ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Politikanet “tane” nuk jane drejtuesit e ketij populli, ata po investojnë të krijojnë vetëm një popull tallava!

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Engjëll Gishti, historian, Titranë
____
Dolem nga Turqia si nje popull i reckosur, gjendje mizerabel si ne ag te krijimit te shoqerise. Kaluam masakrat e fqinjeve, Luften e Pare, perseri masakra… e pak nga pak filluam te marrim fryme. Por na u vendos (me sakt na e vendosen) te paren diktature shqiptare per shqiptaret.
Keshtu, frymarrja ne vend te zgjerohej, u ngushtua.
Por ne ate kohe ne (si komb) kishim nje fat te madh: kishim ende nje pjese te mire te aristokracise sone (qe na krijoi shtetin) dhe femijet e tyre, intelektuale te shkelqyer, vertet te nivelit europian.
Me pas erdhi murtaja komuniste qe te gjithe njohim!
Edhe ne jemi intelektualet e kohes sone, por ka nje ndryshim: edhe 100 si ne bashke, nuk bejne sa nje intelektual i kohes midis dy luftrave. Edhe 100 nga ne bashke nuk bejne dot nje Mitat Frasheri, nje Fishte, nje Migjen…
Ja pse ajo shoqeri shqiptare aq e varfer, edhe pse sundohej nga nje diktatoruc si Zogu, diti te ecte ne rrugen e duhur te zhvillimit dhe emacipimit social! Intelektualet e asaj kohe kontribuonin jo vetem ne zhvillimin ekonomik, por edhe social te shoqerise sone. Ne ate kohe filloi letersia realiste moderne, teatri, poezia, albanologjia, gjeologjia, historia, e sa e sa shkenca te tjera.
Shoqeria jone ishte shume e prapambetur, por intelektualet tane e udhehoqën ate drejt ndricimit social. Shqiperia po njihte europianizimin e saj. Parlamenti shqiptar aprovoi edhe ligjin per heqjen e perces dhe te gjitha femrat intelektuale u angazhuan ne nje fushate kombetare per ndryshimin e krejt veshjes se shqiptareve nga ajo e stilit turk e anadollak ne ate europian. Shqiperia po ecte ne rrugen e duhur.
Me vone erdhi komunizmi i cili te pakten ne kete aspekt ndikoi per europianizimin e metejshem te shqiptareve!
Po sot?
Cfare po bejne shqiptaret?
Te erren syte kur i shikon se si cdo dite po zhyten ne nje mesjete qe as turku nuk na zhyti dot ne 500 vite roberi.
Po pse keshtu?
Pergjigje ka shume, por une dua te prek vetem nje:
Kjo po ndodh sepse ne si intelektuale nuk po bejme asgje per te mbrojtur shoqerine tone, kombin tone. Klasa jone intelektuale e pas vitit 90, u tregua nje klase e degjeneruar dhe oportuniste! Ajo nuk u vu ne krye te popullit te vet sikurse interesat e Atdheut kerkonin, por u tregua aq e pa afte sa edhe vet ajo perfundoi ti servilosej alabakeve, te forteve, mafiozeve, politikaneve te paskrupullt!
Ndaj sot jemi ketu ku jemi!
Edhe sa do vazhdojme keshtu?
Edhe per sa kohe kjo klase intelektuale do prese qe detyrat e saj ti zgjidhin te tjeret?
“Falja e namazit” në Prishtinë, pak koh’e pas ardhjes së LVV në pushtet. I shihni këta të rinj të islamizuar se si provokojnë nën komando ushtarake si ushtri “e islamit famëlartë”?!
__
Asnje popull nuk ngrihet ne kembe nese nuk ka nje klase drejtuese! Politikanet “tane” nuk jane drejtuesit e ketij populli, sepse ata jane te interesuar dhe po investojne te krijojne vetem nje popull tallava te cilin ata mund ta manovrojne e perpunojne si te duan.
Po ne si intelektuale cfare po bejme?
Cfare po presim?
Vdekjen e kombit?
Kurre valle do na vije deshira, vullneti, kuraja, revolta e mbi te gjitha ndricimi intelektual qe te marrim ne dore fatet e ketij kombi te varfer, te shtypur, te drobitur, te mekur, te paze, te pakuraje?
Kur?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu