Nga Dr Flora Ferati – Sachenmaier
Abstrakt
Në këtë punim shkencor hulumtoj zbatimin e Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim nga ana e Serbisë, ligj ky i cili siguron bazën juridike për rregullimin e statusit të qëndrimit për qytetarët e Serbisë. Duke u bazuar në një punë të gjërë në terren në jug të Serbisë, tregoj se autoritetet serbe kanë abuzuar me Ligjin për Vendbanim dhe Vendqëndrim duke synuar zonat me popullsi shqiptare me qëllim të një pezullimi selektiv dhe masiv të adresave të përhershme. Kjo masë administrative, e njohur edhe si politika e “pasivizimit të adresave”, ka krijuar pasoja të rënda për të drejtat themelore qytetare dhe politike të mijëra pjesëtarëve të pakicës shqiptare në Serbi. Bazuar në të dhënat e shumta parësore që kam mbledhur në tri komuna, tregoj se si pasivizimi ka ulur numrin e votuesve shqiptarë ndër vite, duke dëmtuar në masë të madhe përfaqësimin e tyre politik në nivelet lokale dhe duke rrezikuar në thelb, qasjen e tyre në shërbimet sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend. Për më tepër, argumentoj se përderisa pasivizimi i adresave të përhershme ka ndodhur në pjesë të tjera në Serbi, modeli i pasivizimit që çon në papërshtatshmëri shtetërore (heqje të shtetësisë) mund të gjendet vetëm në mesin e pakicës shqiptare në Serbinë jugore.
Fjalë kyçe: Pakica shqiptare, Serbi, Lugina e Preshevës, pasivizimi i adresave, papërshtatshmëria shtetërore, tjetërsim etnik, diskriminim i pakicave.
Hyrje
Pjesa më jugore e Serbisë është një rajon kryesisht i populluar nga shqiptarët që përfshin tri komuna të shtrira përgjatë kufirit me Kosovën. Në këto tri komuna bashkë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shqiptarët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë. [1]
Shqiptarët kanë një prani të gjatë historike në këtë rajon. Megjithatë, në periudha të ndryshme gjatë shekullit të 20-të, shqiptarët që jetojnë në Serbinë e sotme jugore kanë qenë subjekt i diskriminimit shtetëror, persekutimit, si dhe i fushatave të shpërnguljes së popullsisë me forcë. [2] Konflikti më i ri, që solli zhvendosjen e madhe të popullsisë shqiptare në jug të Serbisë, ndodhi ndërmjet vitit 1999 dhe 2001. Edhepse ka një histori të gjatë të diskriminimit të pakicës shqiptare në Serbi, situata politike u përkeqësua veçanërisht gjatë viteve të ’90-ta duke u vulosur nga represioni politik shtetëror, dhe duke i gjasuar masave politike dhe formave të represionit sikur ato të drejtuara kundër shqiptarëve të Kosovës. Si rezultat, vlerësohet se në kulmin e Luftës së Kosovës në vitin 1999, “përafërsisht një e treta e popullsisë etnike shqiptare u largua nga tri komuna për shkak të frikës së një konflikti në përshkallëzim, si dhe në disa raste si përgjigje ndaj trajtimit nga forcat shtetërore.”[3] Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe tërheqjes së forcave serbe dhe jugosllave nga Kosova në qershor të vitit 1999, situata e sigurisë arriti një pikë tjetër të ndjeshme për shqiptarët që jetonin në Serbinë jugore: një numër i konsiderueshëm i forcave ushtarake dhe paramilitare serbe/jugosllave të cilat u detyruan të largoheshin nga Kosova u zhvendosën në tri komunat me popullsi me shumicë shqiptare në Serbinë jugore.
Vazhdimi i tensioneve politike, shkelja e të drejtave të njeriut dhe militarizimi i hapur i rajonit kulmoi me një konflikt të armatosur të kryengritjes shqiptare, pra midis Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe forcave shtetërore jugosllave dhe serbe. Gjatë një periudhe 17-mujore luftimesh, që zgjati nga viti 2000 deri në vitin 2001, të paktën njëqind njerëz u vranë, një numër i konsiderueshëm i shtëpive të shqiptarëve u shkatërruan dhe u plaçkitën dhe rreth 12,500 shqiptarë nga të tri komunat e përmendura ikën në Kosovë si rezultat i pasigurisë dhe dhunës. Sipas një raporti të misionit faktmbledhës nga Misioni Ndërmjetësues i Drejtuar nga OKB në jug të Serbisë në vitin 2001, edhepse disa nga refugjatët u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, llogaritet se rreth 15,000 shqiptarë të zhvendosur nga Serbia jugore mbetën në Kosovë; prej tyre 5-6000 janë me origjinë nga komuna e Medvegjës. [4] Që nga përfundimi i konfliktit të armatosur me ndihmën ndërmjetësuese të NATO-s, i cili zyrtarisht përfundoi me Marrëveshjen e Konçulit në vitin 2001, çështja e pakicës shqiptare në Serbi ka qenë e lënë plotësisht jashtë vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar dhe politikave ballkanike.[5] Dy dekada më vonë, premtimet e qeverisë serbe për integrimin e shqiptarëve, të cilat ishin të përshkruara në të ashtuquajturin “Plani Çoviq” nuk janë realizuar.[6] Trupi koordinues[7] një mekanizëm kryesor shtetëror i krijuar për të zbatuar “Plani Çoviq” në zonat me popullsi shqiptare, nuk ka arritur as të adresojë disa nga ankesat më të theksuara e që prekin pakicën shqiptare,[8] as të sigurojë ndihmë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në jug që etnikisht është e përfshirë.[9] Shqiptarët janë ende të papërfaqësuar dhe të nënvlerësuar në institucionet kryesore publike, përfshirë gjyqësorin, dhe shpesh bëhen objekt i fjalëve të urrejtjes në media dhe përballen me mundësi të kufizuara të arsimit në Serbi. [10]
Për më tepër, për shkak të papunësisë së lartë në rajon, migrimi i të rinjve shqiptarë dhe fuqisë punëtore shumë të kualifikuar po rezulton në ikje të intelektualëve (ikjen e trurit). Megjithatë, problemet me të cilat përballet pakica shqiptare në jug të Serbisë ka prekur edhe një pikë tjetër të ulët. Në vitet e fundit, autoritetet serbe kanë intensifikuar fushatën e pezullimit masiv të adresave të përhershme të shqiptarëve në jug të Serbisë, duke depopulluar në mënyrë efektive një numër të madh të shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, përmes një praktike të njohur edhe si pasivizimi i adresave të përhershme. Në të njëjtën kohë, numri i shqiptarëve të pasivizuar ka arritur në nivele alarmane në komunën tjetër po ashtu kryesisht shqiptare, në atë të Bujanocit dhe, në një masë më të vogël, në Preshevë. Sipas autoriteteve serbe, pasivizimi i vendbanimit zbatohet nëse zyrtarët përgjegjës nuk mund të përcaktojnë se vendbanimi i përhershëm i një qytetari paraqet “qendrën e aktiviteteve jetësore të tij/saj dhe lidhjet profesionale dhe ekonomike”.[11] Nga pikëpamja juridike, çështja se çfarë përbën një vendbanim të përhershëm është përcaktuar lirshëm dhe është lënë në diskrecionin e autoriteteve shtetërore. Një paqartësi e ngjashme mund të vërehet në formulimin ligjor të asaj që përbën “një fakt” kur përcaktohet vlefshmëria e një adrese të përhershme.
Sipas kësaj, kjo u lë hapësirë autoriteteve shtetërore që të manipulojnë kriteret dhe faktet dhe t’i ngushtojnë mundësitë që qytetarët e pasivizuar të apelojnë me sukses rastet e tyre para gjykatave në Serbi. Nga pikëpamja politike, një nga pasojat e menjëhershme të pasivizimit të statusit të banorit në Serbi është se ndikon në të drejtat e individëve për të votuar në zgjedhjet lokale. Në Republikën e Serbisë, Neni 6 i Ligjit për Zgjedhjet lokale parashikon se mundësia për të votuar në zgjedhjet lokale është e kushtëzuar nga fakti që qytetari ka një banim të përhershëm dhe të vlefshëm në një vend të caktuar. [12] Nëse ligji zbatohet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e shtetit, ky mund të jetë një vendim i përkohshëm: qytetarët mund të pasivizohen dhe të aktivizohen. Në një pasivizim të mirëfilltë të vendbanimit të përhershëm, qytetari zakonisht është plotësisht i vetëdijshëm për të drejtat e tij/saj individuale, pasojat dhe procedurat ligjore që rrjedhin nga shpërngulja e tij/e saj në një pjesë tjetër të vendit ose nga qëndrimi jashtë vendit dhe pasivizimi i tij/i saj. Ajo që ka ndodhur në Serbinë jugore që nga viti 2011, vit kur hyri në fuqi Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim, është e kundërta e një procesi të rregullt pasivizimi. Menjëherë pas miratimit të ligjit, qytetarët nga pakica shqiptare filluan të ankoheshin se po pasivizoheshin pa kritere objektive dhe nuk mund të rinovonin letërnjoftimet dhe pasaportat. Gjithashtu, qytetarët u ankuan se statusin e tyre të pasivizuar e mësuan në mënyrë të papritur, kur p.sh. mbaheshin zgjedhjet lokale, kur ishin shtruar në spital ose kur shkonin për të regjistruar një makinë. Përgjigja më e shpeshtë që ata morën nga institucionet përkatëse në Serbi ishte: “nuk jeni më në sistem” dhe “kontrolloni statusin tuaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme.”[13] Në atë moment, megjithëse pasivizimi po ndodhte në nivel vendi, kishte indikacione se ai po prekte pakicën shqiptare në një mënyrë specifike dhe të njëjtat politika nuk po zbatoheshin në të njëjtën mënyrë për pjesët e tjera të popullsisë në Serbisë.
Ky artikull synon të nxjerrë në pah përvojat e shqiptarëve të pasivizuar nga kjo periudhë. Përveçse është një rast studim në vetvehte, ky artikull synon gjithashtu të japë një kontribut në korpusin e shkencës që merret me të drejtat e pakicave në perudhën pas Millosheviçit në Serbi.[14]
Për sa i përket pakicës shqiptare në Serbi, ajo do të thotë se në epokën e pasMilosheviçit, qeveria serbe jo vetëm që ka dështuar të demonstrojë interesa të sinqerta për të integruar pakicën e saj shqiptare në jug, përkundrazi ajo ka minuar sistematikisht përfaqësimin e tyre politik, ka shkelur të drejtat e tyre individuale dhe kolektive dhe e ka mbajtur rajonin të pazhvilluar ekonomikisht. Artikulli do të argumentojë se edhe pse pasivizimi si një politikë ka fillet e saj në vitin 2012, ai intensifikohet gjatë periudhës kur fillojnë të qarkullojnë vizionet të reja politike për ridefinimin e kufijve kombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Për të qenë më të saktë, në gusht 2018, Presidenti i Kosovës e ka shfaqur idenë e “korrigjimit të kufijve”, ku zonat e banuara nga shqiptarët në Lugina e
Preshevës [15] do të bashkoheshin me Kosovën dhe sugjeroi se katër komuna serbe në veri të Kosovës mund të bashkoheshin me Serbinë. 16 Homologu i tij serb, Presidenti i Serbisë, po aq i paqartë në mesazhet e tij politike, siguroi se tri komuna me popullsi me shumicë shqiptare në jug, do të mbeten në Serbi, por pyeti se cili do të ishte çmimi i një shkëmbimi të tillë territorial. Përderisa forcat politike vendase dhe disa qendra të pushtetit ndërkombëtar vazhduan debatin rreth mundesise së realizimit të propozimit për “shkëmbim territoresh” si një udhërrëfyes i mundshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, autoritetet serbe e intensifikuan fushatën e tyre të pezullimit masiv të adresave të përhershme. të shqiptarëve në Serbinë jugore.
Megjithatë, derisa debatet politike u konsumuan me çështjen e “shkëmbimit të territoreve”, vështirë se dikush po fliste se si pasivizimi i adresave të përhershme e kishte bërë të pamundur jetën për shumë shqiptarë në Serbinë jugore.
Zbatimi dhe Metodologjia
Duke u bazuar në punën e bërë në terren, ky artikull hedh dritë mbi efektet e politikave të pasivizimit ndaj pakicës shqiptare në jug të Serbisë. Ai ofron analizën e parë të përgjithshme të pasivizimit të adresave të banimit në jug të Serbisë, dhe e bën këtë duke u bazuar gjerësisht në rezultatet e një sondazhi me 1,000 shqiptarë të pasivizuar, intervistave personale me akterë të ndryshëm, përgjigjet e zyrtarëve shtetërorë në Serbi, dhe korin diplomatik ndërkombëtar. Në këtë punim janë shfrytëzuar edhe burime të tjera. Me qëllim të gjenerimit të të dhënave të besueshme për pasivizimin në tri komunat e caktuara në Serbinë jugore, ky studim paraqet statistikat e para zyrtare të bazuara në analizën e dokumenteve që kam mundur të marr nga politikanët e BE-së, përfaqësuesit politikë shqiptarë në Serbi, dhe akterë të tjerë politikë relevantë në rajon. Studimi i kontekstualizon këto raporte zyrtare duke analizuar atë që raportohet, si është raportuar ndër vite dhe kujt i është raportuar. Punimi paraqet numrin e përgjithshëm të rasteve të pasivizuara për qytete/komuna të ndryshme anembanë Serbisë dhe krahason numrin e qytetarëve të pasivizuar në komunat me popullsi kryesisht serbe me tri komunat me popullsi shumicë shqiptare në pjesën jugore të vendit. Analiza më pas kalon në një studim të thelluar të komunës së Medvegjës dhe shqyrton ndikimin e pasivizimit në të drejtën e votës në periudhën 2012- 2019. Studimi vijon më tej duke paraqitur disa rrëfime personale të shqiptarëve me status të pasivizuar, të cilat përfaqësojnë jo vetëm raste individuale, por edhe kategori pasivizimi, dhe jep njohuri se si autoritetet kompetente e zbatuan ligjin në praktikë. Për të vlerësuar gjetjet kryesore nga anketa, të dhënat e mbledhura nga puna në terren, si dhe raportet zyrtare të autoriteteve shtetërore, studimi ofron një analizë të shkurtër të ligjeve përkatëse të Republikës së Serbisë dhe pyet nëse ekziston një bazë ligjore për tu mohuar qytetarëve të Serbisë shërbime dhe të drejta, duke iu referuar statusit të tyre të rezidentit të pasivizuar. Në fund, i kam theksuar gjetjet kryesore rreth praktikës së pasivizimit në Serbinë jugore në një kontekst më të gjerë politik gjeopolitik. Punimi është i përshtatur nga disa çështje dhe pyetje të ndërlidhura. Së pari, pyes se kur dhe në çfarë rrethanash janë pasivizuar këta qytetarë, si e kanë mësuar statusin e tyre dhe si ka ndikuar statusi i pasivizimit në jetën e tyre. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga një anketë, ofroj statistika se sa qytetarëve u janë lëshuar vendime me shkrim për pasivizim nga organet kompetente në Republikën e Serbisë, si dhe hulumtoj se cilat institucione ua kanë mohuar shërbimet publike për shkak të statusit të tyre të pasivizuar dhe cilat janë rezultatet ligjore në ato pak raste kur shqiptarët me status të pasivizuar e kundërshtuan vendimin e autoriteteve zyrtare. Më pas, ofroj statistika se sa prej 1000 shtetasve të Serbisë, të përkatësisë etnike shqiptare, që ishin subjekt në këtë studim iu refuzuan letërnjoftimet dhe pasaportat dhe përfundimisht mbetën de facto pa shtetësi, për shkak të pasivizimit të vendbanimit të tyre.
Grupi i të anketuarve të pasivizuar e të rekrutuar për këtë studim përfshin 500 shqiptarë nga komuna e Medvegjës/Medveđa, 450 shqiptarë nga Bujanoci/Bujanoci dhe 50 shqiptarë nga Presheva. Pjesëmarrësit vinin nga 33 fshatra dhe banesa të ndryshme të qyteteve të vendosura në Serbinë jugore, ishin midis 16 dhe 75 vjeç, dhe nga gjithsej 1,000 pjesëmarrës, 60 për qind ishin meshkuj dhe 40 për qind ishin femra. Një metodë kryesore për të rekrutuar pjesëmarrësit për studim ishte një anketë që përmbante gjithsej 14 pyetje. Për këtë qëllim, për të siguruar një shpërndarje të gjerë të sondazhit, kam shfrytëzuar platformat e mediave sociale, lidhjet personale, liderët e komunitetit shqiptar, aktivistët politikë dhe OJQ-të që punojnë me pakicën shqiptare në Serbi. Në fazën fillestare të mbledhjes së të dhënave, arrita që për këtë studim, të rekrutoj qytetarë të pasivizuar, dhe atë në bashkëpunim me dy OJQ: AFEDS (Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi), që operon nga komuna e Medvegjës dhe VATRA, e bazuar në Gjilan, Kosovë, një OJQ që përfaqëson refugjatët shqiptarë nga jugu i Serbisë në Kosovë, të cilët u detyruan të largoheshin nga jugu i Serbisë gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2000/01. Në fazën e dytë, mblodha të anketuar me status të pasivizuar, përmes metodës së kampionimit të qujatur “topa të bores” ose teknikës së referimit “zinxhiror” derisa të arrihej përmbushja e të dhënave përderisa mbledhja/kodimi i mëtejshëm i të dhënave nuk ishte i nevojshëm. Pjesa e parë e anketës parashtroi pyetje të përgjithshme për të anketuarit, si emrin, datën, dhe vendin e lindjes në Republikën e Serbisë. Pas kësaj, u vazhdua me pyetje si: emri i komunës ku ishin pasivizuar, data, muaji dhe viti (nëse dihej) kur ishin pasivizuar, ose si kishin mësuar për statusin e tyre të pasivizuar. Për të kuptuar më mirë se si pasivizimi i adresës së përhershme ka ndikuar në pjesëtarët e pakicës shqiptare, anketa ka bërë pyetjen e mëposhtme: Çfarë shërbimesh iu refuzuan për shkak të pasivizimit të adresës së përhershme në Republikën e Serbisë? Anketa i dha çdo të anketuari më shumë se një mundësi për të zgjedhur si përgjigje, duke përfshirë: a) të drejtën për të marrë dokumente personale dhe dokumente udhëtimi, b) të drejtën për të votuar, c) të drejtën për të blerë ose shitur pasuri të paluajtshme, d) të drejtën e marrjes së pensionit/kryerjen e veprimtarive bankare, e) udhëtimin jashtë Serbisë, dhe f) tjetër. Gjithashtu, pjesëmarrësit u pyetën se si kishte ndikuar pasivizimi në jetën e tyre të përditshme dhe të familjes së tyre në përgjithësi; dhe u pyetën nëse kishin depozituar ankesa kundër vendimit të autoriteteve në institucionet relevante në Serbi. Së fundi, u kërkua të tregonin se cilat institucione kishin më shumë gjasa të adresonin ankesat e tyre në lidhje me pasivizimin e adresave të tyre të përhershme: a) forcat politike kombëtare shqiptare, b) përfaqësuesit politikë vendas shqiptarë, c) organizatat joqeveritare, ose d) institucionet e tjera. Pyetja e fundit në anketë i pyeste pjesëmarrësit se ku jetonin aktualisht. Emrat e qytetarëve me status të pasivizuar janë anonimizuar sistematikisht dhe janë ndryshuar edhe vendqëndrimet e qyteteve të tyre, për të shmangur mundësinë e gjurmimit të tyre nga autoritetet shtetërore. [17] Përveç mbledhjes së të dhënave përmes një ankete, për këtë studim kam kryer 100 intervista personale gjysmë të strukturuara, gjatë periudhës nga nëntori 2019 deri në korrik 2021. E bëra këtë në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht, me pjesëmarrës të ndryshëm duke filluar që nga qytetarët me status të pasivizuar, përfaqësues të OJQ-ve në Serbi, gazetarë, aktivistë politikë, policë dhe akademikë. Në disa raste, kam kryer më shumë se një intervistë me të njëjtin të anketuar me status të pasivizuar dhe intervistat janë kryer kryesisht me telefon ose me email. Intervistat janë transkriptuar dhe kodifikuar në përputhje me pyetjet kryesore të kërkimit dhe dizajnin e përgjithshëm të kërkimit për studimin. Të dhënat e mbledhura përmes intervistave vërtetojnë të dhënat statistikore në këtë studim, pasi ofrohen informata se si ligji që rregullon statusin e rezidencës në Serbi, pra politika e pasivizimit, është zbatuar në praktikë. Ai mundëson një studim të thellë se si ligji ka ndikuar në kategori të ndryshme të qytetarëve në Serbinë jugore si: qytetarët me gjendje të rëndë shëndetësore, studentët që studiojnë në Kosovë, individët me kontrata të përkohshme pune në Evropën Perëndimore, profesionistët shqiptarë me arsim të lartë që punojnë jashtë vendit, si dhe shqiptarët e zhvendosur nga Serbia jugore me banim në Kosovë. Në fund, kam aplikuar një analizë të përmbajtjes për interpretimin e materialeve të mbledhura.
Numrat e pasivizimit: Dëshmi nga burime të ndryshme
Në anketën time, më shumë se 80% e pjesëmarrësve (813 persona) raportuan se pasivizimi ka shkaktuar pasoja të rënda në të drejtat e tyre themelore qytetare dhe politike në Serbi.
Për shumicën dërrmuese të të anketuarve (950 individë), pasivizimi i vendbanimit zakonisht çoi në a) pezullimin e adresës së tyre të përhershme, b) heqjen nga listat e zgjedhësve pa u njoftuar për këtë, c) pamundësinë për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, d) humbja e të drejtës për kujdes social dhe shëndetësor, dhe d) pamundësia për të rinovuar letërnjoftimet dhe dokumentet e udhëtimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Të dhënat e mbledhura nga anketa me 1000 shqiptarë nga tri komunat në Serbinë jugore tregojnë se pasivizimi ka pasur një ndikim të dëmshëm veçanërisht për dy të drejtat themelore të shtetasve të garantuara me Kushtetutë: të drejtën për të votuar dhe zgjedhur në zgjedhjet lokale, dhe të drejtën për t’u lëshuar një kartë identiteti (letërnjoftim) dhe pasaportë. Në anketën time, mbi 90 për qind e të anketuarve (902 individë) treguan se kishin humbur të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale në vendlindjet e tyre për shkak të pasivizimit të adresave të tyre të banimit. Rreth 50 për qind e të anketuarve (510 individë) deklaruan se aktualisht nuk posedonin letërnjoftim të vlefshëm dhe as pasaportë, sepse Ministria e Brendshme e Serbisë kishte refuzuar t’ua rinovojë letërnjoftimet dhe dokumentet e udhëtimit e skaduara, duke pretenduar se ata “nuk jetojnë më në Serbi”. Rreth 25 për qind (240 të të anketuarve) ende kishin një letërnjoftim/kartë identiteti të vlefshme nga Republika e Serbisë, por ishin ende me status të pasivizuar, prandaj nuk patën mundësi të votonin në zgjedhjet lokale të fundit që u zhvilluan në qytetet e tyre. Pjesa tjetër e 25 për qind (250 të të anketuarve) që e plotësuan pyetësorin, deklaruan se ende kishin letërnjoftime të vlefshme dhe pasaportë. Megjithatë, ende ishin me status të pasivizuar dhe të pasigurt nëse ishin ende të regjistruar në Regjistrin e Votuesve. Nëse politika e pasivizimit vazhdon të zbatohet kështu siç ka ndodhur deri më tani, të gjithë këta qytetarë të Serbisë, por me etni shqiptare, nuk do të kenë më dokumente të vlefshme udhëtimi nga Republika e Serbisë deri në vitin 2030. Një nga qëllimet kryesore të anketës ishte jo vetëm të pyeste për shkallën e pasivizimit në jug të Serbisë, por gjithashtu të analizonte se si u zbatua kjo politikë në praktikë nga autoritetet shtetërore. Në këtë kontekst, të anketuarve ju parashtruan pyetje si: si kanë mësuar për statusin e tyre të pasivizuar, si ua kanë komunikuar autoritetet vendimin e pasivizimit këtyre qytetarëve, dhe nëse kanë ndërmarrë hapa ligjorë për riaktivizimin e adresës së tyre të banimit. Të dhënat e mbledhura nga anketa tregojnë se autoritetet kompetente kryesisht e kanë dhënë informacionin mbi pasivizimin qytetarëve të prekur, përmes njoftimit gojor. Për të qenë më të saktë, nga gjithsej 500 shqiptarë të Medvegjës e me status të pasivizuar, vetëm 20 kanë marrë vendime zyrtare me shkrim ku informoheshin se janë me status të pasivizuar. Departamenti kompetent i Ministrisë së Brendshme serbe e ka komunikuar informacionin gojarisht për 480 qytetarë të tjerë e me status të pasivizuar.
Dega e sapothemeluar e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë, e cila filloi të funksionojë në dhjetor 2020 dhe e bëri regjistrimin e anëtarëve me status të pasivizuar të pakicës shqiptare si aktivitet kryesor të saj, vërejti modele të ngjashme në shpërndarjen e informacionit tek shqiptarët me status të pasivizuar nga kjo komunë. Sipas përfaqësuesve të saj, në shtatë muajt e parë, një numër i madh personash me status të pasivizuar erdhën për t’u regjistruar në zyrë: “gjithsej 1470 shqiptarë, por vetëm 173 prej tyre kishin marrë vendim përfundimtar për pasivizim, me shkrim, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Autoritetet thjesht refuzuan të jepnin vendim me shkrim, pa dhënë ndonjë arsye të veçantë. Në disa raste, individëve të pasivizuar u kishin bërë pyetje si: Për çfarë ju nevojitet dokumenti? Kush ju këshilloi të vini këtu, etj.” [18] Në komunën e afërt, Bujanoc, shqiptarët pjesëmarrës në anketë raportuan për probleme të ngjashme. Nga 450 pjesëmarrës, vetëm 115 raportuan se kishin marrë një vendim zyrtar me shkrim. Por, çuditërisht, shqiptarët e Preshevës nuk kanë hasur në të njëjtën pengesë, sepse të paktën 30 nga 50 pjesëmarrës kanë raportuar se i kanë marrë vendimet e tyre të pasivizimit me shkrim, pa pengesa të mëdha administrative, në stacionin policor lokal. Sa i përket Preshevës, studimi nuk mund të konkludojë nëse kjo është për shkak të numrit relativisht të vogël të të anketuarve nga kjo komunë që kanë marrë pjesë në studim, apo për shkak se ka më shumë shqiptarë që punojnë në administratën lokale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë. Megjithatë, ajo që bie në sy është se nga 165 vendime zyrtare (në serbisht: Rešenje) që u janë dhënë shqiptarëve të pasivizuar nga të tri komunat, autoritetet nuk kanë përmendur asnjëherë se këtyre qytetarëve iu është refuzuar letërnjoftimi dhe pasaporta për shkak të pasivizimit të adresave të tyre të përhershme të banimit. Format zyrtare të komunikimit për pasivizim mund të vlerësohen edhe nga këndvështrimet tjera. Përderisa të dhënat nga anketa ofrojnë perspektivë mbi mënyrën si autoritetet lokale kanë ndëvepruar me shqiptarët e pasivizuar në jug të Serbisë, ato nuk përgjigjen në pyetjen se si nivelet institucionale të ndryshme në Republikën e Serbisë raportuan për pasivizimin. Në këtë kontekst, të paktën, mund të vërehen tri forma/ modele. Së pari, zyrtarët shtetërorë serbë kanë qenë të interesuar të theksojnë se një pasivizim i drejtë ligjor ka ndodhur në të gjithë Serbinë prandaj as komunat me popullsi shqiptare si shumicë në jug nuk janë një përjashtim. Megjithatë, të dhënat zyrtare sugjerojnë ndryshe. Siç shihet në Tabelën 1, numrat zyrtarë të pasivizimit të raportuar për komunat me një popullsi shumicë shqiptare, Medvegjë dhe Bujanoc, janë dukshëm më të lartë se për qytetet/komunat me shumicë serbe në pjesë tjera të Serbisë. [19]
Tabela 1. Republika e Serbisë: Numri i rasteve të pasivizuara dhe numri i popullsisë sipas komunave (2011- 2021).
Komuna Numri i popullsisë Rastet e pasivizuara Përqindja |
Medvegja | 7.44 | 1782 | 23,96 % |
Bojnik | 11.1 | 59 | 0,53 % |
Lebane | 22 | 35 | 0,16 % |
Bujanoc | 18.07 | 560 | 3,09 % |
Pirot | 57.93 | 63 | 0,10 % |
Leskovc | 144.21 | 366 | 0,25 % |
Smederevë | 108.21 | 86 | 0,07 % |
Krushevc | 128.75 | 628 | 0,48 % |
Suboticë | 141.55 | 1216 | 0,85 % |
Beogradi i Ri | 214.51 | 1555 | 0,72 % |
(Burimi: përmbledhje e autorit bazuar në të dhënat e marra nga: Republički Zavod za Statistiku (2014). 2011 Popis stanovništva, domačinstava i stanova 2011. u Republici Srbiji: Uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2002 i 2011, godine; dhe Adresat e Pasivizuara në Serbi, Raporti i Ambasadorit të Serbisë për Anëtarin e Parlamentit Evropian dhe Raportuesin e Përhershëm të KE-së për Kosovën Ms. Viola von Cramon). Së dyti, autoritetet shtetërore serbe kanë dhënë të dhëna jokonsistente për pasivizimin e komunave me një popullsi shumicë shqiptare. Në nëntor 2020, disa muaj pasi aktivistët nga Medvegja20 bënë fushatë lidhur me pasivizimin duke e shndërruar në çështje kryesore politike, përfaqësuesi i sapo zgjedhur nga pakica shqiptare në Kuvendin e Serbisë, Z. Shaip Kamberi, pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë për numrin e përgjithshëm të adresave të përhershme të pasivizuara për komunën e Medvegjës.
Ai kërkoi me shumë takt numrat për ato zona ku shqiptarët përbënin shumicën kryesore të popullsisë në këtë komunë dhe atë për periudhën nga 2017 deri në 2020. Më 9 dhjetor 2020, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, iu përgjigj me një letër zyrtare në të cilën deklaroi se “bazuar në informacionet e Ministrisë kishte 1751 persona me status të pasivizuar për zonat e kërkuara për periudhën nga 1 janari 2017 deri më 26 nëntor 2020”.21 Pak muaj më vonë, zoti Kamberi i bëri Ministrit të Brendshëm të njëjtën pyetje, për të njëjtat zona, për të njëjtën komunë, por për periudhën 2011-2017. Sipas përgjigjes së dytë të ministrit Vulin, nuk ka pasur raste pasivizimi të raportuara për këto vite. Më saktësisht, ai në përgjigjen e tij ka shkruar se “në bazë të informacioneve të Ministrisë nuk ka pasur asnjë adresë të vetme të përhershme të pasivizuar në këto vendbanime specifike për vitet e kërkuara dhe nuk ka pasur asnjë rast të iniciuar për momentin që ishte në pritje të vendimit për pasivizim të adresave tëe përhershme në ato zona.”22 Natyrisht, informacioni i zotit Vulin nuk ishte i saktë. Së pari, nivelet e tjera institucionale në Serbi kanë ofruar statistika të ndryshme nga Ministri Vulin. Në fillim të vitit 2020, kur fushata kundër pasivizimit masiv dhe selektiv të shqiptarëve po fillonte të merrte hov, kryetari i Preshevës, Z. Shqiprim Arifi, pyeti autoritetet për numrin total të rasteve të pasivizuara në zonat me popullsi shqiptare. Megjithatë, ai nuk ju drejtua autoriteteve lokale në qytetin e Medvegjës dhe as nuk u Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd. Në vend të kësaj, ai bëri kërkesë te drejtoria rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në Leskovc, një institucion i ndërmjetëm por që ka kompetenca mbi autoritetet lokale në komunën e Medvegjës. Në përgjigjen zyrtare për Kryetarin Arifi, Zëvendësdrejtori i Policisë së Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Leskovc tha:
“Në bazë të verifikimit të informatave [nëpër sektorë të ndryshëm] konfirmojmë se nga departamenti i policisë në Leskovc, policia në Medvegjë ka pasivizuar, që nga data 29.11. 2011, kur hyri në fuqi Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim, deri më 12.03. 2020, me vendim të formës së prerë, 4214 persona, në territorin e komunës së Medvegjës.” [23]
Megjithatë, deri në mars të vitit 2021, zyrtarët shtetërorë serbë raportuan shifra të ndryshme për pasivizim. Me kërkesë të Viola von Cramon-Taubadel, eurodeputete dhe Raportuese e Përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën, vetëm disa javë para miratimit të “Raportit të Komisionit 2019-2020 për Serbinë” në Parlamentin Evropian, ambasadori serb u dha eurodeputetëve një document/listë gjithëpërfshirëse me titull:“Adresa të pasivuara në Serbi”. Për tri komunat më jugore, ambasadori serb në Bruksel raportoi: a) 1782 raste për komunën e Medvegjës, b) 570 për Bujanocin dhe c) 92 për Preshevën. Me pak fjalë, zyrtarët shtetërorë serbë raportuan të dhëna mjaft të sakta për pasivizimin përpara se çështja të bëhej e njohur gjerësisht, por i ulën shifrat deri në momentin kur ai arriti nivelet e politikëbërjes ndërkombëtare, siç është Parlamenti Evropian.24 Së treti, zyrtarët shtetërorë në Serbi nuk janë marrë me pyetjen se si pasqyrohet pasivizimi në listat e votuesve në Serbinë jugore. Në Republikën e Serbisë, meqenëse e drejta e qytetarëve për të votuar në zgjedhjet lokale varet nga të paturit e një adrese të përhershme të regjistruar në njësinë vetëqeverisëse, listat e votuesve janë dëshmi e qëndrueshme për statusin e pasivizimit. Me fjalë të tjera, pasivizimi masiv dhe selektiv shoqërohet pothuajse gjithmonë me një rënie të theksuar të numrit të votuesve. Në të vërtetë, duke parë komunën e Medvegjës, nga viti 2012 deri në vitin 2019, numri i votuesve të regjistruar është zvogëluar nga 10.102 në 6.602.25 Dhe vetëm gjatë një periudhe katërvjeçare, mes viteve 2015-2019, numri i këshilltarëve shqiptarë ra nga 8
në 3.[ 26]
E fundit, autoritetet serbe nuk kanë ofruar të dhëna të ndarjes etnike, as për rastet e pasivizuara dhe as për votuesit të cilët janë hequr nga lista e votuesve që nga viti 2011. Duke u nisur nga rezultatet e anketës sime, ku 90% e 500 të pasivizuarëve nga Medvegja pretenduan se nuk paten të drejtë të votonin gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2019, kreva një analizë në dy nivele të listave të votuesve për këtë komunë. Së pari, analizova numrin total të votuesve të regjistruar për ciklin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në 2012 dhe 2019. Kjo do të thotë se hulumtova se si ndryshoi numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim në vitin 2011. Në hapin e dytë, krahasova uljen e numrit të votuesve shqiptarë dhe serbë në fshatrat/vendbanimet ku ata përbënin shumicën absolute të popullsisë (mbi 95% e popullsisë). Siç tregon edhe krahasimi i tabelave 2 dhe 3, ndërmjet periudhës 2012- 2019, numri i votuesve shqiptarë të hequr nga lista e votuesve në komunën e Medvegjës ishte 61.58%, ndërsa ai i serbëve ishte 14%. Në studimin tim me qytetarët të prekur, zbulova një korrelacion të fortë midis shqiptarëve të pasivizuar dhe heqjes së tyre nga lista e votuesve. Të paktën për rastin e komunës së Medvegjës, isha në gjendje të vlerësoja në mënyrë të pavarur pretendimet e pjesëmarrësve në anketë, rreth pamundësisë së tyre për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale në vitin 2019. Duke patur qasje të plotë në listat e votuesve nga ky vit, të cilat këshilltarët politikë shqiptarë i bënë të disponueshme për këtë studim, mund të identifikoja të pasivizuarit që ishin hequr nga lista e votuesve deri në kohën kur u mbajtën zgjedhjet lokale në shtator 2019.Gjithashtu zbulova se mbi 90 për qind e 500 shqiptarëve të pasivizuar nga kjo komunë, që morën pjesë në këtë studim, ishin hequr nga lista e votuesve pa u njoftuar për këtë. 10 për qind e mbetur ende figuronin në listat e votuesve.[27]
Edhe pse autoritetet shtetërore kanë insituar se pasivizimi po bëhet në mënyrë të barabartë në të gjithë Serbinë, të dhënat tregojnë se komunat me popullsi shumicë shqiptare kanë saktësisht numrin më të lartë të qytetarëve të pasivizuar në Republikën e Serbisë. Gjithashtu, siç tregon rasti i Medvegjës, komunë me numrin më të lartë të qytetarëve të pasivizuar në Serbi, ku pasivizimi masiv i shqiptarëve çoi në një zvogëlim drastik të numrit të votuesve shqiptarë, si dhe zvogëlim të numrit të këshilltarëve politikë shqiptarë.
Tabela 2. Pasivizimi dhe Zvogëlimi i Votuesve Shqiptarë në Medvegjë” (2012-2019)
Fshatra/Vendbanime me shumicë shqiptare Votues të regjistruar 2012 Votues të regjistruar 2019 Rënia në numër e votuesve shqiptarë Përqindja |
Gjylekreshtë | 7.44 | 1782 | 23,96 % |
Kapit | 11.1 | 59 | 0,53 % |
Tupallë | 22 | 35 | 0,16 % |
Sijarinë | 18.07 | 560 | 3,09 % |
Sfricë | 57.93 | 63 | 0,10 % |
Ramabajë | 144.21 | 366 | 0,25 % |
Starabajë | 108.21 | 86 | 0,07 % |
Gërbac | 128.75 | 628 | 0,48 % |
(Burimi: përmbledhje e autores nga të dhënat zyrtare të marra nga: Spisak Upisanih Biraca/ Rezultati Lokalnih Izbora, Opstina Medvegja/Medvedja, 24 qershor 2012; dhe Spisak Upisanih Biraca/Rezultati Lokalnih Izbora, Opstina Medvegja/ Medveđa, 08.09.2019). Rënia e votuesve në përqindje është vlerësim i imi.
Tabela 3. Pasivizimi dhe Zvogëlimi i Votuesve Serbë në Medvegjë /(2012-2019)
Fshatra/Vendbanime me shumicë serbe Votues të regjistruar Viti 2012 Votues të regjistruar 2019 Rënia në numër e votuesve Rënie në Përqindja |
Donji Bucumet | 198 | 155 | -21.71% |
Lece | 275 | 237 | -13.81% |
Gazdare | 382 | 374 | -2.09% |
Negosavlje | 306 | 303 | -0.98% |
Macedonce | 158 | 128 | 18.98% |
Rujkovac | 270 | 200 | -25.92% |
Stublla | 118 | 105 | -11.01% |
Tullare | 152 | 144 | -5.26% |
(Burimi: përmbledhje e autores nga të dhënat zyrtare të marra nga: Spisak Upisanih Biraca/ Rezultati Lokalnih Izbora, Opstina Medvedja, 24 qershor 2012 [Lista e Votuesve të Regjistruar / Rezultatet e Zgjedhjeve Lokale, Komuna e Medvegjës], dhe Spisak Upisanih Biraca/Rezultati Lokalnih Izbora, Opstina Medvedja, 08.09.2019 [Lista e Votuesve të Regjistruar / Rezultatet e Zgjedhjeve Lokale, Komuna e Medvegjës Rënia e votuesve në përqindje është vlerësim i imi.
Si ndikoi politika e pasivizimit te qytetarët e rregullt në Serbinë jugore
Statistikat për statusin e pasivizimit janë thelbësore për çështjen nëse institucionet shtetërore kanë vepruar me mirëbesim gjatë zbatimit të Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim në Serbi. Ato jo vetëm që na tregojnë për modus operandi të institucioneve të ndryshme shtetërore, por gjithashtu mund të specifikojnë forma dalluese të diskriminimit dhe shënjestrimin e grupeve të veçanta etnike. Megjithatë, sado që statistika të jetë e rëndësishme, debati mbi statusin pasivizues nuk mund të përmbyllet me statistika. Pas çdo numri pasivizimi fshihet një përvojë e veçantë dhe personale e shtetasit të Serbisë. Deri më tani, nuk i është kushtuar vëmendje e mjaftueshme betejave individuale të shqiptarëve të pasivizuar nga Serbia jugore; as në media dhe as në mjediset akademike nuk është ngritur pyetja se si ndikon pasivizimi tek këta individë dhe familjet e tyre, në aspekt afatshkurtër dhe afatgjatë. Përderisa ka një referencë në lidhje me faktin që shqiptarët mund të ankohen kundër vendimit të autoriteteve brenda 8 ditëve, siç parasheh ligji, ata nuk arrinin ta bënin këtë sepse autoritetet nuk i njoftonin ata me kohë për vendimin e nxjerrë— pothuajse nuk është dhënë asnjë vëmendje atyre rasteve kur shqiptarët kanë nisur procedurat kundër autoriteteve serbe me qëllim të rikthimit të statusit të adresave të tyre të banimit. Ndoshta edhe më e habitshme është situata që pothuasje fare nuk ka pasur debat për ndikimin e pasivizimit mbi individët me sëmundje kronike, të pensionuarve dhe grupet e tjera të ndjeshme të Serbisë jugore.
Të dhënat nga anketimi im tregojnë se autoritetet kompetente serbe nuk kursyen pasivizimin as për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve në jug të Serbisë. Në disa raste, jo vetëm që autoritetet kompetente kanë pasivizuar anëtarë të rrezikuar të pakicës shqiptare, por ata ishin edhe anëtarët e vetëm nga e gjithë familja, të cilët ishin pasivizuar. Në vijim, kam ofruar shënime nga një gamë përvojash personale dhe betejash të shtetasve të Serbisë me etnicitet shqiptar ndaj politikave të pasivizimit që nga viti 2011. Çdo rast i paraqitur reflekton më shumë se një përvojë personale në përballje me pasojat e pasivizimit; ai reflekton një kategori të qytetarëve të pasivizuar në jug të Serbisë. Për shkak se fokusi është në përvojën e individëve, metoda ime e kërkimit dhe analizës së të dhënave kalon në një studim antropologjik. Për shembull, për të marrë të dhënat që nuk janë nxjerrë nga statistikat, kam kryer më shumë se një intervistë të thelluar me secilin pjesëmarrës, gjatë një periudhe 15-mujore. U bëra atyre mbi njëzet pyetje të hapura. Kam mbajtur shënim të procedurave të tyre ligjore të nisura në Serbi, përgjigjet e zyrtarëve të cilat i kanë pranuar dhe kam bërë analiza tekstuale bazuar në dokumentet zyrtare që qytetarët e pasivizuar i kanë vënë në dispozicion për këtë studim. Të dhënat e fituara nga studimi im tregojnë se nuk kishte kritere objektive në procesin e vendimmarrjes për pasivizim të personave nga komuniteti shqiptar në Serbinë jugore.
Pasivizimi i shqiptarëve nuk ishte aspak i kategorizuar. Autoritetet po pasivizonin qytetarë të rinj dhe të moshuar, qytetarë të shëndetshëm dhe të sëmurët. Ata po pasivizonin njerëz që punonin për administratën lokale të komunës në jug të Serbisë, studentë shqiptarë nga jugu i Serbisë që studionin në Kosovë, si dhe individë që ishin me punë të përkohshme në Evropën Perëndimore. Ata, pra, po pasivizonin këdo që kishte regjistruar tek autoritetet në Serbi, qëndrimin e vet afatgjatë jashtë vendit. Në vijim, do të sjell shembuj nga çdo kategori. Kategoria e parë e shqiptarëve të pasivizuar nga Serbia jugore janë ata që punojnë përkohësisht në Evropën Perëndimore. Për shkak të shkallës së lartë të papunësisë në tre komunat më jugore të Serbisë, dhe duke shfrytëzuar faktin se Serbia ka një marrëveshje për lirim vizash me Zonën Shengen, shumë shqiptarë nga rajoni përfunduan duke u marrë punë sezonale në Zvicër dhe Gjermani. Edhe pse ata vazhdojnë të kenë pronë në emër të tyre në jug të Serbisë dhe nuk kanë kontrata pune afatgjata në vendet e huaja, autoritetet patën tendencë të çaktivizojnë sistematikisht adresat e tyre të qëndrueshme në vendlindje. Në këtë mënyrë, ata po e trajtonin këtë kategori të qytetarëve si shtetas të huaj, ose si individë të cilët heqin dorë nga shtetësia e tyre serbe për të marrë një shtetësi tjetër të huaj dhe më shumë gjasa nuk do të ktheheshin kurrë për të jetuar në Serbinë jugore. Në praktikë, kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë; punëtorët sezonalë shqiptarë nga jugu i Serbisë nuk fitojnë automatikisht qëndrime të qëndrueshme në Evropën Perëndimore ose shtetësi të vendeve pritëse. Përgjithësisht, ata angazhohen në migrim qarkulles, por statusi i pasivizuar bën që të jetë më vështirë për ta të kthehen në vendlindjet e tyre në jug të Serbisë.
Një shqiptar me status të pasivizuar, nga një nga fshatrat e Medvegjës, duke kujtuar përvojën e tij të këtij procesi, më tregoi historinë e tij në një intervistë personale: “Shkova për ta vazhduar pasaportën time të skaduar në vitin 2014, në departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin tonë, pas një viti që kisha kaluar në Gjermani, dhe ishte vetëm atëherë që mësova se isha pasivizuar. Zyrtari i Policisë më tha se jam fshirë, nuk jam më në bazën e të dhënave, dhe për këtë arsye nuk mund të merrja një pasaportë të re. Që atëherë, nuk kam një pasaportë të vlefshme dhe letërnjoftimi më ka skaduar, gjithashtu. Nuk kam më asnjë dokument të vlefshëm nga Republika e Serbisë. Kjo ma bën të pamundur jetën në Medvegjë; Herën e fundit që isha atje nuk munda të blija një numër telefoni në vendlindjen time,aty ku kam lindur, për shkak të mungesës së një letërnjoftimi të vlefshëm. Pastaj ma ndërprenë edhe energjinë elektrike, sepse nuk kisha letërnjoftim të vlefshëm kur shkova për të paguar faturat mujore. Kjo është një situatë jashtëzakonisht shqetësuese.”[28]
Kategoria e dytë kryesore e shqiptarëve të pasivizuar nga jugu i Serbisë janë ata që aktualisht punojnë në Kosovë. Në një rast, bisedova me një të ri shqiptar nga një fshat në Bujanoc i cili ishte me status të pasivizuar në vitet e fundit. Familja e tij kishte një hapësirë të madhe toke që ia kishin dhënë atij. Ai paraqiti dëshmi të certifikatës së lindjes, certifikatës së shtetësisë dhe pagesat e taksave që i kishte bërë rregullisht ndaj qeverisë serbe. Ai fliste disa gjuhë dhe ishte i arsimuar. Megjithatë, kurrë nuk kishte gjetur punë në Serbi. Disa vite më parë, ai gjeti një punë me pagesë të mirë në Kosovë, ku punoi për një kompani ndërkombëtare, por pjesën më të madhe të fundjavave i kalonte me prindërit e tij në fshatin e tij në Serbinë jugore. Duke kujtuar betejën e tij shtatëvjeçare me institucionet shtetërore serbe kundër pasivizimit, në një intervistë personale më tha: “Kur më skadoi letërnjoftimti personal në vitin 2014, autoritetet serbe më thanë se nuk mund ta vazhdonin sepse nuk ishte ajo adresa ku unë jetoja përherë.”29 Ai më pas paraqiti një ankesë që e dërgoi në autoritetin më të lartë kompetent në Beograd, por pa rezultat. “Më pasivizuan jo vetëm adresën e përhershme, por edhe ankesën time”, më tha ai gjatë intervistës. Pas më shumë se shtatë vjet betejash ligjore, ai u bë de jure një person pa shtetësi. Ndërkohë, letërnjoftimi i tij personal dhe pasaporta i skaduan dhe autoritetet refuzojnë vazhdimisht kërkesat e tij për ripërtëritjen e tyre. Si në çdo rast tjetër të pasivizimit që kam hetuar, Ministria e Brendshme serbe siguroi që të mos linte asgjë në shkrim që do të tregonte se ata refuzuan të i jepnin dokumente udhëtimi. Duke lexuar vendimin zyrtar, bie në përshtypje se qytetari thjesht nuk arriti të “bindë” autoritetet se ai ka synim të jetëjetësuar përgjithmonë në vendlindjen e tij. Në të vërtetë, megjithatë, atij ju hoqën të gjitha të drejtat themelore qytetare dhe shtetërore në Serbi nga autoritetet shtetërore. Kategoria e tretë kryesore e shqiptarëve që po pasivizohen në Serbi janë të rinjtë që studiojnë në Kosovë ose Shqipëri. Bazuar në rrëfimet që kam bërë me qytetarët e prekur, faktet objektive nuk luajtën rol në këto raste për autoritetet serbe. Siç shpjegoi në një mënyrë të ndjeshme një student shqiptar nga komuna e Bujanocit, që studion mjekësi në Prishtinë:
“I informova autoritetet serbe se do të studioja mjekësinë në Kosovë; se vitin vijues do ta filloja rezidencën time mjekësore, që do të thotë se do të kaloja edhe katër vite të tjera kryesisht në Kosovë […] Jam pasivizuar që nga viti 2015. Nuk kam asnjë letërnjoftim apo document tjetër të vlefshëm që nga ai vit. Jam bërë faktikisht qytetar i huaj në vendlindjen time. Aplikova tri herë për ta ripërtrirë letërnjoftimin tim në departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc […] madje më gjetën në shtëpi një herë kur erdhën të kontrollonin nëse jetoja në adresën time të regjistruar si adresë të përhershme, por megjithatë më pasivizuan.
A mund të imagjinohet një gjë e tillë të ndodhë kudo në Evropë sot, që ta humbni identitetin shtetëror sepse punoni ose studioni në një vend tjetër?[30]
Ekzistojnë prova të forta që tregojnë se personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë i pasivizoi gjithashtu, shqiptarët nga jugu i Serbisë të cilët ishin me gjendje të rënda shëndetësore. Në komunën e Medvegjës ka pasur një rast ku një qytetar i pasivizuar vuante nga një sëmundje e rrallë e cila e kishte lënë në karrocë për një kohë të shkurtër. Ai kishte mjekët e tij jashtë vendit ku shkonte për kontrolle të rregullta dhe për të marrë pjesë në provat klinike që nga vera e vitit 2010. Ajo që binte në sy në këtë rast familjar ishte se Ministria e Brendshme e Serbisë “verifikoi vendbanimin e tij” tre herë dhe inspektorët e policisë e gjenin çdo herë në shtëpi gjatë vitit 2020. Megjithatë, departamenti përgjegjës refuzoi të njihte vlefshmërinë e adresës së tij të përhershme. Akoma më shqetësuese, i njëjti institucion u lëshoi pasaporta të reja prindërve, nga të cilët personi i në karrige varej për aktivitetet e tij të përditshme, si dhe dy vëllezërve e motrave të tij, por jo atij. Ky i ri shqiptar i pasivizuar, i cili kishte studiuar në SHBA për katër vite para se të sëmurej, dha një rrëfim të detajuar në sondazh, duke thënë ndër të tjera: “Do të më kenë pasivizuar pak para se të mbaheshin zgjedhjet lokale në 2019 në Medvegjë ose të paktën. atëherë mësova për këtë, sepse kur autoritetet sollën listat e zgjedhësve, emri im nuk ishte në të.[31] Në atë kohë, megjithëse ky qytetar i pasivizuar ende kishte një letërnjoftim personal të vlefshëm kur u mbajtën zgjedhjet lokale, ai u pasivizua pa marrë kurrë njoftim për këtë, dhe më pas u fshi nga lista e votuesve pa e ditur për këtë. Ai bëri ankesë në departamentin përgjegjës për Ministrinë e Punëve të Brendshme në vendlindjen e tij, por autoritetet refuzuan t’i jepnin një vendim me shkrim që konfirmonte se ai në të vërtetë ishte pasivizuar. [32] Në vend të kësaj, ata i komunikonin të gjitha në mënyrë verbale. Pavarësisht kërkesës së tij për të riaktivizuar adresën e tij të qëndrueshme, autoritetet kurrë nuk i dhanë asnjë përgjigje. Në një nga pyetjet e anketës, qytetari i pasivizuar, i cili vuan nga sëmundja e rëndë kujton:
“Autoriteti kompetent, në zyrën e tyre, më tha vetëm me fjalë se jam pasivizuar, nuk ma dhanë asgjë në shkrim… ishte një ndjenjë shumë e vështirë për mua… ishte një diskriminim i rëndë që Republika e Serbisë bëri ndaj meje, sepse isha thjesht një qytetar normal i këtij vendi dhe paguaja rregullisht taksa në këtë vend.
Kanë kaluar dy muaj që kur e apelova këtë vendim të padrejtë dhe jonjerëzor, por nuk mora asnjë përgjigje nga autoritetet. Fakti që jam në karrige me rrota dhe në mes të pandemisë duket se nuk i prek aspak ata.”[33]
Në nëntor të vitit 2020, ndërsa ende pritej një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe, qytetari në karrocë, i cili ishte pasivizuar padrejtësisht, u sëmur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Beogradit. Atë ditë, që ai u pranua në Njësinë e Emergjencës në Beograd, nuk kishte pasaportë të vlefshme, nuk kishte sigurim shëndetësor dhe nuk kishte vendbanim të përhershëm të pranuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë.[34] Vetëm për shkak të presionit të madh mbi autoritetet lokale, ata i dhanë një kartelë të përkohshme të sigurimit shëndetësor, dhe atë me kohëzgjatje për vetëm për dy muaj, e cila i mundësoi familjes të mbulojë shpenzimet e faturave mjekësore që shumë lehtë mund të kishin qenë disa mijë euro. Ai vdiq tre javë më vonë. Dhe Ministria e Brendshme serbe kurrë nuk e ripëtriu pasaportën e tij.[35] Nëse ky 30- vjeçar do të kishte nevojë për një operacion të ndërlikuar në një vend tjetër, nuk kishte një pasaportë të vlefshme për tu larguar nga shteti. Kategoria e katërt kryesore e shqiptarëve të pasivizuar nga jugu i Serbisë përfshin të moshuarit dhe pensionistët. Përveç të sëmurëve kronikë, zbulova se kjo ishte një nga grupet më të ndjeshme shoqërore ndër shqiptarët e pasivizuar në jug të Serbisë. Në komunën e Medvegjës, bisedova me një grua 70-vjeçare që më tregoi për betejën e saj të gjatë kundër statusit të saj të pasivizimin në Serbi. Ajo e kujtoi ngjarjen gjatë një interviste personale, “ishte thjesht një ditë e zakonshme në jetë”, kishte një takim me mjekun në klinikën në vend kur inspektorët e policisë kishin shkuar për ta kontrolluar, në shtëpinë e saj. Kur ishte kthyer në shtëpi, fqinji i saj i kishte treguar se policia kishte qenë dhe kishin pyetur për vendndodhjen e saj, duke pyetur edhe “sa kohë kalonte në apartamentin e saj, si dhe ku I jetonin fëmijët”.[36]
Kur e intervistova, më tha se ishte me shëndet të dobët, jetonte vetëm dhe më nuk kishte pasaportë të vlefshme. Pas një pasivizimi të padrejtë në vitin 2017, ajo u fshi nga lista e votuesve dhe, si pasojë e kësaj, nuk kishte mundur të votonte në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Medvegjë në vitin 2019. Kur e pyeta se si kishte ndikuar pasivizimi në jetën e saj, ajo më tha:
“Isha i detyruar të ngujohesha në shtëpinë time për një vit […] pasi mësova se më kishin pasivizuar, bëra një ankesë për vendimin dhe inicova një procedurë ligjore për të riaktivizuar vendbanimin tim të përhershëm. Ata gjetën çdo justifikim të mundshëm, nga më absurdet që mund të imagjinoni, vetëm që të mund ta zgjasnin procesin. Madje angazhova një avokat serb, por Departamenti Rajonal i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Leskovc nuk i mori parasysh argumentet e mia.”[37]
E mbetur vetëm me një dokument të vlefshëm, letërnjoftimin personal, frika më e madhe për këtë grua shqiptare nga Medvegja, e pensionuar dhe e pasivizuar, ishte se nuk do të mund ta merrte pensionin edhe për shumë kohë. Duhej një dokument i vlefshëm për të hapur një llogari bankare dhe për të marrë pension në Serbi. Si masë parandaluese, ajo mendoi se mund të ishte e mençur ta autorizonte një nga vajzat e saj për ta marrë pensionin për të. Në këtë mënyrë, nëse autoritetet nuk ia zgjatnin letërnjoftimin personal, dikush nga familja do të kishte të drejtë ta merrte pensionin e saj mujor. Por as ky plan nuk funksionoi, siç e tregoi në intervistë personale:
“Duke qenë me status të personit të pasivizuar dhe në shëndet të dobët, vendosa të ndërmarr hapat e nevojshëm që ta autorizoja vajzën time të vogël që ta merrte pensionin tim. Shkuam në Leskovc, ku ndodhet zyra rajonale që rregullon çështje të tilla. Vajza ime ka shtetësinë e Kosovës pra nuk ka pasaportë serbe. Fillimisht, zyrtari serb në Leskovc më tha se nuk është aspak problem ta autorizoj vajzën time për ta marrë pensionin tim, por në momentin kur pa letërnjoftimin e vajzës sime nga Kosova, tha ‘prisni një moment’ dhe shkoi për tu konsultuar me kolegun e vet; u kthye dhe më tha në serbisht: ‘ne može’…që do të thotë ‘ nuk bën’… Kështu e trajton sot Serbia pakicën shqiptare.” [38]
Gruaja e pensionuar apeloi kundër vendimit për pasivizim në departamentin përgjegjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në Medvegjë dhe Leskovc. Pasi priti pothuajse një vit për një përgjigje, institucionet përkatëse refuzuan ankesën dhe e argumentuan se “gjatë procesit të verifikimit, autoritetet e policisë kanë konstatuar se personi në fjalë nuk jeton në adresën e deklaruar të banimit dhe se adresa e përhershme e banimit të saj të deklaruar nuk paraqet qendrën e aktiviteteve të saj jetësore”. 39 Edhepse e pazakontë, këto institucione dhanë dy komente shtesë në vendimin përfundimtar. Ata përmendën se e kishin gjetur gruan e pensionuar në shtëpi dy herë gjatë vizitave të papritura të policisë, por theksuan “ne i refuzojmë ankesën sepse bazuar në dëshmitë elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, mund ta vërtetojmë se ajo vinte vetëm herë pas here në territorin e Republikës së Serbisë dhe se shumicën e kohës e kalonte në territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’”.
Letra zyrtare bëri një referencë tjetër të pazakontë që tregon se praktika e pasivizimit mund të vendosë një komunitet të tërë nën presion. Në vendimin përfundimtar, ata argumentuan se kishin pyetur fqinjët për vendndodhjen e pensionistes me status të pasivizuar, dhe përgjigja e tyre pretendohet se ishte se ajo kalonte shumicën e kohës me bijtë e saj në Prishtinë, Kosovë. [40] Pas një beteje prej mbi një viti me Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe, e pensionuara jo vetëm që nuk arriti të riaktivizojë adresën e saj të banimit, por atë e hoqën edhe nga lista e votuesve pa vullnetin e saj, dhe pasaporta e saj ka skaduar gjatë kësaj kohe. Autoritetet kompetente të Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe, natyrisht, refuzuan të ripërtërijnë pasaportën e saj. Kategoria e pestë e shqiptarëve të pasivizuar janë anëtarët e komunitetit shqiptar me adresa të përhershme të regjistruara jashtë vendit. [41] Në qershor të vitit 2020, Haki Emini, një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut nga Medvegja, shkroi një letër të hapur proteste për institucionet serbe, e cila u botua në gazetën e përditshme Danas në Serbi. Në letër, z. Emini ka shpjeguar se, edhe pse e kishte regjistruar siç duhet vendbanimin e tij jashtë shtetit pranë autoriteteve serbe dhe kishte të drejtë të votonte rregullisht për vite me radhë në konsullatën serbe në Bernë, Zvicër, ai papritmas dhe në mënyrë të paligjshme u pasivizua dhe më pas e larguan nga lista zgjedhore në vitin 2019. Në letër me titull “Pastrimi Etnik Administrativ kundër Shqiptarëve”, ai theksoi se mijëra bashkëvendas të tij ballafaqoheshin me vendime të ngjashme të paligjshme dhe diskriminuese nga autoritetet serbe. [42] Rasti i Haki Eminit është një rast konkret dhe i rëndësishëm në disa aspekte. Së pari, tregon se pasivizimi u zgjerua për të përfshirë ata shqiptarë të Serbisë jugore me vendbanime të regjistruara siç duhet në Evropën Perëndimore ose më gjerë. Ai gjithashtu ilustron se edhe nëse shtetasit e Serbisë por të përkatësisë etnike shqiptare, e kanë regjistruar siç duhet vendbanimin e tyre të ri jashtë vendit, dhe atë në përputhje me dispozitat e nenit 19 të Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim, kjo përfundimisht nuk i mbron ata nga pasivizimi i autoriteteve serbe.
Pasivizimi i shqiptarëve nga Serbia jugore, të cilët kanë qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, pak ka të bëjë me shqetësimet për rezultatet e zgjedhjeve. Sepse, zakonisht, pjesëmarrja e votuesve shqiptarë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi ka qenë tradicionalisht e ulët. Në vend të kësaj, duke bërë pasivizimin e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me kualifikime të larta dhe situatë të mirë financiar meqë që punojnë jashtë vendit, autoritetet serbe duket se kanë qëllime të tjera në mendje. Qëllimi i tyre është t’i parandalojnë shqiptarët e arsimuar në nivel të lartë ta formojnë çfarëdo lloj lidhjeje të vlefshme me vendin e tyre të origjinës. Në fund të fundit, qofshin shqiptarët me status të pasivizuar duke jetuar në Bujanoc apo duke studiuar përkohësisht në San Francisco, pasojat janë të njëjta dhe kjo praktikë prek njësoj të dy kategoritë e qytetarëve. Ky veprim i pengon ata të kenë të drejtën për të votuar, për të punuar ose për ta punësuar dikë në vendlindjet e tyre, dhe forcon largimin e elitës shqiptare, duke i penguar qytetarët e pasur të kthehen në shtëpi dhe të bëjnë investime në jug të Serbisë. Kategoria e gjashtë e shqiptarëve të pasivizuar përbëhet nga femrat shqiptare nga tri komunat e Serbisë jugore të cilat janë të martuara me meshkuj shqiptarë kosovarë dhe femra nga Kosova të martuara me shqiptarë nga jugu i Serbisë. Këta njerëz, nëpërmjet lidhjes së martesës, shpesh ndajnë kohën e tyre midis dy vendeve. Teuta Fazliu, e lindur në Bujanoc, e martuar me një shqiptar nga Kosova dhe zyrtare në Ministrinë e Administratës Lokale në Kosovë, ishte një prej tyre. Ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, duke qëndruar me prindërit në Bujanoc, në mes të pandemisë, kur nuk pati zgjidhje tjetër përveçse ta linte vendlindjen e saj, për ta lindur fëmijën e parë në Prishtinë, Kosovë. [43] Në një intervistë personale, ajo shpjegoi se pasi mësoi për statusin e saj të pasivizuar dhe pasi u largua nga lista e votuesve, ajo depozitoi një ankesë kundër vendimit. “Ka kaluar gati një vit, por nuk kam marrë përgjigje prej tyre”, shpjegoi ajo. Duke qenë se Teuta është shtetase e Serbisë, vajza e saj e porsalindur ka të drejtë të marrë nënshtetësinë serbe, por statusi i saj i pasivizuar e bën të pamundur realizimin e kësaj të drejte për vajzën e saj. Se si ndikon statusi i pasivizimit të prindërve shqiptarë nga jugu i Serbisë në të drejtat e fëmijëve të tyre të mitur, është një pyetje tjetër me të cilën zyrtarët serbë nuk janë marrë deri më tani.
Ajo që tregon rasti i Teuta Fazliut është se një person i pasivizuar nuk do të thotë domosdoshmërisht një adresë e përhershme e pasivizuar. Sepse, në ato raste kur kryefamiljarët pasivizoheshin, politika kishte implikime të drejtpërdrejta edhe për fëmijët e tyre të mitur. Në terma afatshkurtër, prindërit shqiptarë të pasivizuar në Serbi përballen me pengesa që variojnë nga marrja e certifikatave të lindjes për fëmijët e tyre të mitur e deri te pamundësia për t’i regjistruar në institucione specifike në Serbi. Në planin afatgjatë, shumica e prindërve shqiptarë me status të pasivizuar, pa letërnjoftime të vlefshme, kanë deklaruar në anketë se kanë frikë se fëmijët e tyre do të hiqen nga lista e votuesve dhe përfundimisht do t’ju refuzohen dokumentet e identifikimit nga autoritetet shtetërore serbe. Si rezultat i kësaj, çështja e qasjes në pronë i preokuponte të gjitha këto kategori me status të pasivizuar. Ekziston një pasivizim par excellence ndër-gjeneratash që po ndodh në jug të Serbisë. Ky studim tregoi se ka një korrelacion të fortë midis shqiptarëve me status të pasivizuar ose të lënë pa-shtetësi dhe refuzimit nga autoritetet serbe për të lëshuar dokumente identiteti dhe pasaporta shtetërore për fëmijët e tyre të lindur në Kosovë, e drejtë kjo e garantuar për ta nga Ligji për Shtetësinë e Republikës së Serbisë, mbështetur në arsyen se një nga prindërit e tyre është i lindur në Serbi dhe ka shtetësinë serbe. Megjithatë, prindërit vështirë se mund të vërtetojnë këtë se autoritetet serbe kanë refuzuar shtetësinë për fëmijët e tyre për shkak të statusit të tyre të pasivizimit. Kjo ndodh sepse autoritetet ju komunikojnë këtë informacion vetëm gojarisht familjeve shqiptare.
Në këtë moment kohor, ky studim zbuloi se të paktën 850 shqiptarë nga jugu i Serbisë janë regjistruar si persona pa ndonjë dokument identiteti në Kosovë. [44] Sipas përfaqësuesit të Zyres për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, zyrë kjo që vepron brenda Zyrës së Kryetarit të komunës së Gjilanit në Kosovë, “ Kjo situatë krijon një numër të pazgjidhshëm problemesh për ta dhe familjet e tyre; fëmijët e tyre, edhe pse mund të jenë të lindur në Kosovë, nuk mund ta fitojnë shtetësinë kosovare sepse prindërit e tyre nuk janë të lindur në Kosovë. Megjithatë, ata nuk mund të marrin as dokumente identiteti të Serbisë për shkak të statusit të pasivizimit të motivuar etnikisht.” [45] Ky seksion e bën të qartë se shqiptarët nga Serbia nuk po humbasin vetëm të drejtat e tyre themelore qytetare dhe politike për shkak të pasivizimit të adresave të tyre banimi, por ata po ndalohen sistemikisht nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe për të marrë dokumente shtetërore identitetifikuese. Nuk ka një kategori të qartë të shqiptarëve që po pasivizohen, por autoritetet kanë synuar pasivizimin masiv dhe selektiv, veçanërisht për shqiptarët që aktualisht jetojnë në Kosovë për shkak të punës, studimeve, ose sepse kanë arritur atje si persona të zhvendosur brenda vendit gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2000/2001.
Megjithatë, një pyetje themelore që duhet ngritur është si vijon: A ekziston një bazë ligjore në Serbi për t’i refuzuar dokumentet e identitetit të shtetasve bazuar në statusin e adresës së banimit? Dhe a ka ankesa sikur këto të shqiptarëve tek grupet e tjera pakicë dhe popullata shumicë në Serbi? Këto janë dy pyetjet që do t’i diskutoj në vijim.
Politikat e pasivizimit nga ana e Serbisë ndaj pakicës shqiptare: Shfaqja e një politike të pasivizimit të etnizuar
Kuvendi i Serbisë shpalli Ligjin e ri për Vendbanim dhe Vendqëndrim të Qytetarëve më 17 nëntor 2011. Siç përcaktohet në Nenin 1, qëllimi i ligjit ishte të rregullonte regjistrimin dhe çregjistrimin e adresave të banimit brenda vendit dhe të mbante një regjistër të adresave të banimit të përkohshme jashtë vendit për qytetarët e Serbisë, me qëllim të mbajtjes së regjistrave të saktë. 46 Në këtë mënyrë, neni 3 e përcakton kuptimin e termit “qytetar” si vijon: “qytetar nënkupton shtetasin e Republikës së Serbisë”, dhe vendbanimi është “vendi ku qytetari është vendosur me qëllim që të jetojë përgjithmonë, d.m.th. vendi i cili është qendra e veprimtarisë së tij jetësore, marrëdhënieve profesionale, ekonomike, sociale dhe të tjera, të cilat dëshmojnë lidhjen e përhershme të tij me vendin ku është vendosur.”47 Në të njëjtën paragraf, termi “pasivizimi i adresës” shfaqet dhe përcaktohet si “një tregues në regjistrat e autoritetit kompetent se qytetari nuk jeton në adresën e banimit të regjistruar ose adresën e banimit të përkohshëm.”. 48 Së fundi dhe lidhur me këtë, ligji përcakton një term tjetër kyç “autoritet kompetent” si “njësi organizative rajonale kompetente territoriale e ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme”. Nga një përkufizim ligjor, rezulton se kategoria e vendbanimit të përhershëm nuk përcaktohet si një kategori formale apo administrative e caktuar. Përkundrazi, është shumë më tepër një kategori që varet nga vlerësimi i disa kritereve nga autoritetet shtetërore, duke përfshirë kontrollin nëse një qytetar mund të demonstrojë “lidhjen profesionale, ekonomike, sociale dhe të tjera” me adresën aktuale të regjistruar të banimit, si dhe synimin të vendosen përgjithmonë aty. Në këtë mënyrë, ligji përfundimisht ia lë autoriteteve të interpretojnë dhe vërtetojnë faktet për vlefshmërinë e një vendbanimi të përhershëm. Ai u jep atyre fuqinë për të gjykuar për vlefshmërinë e një adrese banimi në të tashmen dhe probabilitetin që një individ të banojë atje në të ardhmen.
Kjo thuhet qartazi në ligj kur përcakton kërkesën e “të vërtetuarit të lidhjes së tij ose të saj të përhershme me vendin […] dhe qëllimin e jetesës aty përgjithmonë”.[49] Gjithashtu, kompetencën e fundit të autoriteteve shtetërore e përcakton në Nenin 13 të Ligjit, i cili thotë qartazi se “autoriteti kompetent do të refuzojë regjistrimin e banimit të përhershëm me një vendim nëse nuk mund të përcaktohet qëllimi i qytetarit për të banuar përgjithmonë në adresën që ai/ajo po regjistron.”[50] Për sa i përket pasivizimit të banimit të përhershëm, ky proces rregullohet nga Neni 18 i të njëjtit Ligj, që përcakton se “me kërkesë të gjykatës, autoritetit të administratës shtetërore, ndonjë autoritetit tjetër ose organizate, si dhe një personi tjetër juridik ose fizik e që ka një interes ligjor të arsyetuar, do të verifikojë vërtetësinë e banimit të përhershëm ose të banimit të përkohshëm në adresën e regjistruar nga qytetari.” [51] Nëse ndonjë nga përfaqësuesit e autoriteteve të mësipërme vijnë në përfundim se “qytetari nuk jeton në adresën ku e ka regjistruar banimin e përhershëm ose atë të përkohshëm… ose nëse ai/ajo ka dhënë informacion të rremë gjatë regjistrimit… autoriteti kompetent do të lëshojë një vendim për pasivizimin e adresës së banimit të përhershëm.” [52] Një koncept tjetër relevant që është përcaktuar qartazi në Ligj është procesi i lëshimit të vendimeve për pasivizimin e banimit. Neni 18, paragrafi 3, thotë se “autoritetet kompetente duhet të lëshojnë një vendim për pasivizimin e adresës,” dhe bën një referencë në të edhe kur bëhet fjalë për të drejtën për t’u ankuar kundër vendimit për pasivizim. Në këtë mënyrë, neni 18 parashikon që qytetari të informohet siç duhet për pasivizimin dhe parashikon se kundër vendimit mund të bëhet ankesë, në departamentin përgjegjës për punët e brendshme, “brenda tetë ditësh nga marrja e vendimit për pasivizimin e vendbanimit.”
Pasivizimi i banimit të përhershëm mund të ketë pasoja të mëdha në të drejtën e votimit në zgjedhjet lokale në Serbi dhe, për më tepër, edhe në përfaqësim politik. Neni 6 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale përcakton se të gjithë qytetarët e moshës madhore, me të drejtë juridike, mund ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale në Republikën e Serbisë. Megjithatë, e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale është lidhur me obligimin që qytetari të ketë një banim të përhershëm të regjistruar në një zonë të caktuar. Për këtë, neni 6 i Ligjit për Zgjedhjet lokale bën të qartë se e drejta për të zgjedhur këshilltarin lokal varet nga banimi i përhershëm në territorin e njësisë së vetëqeverisjes përkatëse lokale. Ndoshta më pak befasuese është se ky ligj përcakton të njëjtat parakushte për mundësinë për të kandiduar si këshilltar politik në zgjedhjet lokale. [53]
Kështuqë, nëse ka pasivizim me motivacion politik i cili do të synonte një grup të veçantë të pakicave, ai do të sndikonte pothuajse gjithmonë në zvogëlimin e numrit të votuesve dhe këshilltarëve nga ky grup pakicash, çka nënkupton se do të dëmtonte rëndë përfaqësimin e tyre politik. Megjithatë, Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim të Qytetarëve të Serbisë nuk thotë shprehimisht se qytetarët duhet të kenë një vendbanim të përhershëm të regjistruar për të marrë letërnjoftim personal ose pasaportë. 54 Në fakt, Neni 17 i Ligjit thotë se nëse një qytetar me të drejtën për një dokument identiteti nuk ka një adresë të përhershme, dhe nuk mund të përcaktohet banimi i tij ose i saj me një vendim në përputhje me Nenin 11 të Ligjit, atëherë banimi i tij/i saj i përkohshëm do të përcaktohet me një vendim “për qëllim të marrjes së një dokumenti të identitetit personal”.55 Në Republikën e Serbisë, e drejta për të marrë dokument identiteti dhe pasaportë është një e drejtë themelore kushtetuese e siguruar për të gjithë qytetarët. Ajo vjen nga të drejta e shtetësisë, e cila përcaktohet nga kriteret e shtetësisë. Nëse e drejta për t’u pajisur me letërnjoftime shtetërore është një e drejtë kushtetuese e garantuar për qytetarët e Serbisë, nëse nuk ka bazë ligjore për t’iu mohuar kartat e identitetit personal në bazë të Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim, atëherë si ka mundësi që autoritetet shtetërore serbe ta zbatojnë këtë ligjshmëri në zonat me popullsi shumicë shqiptare në Serbinë jugore? Për të kuptuar motivimet e autoriteteve për të shmangur ligjin, është e domosdoshme të merret parasysh konteksti politik më i gjerë. Kur Serbia adoptoi Ligjin për Vendbanim dhe Vendqëndrim, në vitin 2011, një nga argumentet kryesore të përdorura në favor të këtij ligji ishte se do të ndihmonte në përcaktimin e numrit objektiv të qytetarëve që jetojnë në një zonë të caktuar të vendit. Kjo ishte e rëndësishme për qeverinë me qëllim të mbledhjes së taksave dhe shërbimeve sociale.
Përveç kësaj, ligji gjithashtu u përshëndet si një mekanizëm i dobishëm që do të forconte demokracinë serbe, pasi do të ndihmonte në “pastrimin” e listave të votuesve, të cilat, sipas pretendimeve, nuk paraqisnin numrin real të votuesve në njësitë e ndryshme të vetqeverisjes në vend.[56] Në atë kohë, politikanët serbë dhe diplomatët ndërkombëtarë në Serbi nuk kishin ndonjë shqetësim për pasojat e mundshme negative, qofshin ato në rajonet ekonomikisht të dobëta të Serbisë prej nga ku kishte migrim të konsiderueshëm të përkohshëm drejt qyteteve, ose në ato zona të vendit të dominuara nga një grupi i pakicës etnike.
Ata e shihnin ligjin si të nevojshëm për mbajtjen e regjistrave të rëndësishme, dhe pritej që impakti i përgjithshëm i Ligjit të ishte pozitiv. Megjithatë, nuk pati diskutime për mundësinë e (keq) përdorimit të Ligjit me synim të pasivizimit masiv të një grupi social ose të pakicave etnike në Serbi. Megjithatë, pothuajse një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, ankesat e para për një praktikë të parregullt dhe arbitrare pasivizimi filluan të vinin nga Serbia jugore. Shqiptarët nga komuna e Medvegjës dhe Bujanocit ishin të parër që raportuan se Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë po vinte në dyshim vlefshmërinë e vendbanimeve të tyre të përhershme dhe ekzistuese dhe më pas po i pasivizonte dhe refuzonte t’u jepte letërnjoftime dhe pasaporta. 57 Për më tepër, deri në vitin 2012, kur u mbajtën zgjedhjet e para lokale në komunën e Medvegjës pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim, një numër i shqiptarëve raportuan se ishin të befasuar kur mësuan se ishin larguar edhe nga lista e votuesve. Për të qenë të sigurt, numrat e rasteve të pasivizimit në jug të Serbisë ishin të vogla në fillim, por shpejt u bë i qartë modeli i një pasivizimi me motivacion etnik: autoritetet serbe po pasivizonin adresat e përhershme të shqiptarëve, po refuzonin të ripëtrinin dokumentet e tyre personale dhe pasaportat, dhe i largonin ata nga listat e votuesve. Qytetarët e hequr nga regjistrat ankoheshin po ashtu se autoritetet përgjegjëse nuk u ofronin asnjë përgjigje të detajuar lidhur me procedurën. [58]
Në komunën e Medvegjës, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në disa fshatra dhe vendbanime, shpejt u bë e qartë se politika e re e pasivizimit po zbatohej në mënyrë të pabarabartë për dy grupet kryesore etnike59 . Përderisa disa serbë të pasivizuar lokalë u ankuan për pengesat administrative si pasojë e statusit të pasivizimit, shqiptarët me status të pasivizuar ankoheshin për pamundësinë për të vazhduar jetën në vendet e tyre, për shkak të letërnjoftimeve të skaduara të cilat autoritetet refuzuan t’i jepnin. [60]
Paralelisht me këtë, duke filluar nga viti 2015, figurat politike me ndikim në Serbi si dhe media të ndryshme pranë qeverisë së Serbisë filluan ta quanin Medvegjën si “komunë serbe”. Pas vdekjes së papritur të kryetarit të kësaj komune, Sllobodan Draškoviq, në shtator të vitit 2015 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme. 61 Këto zgjedhje ishin, në shumë mënyra, një moment i rëndësishëm në fushatën e pasivizimit në jug të Serbisë. Së pari, vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve, përfaqësuesit politikë shqiptarë miratuan deklaratën për krijimin e “Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës”, e cila sipas tyre do të ketë të njëjtat kompetenca gjyqësore dhe politike si. “Asociacioni i Komunave Serbe” që Beogradi kërkonte ta krijonte në Kosovë. 62 Dhe së dyti, mijëra shqiptarë praktikisht nuk u lejuan të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2015 në Medvegjë. Më konkretisht, më 14 shtator 2015, një numër i madh i shqiptarëve të Medvegjës të shpërngulur gjatë konfliktit të vitit 2001 në Kosovë, si dhe profesionistë të rinj nga rajoni që punojnë në Prishtinë, studentë shqiptarë, si dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, u organizuan në një numër të madh për të votuar në zgjedhjet lokale në vendlindjen e tyre. Megjithatë, ata u ndalën në pikën kufitare “Mutivode”, mes Serbisë dhe Kosovës dhe nuk u lejuan të hyjnë në Republikën e Serbisë. Afërsisht “2,000 shqiptarë të Medvegjës që ishin organizuar në 28 autobusa dhe 250 mjete të tjera63 mbetën duke pritur gjatë gjithë ditës në pikën kufitare “Mutivode”, dhe policia kufitare serbe nuk i lejoi të hyjnë në Serbi dhe u detyruan në fund të ktheheshin në Kosovë. Shpjegimi zyrtar ishte se sistemi elektronik ishte ndërprerë, por arsyet e vërteta ishin politike dhe jo teknike, siç do tregohet në javët dhe muajt e ardhshëm. Në vitin 2015, jo vetëm që zgjedhjet lokale në Medvegjë u mbajtën pa pjesëmarrjen e mijëra anëtarëve të pakicës shqiptare, por Partia Progresive Serbe (SNS), e cila kishte fituar vetëm 12% të votave në zgjedhjet e mbajtura në 2012, tani fitoi një 65%-she mbresëlënëse të votave të përgjithshme në vitin 2019.
Nebojsha Stefanoviq, Ministri i Brendshëm i Serbisë, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme deklaroi triumfalisht: “kjo është një fitore e madhe për ne, realiteti është se Medvegja është komunë serbe në Republikën e Serbisë dhe do të qëndrojë atje dhe [theksoi] se interesat kombëtare u mbrojtën në maksimum dhe ai ishte i kënaqur për këtë.” 64 Në të njëjtën kohë, ministri Stefanoviq iu referua qytetarëve të Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët u penguan të votojnë në vendlindjen e tyre thjesht si “njerëzit që u sollën nga Kosova me autobusë për të votuar”, dhe si “persona pa letërnjoftime të vlefshme”. Në këtë mënyrë ai e zhvendosi debatin nga vënia në pikëpyetje e legjitimitetit të zgjedhjeve në vënien në dyshim të “autenticitetit” të votuesve të pakicës shqiptare. Ky diskurs i politikanëve të lartë serbë që e paraqesin Medvegjën si një komunë “serbe” dhe propaganda e hapur në disa media serbe për pretendimet e shqiptarëve për të ndryshuar strukturën kombëtare në jug vazhdoi deri në vitin 2020. Mesazhi kryesor i transmetuar ishte se shqiptarët ishin një kërcënim për Serbinë. Për shembull, shtëpitë që disa shqiptarë po ndërtonin në fshatrat e tyre, riparimet e rrugëve të vetëfinancuara, e që financoheshin kryesisht nga anëtarët e pasur të diasporës vendase shqiptare, të gjitha këto projekte u etiketuan si para që vinin nga “klane shqiptare”. Kishte edhe raporte të pabazuara rreth ndërtimit të xhamive të reja kudo, dhe paralajmërime se po krijoheshin vendbanime të reja shqiptare në jug me mbështetjen logjistike të politikanëve shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina. [65]
Në shtator 2019, kur u mbajtën zgjedhjet lokale të reja në Medvegjë, një numër i madh i shqiptarëve nuk figuronte fare në listat e votuesve për shkak të statusit të tyre të pasivizuar. Dragan Shormaz, një politikan i nivelit të lartë serb brenda Partisë Progresive Serbe (SNS), festoi fitoren historike të partisë së tij duke theksuar në një tweet: “SNS fiton mbi 65% të votave në Medvegjë! Dëshmi që shqiptarët nuk jetojnë më në Medvegjë është se dy listat e tyre politike fituan me vetëm rreth 7% të votave.”[66]
Pasivizimi i shqiptarëve në jug të Serbisë dhe kontekstet më të gjera gjeopolitike
Sipas ish-kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pasivizimi masiv i shqiptarëve në Serbinë jugore duhet kuptuar në kontekstin e planit të Serbisë për “shkëmbim tokash” dhe planeve të saj për të rishikuar kufijtë kombëtarë në Ballkan në përgjithësi. Sipas mendimit të tij, Serbia ka tentuar ta ulë numrin e shqiptarëve në jug përmes “pasivizimit” të adresave të tyre të banimit, me qëllim të parandalimit të kërkesave politike të Kosovës lidhur me pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës. Sipas tij, Serbia ka vite që ka bërë përpjekje për ta krijuar Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe pasivizimi masiv i shqiptarëve në jug të Serbisë ishte një masë parandaluese që u përdor për t’i penguar ata të bënin të njëjtën kërkesë politike. “Në rast se Kosova do të dilte me kërkesë për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbinë jugore, Serbia dëshiron të jetë në gjendje të thotë: “Cilët shqiptarë të Medvegjës, nuk kanë mbetur shqiptarë atje… “dhe në lidhje me Bujanocin, statistikat tona tregojnë numra shumë më të ulët të shqiptarëve se sa po pretendoni.”.[67]
Në një intervistë të fundit me Radio Evropa e Lirë, kryetari Arifi shpjegoi më tej këtë pikë duke argumentuar: “Nëse kthehemi pas në vitin 2011, vitin kur filloi pasivizimi dhe deri në vitin 2018, kur filloi të qarkullonte ideja për ri-hartimin e kufijve, shihet qartë arsyeja pse autoritetet serbe synuan veçanërisht Medvegjën, dhe pse kjo është një komunë me numrin më të lartë të adresave të pasivizuara të banimit [në Serbi]. Ata e bënë këtë, thjesht për të thënë se në vitin 2019, kjo zonë specifike nuk është populluar nga shqiptarët, dhe në qoftë se janë, numri i tyre është shumë i ulët. Ky ishte një veprim i mirëplanifikuar kundër dialogut, jo vetëm kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por kundër dialogut [me Kosovën], sepse qëllimi ishte të forconte pozitën e Serbisë në tryezën e bisedimeve në Bruksel.” [68]
Megjithatë, nuk ishin vetëm disa politikanë shqiptarë që panë pasivizim masiv të shqiptarëve në Serbi në këtë kontekst. Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, argumentoi se: “për qeverinë serbe, Serbia jugore është pjesë e historisë së Kosovës: Serbia dëshiron ta ulë numrin e shqiptarëve në jug me çdo mjet; kjo është vetëm një vazhdimësi e një politike të vjetër.”[69] Sipas mendimit të saj, jugu i Serbisë është një rajon gjeostrategjik i rëndësishëm për Serbinë. Prandaj, i gjithë debati për “shkëmbimin e Luginës së Preshevës me veri të Kosovës, ishte thjesht një parandalim për ta bërë idenë e ndryshimeve të kufijve të besueshëm, sepse Serbia nuk do t’i kishte dorëzuar tri komuna të jugut ku është e përqendruar pakica shqiptare, për shkak të rëndësisë gjeo-strategjike; qëllimet e vërteta territoriale të qeverisë së Serbisë ishin veriu i Kosovës dhe Republika Serbe.”70 Një mënyrë tjetër për të menduar për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi është të krahasohet me pakicat e tjera në vend. Serbia i ka njohur zyrtarisht 19 komunitete pakicash që tradicionalisht gëzonin statuse të ndryshme në vend. Për këtë studim, u konsultova me Këshillin Kombëtar të pakicës hungareze në Serbi, dhe i pyeta ata nëse anëtarët e këtij komuniteti pakicash janë përballur me problemet e pasivizimit të vërejtura në mesin e shqiptarëve në Serbi.
Nevojitet një studim më i detajuar, por deri më tani përfaqësuesit e pakicës hungareze u përgjigjën duke thënë se “pasivizimi i adresave të përhershme nuk ishte një nga problemet, dhe ata nuk regjistruan asnjë rast ku anëtarëve të komunitetit të tyre iu refuzuan kartat e identitetit ose pasaportat nga Ministria e Punët e brendshme”.71 Përveç kësaj, organizatat e njohura të të drejtave të njeriut në Serbi, siç janë Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe përfaqësuesit e OSBE-së, gjithashtu deklaruan se “asnjë grup tjetër pakicash përveç shqiptarëve, nuk iu afrua atyre me ankesa në lidhje me pezullimin e adresave të përhershme dhe refuzimin e autoriteteve shtetërore për t’u lëshuar letërnjoftimet dhe pasaportat.”[72]
Përfundim
Ky artikull hulumtoi politikën e Serbisë për statusin pasivizues të pakicës shqiptare në jug të Serbisë. U analizua se si Ligji pë Vendbanim dhe Vendqëndrim u zbatua në zonat ku kishte popullsi kryesisht shqiptare dhe ofroi njohuri në përpjekjet e qytetarëve të pasivizuar për t’i riaktivizuar adresat e tyre të përhershme të banimit. Bazuar në të dhënat që nxorra nga anketimi me 1,000 shqiptarë me status të pasivizuar dhe mbi njëqind intervistime individuale me akterë të ndryshëm, konkludoj se autoritetet serbe synuan pasivizimin masiv dhe selektiv, veçanërisht në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit dhe në një masë më të vogël në Preshevë. Ky studim tregoi se pasivizimi i adresave të përhershme të banimit në zonat shqiptare në jug të Serbisë ka qenë masiv dhe sistemik. Ka ndodhur paralelisht me bisedimet e ndihmuara nga BE-ja, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve, dhe u intensifikua pas propozimit për shkëmbim territoresh në periudhën 2015-2019. Duket se jo vetëm që zonat me popullsi shqiptare kanë shkallën më të lartë të statusit të pasivizimit në Republikën e Serbisë, por rasti i Medvegjës tregon se kjo u shoqërua nga një pastrim masiv i votuesve shqiptarë nga listat e votuesve, duke ulur kështu shumë përfqësimin e tyre politik në të gjitha nivelet. Ky veprim për pasivizim të adresave të përhershme që është zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, po bën shumë shqiptarë në jug të Serbisë të konsiderohen faktikisht si persona pa shtetësi.
Ka shumë prova që flasin se institucionet kryesore shtetërore po veprojnë në një mënyrë të koordinuar në këtë proces; Ministria e Brendshme, gjykatat, komisioni zgjedhor, si dhe media e afërme me qeverinë. Sikurse tregoi ky artikull, Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim i cili e rregullon statusin e qëndrimit për qytetarët e Serbisë nuk është domosdoshmërisht diskriminues. E thënë thjesht, diskriminimi nuk konstatohet në ligj, por në mënyrën se si po zbatohet nga organet kompetente shtetërore. Shqiptarët jo vetëm që po pasivizohen pa e ditur, por po u refuzohet vendimi zyrtar me shkrim nga Ministria e Brendshme dhe nuk po u jepen letërnjoftime të reja nga shteti. Nga 1,000 shqiptarë me status të pasivizuar, më pak se 18 për qind kanë marrë një vendim me shkrim për pasivizim. Edhe në ato raste, autoritetet nuk përmendin se shqiptarëve u janë refuzuar letërnjoftimet dhe pasaportat. Megjithatë, në realitet, mbi 500 të anketuar deklaruan se nuk kanë mundur t’i ripërtrinin letërnjoftimet e veta për shkak të statusit të pasivizuar. Për më tepër, raportet e autoriteteve shtetërore për status pasivizues nuk janë koherente dhe nuk paraqesin gjendjen faktike në terren. Ata dhanë të dhëna mjaft të sakta kur pasivizimi nuk ishte një problem, dhe ulën shifrat në momentin kur ai arriti në Parlamentin Evropian. Për shkak se fushata e pasivizimit ka shënjestruar dhe prekur shqiptarët në një mënyrë të veçantë, autoritetet as nuk kanë dhënë një ndarje etnike të rasteve të pasivizuara dhe as nuk i kanë vënë listat e votuesve në dispozicion për shqyrtim për vëzhguesit e pavarur. Listat e votuesve janë, megjithatë, dëshmi të rëndësishme për pasivizim, sepse ato paraqesin numrin më të afërt të qytetarëve faktikisht të pasivizuar, në jug të Serbisë.
Megjithatë, ato nuk ofrojnë numrin e plotë të rasteve të pasivizuara, ashtu siç tregoi ky studim, sepse Ministria e Punëve të Brendshme ka fshirë adresat edhe të atyre shqiptarëve që kishin regjistruar vendbanimet e tyre jashtë vendit te autoritetet relevante shtetërore të Serbisë. Numrat janë më të lartë sepse shpeshherë fëmijët shqiptarë janë fshirë bashkë me prindërit e tyre nga regjistri civil. Si Kosova ashtu edhe Shqipëria, nuk e kanë adresuar pasivizimin sistematik të pjesëtarëve të pakicës shqiptare në Serbi. Në fakt, Kosova dhe Shqipëria kanë ndjekur një politikë të vakët në lidhje me angazhimin ndaj pakicës shqiptare në Serbi që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999. 73 Për më tepër, Prishtina dhe Tirana e kanë inkurajuar pakicën shqiptare në Serbi të kërkojë integrim në institucionet shtetërore serbe pas përfundimit të Luftës së Kosovës, meqë shpresonin se kjo do të zbuste rezistencën e pakicës serbe ndaj shtetit të pavarur të Kosovës. Kur në vitin 2018, ish-presidenti i Kosovës dhe presidenti i Serbisë filluan të flasin hapur në favor të “shkëmbimit të territoreve”, si pjesë e së cilës zonat e banuara me shqiptarë nga jugu i Serbisë supozohej se do t’i bashkoheshin Kosovës dhe pjesë të veriut të Kosovës të dominuara nga serbët do t’i bashkoheshin Serbisë, shumë shqiptarë në Serbinë jugore ishin në mëdyshje.
Në këtë moment, mijëra prej tyre tashmë ishin me status të pasivizuar pa e ditur, kurse nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe u refuzohej dhënia e letërnjoftimit personal dhe pasaporta. Në të vërtetë, ky studim zbuloi po ashtu se, megjithëse disa aktivistë politikë shqiptarë nga jugu i Serbisë i kishin informuar rregullisht zyrtarët e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë për sfidat e tyre me politikën e pasivizimit në Serbi, asnjëra palë nuk pranoi t’i njihte këto probleme për vite të tëra dhe nuk u ofroi asnjë lloj ndihme ligjore ose financiare për t’i adresuar ato deri në vitin 2022. [74]
______________________________
Disa fjalë për autoren
FLORA FERATI-SACHSENMAIER është aktualisht pedagoge në Universitetin e Göttingenit, në programin për Eurokulturë: Shoqëria, politika dhe kultura në kontekstin global. Përqëndrimi kryesor kërkimor i saj përfshinë dinamikat e konfliktit, proceset e ndërtimit të paqes në territore politikisht të kontestuara dhe ndërveprimet e shoqërisë civile globale dhe lokale në shoqëritë pas konflikteve. Dr. Ferati-Sachsenmaier e ka fituar gradën e doktoratës në temën “Qeverisja Globale dhe Integrimi Rajonal” në Bremen International School, Graduate School of Social Sciences (BIGSSS) në vitin 2015. Po atë vit, ajo u bë pedagoge në Institutin e Sociologjisë, në Universitetin Göttingen, si dhe mysafire, bashkëpunëtore akademike në Institutin Max-Planck për studime të diversitetit fetar dhe etnik, ku kreu kërkime dhe ligjëroi në lëndët që trajtonin përpjekjet për pajtim ndëretnik në Ballkan, ndryshimet në rolin e lëvizjeve të grave në Ballkan, dhe tjetërsimin fetar.
Dr Flora Ferati-Schsenmeir është e lindur në Topallë [Medokë/Medvegjë], ndërkaq jeton në Göttingen [Gjermani].
_________________________
Fusnotat
1. Sipas regjistrimit të vitit 2002, i cili njihet si regjistrimi i fundit i besueshëm, në Serbi jetonin 61647 shqiptarë.
2. Shih,për shembull: Fond za Humanitarno Pravo. (2003). Albanci u Srbiji: Peševo, Bujanovac i Medveđa [Albanians in Serbia—Preševo, Bujanovac and Medveđa]. http://www.hlc- rdc.org/?p=13395; Human Rights Watch. (2008). Hostages of Tension: Intimidation and Harassment of Ethnic Albanians in Serbia after Kosovo’s Declaration of Independence. https://www.hrw.org/reports/2008/serbia1108/; Helsinki Committee for Human Rights in Serbia. (2009). Annual Report: Serbia 2009. Human Rights, Democracy and Violence. http://www.helsinki.org.yu/doc/Report2008.pdf; Helsinki Committee for Human Rights in Serbia. (2021). Albanian Minority on Hold: Preševo, Bujanovac and Medveđa as Hostages of the Serbia and Kosovo Relations. https://www.helsinki.org.rs/ doc/izvestaj%20presevo%20eng.pdf.
3. Shih raportin: UN Inter-Agency Assessment Mission to Southern Serbia-Serbia, fq. 17.
4. Për detaje më të plota, shihni Misionin vlerësues ndërmjet Agjencive të OKB-së në Jug të Serbisë-Serbisë, faqe 17-18.
5. Marrëveshja e Konçulit është nënshkruar ndërmjet Shefqet Musliut (Komandant i UÇPMB-së) dhe Shawn F. Sullivan (Shef i Zyrës së NATO-s në RFJ), më 20 maj 2001.
6. Plani Çoviq e mori emrin sipas Nebojsha Çoviqit, atëherë ishte Zëvendës Kryeministër i Serbisë. Plani synonte të adresonte diskriminimin institucional të shqiptarëve në Serbi dhe t’u ofronte atyre një plan për integrim në Republikën e Serbisë.Plani kishte katër shtylla kryesore: 1) “eliminimin” e kërcënimeve ndaj sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial, 2) sigurinë, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për kthim në Luginën e Preshevës (një term tjetër i përdorur për t’ju referuar tri komunave me popullsi kryesisht shqiptare në jug të Serbisë), të kushtëzuara me çarmatim dhe shpërbërje të UÇPMB-së; 3) zhvillimin e një shoqërie shumë-etnike dhe shumëkonfesionale; dhe 4) zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
7. Trupi Koordinues ishte mekanizmi kryesor institucional i Beogradit, i cili u lansua në vitin 2000 me qëllim të zbatimit të “Planit Çoviq” në jug të Serbisë. Në vitet e para, ai u drejtua nga vetë Nebojsha Çoviq dhe për një periudhë kohore personeli i tij përbëhej vetëm nga zyrtarë të lartë serbë/jugosllavë dhe përfshinte gjashtë gjeneralë. Roli kryesor i tij ishte të parandalonte kthimin e një konflikti të armatosur në rajon dhe të koordinonte politikën e shtetit në jug në të gjitha fushat e jetës – duke përfshirë kulturën dhe menaxhimin e forcave të sigurisë në terren.
8. Këtu përfshiheshin çështje të tilla si mosnjohja e diplomave të shqiptarëve nga Serbia që studiojnë në universitetet e Kosovës deri në lehtësimin e kthimit të të zhvendosurve shqiptarë nga Serbia jugore që aktualisht banojnë në Kosovë.
9. ICG raportoi në vitin 2006 se Trupi Koordinues ka shpërndarë buxhetin e tij të zhvillimit ekonomik dhe investimeve haptazi në bazë të etnicitetit. Në mënyrë të veçantë, ICG zbuloi se Trupi Koordinues kishte shpërndarë 178 euro për kokë banori në komunën e Medvegjës, ku serbët përbëjnë mbi 60 për qind të popullsisë; 43 euro për kokë banori në komunën e Bujanocit, ku serbët janë 34 për qind të popullsisë, dhe në komunën e Preshevës/Preševës, ku serbët përfaqësojnë mbi 8 për qind të popullsisë, ka shpërndarë vetëm 31 euro për kapitë. Shih për më shumë detaje, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG). “Southern Serbia: in Kosovo’s Shadow.” Policy Briefing: Europe Briefing No 43, Belgrade/Pristina/ Brussels, 27 June 2006.
10. Sipas një studimi të kryer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, i publikuar në janar 2022, shqiptarët ishin të nënvlerësuar në të gjitha nivelet e institucioneve publike, si dhe në të gjitha ndërmarrjet e shtetit që operonin në jug të Serbisë. Për shembull, ata zbuluan se edhe pse shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në komunat e Preshevës/Preshevës dhe Bujanocit/Bujanocit, asnjë shiptar i vetëm nuk u emërua prokuror; vetëm 13 nga 91 doganierë të punësuar ishin shqiptarë; në rezortet shëruese si në Banja e Sijarinës dhe Banja e Bujanocit, vetëm katër nga gjithsej 150 punëtorë ishin shqiptarë; ndërsa në kompaninë shtetërore të autoudhëve “Srbija Putevi” vetëm 6 nga 67 persona të punësuar ishin shqiptarë. Të dhënat janë vënë në dispozicion për këtë studim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi. Për një studim të ngjashëm krahasues, shih: International Crisis Group. “Southern Serbia: in Kosovo’s Shadow.” Policy Briefing: Europe Briefing No 43, Belgrade/Pristina/Brussels, 27 qershor 2006.
11. Sipas defincionit të dhënë të Nenit 3, paragrafi 2, i Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim. Shih për më shumë hollësi, Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim 2011. (Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë, numër 87/2011) neni. 3.2 & neni. 18 (përkthim nga SRB.).
12. .Shih Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale 2007. (Gazeta Zyrtare e Republkës së Serbisë, nr. 129/2007, e amandamentuar për herë të fundit 2020) neni. 6.1 (përkthim nga SRB.). Prandaj, për shembull, adresa e përhershme është një nga tre të dhënat e detajuara që figurojnë në listat e votuesve dhe pranë tyre është shënuar emri i secilit qytetar që ka të drejtë të votojë në zgjedhjet lokale në Republikën e Serbisë.
13. .Në Republikën e Serbisë, letërnjoftimet dhe pasaportat lëshohen nga departamenti i caktuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
14. Shih, Zan Strabac and Marko Valenta. (2016). Social Distance Toward Ethnic Minorities in Croatia, Serbia, Montenegro, Macedonia, and Kosovo: A Comparative Analysis. In S. P. Ramet et al. (Eds.), Ethnic Minorities in Post-Socialist Southeastern Europe (Cambridge, UK: Cambridge University Press). Iliry Zylfiu, Dukagjin Leka, Valbona Ahmeti Zylfiu. (2017). Albanian Minority in Serbia. Acta Universitatis Danubius: Relationes Internationales, 10 (2), 60-75; Acta Abdullah Sencer Gözübenli. (2019). Border Vs. Numbers: Albanian National Minority in the South Serbia Between Nation Building in Kosovo and EU Member Building. KNUV, 2 (60), 81-100; Beáta Huszka. (2007). The Presevo Valley of Southern Serbia alongside Kosovo: The Case for Decentralization and Minority Protection. CEPS Centre for European Policy Studies, 1 (12), 01-11. Jasemine Kamberi. (2019). ‘The Other’ of Serbia: The Albanians. INSAMER, 23.10; Ljubica Djordević. (2020). Legal Aspects of Processing of National Affiliation Data in Serbia. Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, 19 (2), 76-106.
15. Toponimi “Lugina e Preshevës” është mjaft i ri dhe përdoret kryesisht nga shqiptarët. Ata e përdorin toponimin “Lugina e Preshevës” për të nënkuptuar karakterin shqiptar të rajonit, i cili në kuptimin e tyre kolektiv ka tri tipare kryesore: homogjenitetin etnik të popullsisë shqiptare, historinë e përbashkët, identitetin, kulturën dhe ndjenjën e përkatësisë politike për të tri komunat. Serbët shmangin përdorimin e toponimit “Lugina e Preshevës” dhe në vend të saj e përdorin “Lugina e Moravës”.
16. Presidenti Hashim Thaçi tha se vetëm Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës dhe përsëriti se Kosova as nuk do të ndahet dhe as serbët e Kosovës nuk do të marrin autonomi, e megjithatë foli në të njëjtën kohë edhe për nevojën e “kompromiseve të dhimbshme”.
17. Megjithatë, emrat e të anketuarve janë zbuluar dhe pikëpamjet e tyre janë prezantuar hapur në artikull, me pëlqimin e të anketuarve. Për më tepër, në këto raste dalin me status të pasivizuar shqiptarët të cilët kanë shkruar për sfidat e tyre në gazetat e përditshme.
18. Komunikimi personal, përfaqësues i degës së Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë, 17 korrik, 2021.
19. Numrat zyrtarë të popullsisë për komunat e listuara i kam marrë nga Enti Statistikor i Republikës së Serbisë. Shih hollësitë: Republika Srbija: Republički Zavod za Statistiku (2014). 2011 Popis stanovništva, domačinstava i stanova 2011. u Republici Srbiji:
Uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2002 i 2011, godine [Byroja e Statistikave të Republikës (2014). Censusi i Popullsisë, Shtëpive dhe Banesave 2011 në Republikën e Serbisë.]. Marrë nga https://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/ Popis2011/Knjiga20.pdf.mun Kërkuar së fundmi me: 10 shtator 2021.
20. See Zëri i Amerikës. (2019, October 13). Jeta e shqiptarëve në komunën e Medvegjës [Life of Albanians in the Municipality of Medvegja], [Video]. https://www.youtube.com/ watch?v=uHvc7ZIuIQU; Euronews Albania (2020, 24 November). Shpopullimi i Shqiptarëve të Medvegjës, Muharrem Salihu: Kosova dhe Shqipëria të mos Ndalen në Deklarata [The Depopulation of Albanians of Medvegja, Muharrem Salihu: Kosovo and Albania to do more than Issue Statements]. Euronews Albania. https://euronews.al/al/rajoni/2020/11/24/ shpopullimi-ishqiptareve-te-medvegjes-muharrem-salihu-kosova-e-shqiperia-te- mos-ndalen-ne-deklarata/. Në gjysmën e dytë të vitit 2020, përfaqësuesit politikë shqiptarë nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës filluan ta ngrenë çështjen e pasivizimit shumë më shpesh në media, shih për shembull: Koha Ditore. (22 nëntor,2020). Kamberi: Pasivizimi i Adresave të Shqiptarëve po Ndryshon Strukturën Etnike në Luginën e Preshevës [Passivization of Addresses of the Albanians is Altering Ethnic Structure in the Presevo Valley]. Koha Ditore.
21. Letra zyrtare u bë e disponueshme për këtë studim nga përfaqësuesit politikë shqiptarë. Ajo mund të kërkohet nën numrin 01-8409/20-2, më 9 dhjetor, 2020. Ministartsvo Unutrašnjih Poslova Srbije, Narodnoj Skupštini: Narodnom Poslaniku Šaipu Kamberiju [Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, Kuvendi i Serbisë: Deputeti i Kuvendit, Shaip Kamberi].
22. Përgjigja e dytë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë për Z. Shaip Kamberi mund të gjendet nën numrin 01-8409/20-4, më 6 prill 2021.Ministartsvo Unutrašnjih Poslova Srbije, Narodnoj Skupštini: Narodnom Poslaniku Šaipu Kamberiju [Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, Kuvendi i Serbisë: Deputeti i Kuvendit, Shaip Kamberi].
23. . Letra u bë e disponueshme për mua nga zyra e Kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi. Përgjigja zyrtare mund të kërkohet nën numrin e mëposhtëm: 205-1259/20, 13 prill 2020. Ministartsvo Unutrašnjih Poslova: Direkcija Policije, Policijska Uprava Leskovac: Opština Preševo, Kabinet Predsednika Opštine [Ministria e Punëve të Brendshme: Drejtoria e Policisë, Administrata e Policisë Leskovc: Komuna e Preshevës, Zyra e Kryetarit të Komunës].
24. Në fakt, një grup eurodeputetësh kishin parë prova të mjaftueshme prandaj propozuan një amendament/rezolutë për “Raportin e Komisionit 2019-2020 për Serbinë” i cili dënonte problemin e pasivizimit selektiv të adresave të banimit dhe shënjestrimin e pjesëtarëve të pakicës shqiptare në Serbi. Shih për më shumë detaje, Rezolutën e 54-të të “Raportit të Komisionit 2019-2020 për Serbinë”.
25. Të dhënat shifrore i kam nxjerrë nga Enti Statistikor i Republikës së Serbisë
26. Si rezultat, shqiptarët, për herë të pare, mbetën jashtë pushtetit lokal në Medvegjë.
27. Kjo ndoshta ndodhi sepse informacioni i rëndësishëm për statusin e adresave të tyre të përhershme banimi nuk u dërgua në Regjistrin e Votuesve. Disa aktivistë politikë shqiptarë, megjithatë, e shikuan këtë gjithashtu si një strategji të autoriteteve shtetërore për të krijuar konfuzion në mesin e anëtarëve të pakicës shqiptare si dhe për të bërë gjithë procesin, vështirë të kuptueshëm.
28. I anketuari 78, s h q i p t a r n g a Medvegja, k o m u n i k i m p e r s o n a l , 18 s h k u r t , 2021.
29. .Participant 24, Albanian from a village of Bujanoc/Bujanovac, 24 October 2020.
30. I anketuari 5, shqiptar nga Bujanoci, komunikim personal, 15 m a j , 2020. E kam ndryshuar vitin e pasivizimit për këtë rast, në mënyrë që të parandalohet ndjekja e mundshme nga autoritetet serbe.
31. I anketuari 31, komunikim personal, 13 maj, 2021.
32. Duke qenë se kisha veçanërisht njohuri për këtë rast familjar, arrita ta marr ankesën me shkrim drejtuar autoriteteve, të cilën personi në karrocë e kishte shkruar me dorë. Në të, ai theksonte gjendjen e tij shëndetësore dhe përshkruante në hollësi se si statusi i tij i pasivizuar kishte ndikuar në të gjithë familjen.
33. I anketuari 30, Qytetar shqiptar nga një fshat në Medvegjë/Medveđa, komunikim personal, 15 korrik 2021.
34. .Ai ende kishte një kartelë personale të vlefshme.
35. Pata mundësinë ta vërtetoj se personi me sëmundje kronike, vërtetë ishte pezulluar nga Lista zgjedhore në vitin 2019 për zgjdhjet lokale që u mbajtën në komunën e Medvegjës.
36. I anketuari 5, shqiptar nga Medvegja, komunikim personal, 2020.
37. I anketuari 5, shqiptar nga Medvegja, komunikim personal, 2020.
38. I anketuari 5, shqiptar nga Medvegja, komunikim personal, 2021.
39. Përgjigje zyrtare për të anketuarin 5.
40. Megjithatë, sipas rrëfimit të të pensionuares, fqinjët e saj kishin rrëfyer se policia nuk i kishte bërë kurrë këto pyetje.
41. Gjatë punës sime në terren, kam folur me dhjetëra shqiptarë të pasivizuar nga ky rajon, të cilët kishin qëndrim të përkohshëm jashtë vendit ose studionin jashtë Serbisë. Ata të gjithë shprehën dëshirën për të mbajtur nënshtetësinë serbe, dhe ishin të shqetësuar veçanërisht për qasjen në pronën e tyre në Serbinë jugore për një periudhë afatgjate.
42. Shih H.D. (2020, June 18). Administrativno Etnčko Čišcenje Albanaca [Pastrimi etnik i shqiptarëve përmes masave administrative]. Danas. https://www.danas.rs/drustvo/ administrativno-etnicko-ciscenje-albanaca/; dhe Helsinksi Odbor za Ljudska Prava u Srbiji (2020, June 17). Otvoreno Pismo Povodom Nezakonitog Brisanja iz Biračkog Spiska Većeg Broja Gradana Albanske Nacionalnosti na Teritoriji Opštine Medveda [Letër e hapur lidhur me fshirjen e paligjshme nga lista zgjedhore të një numri të madh shtetasish me përkatësi etnike shqiptare në territorin e komunës së Medvegjës. Marrë nga https://www. helsinki.org.rs/serbian/aktuelnosti_t447.html.
Aktori i njohur Çun Lajçi duke e luajtur një rol në një dramë për shtëpitë e braktisura prej dhunës serbe në Medokë (Medvegjë).
43. .Shih „Serbia vazhdon Pasivizimin e Adresave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës [Serbia Continues to Passivize Albanians of the Presevo Valley]“, 3 nëntor 2020, Telegrafi, qasur në https://telegrafi.com/serbia-vazhdon-pasivizimin-e-adresave-te-shqiptareve-ne- luginen-e-presheves-teuta-fazliuviktima-e-radhes/.
44. Sipas të dhënave të marra nga OJQ “Trojet”, e cila përfaqëson shqiptarët e zhvendosur brenda vendit nga Luginës së Preshevës në Kosovë, dhe bazuar në komunikimin me përfaqësuesit e Zyres për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në komunën e Gjilanit.
45. Intervista personale, përfaqësues i Zyres për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në Gjilan, Kosovë, më 5 korrik 2021.
46. Shih Gazeta Zyratre e RS, nr. 87/2011, Neni 1.
47. .Shih pë hollësi, Gazeta Zyratre e RS, nr. 87/2011, Neni 3, paragrafët 1 dhe 2.
48. Po aty. Neni 5.
49. Kjo është paraparë në nenin 2, paragrafi 2 të Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim
50. Po aty. Neni 13.
51. Pa aty. Neni 19.
52. Po aty. Neni 19, paragrafi 2.
53. Shih për më shumë hollësi “Pravno Informacioni Sistem Republike Srbije,” Zakon o Lokalnim Izborima [Ligji mbi Zgjedhjet Lokale], Neni 6, paragrafet 1 dhe 2, marrë nga: https://www.pravno-informacioni-sistem.rs/SlGlasnikPortal/eli/rep/sgrs/skupstina/zakon/2007/129/3/ reg.
54. Ligji nuk i referohet këtij skenari.
55. Shih Gazetën Zyrtare të RS, nr. 87/2011, Neni 17, përkthim i autores.
56. Shih Marinković, D. (2015, 9 shtator). U Medveđi Duplo Više Glasača Nego Stanovnika [Në Medvegjë votues dy herë më shumë se banorë]. Južne Vesti. Marrë nga:
https://www. juznevesti.com/Drushtvo/U-Medvedji-duplo-vise-glasaca-nego-stanovnika.sr.html.
57. Intervistë personale me Femi Beha, këshilltar politik shqiptar nga Medvegja, 2020. Për të mësuar më shumë se si anëtarët e pakicës shqiptare e shprehnin betejën e tyre kundër statusit të pasivizimit në pesë vitet e para, shih: Al Jazeera Balkans. (2016, qershor 16). Pasiviziranje Prebivališta Albancima iz Medvede [Pasivizimi i adresave të banimit të shqiptarëve nga Medvegja]. [Video]. YouTube. https://www.youtube.com/watch?v=rRJWp1- gsWs.
58. Intervistë personale me një ish-këshilltar komunal.
59. Shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në fshatrat e mëposhtme të Medvegjës: Tupallë, Gjylekreshtē, Llapashticë (e Epërme dhe e Poshtme), Kapit, Sijarinë, Rama Banjëa, Stara Banjë, Svircë, Gërbac, si dhe në pjesë të qytetit të Banjës së Sijarinës dhe Medvegjës.
60. Pjesëmarrësi 52, shqiptar nga Medvegja, k o m u n i k i m p e r s o n a l , 15 t e t o r , 2019
61. Slobodan Draškoviq kishte një mandat të gjatë politik në Medvegjë. Ai ishte në pushtet për gati 15 vjet. Ndonëse ishte i afërt me qarqe të ndryshme qeveritare në Beograd, në zgjedhjet lokale ka marrë pjesë kryesisht si kandidat jopartiak. Kjo e bëri atë kandidat të favorshëm për kryetar bashkie në mesin e shqiptarëve vendas, me të cilët krijonte shpesh koalicione qeverisëse, në pjesën më të madhe të mandatit të tij politik. Partitë nacionaliste serbe si SNS (Partia Progresive Serbe) e akuzonin shpesh për “afërsinë me shqiptarët”.
62. Shih hollësitë, Zijadin Gashi. (Shtator 12, 2015). Lugina voton për Asociacionin e Komunave Shqiptare [The Presevo Valley Votes for Association of Albanian Municipalities]. Radio Evropa e Lirë. https://www.evropaelire.org/a/27243833.html.
63.Komunikim personal me Femi Beha, Këshilltar politik shqiptar në komunën e Medvegjës
64. Shih Stefanoviq: Medveđa se nalazi u Republici Srbiji I tu će i ostati [Stefanović: Medvegja ndodhet në Republikën e Serbisë dhe aty do të mbetet]. (Shtator 14, 2015). TRT. https://www.trt.net.tr/bosanski/region/2015/09/14/stefanovic-medveda-se-nalazi- u-republicisrbiji-i-tu-ce-i-ostati-1-52420
65. Për njohuri mbi fushatën kundër shqiptarëve në jug të Serbisë që nga viti 2015, shih për shembull, debatin mes kryetarit të qytetit të Leskovcit, Goran Cvetanoviq, dhe këshilltarit politik nga opozita, Nenad Zdravkoviq: Dragan Marinkoviq. (14 dhjetor 2018).O Kosovu i u Leskovačkoj Skupštini: Mi smo sledeči, Albanci već kupuju parcele u Lebanu da grade džamije! [Debati për Kosovën në Kuvendin e Leskocit: Ne e kemi radhën, shqiptarët tashmë po blejnë tokë në Lebanë, për të ndërtuar xhamia!] . JuGmedia. https://jugmedia.rs/o-kosovu- i-u-leskovackoj-skupstini-mi-smo-sledeci-albanci-veckupuju-parcele-u-lebanu-da- grade-dzamije/; Jug Srbije na večitom udaru Albanca: Vijore zastave, gradi džamija i sve to pred vratima srpskog naroda [Jugu i Serbisë është nën kërcënim të vazhdueshëm nga shqiptarët: Flamujt valojnë, një xhami po ndërtohet dhe e gjithë kjo në pragun e popullit serb]. (Gusht 28, 2020). Srbija Danas. https://www.srbijadanas.com/vesti/info/jug-srbije- na-vecitom-udaru-albanaca-vijore-se-zastave-gradidzamija-i-sve-pred-vratima- srpskog-2020-08-28.
66. Shih Dragan Shormaz [@dragansormaz]. (8 Shtator, 2019). #SNS preko 65% u Medvedji! Dokaz da Albanci više ne žive u Medvedji je to što su dve list dobile oko 7%. Izašlo 66%, što je u realnosti (oni koji se vode u spisku, a negde su u inostranstvu poslom naravno nisu glasali) preko 80%. Toliko u bojkotu! [#”SNS fitoi më shumë se 65% të votave në Medvegjë! Një provë se shqiptarët nuk jetojnë më në Medveđë është se dy prej listave të tyre arritën të marrin vetëm rreth 7% të votave. Pjesëmarrja e votuesve ishte 66%, por në realitet ishte mbi 80% (duke marrë parasysh se ata që ende janë në listë, por janë jashtë vendit për shkak të punës nuk votuan, natyrisht). Kaq sa i përket bojkotit.”.Twitter. https://twitter.com/dragansormaz/ status/1170769135137107970?F; and Lokalni Izbori u Medvedi. Naprednjaci: Osvojili smo više od 65 odsto glasova [Zgjedhjet Lokale në Medveđë. Partia Progresive Serbe fiton mbi 65 për qind të votave.]. (9 Shtator,2019). Blic. https://www.blic.rs/ vesti/politika/lokalni-izbori-u-medvedji-naprednjaci-osvojili-smo-vise-od-65-odsto- glasova/c9p7t80.
67. Korrespodencë personale me Shqiprim Arifi, Kryetar i komunës së Preshevës, 19 shkurt, 2021
68. Branko Vuçkoviq. (26 janar, 2021). Presdsednik Opštine Preševo: Brisanje prebivališta Albancima u Srbiji moralni zločin [Kryetari i Komunës së Preshevës: Fshirja e adresave banimore të shqiptarëve në Serbi është një krim moral]. Radio Evropa e Lirë. https://www.slobodnaevropa.org/a/šćiprim-arifi-politika-brisanja-prebivalištaalbancima-u-srbiji-moralni-zločin/31069346.html.
69. Intervistë idnividuale me Sonja Biserko, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, 2 qershor , 2021.
70. Intervistë idnividuale me Sonja Biserko, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, 2 qershor , 2021.
71. Korrespodencë individuale, Emir Suljagic, Këshilli Kombëtar Hungarez në Serbia, 11 Tetor, 2021.
72. Korrespodencë individuale me Sonja Biserko, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, 2 Qershor”, 2021; dhe përfaqësues të OSBE-së në Serbi, 19 Shkurt”, 2020.
73. Me përjashtim të disa projekteve ad hoc, ata nuk ofruan ndihmë të dukshme për zhvillimin e kulturës, sportit dhe infrastrukturës për pakicën shqiptare në Serbi.
___________________________
Referencat
Al Jazeera Balkans. (2016, June 16). Pasiviziranje Prebivališta Albancima iz Medvede. [Video]. YouTube. https://www.youtube.com/watch?v=rRJWp1-gsWs.
Koha Ditore. (22 November, 2022). Kamberi: Pasivizimi i Adresave të Shqiptarëve po Ndryshon Strukturën Etnike në Luginën e Preshevës. Koha Ditore. https://www.koha.net/ arberi/246712/kamberi-pasivizimi-i-adresave-te-shqiptareve-po-ndryshon-struk- turen-etnike-ne-luginen-epresheves/.
Djordević, Ljubica. (2020). Legal Aspects of Processing of National Affiliation Data in Serbia. Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, 19 (2), 76-106.
Euronews Albania (24 November, 2022). Shpopullimi i Shqiptarëve të Medvegjës, Muharrem Salihu: Kosova dhe Shqipëria të mos Ndalen në Deklarata. Euronews Albania. https:// euronews.al/al/rajoni/2020/11/24/shpopullimi-i-shqiptareve-te-medvegjes-muhar- rem-salihu-kosova-e-shqiperiate-mos-ndalen-ne-deklarata/.
Fazliu, Teuta. (2020, 3 November). Serbia vazhdon Pasivizimin e Adresave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Telegrafi. https://telegrafi.com/serbia-vazhdon-pasivizimin-e- adresave-teshqiptareve-ne-luginen-e-presheves-teuta-fazliu-viktima-e-radhes/.
Fond za Humanitarno Pravo. (2003). Albanci u Srbiji: Peševo, Bujanovac i Medveđa [Albanians in Serbia—Preševo, Bujanovac and Medveđa. http://www.hlc-rdc.org/?p=13395. Gashi, Zijadin. (2015, September 12). Lugina voton për Asociacionin e Komunave Shqiptare [The Presevo Valley Votes for Association of Albanian Municipalities]. Radio Evropa e Lirë. https://www.evropaelire.org/a/27243833.html.
Gözübenli, Abdullah Sencer. (2019). Border Vs. Numbers: Albanian National Minority in the South Serbia Between Nation Building in Kosovo and EU Member Building. KNUV, 2 (60), 81-100.
H.D. (June 18, 2020). Administrativno Etnčko Čišcenje Albanaca. Danas. https://www. danas.rs/drustvo/administrativno-etnicko-ciscenje-albanaca/.
Helsinksi Odbor za Ljudska Prava u Srbiji (2020, June 17). Otvoreno Pismo Povodom Nezakonitog Brisanja iz Biračkog Spiska Većeg Broja Gradana Albanske Nacionalnosti na Teritoriji Opštine Medveda. https://www.helsinki.org.rs/serbian/aktuelnosti_t447. html.
Helsinki Committee for Human Rights in Serbia. (2021). Albanian Minority on Hold: Preševo, Bujanovac and Medveđa as Hostages of the Serbia and Kosovo Relations. https:// www.helsinki.org.rs/doc/izvestaj%20presevo%20eng.pdf.
Human Rights Watch. (2008). Hostages of Tension: Intimidation and Harassment of Ethnic Albanians in Serbia after Kosovo’s Declaration of Independence. https://www.hrw.org/ reports/2008/serbia1108/.
Huszka, Beáta. (2007). The Presevo Valley of Southern Serbia alongside Kosovo: The Case for Decentralization and Minority Protection. CEPS Centre for European Policy Studies, 1 (12), 01-11.
International Crisis Group. “Southern Serbia: in Kosovo’s Shadow.” Policy Briefing: Europe Briefing No 43, Belgrade/Pristina/Brussels, 27 June 2006.
Jug Srbije na večitom udaru Albanca: Vijore zastave, gradi džamija i sve to pred vratima srpskog naroda. (August 28, 2020). Srbija Danas. https://www.srbijadanas.com/vesti/ info/jugsrbije-na-vecitom-udaru-albanaca-vijore-se-zastave-gradi-dzamija-i-sve- pred-vratima-srpskog-2020-08-28.
Kamberi, Jasemine. (2019). ‘The Other’ of Serbia: The Albanians. INSAMER, 23.10.
Law on Residence and Temporary Residence of Citizens 2011. (Official Gazette of the Republic of Serbia, no. 87/2011)
Law on Local Elections 2007. (Official Gazette of the Republic of Serbia, no. 129/2007, last amended in 2020.
Lokalni Izbori u Medveđi. Naprednjaci: Osvojili smo više od 65 odsto glasova. (September 9, 2019). Blic. https://www.blic.rs/vesti/politika/lokalni-izbori-u-medvedji-naprednja- ci-osvojili-smo-viseod-65-odsto-glasova/c9p7t80.
Marinković, D. (2015, September 9). U Medveđi Duplo Više Glasača Nego Stanovnika. Južne Vesti. https://www.juznevesti.com/Drushtvo/U-Medvedji-duplo-vise-glasa- ca-negostanovnika.sr.html.
Marinković, Dragan. (December 14, 2018). O Kosovu i u Leskovačkoj Skupštini: Mi smo sledeči, Albanci već kupuju parcele u Lebanu da grade džamije!. JuGmedia. https://jugmedia.rs/o-kosovu-i-u-leskovackoj-skupstini-mi-smo-sledeci-albanci-vec-kupuju-par- cele-u-lebanu-da-gradedzamije/
Ministartsvo Unutrašnjih Poslova: Direkcija Policije, Policijska Uprava Leskovac: Opština Preševo, Kabinet Predsednika Opštine. Official response: subject matter 205-1259/20, April 13, 2020.
Ministartsvo Unutrašnjih Poslova Srbije, Narodnoj Skupštini: Narodnom Poslaniku Šaipu Kamberiju. Official response: subject matter 01-8409/20-2, December 9th 2020.
Ministartsvo Unutrašnjih Poslova Srbije, Narodnoj Skupštini: Narodnom Poslaniku Šaipu Kamberiju. Official response: subject matter 01-8409/20-4, April 6th, 2021.
National Albanian Council (ANC) branch office in Medvegja/ Medveđa, personal communication, July 17, 2021.
Office for Presheva, Medvegja, and Bujanoc in the city of Gjilan (Kosovo), personal communication, July 5th, 2021.
Participant 5, Albanian from Bujanoc/Bujanovac, personal communication, 15 May, 2020.
Participant 24, Albanian from a village of Bujanoc/Bujanovac, 24 October 2020.
Participant 30, Albanian citizen from a village in Medvegja/Medveđa, personal communication, July 15, 2021.
Participant 31, personal communication, May 13th , 2021.
Participant 52, Albanian from Medvegja/Medveđa, personal communication, 15 October, 2019.
Participant 78, Albanian from Medvegja/Medveđa, personal communication, 18 February, 2021.
Personal interview with Sonja Biserko, Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, June 2, 2021.
Personal correspondence, Emir Suljagic, Hungarian National Council in Serbia, October 11, 2021.
Serbia Ambassador’s Report to the European Parliament Member and EP Standing Rapporteur for Kosovo, Ms. Viola von Cramon. Passivated Addresses in Serbia. Retrieved on February 12, 2021.
Šormaz, Dragan. [@dragansormaz]. (September 8, 2019). Twitter. https://twitter.com/dragansormaz/status/1170769135137107970?F.
Spisak Upisanih Biraca/Rezultati Lokalnih Izbora, Opstina Medveđa, 24 June 2012.
Spisak Upisanih Biraca/Rezultati Lokalnih Izbora, Opstina Medveđa, 08.09.2019.
Stefanović, Nebojsa. (September 2015, 2015). Medveđa se nalazi u Republici Srbiji i tu će i ostati. TRT. https://www.trt.net.tr/bosanski/region/2015/09/14/stefanovic-medve- da-se-nalazi-u-republicisrbiji-i-tu-ce-i-ostati-1-52420.
Strabac, Zan and Valenta, Marko. (2016). Social Distance Toward Ethnic Minorities in Croatia, Serbia, Montenegro, Macedonia, and Kosovo: A Comparative Analysis. In S. P. Ramet et al. (Eds.), Ethnic Minorities in Post-Socialist Southeastern Europe (Cambridge, UK: Cambridge University Press).
Republika Srbija: Republički Zavod za Statistiku (2014). 2011 Popis stanovništva, domačinstava i stanova 2011. u Republici Srbiji: Uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2002 i 2011, godine. Retrieved from https://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/Popis2011/Knjiga20.pdf.mun Last accessed on 10 September 2021.
UNCT Serbia & Montenegro. (April 11, 2001). Inter-Agency Assessment Mission to Southern Serbia-Serbia. https://reliefweb.int/report/serbia/report-un-inter-agency-assess- ment-mission-southernserbia.
Vučković, Branko. (Januar 26, 2021). Presdsednik Opštine Preševo: Brisanje prebivališta Albancima u Srbiji moralni zločin. Radio Slobodna Evropa. https://www.slobodnaevropa.org/a/šćiprim-arifi-politika-brisanja-prebivališta-albancima-u-srbiji-moral- ni-zločin/31069346.html.
Zëri i Amerikës. (October 13, 2019). Jeta e shqiptarëve në komunën e Medvegjës, [Video]. https://www.youtube.com/watch?v=uHvc7ZIuIQU.
_______________________________________________________________
[Punimi është publikuar nga Instituti Max Planck për studime të diversitetit fetar dhe etnik”, Göttingen; ndërkaq përkthimin në shqip e mbështeti KKSH në Serbi]