jo shumë larg pikës kufitare të Bërnjakut. Policia e Kosovës ka kryer aksion policor, që qëllimi ka qenë gjetja e armatimit. Aksioni policor është kryer.

Dhe përpos PK-së në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Eulex dhe pjesëtar të hetuesisë dhe policisë. Zëvendësdrejtori i PK-së, Veton Elshani por nuk konfirmoj se a është gjetur diçka këtu. Një shtëpi është në afërsi të vendit të ngjarjes. Është një patrollë e PK-së për gjendje sigurie”, tha Berisha.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu