ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me ç’rast kapiteni Amir Rrahmani mblodhi bashkëlojtarët dhe iu drejtuan zhveshtoreve.

“Ata janë të shqetësuar nga fakti se thirrjet për Serbinë nisën në kor nga tifozët, dhe më pas u hodh një karrige në fushë”, thuhej në raportimin e televizionit rumun. (Kosova sot, 15. 11. 2924, ora 23:43).

Vallë, mbështetur në vetë raportimin e televizionit rumun, a nuk mjafton kjo për tërheqje nga fusha e futbollit, kur, përveç thirrjeve raciste të tifozëve rumunë, kishte edhe gjuajtje në fushë të futbollit, apo përveç gjuajtjeve në fushë të futbollit, kishte edhe thirrje racise ! Po e përsërisë, sepse nuk di se cila është më e keqe për futbollistët e Kosovës, cila është më e rrizikshme, sepse njëra e pjellë tjetërn, kur tifozët racistë nuk ka kush t’i ndalë, nuk ka kush t’i qetësojë e të mos flasim për edukim të tyre, racisti nuk njeh fjalën edukim !

Me gjasë, tifozët kishin pritur një fitore të fortë të rumunëve ndaj atyre të Kosovës, dhe kur panë se nuk do të kenë fitore, ata nisën me thirrje raciste që të demobilizojnë lojtarët në fushë.

“Objekte me gjasë janë hedhur, por kjo nuk është arsye që ndeshja të ndërpritet. Është vendim i referit që lojtarët mos të rrezikohen. Pse kanë pritur deri në minutën e fundit nëse kanë dashur të provokojnë? Është e turpshme ajo që kanë bërë kosovarët dhe shumë e rrezikshme”, ka thënë Popescu.

Mirë që ky Popescu e përshkruan ngjarejn se si ka ndodhur dhe shihet se realiteti ishte ashtu, por ku merr të drejtën të quajë shumë të turpshëm dhe të rrezikshme veprimin e lojtarëve të Kosovës , kur ata po rrezikoheshin gjithherë e më shumë. Nuk ka kurrfarë baze të quhen e as të jenë të turpshme veprimet e lojtarëve të Kosovës, veçmas kur ata po rrezikoheshin nga gjuajtjet, për çka referi i tërheq nga fusha.

Nëse diçka ka të turpshme dhe të rrezikshme, kjo u takon tifozëve të Rumanisë dhe vetë organeve të brendshme të shtetit rumun, përse lejojnë të shfaqen skena të tilla të rrezikshme, shqetësuese e armiqësore kundër lojtarëve të Kosovës.

Ne thërrasim shtetin rumun të njohë Republikën e Kosovës, por nuk ia imponojmë, sepse edhe nga ky shkak racistët marrin guximin (nëse jo edhe lejen) për veprime të tilla armiqësore ndaj shqiptarëve, në rastin konkret ndaj lojtarëve dhe shtetit të Kosovës.

Turpi bie mbi ata që në shtëpinë e vet sulmojnë mysafirët, siç u pa mbrëmë gjatë lojës së ndeshjes futbollistike mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, zotëri Popescu, i cili përpiqet të mos ia lë fajin vetes.

Prandaj, edhe organet më të larta të futbollit europian (UEFA) e atij botëror (FIFA) duhet ta marrin parasysh këtë dhe të gjykojnë sa më drejtë.

 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu