ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Politikë, me rrymë !?

Shkrime relevante

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Thirrje për reflektim: A duhet të gjithë ne Shqiptarët të jemi të Krishterë ?

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë ___ Përgjigjëja është PO , dhe kështu duhet të...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Qysh bre po e bani politikë çdo gjë?
Në fund edhe rryma u politizua. A e keni harrue çlirimin; as televizion, as ujë, as shtepi, e kemi jetue të lirë, me vullnet të madh për punë, shkollim, standard e jetë. Si jetuam ditëve, muajve e viteve të fillim mileniumit të tretë?
Me mungesë rryme, transporti, ushqimi; po me një vullnet të çeliktë e siguri, se do vijnë ditë të mira për popullin e shumëvuajtur të Kosovës. E mbani mend në kohën sa ishte ministër Çeku, “tri dritë e tri terr”?
 I mbani mend keqpërdorimet në KEK, tenderat milionëshe, për kriminelët ekonomikë e politikë. Po nuk ja zë askujt për të madhe se nuk i kemi ne fajet po zoti ynë. Na dha tokën, më të mirë në botë, kërthizën e planetit, me bjeshkë, fusha e dete, me diell shi e bereqet. Na dha bukurinë me të madhe në planet, po nuk na dha mend. Dhe për ketë arsye, mund dhe ta urrejmë zotin. Po zoti nuk ka faj, qe ne ishim të tillë. Ai tha:”Të gjitha të mirat, qe nuk ua dhash i lejova për mbarë njerëzinë, prandaj, po si morët, nuk është faji im, po i juaj”!
Dhe në fakt, ne ishim egoistë, veta e parë njejës; asesi ti pranonin mirësitë e tjetër kujt. Ishim të tillë ne çdo kohë të ecjes nëpër histori! Prandaj edhe Skenderbeu, kur ishte kthyer në Krujë kishte thirrur princat duke u thënë:”Të gjithë ju do të jeni princa dhe me tutje, ndersa unë do të jem prijësi juaj”!
Luftë për të parin, luftë për elitë, luftë për ta penguar të menqurin, të ndershmin. Luftë, luftë deri në humbje kolektive.
E dini ju, se përveç dreqit, se keqes po i ndihmon dhe armiku, përmes nesh, duke u bërë ne argat të dreqit e armikut.
Nuk është vetem Kosova jonë e vogël problemi, po edhe Shqipëria e mbarë teritoret ku jetojmë ne. Politizimi i rrymes është ndoshta politizimi më jo domethënës i mosfunksuonimit të shtetit. Kemi dhenë për 20 vite rrymë falas, xehe falas, tokë falas, privatizue falas e çdo gjë falas sikur të ishte shteti jonë, “okus pokus”! Deri kur kështu?
Akoma nuk ka ngritje çmimi, akoma nuk ka temperatura të ulëta, ndërsa ne luajmë filma, sikur, Sali Berisha, andej kufirit. Nuk qajmë bythën, as për fukarenj, as për të mbërdhirë e as për të ngrirë, po për pushtet. Për ta rrëxuar një qeveri e për të ardhur një tjetër. Përse ndihmohen të varfërit nga fonde të dyshimta, kur politikanët kanë miliona e miliona para të vjedhura nga ky popull? A keni degjuar, qe një politikan, biznesmen apo hoxhë u ka ndertue shtepi fukarenjëve? Të gjithë këta kanë mjaft, për ti nxjerrur një numër bukur të madh nga skamja e skajshme! Po, jo, politikanët kanë nevojë për pozita, për të qeverisë në mënyrën më të poshtër, kanë nevojë për dashnore pa lesh nëpër këmbë, kanë nevojë për xhipa, villa e pasuri prrallore!
Kosova, paskësh qenë vendi më i pasur në rruzullin tokësor, sepse, po të mos ishte do të falimentonte për këto vite të pas lufte, duke pasë parasysh gjithë hajnitë qe ishin bërë në kurrizin e saj!
Ne do të nxehemi, me batanije apo pa to, ne do të dalim në pranëverë, po ju zhurmaxhinj, mos i friksoni fukarenjët. Zhurmën, qe bëni, e keni vetëm, sa për ta rrëxuar qeverinë e pastaj të bëni mut, siq e keni bërë deri me tani. As kjo qeveri nuk është krejtësisht e përkryer, sepse ministrat, zëvendës ministrat, këshilltarët, bordet e kryetarët, janë po ata, qe ishin edhe më parë, nga ky brum i Kosovës. Të përpiqemi se bashku ti ndryshojmë gjerat, ta sjellim edhe sasinë e rrymës, qe na mungon, ti ndihmojmë të pa kamurit, të ecim bashkë. Na presin shumë punë. Pa ndihmën e gjithë neve dhe gjithë partive, nuk mund ti përmbushim detyrat, qe i kemi parashtruar veti, kemi para nesh detyra të rënda!
Përfaqësuesit e BE-së do ti kemi në anën e Serbisë, ngjarjet e nivelit global, mund të ndikojnë keq, nese ne nuk jemi të bashkuar. Krizat globale gjithandej globit në këtë kohë të pandemisë, domosdo do të ndikojnë edhe në Kosovë, prandaj ti përballojmë ato me dinjitet, jo me grindje!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu