ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Politika e Serbisë, historikisht mbështetet në mashtrime

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Pamje nga shpërnuljet e dhunshme të shqiptarëve për në Turqi, të nxitura dhe mbështetura edhe nga mashtrimet njohura serbe .

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

POLITIKA QË MBËSHTETET NË MASHTRIME RRENËN E KA PISTË TË PERSPEKTIVËS

Në themelet e kësaj “shkolle të mashtrimeve” ndër të parët janë serbianët, sepse i zbatonin dinakëritë vieneze dhe ruse me përpikëri, sidomos gjatë shekulit XIX-të. Lidhur me këtë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX kur u krijuan kombet në Ballkan, populli serbian do të themelojë shkollën në të cilën do të mësohet se rrena për ta plasuar në opnion “është malli më profitabil, që mund të prodhohet dhe të cilin tregu, për shkak të injorancës do ta konsumojë pa asnjë dilemë”.

Panta Sreçkoviq, drejtuesi i “shkollës së rrenëve” serbe

Këtë shkollë, që u kultivua në Katedrën e Historisë, do ta drejtojë Panta Sreçkoviq.

Mësimet e tij mund të përmblidhën në qëndrimin e tij autorial: “Historia duhet të mbështetet në këngët me lahutë. Sidomos këngët që i kanë tubuar Dositej Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq. Jo vetëm në këngë popullore, por shkrimeve të historisë duhet dhuruar ngjyrën e lavdisë për kombin serbian, se i ka hie të jetë një Piemont i Ballkanit, ku ai pastaj duhet ta ketë fjalën kryesore.

E për ta pasë fjalën kryesore, kombi serbian, tani për tani nuk ka HAPSIRË JETËSORE të atillë që do të imponojë histori, të cilën Europa pa dilemë do ta respektojë. E ajo hapësirë jetësore nuk do të ndërtohet duke u orientuar kah Perëndimi (Bosnja), sepse do të reagojë Wjena, por ekskluzivisht rreshtimi serbian duhet të drejtohet kah viset e Aranautllëkut (Sanxhaku i Nishit), pra kah Vilajeti i Kosovës.

E kur ushtria serbiane të shtrihet këmbëryq në Fushën e Kosovës, duhet t` i ndajmë detyrat.

Një detyrë ushtria serbe do ta marrë për marrshim kah Durrësi, për të dalur në Detin Adriatik.

Detyrën tjetër, ushtria serbe duhet ta marrë për të dalë në Limanin e Selanikut. Për fat të keq, këto dy porte prej para Erës së Re i disponojnë Ilirët- Arbanasit-Shqiptarët. Të dy portet (deklaron më 1876) kanë qenë një kohë koloni tregtare Greke, por jo nën sovranitetin e tyre. E këtë mentalitet serbët e kanë shumë të vështirë ta thyejnë dhe ta përvetësojnë. Kjo për faktin se te dy portet sot ( edhe më 1893, shton ai), janë nën jurisdikcionin e Perandorisë Osmane, në shkatërrim. Ky profesor e PREFERONTE RRENËN që duhet përseritet së pakur PESË herë. Ajo pastaj do ta marr dheun dhe dikur duhet të bëhet e vertetë”.

Dositej Obradović , (1742. – 1811.)

Dimitrije Obradović, më vonë është quajtur Dositej, është filosof serb , arsimdashës, reformator dhe shkrimtari më i madh serb i shekullit të XVIII-të. Ka lindur në vitin më  1739. ose 1742 në Čakovu, në pjesën rumune të Banatit të Austrisë së atëhershme dhe ka vdekur më  28 mars të vitit 1811 në Beograd.

Në prnicipatën Serbe vepronte edhe shkolla e Illarion Ruvarcit, që preferonte dhe i përmbahej parimit që: “historia duhet të shkruhet vetëm me fakte dhe me objektivitet, çka, si dhe pse ka ndodhë”. Këtë shkollë e përkrahën: Svetozar Markoviq, Dimitrije Tucoviq, Dushan Popoviq, Dragisha Llapçeviq, Kosta Novakoviq, Velko Vllahoviq, Millosh Miniq, Vesna Peshiq, Sima Çirkoviq etj.

Vuk Karaxhiq

Detyrën shkollore që e predikonte Illarion Ruvarac, serbianët duhej ta realizonin duke u mbështetë në shkollën Austro Hungareze, sepse të njejtën gjë e aspiron Bullgaria, e cila prapa e ka Rusinë, e cila është e madhe, sepse ka TEPËR hapësirë jetësore. E sa i takon Greqisë, Serbia nuk ka pengesa për ta nënshkruar një KONKORDAT me Kishën Helene, sepse është pjesë e saj. Madje, rrënjët e Kishës sonë janë në Hilandar, mësonte Ruvarac. Kjo duhet të ndodhë aq më parë kur Aranautët sot po bredhin prej një Beslidhje në tjetrën, dhe në kontinuitet po çkallmohen nga arma e Stambollit. Dhe është e natyrshme që armës shqiptare ne serbianët duhet t` i ndihmojmë; se në fund ata armë do të mbesin në duartë e atyre që për Evropën nuk është kurrfar mëkati për t` i denuar, sepse shumica apslute e Arnautëve janë të rreligjionit islam. E sot ta ndash fatin e kombit, nga fati i rreligjionit është sikurse ta ndukish thonin nga mishi që e furnizon me gjallëri”.

Rrena serbian për “shpërnguljën” e vitit 1690

Spjegimi i shkollës kundershtare serbe ndaj Panta Sreçkoviqit, që e drejtonte Illarion Ruvarac, mund ta ilustrojmë me shpërnguljën e vitit 1690.

Për këtë shpërngulje Jovan Tomiq, në studimin “O Arnautima”, Beogrda 1913, shkruan: ”Cilindo libër të historisë ta hapish në Serbi, përshkruhet e ashtuquajtura “dyndja e madhe që ka ndodhë më 1690 nga Kosova. Ky konstatim është një e pavertetë, të cilën e kanë plasuar në literaturë kallugjerët. Dhe tash ai shkrim është përciellë nga libri në libër. Por dokumenetet e kohës argumentojnë se shpërngulja ka qenë jo nga Kosova, por nga Arnautllëku (Sanxhaku i Nishit) i cili atëbotë ishte i tëri i banuar me Aranutë. Ndërsa, numri i shpërnguljes së popullsisë nuk ishte i asaj permase që përshkruhet nga kallugjerët, sepse nuk kishte popullsi. Katundet, thjeshtë i kishin nga pesë e deri në 12 shtëpi, më së shumti. Lidhur me këtë, një pjesë e Arnautëve që nuk pranoi fare të konvertohet në islam, është vëndosë andej Drinës në lokalitetet Hertkovci dhe Nikinci e gjetiu, e të cilët me kohë janë konvertuar jo në aspektin rreligjioz, por në aspektin kombëtar, në sllavë. Herë thonë jemi kroatë, herë thonë jemi serbian. Ndërsa, më 1690, serbianët u shpërndan në disa zona, andej Danubit dhe Drinës. Por numri i tyre memzi arrin në 2500 frymë”.
Rrena e dytë serbe që ka të bëjë me mbulimin e programeve të Beogradit për t` i mbuluar programet kriminale, ka të bëjë me OKUPIMIN e KOSOVËS më 1912, kinse në Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër, popullsia është deklaruar se ka origjinë serbe dhe në familje flasin serbisht”.

Rrena e tretë serbe ka të bëjë me konstatimin se: “Nga Shqipëria Bregdetare, e okupuar nga Italia fashiste (1939), në Kosovë më 1941, janë kolonizuar me dhjetëra mijëra shqiptarë. Ndërsa janë larguar me mija familje serbe”. E kur të studiohen dokumentet e kohës, rezulton se në Kosovë, në maj të vitit 1941 erdhën nga Shqipëria 120 intelektualë, krejtë me qëllim për të hapur shkolla dhe administratë në gjuhën shqipe. Është e vërtetë, se kur kapitulloi Jugosllavia, të gjithë ata sllavë që kishin bërë mizori mbi shqiptarë (1918-1941) për katër netë do të largohen nga Kosova dhe do të stacionohen nja 30 kilometra andej kufirit të kohës Kongresit Berlinit.

Ata, e dinin përgjegjësinë e tyre, dhe me që shteti i tyre kishte kapitulluar, nuk kishin rrugë tjetër, vetëm se të shkojnë kah kishin ardhur. E vërteta, disa bellogardista, dhe vrasës ordinerë do të organizohen menjëherë në njësitet çetnike, dhe për çdo ditë do të kërcnohen se: “ Do të kthehemi dhe Llapi, Morava, Sitnica, Ibri dhe Drini, nga dy muaj do të bartin koka dhe plisa të shqiptarëve”.
Rrena vijuese serbe është se më 1949-1953 nga Shqipëria ishin arratisë në Jugosllavi me dhjeta mijëra emigrantë. Ata janë instaluar në Kosovë, ku kanë qëndruar një kohë, dhe pastaj përmes Nishit dhe Gerumit (afer Trieshtës) janë larguar në Perendim. Po të studiohen me themel grupet e diverzantëve që “mësynin për ta çliruar Shqipërinë 1949-1955”, rezulton hapur se ata dikush po i dezorientonte që nga fillimi. Së pari, mund të thuhet parimisht, ata ishin “patriotë”. Por patrotizmi i tyre shkonte deri aty sa që me metoda feudale provonin ta kryejnë një punë që nuk kryhej dot. Së dyti, ata kurrë nuk i pyetën patronët e tyre Perendimor, se a duhet të shkojmë së pari ta çlirojmë Kosovën dhe një pjesë të Maqedpnisë e të Malit Zi nga robëria jugosllave, apo shkak i tërë Çështjes shqiptare, qenka komunizmi që e kishte kapluar një pjesë jo të vogël të Globit. E për ta ngushtuar çështjen, diverzantët shqiptarë mësonin nga instruktorët e tyre se shkaku i të gjitha të këqiave në trevat e tyre na ishte Enver Hoxha. Ky mësim ishte vetvrasës nga rrënjët, sepse Enver Hoxha ishte promovuar në një luftë të pabarbartë: kundër nazifashistëve dhe atyre kuislingëve që u shërbyen me besnikëri.

Lidhur me konstatimin e lartëshënuar, qysh më 12 shtator 1944 duke i njohur siperfaqësisht dredhitë jugoslalve, Enver Hoxha do t` i dërgoj dy DIVIZIONE në Kosovë. Por faktet flasin se ishte tepër vonë, sepse Tito-Rankoviq-Gjillas atëherë i kishin futur në Kosovë, katër divizione serbe, ndërsa në anën tjetër përmes MOBILIZIMIT e kishin larguar tërë djalërinë shqiptare nga Kosova.

Në lidhje me këtë LETRA e Enver Hoxhës dërguar V.J. Stalinit më 2 shtator 1949 i zbulon të gjitha mundësitë e mashtrimit, por atëherë çdo gjë ishte vonë. Në lidhje me këtë, duhet lexuar edhe Abaz Ermenjin, kur thot se: ‘Na tradhtuan oficerët e CIA në përgjithësi, sepse të mobilizuarit e tyre i vrante Enver Hoxha gati të gjithë. Por ata që i regrutonte MI6, shumica shpëtonin. E vërteta qëndron këtu se Kim Filbi provonte si agjent i dyfisht të hapë kundërthënje në mes CIA-s dhe MI6, dhe këtë makiavelizëm A. Ermenji nuk e kuptonte dot. Filbi me ekipin e tij prej pesë agjentëve edhe pas Luftës Dytë Botërore provonin të shpërthejë një luftë psikologjike, së cilës duhet paguar haraq deri në pafundësi. E për ta shpëtuar Kosovën, Enveri do të duhej ta ndëgjonte Koço Tashkon dhe Sejfulla Maleshovën, të cilët qysh më 1942 shkruan se: “Luftën në Kosovë dhe Çamëri duhet ta drejtojë Shtabi i Përgjithëshëm i UNÇSH dhe PKSH”.


Enver Hoxha në thellësi nuk e njihte Kosovën dhe shqiptarët në te, sepse si shqiptar shumë i besonte Dushanit dhe Miladinit, të cilët ashtu si kam thënë në Novi Sad, më 1979: “Enveri është dashtë t` i përzenë (largojë) dy malazezët nga Shqipëria (Miladinin dhe Mugoshën), pas Konferencës Pezës, (shtator 1942)”. Kjo për faktin sa këta përhapin lajme se: “Shqiptarët e Kosovës janë tokë me fashizmin italian dhe nazizmin gjerman”. Enveri duhej përmes Ramadan Çitakut, Elhami Nimanit, Koço Tashkos, Sejfullah Maleshovës, të marrë qëndrim, që: Shqiptarëve dyfish të robëruar (Kosovës dhe Maqedoni) duhet t` u hapet perspektiva me vepra e jo me premtime, sepse ata kanë përvojë, se si paria e tyre është tradhtuar disa herë, e që ishin në luftë çlirimtare, më shumë se çdo cep i Shqipërisë Etnike. Prandaj, tani është kohë lufte dhe mu tash duhet zbardhur PERSPEKTIVA e Kosovës dhe Çamërisë, ashtu si po ua zbardhni perspektivën popujeve të Jugosllavisë titistët. E vërteta, me ata popujë po kanë shumë më tepër probleme, sepse lufta QYTETARE atje (në Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje) është në kulm, e në viset shqiptare luftë të tillë po thuej se nuk ka, po u zbardhet ardhmëria. Po tani shtrohet edhe një pyetje principiele: Balli Kombëtar dhe Legaliteti, pse nuk luftonin për këtë çështje edhe pse e pati dërguar një Brigadë (Balli) për të luftuar kinse kundër mësymjeve sllave, në viset shqiptare. Kjo Brigadë ishte e orientuar më tepër të hakmirert për GJENOCIDIN çetnik-serbiano-malazez në BIHOR, sesa të përhapë idenë e çlirimit të Kosovës, në të cilën ide duhej INVESTUAR dituri politike me perspektivë popullore përmanete.

Miladin Popoviqi pas lajmit për Marrëveshjen e Mukjes: “Skipëri etniçka, j… ti majku”

Avanturat kush kend po e rrenë më tepër me premtime e pas vitit 1945

Është me shumë interes shkencor dhe politik një letër e Abas Ermenjit drejtuar MecLeanit në maj 1949, ku thot: Këta njerëz si diverzantë, po i dërgojmë në varr, sepse dikush pa na mashtron në interes të grekëve dhe jugosllavëve. Nuk çlirohet vendi me Ismail Vërlacin e Alush Leshnakun e më shumë të tjerë që kokën e kanë të mykur me feudalizëm”.

Shtrohet pyetja, si u gjetë kjo letër në Arkivat e Titos më 1951, është për të thënë se në pikë të ditës, për mërgatën politike shqiptare: “Dielli po bënë terrë”. Ata nuk e dinin më se për kend po punonin. Kjo praktikë do të vazhdojë deri më 1954, për t` u lidhë jugosllavët me agjentët e vjetër shqiptarë, të cilët më me një dinakëri makiaveliste e regrutuan Panajot Plakun, që të arratiset në Jugosllavi më 1957, atëherë kur Kosova ishte e rraskapitur nga shpronësimi, shpërngulja, aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit.
Por, nuk kishte më teori se pushteti i Tiranës do të përmbyset, e dikush provonte ta rrëzoj me nga 8 deri në 10 diverzantë, të cilët vriteshin si minjët, aq më parë kur Shqipëria ishte bërë antare e Paktit Varshavës dhe e OKB-s (1955). Këtë realitet, Enver Hoxha nuk e kishte dhuratë, por e meritonte populli shqiptar, sepse populli ishte lodhur me tradhtitë dhe injorimet oridenere në Berlin (1878), Londër (1913) dhe Versaj (1919) ku ishte coptuar dhe dezintegruar deri në ekstrem.

Prandaj, ata që kërkojnë të bëjmë analiza krahasimesh në mes Titos dhe Enverit, duke eksperimentuar me shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë dhe për realitetin në përgjithësi, është kërkesë apsurde shkencore. E vërteta, i kuptoj ata që mirren me letersi, sepse drejtimet letrare ata i marrin kur jetojnë mbi to si të shenjta, edhe pse bje fjala romani historik nuk është pa mite dhe trillime stilistike. Por, historiani duhet të rezonojë i qetë dhe pa emocione, të nxjerr plagën në opinion, krejtë me qellim që mos të përseritet e kaluara e hidhur.
Sot, dihet se KOMUNIZMI ishte shumë i keq dhe mizor, sespe të gjithë duhej të ishin të varfur (proletarë). Plus, kur t` i shtohet këtij realiteti friga e njeriut të nderëshem nga hija e vet, atëherë mozaiku i dhunës dhe padrejtësisë kuptohet lakuriq. E për këtë kam një mendim special: Shumë kemi udhtuar, rruga ishte plotë vuajtje dhe më e gjatë, vonë e kuptuam se silleshim në rreth të thatë.
Ndërsa të gjithë në KAPITALIZMËM ishim (jemi) keq, sepse të gjithë duhet të jemi të pasur, sa që vllaut me ia marrë bukën nga goja, quhet dhe është “ekonmi e tregut”. Plus fajdexhitë dhe vrasësit e paguar në të dy sietemet, janë pyetje që historianin e mirëfillët e mundon kah tutje në ardhmëri. E cili do të jetë ai sietem, që do të na shpëtojë, tregon fakti se asnjë KONCERN (pakt) politik nuk ka mundur deri më sot për t` i qëndruar kohës. E koha nuk vdes, e vdekja dhe lindja janë në luftë. Po koha nuk vdes dhe do të fitojë. Shikonie Kinën sa me sukes po u reziston presioneve, sa që me teknologji, po ka në disa lëmi përparësi. Por, në këtë shtet, kanceri po bren, sepse nuk ka kapital, sepse ka shtypje të miliona popujve dhe miliona familjeve kineze që nuk janë të kënaçura, por duhet t` i këndojnë “sulltanit kuq”.
Shumë lexues të mi, me shkruajnë: “Pse nuk e kritikoi Enverizmin; pse e ke kritikuar Kurt Vallthajmin etj”?

Po u përgjigjem jo me prapavi. I kam lexuar gati 99% të biografive të atyre që u arratisën nga viset shqiptare, pas viteve 1944/45. Sidomos të ata kulmorët, vërehet se gjatë jetës i ndërruan gjatë karrierës tyre TRE “gazdallarët” ( ZOTËRINJËT) në vend: Punuan për Zogollin (të cilin anglezët nuk e donin në fron, sepse ishte antigrek dhe projugosllav, me pak investim kaloi në proitalianizëm fashist, të cilët ia hangrën edhe fronin edhe pushtetin. Por edhe pse Mbreti Zog dhe Viktor Emanuelli u PAJTUAN në Aleksandri, pas lufte, sepse e kishin të njetin fat, ata mbetën në istikamet e tyre si të mundur-H.B); politikanët ‘kulmor’ punuan për Viktor Emanuellin dhe Musolinin, sepse ishin vartës prej tyre si: Sh. Verlaci (merni me mend djali i Sh. Verlacit, Ismail Verlaci aspironte ta drejtojë Shqipërinë dhe ishte bërë instruktor i diverzantëve. E oficerët anglez e dinin nga fillimi me kend kanë punë, por oficerët amerikan dokumentet flasin se nuk e dinin në kend po investojnë.); Politikanët “kulmor” shqiptarë punuan për REGJENCËN. Dhe në fund nuk dinin kujtë t` i besojnë, sepse nuk i besonin as hijes së vet, sepse instruktorët e tyre anglo ameriaknë dhe më vonë jugosllavë, po u jepnin para vetëm sa për ta mbajtur rregjimin e Tiranës në gjendje mobile, sepse kjo atmosferë u nevojitej, si eksperimentim-manoverër. Po, sot ka mjaftë literaturë të ngjyrosur, madje edhe më e fortë e ngjyrosur se ajo komuniste, sa i takon shtrembërimit të së vetetës.

E për interes të REALITETIT po e japim në opinion një ofertë që ua bëri Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu i Parë britanikëve, ofertë ajo që nuk pati asnjë efekt në Mbretërinë e Bashkuar. Oferta e Mbretit Zog më 1942 ishte se: “Më i sillnii 250 000 Hebrejë në Shqipëri, ua garantoi se do t` ua japi 350 000 hektarë tokë dhe lëvizje të lirë për ndermarrësi”.

Ata së pari e pyetën institucionin komptent pranë Dinastisë Karagjorgjeviqe, që jetonte me para të Trepçës në luks dhe pa frikë, në Londër. Përgjegja prej tyre ishte se: “Jemi në pazar me grekun për ndarjen e Shqipërisë dhe Zogu për neve është person NON GRATA”. Anglezëve, si antikomunist, nuk u mbeti asgjë tjetër që së pari mos ta hapin Frontin e Dytë, në Ballkan më 1943/4, por në Sicili.

Së dyti, provonin me nga 8 diverzantë (1949-1954) ta përmbysin pushtetin legjitim dhe legal në Tiranë, bile pa e ditur KURRË askush, se kush do të jetë në FRONIN SHQIPTAR: Ballistët, Legaliteti, apo Liberalët. Fakti, se do të ishte një demokrat në krye të shtetit, është mjaftë nga anglezët. Por mos të harrojmë se anglezi nuk mund të jetonte pa ideologji koloniale, edhe pse ishin shumë më korrekt atëherë se amerikanët. Po mbi të gjitha, me kohë ata që kishin para SPONZORI më shumë, amerikanët e muarën primatin ngadal por sigurt. Por as kjo nuk bëri punë, sepse botën e kishte lodhë egersia e eksploatimit dhe komunizmi: “ishte në mësim dhe nuk e kishte dhënë asnjë provim të perspektivës ende. Pra në komunizëm, gjallërohej me premtime”. E kur e japi provimin, komunistët u bënë edhe më të fortë, më të ditur, atëherë për ata që mendonin se: “me nga 8 vetë mirret pushteti”, sefaja e tyre u pa se është e kotë dhe shumica syrësh ia mësynë Amerikës. Madje, krijuan edhe shkolla speciale dhe e dinin mirë ku do të bjerë plumbi i parë i atij Matjanit, për të cilin thonin se “nuk e merr dot plumbi”. Jo more, e dinin se e merr plumbi, por tri herë e lejuan të zbarkoi “me dituri perfekte”.

Por cilin LIDER shqiptar e kanë preferuar PERENDIMORËT, nuk ka përgjegje. Edhe më konkretisht: Mitahit Frashërin, autoritet eminecë nuk e donin dhe e helmosen, për çka mundi të dijë vetëm Vasil Andoni. Por, ky njeri edhe pse jetoi gjatë, nuk i shkrepi goja kurrë. E kjo do të thot se edhe vet “ishte afër aktit makabër….”, do të shkruaj Regjinard Hibert drejtuar MacLainit më 1950. E pse për këto “errësira” historike të dijnë gjithnjë jugosllavët dhe grekët së pari, është pyetje e pyetjeve. Lexoni më në thellsi dokumentet që sot janë publike në fondet: MI6 dhe CIA-s. Por leximin dhe hulumtimin duhet ta bëjnë profesionistët e jo entuziastët dhe ata që palojnë ende luftë qytetare. E Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka qenë luftë qytetare, si kanë deshirë ta nominojnë jugosllavët dhe grekët LUFTËN TONË TË DREJTË, e që u ÇLIRUAM, si të vetmit në Evropë me armët tona, me doket dhe zakonet tona. Çka ka ndodhë pas aporvimit të Kushtetutës Shqipërisë, pas largimit të nazistëve, është temë që donë objektivizim dhe profesionalizëm historik, jo sociologji dhe politikologji perfide.

Xhafer Deva
E një pyetje që e mundon hulumtuesin është: Pse kundërshtarët e komunizmit në Shqipërinë Bregdetare, arrratiseshin shumë lehtë në Jugosllavi, dhe marrja e tyre në pyetje në Nish, ka mbetë si një njollë e pashlyer. Por njolla është edhe më e zezë pse shkonin në Greqi dhe pse pranonin instruksionet e Shtabit të Kretës. Ky realitet mund të spjegohet, se është cektësi e tyre politike, ose atrofi e mendjes tyre e prirur për mizori sikurse Xhafer Deva, i cili në vend se në Kosovë (1943/44, të luftonte për t` i mbrojtur kufijtë e saj, organizoi RREGJIMNET famëkeq me emrin “Kosova” për t` i masakruar komunistët në Tiranë, detyrë kjo që i nevojitej Shmit Huberit, Drazha Mihajloviqit, Titos dhe Herman Nojenbaherit.
Lidhur me këtë që u tha më lartë, mjafton ta prezantojmë një “detal” që është përseritë edhe pas 29 nëntorit 1944. Millovan Gjillas ishte i njohur si provokator. Shumë gjëra i shprehte si “për mahi”, por ato e kishin qëllimin e vet. Një ditë nëntori 1947, do t` i afrohet Aleksander Rankoviqit me këto fjalë: “Ti imperialisti i ri i Dinastisë, kend do ta dërgosh për kryetar në Shqipëri, pasi që Gjeneral Kupreshanin të zbret në Korçë”? Aleksander Rankoviqi pa një djallëzim i përgjigjet: Djalin e Cena Beg Kryeziut që është arratisë e që quhet Tati Kosova”. Në këtë nye të pjekjes së politikës, Enver Hoxha mësoi si vonë se kush janë sllavët, sidomos serbianët. E, më ka rënë “rasti” t` i lexojë telegramet e: Amery-s, Smiley-t, McLeanit atje, ata meritat e luftës për fitore të partizanëve, bije fjala ia japin Brigadës (Divizionit) Parë partizan, të komanduar nga Mehmet Shehu. Lidhur me këtë, bie fjala në Kosovë, deri pas Konferencës Bujanit 31 XII 1943 dhe 1-2 janar 1944, thonin se nuk kishte luftë antifashiste, thënje kjo që i ka kushtuar shqiptarisë shumë shtrenjtë. Vijmë më afër. Perendimorët e ndihmuan UÇK-ën sepse luftonte. Madje LDK e bërën DYTËSORE, për një kohë shumë të shkurtë. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, misonet anglo-amerikane disi me padëshirë u ndihmuan partizanëve të UNÇSH së Enverit, sespe luftonin përnjëmend. E misionarët anglo-amerikanë, ekskluzivisht kishin ardhur në Shqipëri, për t` i ndihmuar: Zogistet, Ballistët, liberalët. Por kur e panë se zogistet për një vit e “shemben vetëm një urë katundi”, u vrejtë se ajo ishte lufta e tyre e tëra, kundër gjermanëve. Por, në anën tjetër, përfaqsuesi anglez që ishte në Bujan, (P. Kemp) lajmëronte se: “Kosova po i afrohet objektivit për ta luftuar fashizmin seriozisht. Këtyre luftëtarëve u duhet ndihma. Kanë Shtab Kryesor ushtarak antifashist, kanë çeta e aradha që falë terrenit kanë përparësi mbi çdo ushtri nazizte”.
Tani për të satën herë po u përgjigjem atyre se kush është Kurt Valdhajmi: As që më intereson biografia e tij e plotë. Por Valdhajm ishte zëdhënës i Aramtës “E”, e komanduar nga Gjenerali Fon Ler, i pushkatura në Slloveni nga partizanët. E Shtabi i Armatës “E” u vendos në Mitrovicë më 14 tetor 1944, në shtëpinë e Andreja Garallajit. Dokumentet gjermane thonë se oficeri Ler ia vrau edhe qenin Garalljit. Ndërsa, terheqjen e Shtabit të Armatës më elite “E” nga Selaniku në Mitrovicë drejtë Sarajevës e ndihmonin njësitet SPECIALE: Njësia “Llanger” e siguronte rrugën anësore Prishtinë- Perpellac; Njësia “Bredov” e siguronte rrugën anësore Prishtinë-Gjilan; Njësia “Skenderbeg” e siguronte rrugën anësore Prishtinë-Pejë-Rozhajë; Njësia “SHOLLC” e siguronte hekurudhën Shkup-Fushë Kosovë-Mitrovicë-Rashkë-Kralevë, drejtë Sarajevës. Gjenerali Fol Ler, Kurt Valdhajm, Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe Komandanti i xhandarmërisë Qarkut Mitrovicës me disa të tjerë, ishin në Prishtinë më 23 tetor 1944. Në kampin e Prishtinës (ku është Rektorati sot) janë pushkatura 92 patriotë shqiptarë, nga Shkodra, Kuksi, Lezha dhe Tirana. Këta 92 patriotë ishin marrë PENG për mos me i sulmuar askush ushtrinë naziste në tërhiekje. Dhe i stacionuan në Prishtinë. Prej tyre 32 ishin student, por asnjeri prej tyre nuk kishte marrë armë në dorë. Prej tyre, me rastin e PUSHKATIMIT, një ka shpëtuar dhe e ka botuar deklaratën etij në “RILINDJA”.

Valdhajmin e kam pyetur pse e ke mshefë biografinë, sepse t` i vrasish 92 shqiptarë që nuk ishin nga Kosova, për mua si hulumtues (kushdo qoftë) nuk është punë që duhet të heshtet. E shtrohet pyetja, si u sollën nazistët më 24 prill 1941 ndaj popullsisë ekskluzivisht shqiptare në Prapashticë, Keçekollë dhe Nishefc. Nga GJASHTË MUAJ me mija burra të anës Gallapit janë ekzekutuar ose janë burgosë në Vranjë dhe Nish. Pyetne popullin gjithëandej. Edhe më kjartë pse Amerikanët e shpallën Kurt Valldhajmin PERSON NON GRATA, mjafton, sepse dokumentet e CIA-s u bërën publike.

E vërteta, Armata “E” i ka si ditar 52 fletore. Prej tyre 2 janë regjister të emrave. Aty Kurt Valdhajm përmendet jo më pak se 73 herë.

Çështja është shumë e thellë dhe duhet të më kurseni, por analfabetët kanë filluar të krijojnë OPINIONE dhe po provojnë të bëhen debatues të barabartë. Ani le të debatojnë, por argatin serbianit që ma ka shfarosë familjën më 1921 as nuk ia kam bërë, nuk ia bëjë e as që do ta ia fali kurrë, sepse NËNËN e GJYSHËS ma kanë djegë në zjarr. Lexone doktoranturën time e mbrojtur më 15 janar 1979 dhe e botuar dy vite më vonë pa asnjë ndryshim.

E më ju që përgojoni, ia pafshi “hajrin” Kralit, Titos e Milloshit, me të cilin keni ndejtë kokë me kokë. Pa pati nevojë ua prezantojë edhe fotografitë.

E vërteta, nuk ka hulumtues që ka bërë kërkesë të hulumtojë në Arkivë, e që e kam REFUZUAR. Faktet janë të shkruara. Por të kërkosh dokumente në origjinal për t` i studiuar pa prezencën e arkivistit, është më se naivitet dhe injorancë e pafalëshme.

Hasan Prishtina

E rasti tjetër: Shikoni se çka shkruhej për Hasan Prishtinën deri më 1983, kinse paska mbajtë fjalim në Parlamantin Osman më 28 XI 1912. E Hasani nga 6 nëntori 1912, ishte i burgosur në Beogrda deri më 31 mars 1913. Po, ju, soji i juaj përhapnin lajme se “Adem Demaçi ka pasë televizion në burg”!! O mjerim, o kohë e marrinave të kafeneve dhe pianecave fluid.
Dy fjalë për shkrimin e gazetarës Diana Rexhepi që vjen nga një familje patriotike
Kur e fillova punën si profesor në Gjimnazin e Prishtinës më 1969, dikush i kishte pasë ndarë nxënsit në: “qytetarë dhe katundarë’. Dhe jo vetëm kaq. Në klasën e katërt ishin SHTATË paralele serbe e TRI shqiptare. Mendova, këtu të punojë unë? Vështirë  se do ta plaku muajin. Ia filluam me disa shokë, me drejtorin Fazli Syla në krye nga zeroja, për ta ndryshuar realitetin e hidhur. Vitin tjetër shkollor, e përmirësuam strukturën e pranimit të nxënsve në përqindje të barabartë: shqiptar 50% dhe serebët me turq 50%. Vitin pasues, shifra shqiptare, pa ua bërë ndonjë padrejtësi serbëve hypi në 62% shqiptarë. Mëtej, kur u kërkua që shifra të jetë 74% alarmoi Komiteti i LKJ-ës. E ne, disa arsimtarë (nja 5 profesorë) këtë e pritnim, që ata të “sulmojnë” të parët. Pra donim ballafaqim. Ua përkujtuam se nxënës shqiptarë po lajmërohen mbi 300 dhe sa po refuzohen gjysma; ua përkujtuam se sa serbian po lajmërohen bje fjala 80 dhe sa po refuzohen-asnjë. Plus disa komitetli, po sillnin nxënës nga Serbia. Na thanë se këtë realitet po e “dikton pozita e arsimtarëve serbian, se po mbesin pa normë”. Këtu ne i vumë istikamet dhe më 1975 paralelet shqiptare ishin 9; e paralelet serbe 3, paralelja turke 1. Ky ishte realiteti. Pra, nuk fitohet lufta për një vit, e as me grupe që pyesin çfar do të fitojë në “fund të korrurave”. Por, lidhur me këtë do “patriotizëm” të poltronizmit të diverzantëve shqiptarë, do të më thot R. Hibert, se ata së pari pyetnin: “Sa fitojmë sot. Nuk mendonin për nesër fare” (1942-1944), por edhe më 1949-1954..
**
I lexoi dokumentet që i kanë lënë nepër arkiva misionarët anglezë dhe amerikanë, të cilët zbarkuan në Shqipëri, për ta luftuar nazifashizmin (1943/4). Më vonë po këta, gati të gjithë do të aktivizohen për ta rrëzuar pushtetin në Tranë më 1949-1954. E rruga e tyre, argumentojnë dokumenetet, realisht ishte një AVANTURË, së cilës mund t` i besonin vetëm ata që ishin të mësuar për t` u bërë tregtar flamujsh. Asnjeri prej tyre, nuk donte të mësojë se një popull–një shtet i njomë me shumë probleme dhe shumë padituri, më 2 dhjetor 1945 i kishte mbajtur zgjedhjet parlamentare. Se nga ai Parlament kishte nxjerr një Asamble Kushtetuese, e cila më 14 mars 1946 e nxorri Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë. Madje, aventurierët britanik dhe amerikanë tash (1947) e dinin fare mirë se komunistët ishin shumë më të vendosur dhe shumë më tepër seriozë dhe patriotë, se sa bje fjala: Ballistët, Legalistet dhe Indipendenet, së bashku (Këtë e thonë ata, dhe unë vetëm ua përshkruaj-H.B.).

Fakti, derisa në Perendim po debatoinin se kush mund të ishte i “pari në katund” në Tiranë, jugosllavët në Shkup , më 1949 ,  zgjodhën një pianec Kryetar Qeverie (Apostol Tanefin dhe shumë ministra që vepronin vetëm çka u thot UDB-a e Titos dhe Rankoviqit). Lidhur me këtë, dëmi më i madh që i është shkaktuar Shqipërisë është arratisja e shqiptarëve nga Shqipëria Bregdetare në Jugosllavi. Ndërsa, shqiptarët nën robërinë jugosllave (1947-1953) së pari detyroheshin të konvertohen në “turq”, pa e ditur asnjë fjalë turke, e pastaj kur e ndrronin letërnjohtimin, titistët i detyronin të shpërngulen në Anadoll. Po, kur dikush nga Forein Ofisi ose Stejdepartamenti Ameriakn, i akuzonte jugosllavët se: “po i shpërngulni shqiptarë në Turqi”, përgjigja ishte se jo: “nga Shqipëria po vijnë Albanecë në Jugosllavi”.

Dhe numrin e tyre titistët e ngritën kinse janë 200 000 veta, për të grabitë para nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar. E verteta, numri i tyre i sakt jipet më 1983 nga SPB e Kosovës. Është fjala për 3211 persona, të cilët më 1983 kishin mbetur vetëm 84, e prej tyre kishte që e kishin pranuar shtetësinë jugosllave, të tjerët ia kishin mbathë Perrndimit.

Në kartën e të shpërngulurve nga Kosova, do të luaj POKER makineria neofashiste e Millosheviqit. E vërteta, ai do të propogandojë më 1986 për mijëra shqiptarë të ardhur nga Shqipëris (1949-1954) po edhe për 200 000 serbët e “shpërngulur nga Kosova 1966-1989”. E kur u bë regjistrimi i popullsisë në Kosovë më 1991 doli se në këtë trevë ishin jo më shumë me të gjithë të kolonizuarit 192000 serbian. Pra kjo popullsi ishte këtu, dhe faktikisht sipas dokumenteve të SPB së Kosovës nga viti 1966 e deri më 1989 ishin shpërngulë nga Kosova 28000 serbo-malazezë, të gjithë ish nëpunës dhe punëtor të milicisë dhe UDB-ës.

Në propogandën e rrenave serbe, kjo shifer vinte nga shkolla e Panta Sreçkoviqit, i cili në shekullin XIX mësonte se: “është patriotike me rrejtë, dhe mbi ato rrenë duhet për ta shkruar historinë, sepse dikush pastaj si i panjohur i beson”, si në rastin e EMIGRANTËVE politik shqiptarë deri më 1954. Ata emigrantë, kur vinin në kontak me oficerë të lartë nga Perendimi, mendonin se SERIOZISHT, pozita e tyre do të përfundojë me marrje të pushtetit në Tiranë, sepse një dukuri e tillë kishte ndodhë më 1924 nga mercenarët e Ahmet Zogollit. Po më 1949-1955, nuk ishte më koha e Ceno Begut (agjent i jugosllavëve) dhe Shefqet Verlacit (agjent i italaianëve 1924) e mbi të dy palët qëndronte Ahmet Bej Zogolli, e mbi të gjithë Nikolla Pashiqi.

Politika kush do ta drejtojë luftën antifashiste në Kosovës 1942-1945

Gjatë Luftës Antifashiste treva shqiptare (Shqipëria Bregdetare dhe Shqipëria Kontinetale) e që Londra ishte fajtore pse ishin coptuar, në Forein Ofisse, nuk mund të largoheshin nga ato bindje se Qeveria e tyre nuk kishte vepruar drejtë. Së dyti, është zhvilluar luftë shumë e ashpër në mes PKJ dhe PKSH se kush do ta drejtojë luftën antifashiste në Kosovë. E vërteta, është gabim i pafalshëm pse PKSH nuk këmbënguli për ta drejtuar LUFTËN ANTIFASHISTE NË KOSOVË, e që kishte ftesa për një drejtim të Luftës edhe nga disa komunista sllavë. Por, në anën tjetër, sikur Enver Hoxha mos ta pranonte direktivën e Bllazho Jovanoviqit në dhjetor 1942: PKSH do ta humbaste në tërësi ndihmën nga aleatët Perendimor, sepse Bllazho më shumë merrte instruksione nga ata se sa që ky i jepte PKSH si i “deleguar i Kominternit”. Asgjë nuk ndihmoi fjala e Bllazho Jovanoviqit, se PKSH-ën, nëpërrmejt PKJ e njohu Kominterni, sepse edhe ashtu Kominterni ishte në shkatërrim e sipër.

Në vijim, S. V. Tempo shkoi në Shqipëri (mars 1943), jo për ndihmë por për ta destabilizuar tërë luftën, për të plasuar intriga. Në vijim, edhe më shumë do të prishin punë Velimir Stojniqi dhe Njazi Dizdareviq në prill 1944. E duke e vrejtur këtë luftë të ulët, Enver Hoxha në korrik 1944 do ta filloi punën me Shtabin e Aleatëve në Bari, ku komandonte nënkoloneli Filip Lik, të shkoi një Delegacion. Në Bari shkuan: Kolonel Bedri Spahiu (përfaqsonte veriun e Shqipërisë), Kolonel Ramadan Çitaku (përfaqsonte Kosovën), dhe majori Frederik Nosi (përfaqsonte Jugun e Shqipërisë). Kështu shkruajnë stenografet e Shtabit. Delegacioni pas shumë debatesh, arrijti një marrëvsehje KOMPROMISI, më 24 gusht 1944. Në Marrëveshje thuhet: grupacionet shqiptare që ende nuk e kanë shkrep asnjë plumb ndaj okupatorit, mos të nxitën në luftën qytetare; e si kundër vlerë ndihma për Shtabin e Përgjitgëshëm të UNÇSH do të jetë e drejtpërdrejtë. Ky realitet, nuk e kënaqi Shatbin e Përgjithshëm të UNÇSH dhe më 26 gusht 1944 në Vis do të shkojnë: Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku dhe Bedri Spahiu. Aty, pas një debati të gjërë, do të arrihet marrëveshja që: “Kosova t` i takoi Shqipërisë, me kusht që rendi shoqëror dhe politik të jet socialist”.

PO, mos të harrojmë se Koço Tashko në tetor 1942 kërkonte që PKJ mos të ketë asnjë kompetencë organizative të luftës antifashiste në Kosovë, por kjo trevë të konsiderohet EKSKLUZIVISHT çështje e Shtabit Përgjithshëm të UNÇSh-ës.

Avanturat shqiptare për interesa të padronëve cilëtdo çofshin

Çështjes shqiptare i kanë hapur plagë dhe bindje te aleatët, siellja e Qeverisë Rexhep Mitrovica dhe Ministrit Xhafer Deva, që përmes “Regjimentit Kosova” ta “pastrojnë Shqipërinë nga komunistët” (Aksioni janar- 4 shkurt 1944), që kulmoi me mizori nga Peja-Gjakova-Shkodra e deri në Tiranë, me mizori të papara. Lidhur me këto dukuri të ulta nazifashiste TRESHJA: Ruzvellt, Stalin dhe Cherchill, kishin vendosë: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazizmin, të lejohet e drejta që të zhvendosen, ose të shkatërrohen fare”. Këtë “uvertyrë” të TRESHËS së madhe e shfrytzoi Vasa Çubrilloviq, dhe më 3 nëntor 1944, doli me atë Elaboratin: “Shqiptarët duhet të shfarosën deri sa të zgjasin operacinet e luftës”. E në bazë të këtij realiteti, Tito më 8 shkurt 1945 vendosë diktaturë ushtarke në Kosovë. Diktaturë ushtarake Tito vendosi edhe në: Baranjë dhe Baçkë të Vojvodinës për të shfarosë gjermanë dhe hungarezë. Kurse, në një pjesë të Istrës (Kroaci) për të shfarosë italianë.

Akademiku serb Vaso Čubrilović , i njohur për elaboratet për shfarosjen e shqiptarëve

Avantura e Senatorit Papen 1946

Për ta kuptuaar realitetin drejtë, duhet hulumtuar në detale në FO, sidomos DOSJET e: Gjeneralit Dejvis (19 XI 1943 etj), Xhulian Emeri, Devid Smail, Bill Makllin, për “Konsensusin II” dhe “Stratrgjia anglo amerikane” nga 3 janari 1943 e deri më 3 janarë 1953.Mbi të gjitha duhet studiuar mirë Dosjen e Gjenralit Uillson kur thot: “Mos e shqetsoni Abas Kupin”. E për Abazin Kim, Fillbi thot: “Ishte një kopuk”.
Sot, anti Enveristët nuk e dijnë se njeriu i Sigurimit të Enver Hoxhës, po i mbante fjalim Ahmet Zogut kur u varros! Hec e bjeri në fije kësaj politike, atëherë, kush me kend ishte. Lexonie me kujdes Nasho Jorgaçin, por mos i merrni emrat se janë ata në romanin më të përsosur shqiptar. Aty me një brutalitet të sinqert, përshkruhet e verteta mbi mergatën shqiptare. E ai mjerim i mergatës i ka siguruar Enverit paksa siguri të tepruar, se:“Dielli mbi pushtetin e tij, kurrë nuk përendon”. E këtë realitet, populli, pak nga dashuria, më shumë nga friga dhe hipokrizia, e ngriti në KULT. Prandaj, sot antienveristët, që rrijnë nepër kafene, disi po japin detyra nga pozicioni. Mos jepni detyra “të shtëpisë” askujt, se vet e keni krijuar atë sistem dhe vet jeni fajtor për moskontrollimin dhe fajet e tij. Sa i përket Perëndimit, ai ishte i pamëshirshëm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithëmonë. Pra në të gjitha kohërat, sepse t` i dërgosh 52 grupe të shpërndara si DIVERZANTË për ta rrëzuar një pushtet, i cili kishte informata se ku do të zbarkojë seicili grup i parashutistëve, me nga 8 diverzantë, ishte një vetëvrasje klasike. E atyre që mësyheshin me hy në tokën e “tyre”, përmes detit, apo tokës, u ishte prerë “kmisha” që në hapin e parë. Nuk është vetëm Kim Filbi në pyetje, por janë edhe nja GJASHTË Informatorë të rangut që e kryejnë të njetën punë të Tij. Madje, disa ishin më të shpejtë se Fillbi. Bje fjala: Beçir Maloku, kishte ardhur special i porositur nga UDB-a, pa e ditur K. Fillbi, për ta vrarë Fadil Hoxhën. Rrinte në Vrnjaçka Bajë, dhe e priste urdhërin titist. Por, Enver Hoxha e mori vesh, këtë avnaturë dhe i tregoi Bie Vokshit. E kjo heroinë do t` i tregoi Fadilit, dhe detyra e “shekullit” mbeti e pakryer.

Senatori ameriakan Papen ( me orientim progrek) do ta prezantojë një Rezolutë për aneksimin grek të Korçës, Gjirokastrës dhe Serandës, më 1946. Për këtë rezolutë do të reagojnë, me qëllim pengimi shumë patriotë shqiptarë, një nder ta edhe Fan Noli. Ishte e kotë. Rezoluta doli në Senatin e SHBA-ve dhe u votua njëzëri. Por, ZBATIMIN e pengoi Presidenti TRUMAN, sepse nuk e nënshkroi. Respekt për te më 1946, sikurse për Ruzvelltin në Versaj më 1919.
Avantura e dytë, sipas dokumenteve ruse, për dëmtimin e dy anijeve britanike në Adriatik (1946), ishte se në aksion ka marrë pjesë avanturisti Ivanov dhe dy oficer të Shtabit të Peka Dapçeviqit, të cilët me urdhëra të Millovan Gjillasit, kishin gisht në Tragjedinë e Tivarit më 31 mars 1945.

Me këtë tragjedi Shqipëria Bregdetare (ajo që u projektua nga Gjashtë Fuqitë Europiane të hasmuar në ekstrem në mes veti më 1914-1918, mbeti në hasmëri me Britaninë deri me sot. E kjo për faktin se britanikët janë këmbëngulës që targjedia ka ndodhë në “oborrin shqiptar”, pra përgjegjësia është “në besë të shqiptarëve”. Nuk duan britanikët as të flasin, se nga cila minierë e kripës e morën arin shqiptarë, që e kishin mshefë nazistët gjerman.

E vërteta, nazistët e muarën TREZORIN shqiptar nga Roma, një javë pasi që kapitulloi Italia. Tani shtrohet pyetja: a kanë kërkuar leje anijet britanike të hyjnë në ato zona ku kanë mundur të mbesin të minuara edhe nga italinët, apo gjermanët. E ky realitet nuk do të dihet kurrë, edhe pse një historian shqiptar ia ka “kthyer pushkën veti”!. E faktet e shkruara flasin se “minimin e kanë bërë si paralajmërim oficerët e Kupreshaninit, me tre inxhinjerë rus”.
Avantura e tretë i përket gjenralit Kupreshanin për zbarkim me një divizion jugosllavë në Korçë më 1947. Kjo ndërmarrje titiste nuk ishte pa pelqimin e TRE avnaturierëve britanik, të cilët provonin që Luftën qytetare në Greqi ta kthejnë për 180 shkallë ndryshe, dhe çështja të zgjidhet sikurse dëshironin Zervasistët. Tani shtrohet pyetja: pse “zbarkim në Korçë”. E zbarkimi kishte të bëjë me faktin se Koçi Xoxe ishte korçarë dhe u kishte lëshuar sinjale se janë të lirë në veprimin konfidencial me shifrën:“Albanian FRAIE”.

Enver Hoxha me Koçi Xoxe

Avantura e katërtë, përkon me faktin se në këtë kohë (1947) do të vije deri te njohja në mes Koçi Xoxit dhe Apostol Tanefit (i qujtur “Pianeci”). Dokumenetet jugsollave vërtetojnë se këta avanturierë kohë pas kohe ishin nepër Dukagjin në ‘shtetitje’. Natën e kalonin në një bujtinë në Prizren, ku zakonisht u rezervoheshin nga dy lavire serbiane nga Rashka dhe Vrnjaçka Baja.
Avantura e pestë, ishte ajo, që Fadil Hoxha të bëjë atentat ndaj Gjoka Pajkoviqit dhe Dushan Mugoshës, të cilët ishin ekspozuar me urdhëra mizor ndaj shqiptarëve, për t` u bërë “turq” sidomos më 1947-1949. Këtë orinetim të tipit Avni Rrustemi, e mënjanoj një i afërt i patriotit Qazim Komoni, duke i thënë Fadilit: “Enveri ndoshta është me Titon. E mos koftë Enveri, atëherë dikush pranë tij është me siguri. Ai me Koçin (më 1945 dhe 1946) ia kanë dorëzuar Titos: Bedri Pejanin, Halim Spahinë, Qazim Komonin, Fuad Dibrën, e shumë të tjerë, do të dorëzon edhe Ty!”.
Avantura e gjashtë, ka të bëjë me shkuarjen e Fadil Hoxhës dhe Zekeria Rexhës te Enver Hoxha për të kërkuar mësues dhe një shtypshkronjë. Por edhe për t’u ankuar ndaj mizorive që po bënin udbashët e Gjoka Pajkoviqit dhe Dushan Mugoshës ndaj shqiptarëve. Çështja e shtypshkronjës u zgjidhë menjëherë, sepse Zekeria Rexha e kishte të njohur se ku gjindej një aparaturë për bërjen e gazetave (që duhej të botohej në te : RILINDJA, etj).

E Fadil Hoxha dhe Zekeria Rexha i kërkuan Enver Hoxhës për t` i dërguar në Kosovë 300 MËSUESË. Lidhur me këtë, Ministri i arsimit Sejfullah Maleshova (Lame Kodra), për tri ditë i tuboi mësuesit e kërkuar dhe ata u bënë THEMELI I SHKOLLËS SHQIPTARE në tokat e okupuara nga Jugosllavia titiste. E vërteta, këtë fakt të pas Luftës më 1945, disa shkrolagji e përziejnë me Ernest Koliqin, i cili kinse më 1941 i paska siellë mësuesit e parë në Kosovë”. Asgjë këtu s’ka të vërtetë. Në maj 1941 në Kosovë erdhën Bedri Pejani me Rexhep Mitrovicën me 120 intelektualë, prej të cilëve mbi gjysma u punësuan në administratë. Bedri Pejani në stilin e Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit hapën shkolla kudo që kishin mundësi. Madje 85% e mësuesëve nepër Zonën e okupimit gjerman të Kosovës ishin hoxhollarë, të cilët as nuk e dinin Alfabetin shqip. Por ngadal e mësuan dhe u bënë mësuesit e parë shumë të mirë për kohën. Në zonën e okupimit italian situata ishte paksa më ndryshe dhe mësimi ishte i rregullt shqip, në 88% të shkollave.

Në zonën e okupimit nga Bullgaria, mësimi shqip, ishte çështje partiaike, por ielgale.

E lidhur me ankesën e Fadil Hoxhës dhe Zekeria Rexhës, te Enveri për mizoritë serbe në Kosovë, kur u kthyen, Fadili e gjeti në TAVOLINË raportin: “ÇKA KISHTE FOLË NË TIRANË, PIKË PËR PIKË me Enver Hoxhën”. Fadili për këtë spiunim,gjithëmonë e akuzonte Koçi Xoxin, por jo Enver Hoxhën. Për këtë ka folë edhe patrioti Hysen Terpeza.

Avantura e shtatë ka të bëjë me qeverinë Marionetë Apostol Tanefi, e themeluar në Shkup, me urdhër të Titos, për t` u kthyer në Tiranë, për ta nxjerur Xoxen nga burgu dhe për ta vrarë Enverin. E çka ka këtu më tepër se avanturë? E Apostoli subvencionohej nga Tito. Por Tito zubvencionohej nga anglo amerikanët. Kurse Tanefi sipas porosive të Titos, duhej të luftojë në tri fronte: kundër Enverit; kundër mergatës shqiptare dhe kundër orientimeve anglo amerikane.

E këtu pushon dreqi në “avanturën shqiptare” pas 14 marsit 1946 kur Shqipëria e fiton Kushtetutën.

Avantura e tetë ka të bëjë më vitin 1965. Jugoslavët ( Tito, Rankoviq dhe Stefanoviq kishin bërë plan ta vrasin Adem Demaçin, duke e transferuar nga burgu i Nishit në një burg të Beogradit. Rrugës ( në tren) do t` u thuhet udbashëve shqiptarë që duhej ta trasferonin (Nazmi Kursanit dhe Jusuf Kelemdit), se po provoi me HIKË Adem Demaçi, ai duhet të ekzekutohet, pa asnjë paralajmërim. E për këtë paln Jusuf Kelemdi (që shoqërohej me te si një shkrimtar) do t` i tregoi Esat Mekulit. E Esat Mekuli që kishte konsiderata ndaj Ademit, menjëherë do t` i tregoi Fadil Hoxhës. E Fadili do të ankohet te Vllaadimir Bakariqi. Ky i fundit e pengoi atentatin mbi Demaçin, si avenaturën udbeske.
Avantura vijuese serbiane ishte “Libri i Kaltërt” 1976. Ky ‘libër” synonte rrëzimin e Kushtetutës dhe centralizimin e pushtetit në Jugosllavi. Kjo avanturë u përseritë më 1986, me Memorandumin e Akademisë Serbe, ku akuzat ndaj sistemit zgjëroheshin deri në përmbysje të shtetit, në shkatërrim. E vërteta, më 1987 serbianët do ta nisin një avnturë, të cilën pak kush e kuptonte. Fjala është për “shetinë” e eshtrave të Princ Llazarit nepër Jugosllavi.

Prej kësaj avnature, më 1988 Kuvendi i Jugosllavisë nxorri “PROGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN”. Ky Program, në realitet ishte IN MEMORIAMI i Jugosllavisë titiste, e cila u shpall inekzistente nga Badinteri më 4 korrik 1992.
Por,sot askush nuk e hulumton faktin se çfar dëmesh u ka siellë popujve të Jugosllavisë Marrëveshja Millosheviq–Tuxhman më 1991. Dëmi peshoi në shkallën më tragjike sidomos në Kosovë në përgjithësi, dhe ndaj shqiptarëve në veçanti.

Kjo për faktin se Millosheviqi mendonte se do t` i vejë shqiptarët para aktit të kryer, për ta përseritë shembullin e shfarosjes që kishte ngjarë në Sanxhakun e Nishit më 1877. Kurse, Franjo Tuxhmani mendonte se me “mallin shqiptarë, do t` i ndërroi KRUNDËT ME MIELLL”. E dokumentet sekrete dëshmojnë se këta dy politikanë ishin marrë vesh që nga Knini dhe Sremi të trasferohen rreth 400 000 serbë në Kosovë.

Por, kur dihet se në një kilometër katror në Kosovë ishin 205 banorë, në Serbi 78 banorë, atëherë domethënja e Marrëveshjes nuk do koment. Me këtë shifër që vet e kishte akorduar me Tuxhamnin, S. Millosheviqi do të manipulojë edhe në Tribunalin e Hagës më 2002. Por, askush nga deshmitarët nuk ia përkujtoi regjistrimin e vitt 1991 kur shqiptarët nuk kishin dalë fare në regjistrim.

Aleksander Vuçiq  dhe Edi Rama

Avantura më e freskët është kjo e MINI Shengenit (Ballkani i Hapur). Për këtë kam shkruar në detaje dhe mendoi ende se është fjla për një KOMPLOT serbian që Edi Rama kur ta kuptoi (e nuk po e kupton ende), do të jetë vetëm një germadhë dhe një njollë e zezë në ndasitë shqiptare.
Konkuluza: Demtimi i shqiptarëve pa marrë parasush se shumë prijës ende kanë mentalitet bajraktari edhe sot, sepse asnjëherë nuk mendojnë se një ditë duhet të largohen. E atëherë nëse pyesin vetën çka kemi bërë për kombin, kombi do të u përgjigjet: çka keni bërë keni bërë për veti, në shumë etapa jeni vu në sherbim të avanturierëve dhe mediokriteteve që kanë menduar vetëm për koloni e jo për liri dhe demokraci, në botë, sepse kishin dhe kanë ende fuqi.

Më 24 dhjetor 2021

Sllobodan Milosheviq dhe shkrimtari Dobrica Qosiq

“Gënjeshtra, është virtyti më i mirë i popullit serb”, sipas shkrimtarit Dobrica Qosiq

“Gënjeshtra është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar veten për të ngushëlluar të tjerët, ne gënjejmë për të kërkuar ndjesë, falje, ne gënjejmë për të luftuar kundër frikës,  gënjejmë për të fshehur mjerimin tonë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit tonë dhe me të vërtetojm Inteligjencën tonë. Ne gënjejmë me imagjinatë dhe në mënyrë kreative…”

  • Citim nga romani “Deobe”(”Ndarjet”),1961., i shpërblyer me  çmimin e revistës javore serbe të Beogradit NIN .

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Une nuk jam historian per ta bere vleresimin profesional-shkencor te shkrimit te prof. Hakifit. Mirepo, aq sa une kuptoje ni histori, prof Hakifi me kete shkrim ka pasqyruar ne menyre kronologjike historine tone kombetare ne dy shekujt paraprak. Ky shkrim, ofron dhe prezanton shume te dhena, qe mund t’i sherbej delegacionit tone me rastin e negociatave me Serbine.

    Andaj, si te tille kam lirine te them, qe ky shkrim te sherbeje si platforme per organet dhe institucionet e Kosoves. Profesor Hakifi, jo vetem me kete shkrim, por me te gjitha shkrimet e monografite e librat e botuar, del historiani me hulumtues dhe me i guximshem.

    Profesori i nderuar posedon dy veti: diturine dhe guximin, te cilat e bejne intelektual te mirefillte. Duke i uruar profesor Hakifit shendet e sukses ne punen e metejme kerkimore, duke levruar edhe meteje historine tone kombetare, presim shkrime e botime te reja.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu