ARKIVI:
28 Prill 2025

    Politikanët “pampers”…!

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    PEISAZH I POLITIKANËVE PAMPERSË…
    Tani pamë se, në mediat e të përditëshme të opozitarëve dhe të analistëve, mund të shikojmë karakterin e brendshëm e të jashtëm të këtij sistemi politiko – filozofik më mirë se në të gjitha literaturat e tyre torike në media e gazeta. Mos vallë për këtë arsye duhet quajtur njerëz të zgjedhur nga kutit e votimit???
    “Më e keqja është kjo që po shtelloj më poshtë.”
    Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike. Është tragjike kur opozitarët e të tjerët na përcaktojnë një fat të lig dhe tragjik, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë FAT. Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe sfidat që na presin!…
    Nga e gjithë kriza që përjetojnë sot shqiptarët, kriza politike opozitare e morale duket më e tragjike. Gjithashtu, duhet nënshtruar vetëdijës kritike dhe opinionit demokratik të gjitha shkarjet politike-diplomatike nga vija e interesave vitale kombëtare. Politika shtetërore nuk guxon të shkelë mbi interesat kombëtare. Nga politika dardane do të varet se çfarë statusi kombëtar do të krijojmë dhe çfarë situatash për zgjidhjen e dramës kombëtare në Preshevë, Medvegje e Bujanoc e në Mal të Zi etj. Kështu duke u bashkuar rrethë ALBINIT do të forconte përbashkësinë tonë kombëtare dhe pozicionin tonë ndërkombëtarë, sepse pa u marrë vesh sot me vetveten, nuk mund të mirremi vesh me botën.
    Filozofia e pritjes dhe amullia e së djeshmës politike dolën shterpe. Pritja mund të jetë, akumuluese, por ishte edhe shkatrruese. Dhuna politike po zhvillohet para syve tanë. Në qoftëse nuk arrijmë të ndikojmë dhe ta ndalim, nesër nuk do të ishte plotësisht e drejtë të të akuzonim vetëm historinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, pa dënuar edhe mungesën e gatishmërisë së përpjekjeve adeukate dhe aftësisë sonë, si pjesëmarrës të drejtpërdrejt në hapsirat mbarë shqiptare. Me këtë veprim regjimi opozitar tregoi fytyrën e vet shovene se është kundër përparimit e zhvillimit të përgjithshëm të popullit shqiptar. Këto akte, krahas shkallëzimit të represionit politik në të gjitha fushat e jetës, janë veprime të paramenduara që kanë për qellim dhe zhdukjen e qenies kombëtare shqiptare.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu