ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Politika nuk duron shumë moral, por shembet kur shkathtësia zëvendësohet me pafytyrësi!

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
POLITIKA NUK DURON SHUMË MORAL, POR AJO RRËNOHET SI KULLA PREJ LETRËS, KUR SHKATHTËSIA ZËVENDËSOHET ME PAFYTYRËSI
Unë kam rrezikuar që ta them të vërtetën për Edi Ramen menjëherë pas fluturimit të Dronit dhe vizitës në Luginë.
Asokohe këta që e kritikojnë sot e quanin (merreni me mend) “baba të kombit”.
Dorën në zemër nuk kisha fakte, ishte instinkti im ai që më thoshte se Vuçiq pa ndonjë marrëveshje të fshehtë paraprake, kurrën e kurrës s’do t’ia lejonte Edi Rames një Schow të tillë midis Beogradit, e menjëherë pas Schow-it edhe një vizitë Luginë.
Sepse Lugina atë ditë dukej si Vlora pak para shpalljes së pavarësisë, ndërkaq Edi Rama nuk ishte Magjistar me shkop magjik që prodhon mrekulli, e as Kryeministër i një shteti të fortë që ka kapacitet për ta detyruar Vuçiqin që të gjunjëzohet para kërkesave të drejta të shqiptarëve.
Prandaj duke e studiuar kohë të gjatë politikën serbe, e ndjeja thellë në shpirt edhe për nga mënyra se si merr frymë, kurthin e saj të radhës ndaj shqiptarëve.
Sepse e dija me siguri të lartë, se ajo nuk njeh dhe lejon
zemërgjerësi dhe tolerancë të tillë ndaj shqiptarëve, madje as në Teatrin e Kukullave, e lëre ma në politikën reale.
Asokohe isha sidomos në shënjestër të ithtarëve të flaktë të Vetëvendosjes, e madje edhe të udhëheqësisë së saj.
Në këtë vend ta thuash të vërtetën shumë kohë para të tjerëve, qoftë edhe në formë të dyshimit të argumentuar, do të thotë t’i shkaktosh vetvetes telashe të paimagjinueshme.
Sepse njerëzit të etiketojnë ose si të çmendur, ose si konsipracionist.
Çuditem, smeritem dhe mbes pa tekst kur shoh edhe sot e asaj dite njerëz me përvojë të madhe politike duke ia mbajtur zhagun Edi Rames.
Kjo sjellje ma përkujton atë të viteve 1987-88-89, kur disa udhëheqës politikë të frikësuar nga biografia e tyre e ndyrë, u thoshin shqiptarëve të rëndomtë, se ndryshimet kushtetuese që i synon Millosheviç do ta bëjnë jetën e tyre më të sigurt.
Sepse do t’i shuajnë njëherë e përgjithmonë aspiratat e shqiptarëve nacionalistë, separatistë, shovenë dhe sesecionistë, gjë që do të ndikojë në forcimim e vëllazërimit dhe bashkimit ndërmjet kombëve dhe kombësive jugosllave.
Duke i thënë shumë kohë para të tjerëve gjërat që i parandjeja instinktivisht, shpesh ia mbyllja vetvetes shumë dyerë.
Sepse pas daljes së vërtetës në shesh individët që më kishin etiketuar si konspiracionist ndjeheshin të kompleksuar, gjegjësisht inferiorë.
Prandaj në vend të kërkimfaljes dhe pranimit të faktit që kishin gabuar në prognozë (parashikim), ata ose më bllokonin në Facebook, ose i iknin kontaktit të drejtpërdrejtë me mua.
Natyra qyqare i shndërron njerëzit që nuhatin përfitime personale karrieriste dhe materialiste (si zagaret koska), në bythlëpirës të liderëve.
Dhe çuditërisht liderët bijnë shumë shpejtë në kurthin e tyre.
Unë po t’ju thosha sot se kush janë kameleonet dhe zagaret më të fëlliqur në politikën kosovare dhe shqiptare, ju do të më shpallnit të çmendur.
Në mesin e tyre janë disa udhëheqës të Vetëvendosjes që deri në ditën e fundit kanë kalkuluar se a do ta fitojë Dardan Molliqaj garën e fëlliqur kundër Albin Kurtit, apo do të ndodhë e kundërta.
E di që nuk do të më besoni nëse ju them se unë personalisht i kam bindur disa sosh që të përcaktohen në momentin e fundit për Albinin, sepse i lakmonin shumë më tepër lekët, që i kishin marrë disa kolegë të tyre për ta tradhtuar.
Madje më janë dashur ditë të tëra për t’i bindur me argumente, por këtë kurrë nuk ia kam thënë Albinit.
Fatmirësisht shpesh kam komunikuar me ta përmes shkronjave, sepse shkronjat e zeza mbi letrën e bardhë janë fakte.
Mirëpo njerëzit naivë duke mos pasur kapacitet të mjaftueshëm për të deshifruar hieroglife, shumë shpejtë besojnë në muhalife.
Prandaj i mbajnë në zemër sikur mashkulli i virgjër të parën femër.
Me kalimin e kohës jam bindur që njerëzit e pa ditur, dinakë, të pafytyrë dhe kameleonë bëhen shumë më shpejtë faktorë në Vetëvendosje dhe në Listen Guxo, sesa njerëzit e ditur, të guximshëm, të ndershëm dhe parimor, që e njohin dhe thonë të vërtetën në çdo çast pa marrë parasysh çmimin që e paguajnë.
Prandaj respekti im dhe mëshira për ta e ka arritur pikën zero.
E meqenëse janë dëshmuar kaq të pandershëm, jokorrektë, të ligë dhe të pafytyrë, do t’ua publikoj shumë shpejtë fiskulturat e tyre tinëzarë, që do t’i bëjnë m’e vjell me karakterin e tyre të fëlliqur, edhe ithtarët e tyre më besnik.
Sikur ta dinit ju, sesa të pandershëm, të pasinqertë dhe të pafytyrë janë disa individë në hierarkinë më të lartë të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, do të villnit nga karakteri i tyre i fëlliqur, si të dehurit pas pirjës së pesë litrave raki të rrushit.
Ju premtoj që nuk do ta shijojnë edhe shumë gjatë karrierën e tyre të pamerituar politike, sepse do t’i nokautoj qysh në raundin e parë me argumente.
Sesi do ta arrijë këtë, është puna ime.
Me partitë tjera politike jam marrë me kohë, prandaj me meritë janë aty ku janë, në shthurje e sipër.
Mirëpo nuk do të lejojë që në një parti shpresëdhënëse siç është Vetëvendosje, individët e tillë të mbesin të pandëshkuar.
Sikur ta pyesnit vetën tuaj sesa guxon në të vertetë “Lista Guxo”, dhe sa kohë u është dashur njerëzve që e kanë themeluar për të guxuar, atëherë pa qenë fare matematicientë të talentuar, do ta gjenit përgjigjen në pyetjen se për cilin tip të guximtarëve bëhet fjalë.
Por edhe përgjigjen në pyetjen, sesa kohë u është dashur atyre për ta kuptuar se kush është Isa Mustafa?
Jo edhe aq shumë kohë sa besoni ju.
Ata e kanë kuptuar qysh moti se kush është Isë krimineli dhe tradhtari, por në momentin që nuk u ka hedhur koska si zagarve, ia kanë kthyer shpinën
Sepse Isa Kameleoni i privilegjonte disa zagarë të tjerë akoma më servilë.
Mirëpo dëmet që i ka shkaktuar lideri i tyre edhe më ndihmën e tyre, janë shumë reale, të kapshme dhe të prekshme.
Prandaj nuk do të mund t’i ikin bashkë-përgjegjësisë në asnjë mënyrë, këta njerëz të pafytyrë.
E meqenëse janë të tillë siç janë respekti im për ta është shumë më i vogël sesa për Albin Kurtin.
Ky i fundit është dëshmuar gjatë gjithë jetës së tij, si njeri dhe politikan i ditur, i guximshëm, parimor dhe autentik, që nuk e kursen vetveten në asnjë çast nga sakrifica.
Natyrisht që nuk është i pagabueshëm, por është larg më i përkryer sesa çdo politikan tjetër shqiptar, në të gjitha trevat etnike.
Sepse Albinit asnjë dhuratë nuk i ka pikur nga qielli. Ai të gjitha i ka paguar me çmim të lartë gjatë gjithë jetës.
Prandaj është më meritë aty ku është.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu