ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Populli dhe shteti belagji serbian, në çdo epokë në luftë ndaj të gjithë fqinjve!

Shkrime relevante

Pjesëza nga intervista e Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, në “Dita e Hapur” me rastin e Ditës së Forcës dhënë RTK-së

Gani I. Mehmeti DIÇKA NGA INTERVISTA E NËNKOLONEL VËLLAZËRIM QERIMI, NË «DITA...

Mërgata Shqiptare në Botë ua uron Shqiptarëve 28 Nëntorin

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Gjithë shqiptarëve, ku...

Shpërndaj

Në këtë foto nga Bllaca e pranverës së vitit 1999, shihet populli i dëbuar nga viset e ndryshme të Kosovës.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

POPULLI DHE SHTETI BELAGJI SERBIAN NË ÇDO EPOKË NË LUFTË ME ÇDO FQINJË

Tani për popullin serbian lirishtë mund të thuhet se është: kishë, komb dhe shtet belagji. I pangopur në mendjemadhësi dhe rrena të shkolluara, pra, që e ka shkollë kanceroze ruse, popull që në Ballkan nuk mundët për të jetuar pa ndonjë gverr në mes drejtuesëve të vet kishtar, politik dhe shtetëror, për brenda, dhe pa iu turrë ndonjë fqiu me krime ndaj civilëve, e sidomos ndaj shqiptarëve, krejtë më qëllim që të dali në det. Këtë popull e kanë deformuar me përkdhjelëje gjatë shekullit XIX, sidomos gjashtë Fuqitë Evropiane, sepsekrijuan rrethana që të falin troje të huja në tavolinë.

Po mbushen 50 vjet që e studiojë çdo siellje të popullit serbian, në realacion të brendëshëm dhe të jashtëm. Është ky popull me simptome të psoriazës neurotike, në sielljet egocentrike apo pretenduese për ta imponuar një madhësi tokësore insufiente, që nuk e ka, e atë realitet më së miri e dëshmon fundi i shekullit XX në realacion që atë madhësi të projektuar, ta përvetësojë me forcë neofashiste si është rasti me  përpiekjën për ta shfarosë kombin shqiptar gjatë dy shekujve të fundit. Po, e di se kisha, populli dhe politika (shteti serbian) më shumë e urrenë Kroacinë se sa Shqipërinë Etnike dhe Shqiptarët. Lidhur me këtë, ndaj shqiptarëve Serbia zyrtare dhe intelektuale i ka shkruar 35 programe për ta shfarosë dhe për t` ia përvetësuar trojet. E vërteta, atëherë kur erdhën servët në viset shqiptare, pra në shekullin XI-XII (lexo: Istoria Srbije, Beograd 1983, f. 146) e gjetën popullin shqiptar këmbkryq në Ballkanin Jugperendimor. Por,gjatë shekullit XIX serbia kishtare dhe politike në një masë kohore ishte me Wjenën dhe së bashku me të e filloi ekspanzionin ndaj tokave shqiptare. Pra, ishte Wjena ajo që e frenoi të zgjërohet Serbia nah Perendimi, por e drejtoi, bile me Marrëveshje sekrete më 28 VI 1881 kah Vilajeti i Kosovës. Lidhur me këtë më 1902, Serbia intelektuale ( e kjo është më shumë se Serbia shtetërore) e shkroi programin: “Do istrage nase ili vase”-(Deri në shfarosjen tonë ose tuejën), e që lidhet me toakt që i mbulonte Kroacia katolike.  E Verteta, nuk qëndron këtu, sepse establishmeni serbian e dinte mirë se me Kroacinë e ka shumë më vështirë të luftojë, jo pse janë properendimor dhe katolik, por pse Kroatët në një masë të madhe janë të mbrojtur nga fqinjët veriperendimor. Madje, në fillim të shekullit XX, sidomos pas Luftave Ballkanike (1912), do të më thot Mirosllav Kerlezhe në prani të Esat Mekullit (isha ndihmës i Esatit në Leksikografski Zavod të Zagrebit, për çëstje historike): “Ne Kroatët kur e fitoi Serbia me luftë okupuese Vilajetin e Kosovës dhe Manstirin më 1912; kur Malit Zi ia rezervoi Rusia Vilajetin e Shkodrës më 1913), menduam se Serbia është ngopë territore dhe nuk do të gravitojë më kah Perendimi. Në fakt, gravitimi kah Perendimi nuk ishte opcesion e knjazëve dhe krajlëve serbian as në Mesjetë. E në këtë përqëndrim ka ndikjuar drejtë për drejtë Kisha Bizantine, prej së cilës Arbanasit nuk kanë pasë kurrë asnjë dobi. E kulmi i tragjedisë shqiptare ka arrijtë gjatë tërë shekullit XX-të”. Por, ne do të shtonim se metastazimi neofashist serbian ndaj shqiptarëve, ishte permaanet gjithnjë gjatë shekullit XX-të, por që eskaloi në dekadën e fundit (1989-1999).

Në të ashtuquajturën “APJ” nga ana e oficerëve serbë janë vrarë 122 ushtarë shqiptarë

Vrasja e civilëve dhe ushtarëve shqiptarë nga ushtria serbe si dukuri 19811991

Gjatë viteve 1981-1991 në ish Jugosllavi (Serbi) do të ketë vazhdimësi të vrsjeve të civilëve dhe ushtarëve shqiptarë. Kjo dukuri ndodhte për t` i frigësuar shqiptarët, në mënyrë që të largohen nga Kosova. Në realitet, kjo tragjedi shqiptare, ishte një plagë e “heshtur”. Asnjë familje shqiptare, kur i vinin kufomat e fëmijëve të tyre nga ushtria në SAKROFAG, aty ishin oficerët sllavë dhe nuk lejonin për ta hapur, sipas tyre “sepse do të shkatohet ndonjë smundje ngjitëse”. E në faktë, ata, gati të gjithë është vërtetuar se ishin të bërë shoshë nga plumbat, me urdhër të oficerëve fashist serbian (Rasti i Praqinit dhe shumë të tjerë deri më 1991).  Në lidhje me këtë periudhë kohore, nuk ka vit që nuk janë bërë demonstrime nga ana e shqiptarëve për padrejtësitë që u organizoheshin. Por, pushteti nuk ka vit që nuk ka vrarë civilë dhe ushtarë shqiptarë në kontinutet. (Burimi: KLDMNJ- Raporti 1999/2000).

Serbia neofashiste në luftë të hapur për shfarosjen e shqiptarëve 19911999

Pas vitit 1991 e deri më 1999 ndaj Serbisë (lexo Jugosllavisë Zhablakut) janë komunikuar nga KS OKB shumë rrezoluta, me të cilat denohet dhuna serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ajo dhunë ishte e formave të terrorit shtetëror, privat dhe kishtar. Në lidhje me këtë, në dokumente nuk ka më raste të vrasjeve të ushtarëve, për faktin se familjet shqiptare e refuzojnë çdo dërgim të fëmijëve të tyre në një ushtri, që po manifestonte urrejtje dhe luftë shfarosëse kundër tyre. Mu për këtë, për t` u çliruar nga një okupator neofashsit, shqiptarët do të orientohen për ta themeluar ushtrinë e vet, e cila nga viti 1993 do të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). E duke e vrejtur këtë realitet të ri, kur Jugosllavia më 4 korrik ishte shpallë inekzostente, KS OKB do të provojë që të gjejë një zgjidhje kompromisi, jo vetëm në mes serbo-malazezëve e shqiptarëve, por edhe për popujt tjerë në luftë për çlirim nga pushteti serbian.

Karta e OKB-ës dhe çështja e shkatrrimit të Jugosllavisë

Në lidhje me këtë nga Karta e OKB (e aprovuar më 26 qershor 1945), që është KUSHTETUTA e Botës i ka 111 nene. Karta është e sitemuar në 19 kaptina. Në kaptinë e PARË, flitet për qëllimet dhe parimet e saj. Në kpatinën e DYTË (neni 3-6), flitet për antarësinë. Në kaptinën e TRETË  (neni 7-8) flitet për oragnet e OKB-ës. Në kaptinën e KATËRT (9-22) flietet për Asamblenë e përgjithëshme. Në kaptinën e PESTË (neni 23-32) flietet për kompetencat e KS OKB. Kaptina e GJASHTË shtjellon (neni 33-38) rregullimin paqësor të konfliketve (luftërave) nepër botë. Kaptina e SHTATË (nenet 39-51) shtjellohet puna e KS OKB në rast të RREZUKUT për paqën, për kërcnimin e paqës, pengimin e sulmit të mëtejmë, që shkakton destabilizim në një rregjion të Botës. Në kaptinën e TETË ( 52-54) flietet për marrëveshjet rregjionale. Në kaptinën e NËNTË (55-60) flietet për bashkëpunimin ekonimik dhe social ndërkombëtar. Në kaptinën e DHJETË ( 61-72) flietet për Këshillin ekonimik dhe social. Në kaptinën e NJËMBDHJETË ( 73-74) flietet për Deklaratë për territoret jovetëqeverisëse. Në kaptinën e DYMBËDHJETË ( 75-85), flietet për sietemin ndërkombëtar të mbikqyrjës. Në kaptinën e TREMBËDHJETË (86-91), flietet për Pleqësinë mbikqyrëse. Në kaptinën KATRËMBDHJETË  ( 92-96) flietet për Gjyqin nderkombëtardrejtësisë. Në kaptinën PESËMBDHJETË (97-101) flietet për Sekretariatin e OKB. Në kaptinën e GJASHTËMBDHJETË (97-105), flitet për parime të ndryshme. Në kaptinën e SHTATËMBDHJETË ( 106-107) flietet për çështje kalimtare të sigurisë. Në kaptinën e TETËMBDHJETË ( 108-109), flietet për ndryshimin dhe plotësimet. Në kaptinën e NËNTËMBDHJETË  (nenet: 110-111) flietet për çështje të ratifikimit dhe të nënshkrimit të dokuemneteve ndërkombëtare. Lidhur me këtë, është fakt hsitirik se në rastin e shkatrrimit të Jugosllavisë, Kaptina e VII-të e Kartës së OKB-ës, është zbatuar dy herë. Një herë në rastin e Bosnjës më 1992 dhe një herë në rastin e Kosovës më 1999. Në të dy rastet NATO ishte i detyruar ta përdorë forcën ajrore dhe ta frenojë orientimin serbian për t` i shfarosë: Boshnjakët, përkatësisht Shqiptarët.

Teksti (gjuha) e Kartës së OKB është deponuar në origjinal në Arkivin e Qeverisë së SHBA-ve dhe është i nënshkruar dhe i vërtetuar. Ndërsa teksti në Gjuhët: Kineze, franceze, ruse, angleze dhe spanjolle janë identik dhe të plotëfuqishëm sikurse ekzampalri i PARË në Arkivin e SHBA-ve.

Kaptina më problematike e Kartës OKB  është padyshim e shtata (nent 39-51)

Kaptina e SHTATË e Kartës së OKB-ës deri me 1998 në rastin e Kosovës, është zbatuar në lidhje me situatën në KORE më 1950; në lidhje me situatën në Irak më 1991; në lidhje me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë më 1992. Ndërsa Rreziluta nr. 1160 e KS OKB-ës për KOSOVËN më 31 mars 1998, po shënonte një zbatim vetëm sa paralajmërues se çka mund të ndodhë ndaj sielljeve të agresorit neofashist serbian mbi shqiptarë. E vërteta, RFJ nuk pranoi asnjë vërejtje të KS OKB dhe kishte programuar: SHPRONËSIMIN, SHPËRNGULJEN dhe SHFAROSJËN E SHQIPTARËVE, për ta kolonizuar tokën e tyre me sllavë të sillur nga Koroacia. Ky planifikim ishte dakorduar gjatë takimit ilegal të Sllobodan Millosheviqit (kryetra i RFJ) dhe Franjo Tuxhman (kryetra i Kroacisë). Marrëveshja ishte lidhë prapa shpinës së opiniont në Karaxhoegjevë më 1991. Me këtë Marrëveshje sekrete synohej ndarja e sferave të sundimit, e ku nuk ështe vetëm Kosova, por edhe ndarëja e Bosnjës dhe Hercegovinës. Çdo gjë tjetër sot është e opinionizuar, me që rast kundër krimeve serbe, KS OKB  e kishte themeluar edhe një TRIBUNAL NDERKOMBËTAR, prej të cilit do të hetohën dhe gjykohen krimet dhe kriminelët e luftës në tërë trevën e ish RSFJ-ës.

Kjo kaptinë e përfshinë veprimtarënë e KS OKB me rastin e rrezikimit dhe të kërcnimit të paqës dhe të veprimit sulmues. Në lidhje me këtë KS OKB e kishte vërtetuar në terren çfardo pozicioni të rrezikimit të paqës, kërcnimit paqës, veprimit të sulmit, dhe i bëri propozimet me kohë, madje duke vëndosë se çfarë masash duhet përdorë konformë neneve 41 dhe 42 të Kartës së OKB-ës, për ta mbajtur paqën dhe çetësinë ndërkombëtare të sigurar. Në këtë vrejtje e nxitur tinzisht nga Rusia dhe Kina, RFJ nuk kishte përfillë asnjë vrejtje dhe kishte vazhduar me mizori të papara, as në Luftën e Dytë Botërore (shiqo, punimin tim, botuar më parë: Rasti i Bllacës, Stankovecit, Çegranit, Kuksit dhe dhjeta kampe të tilla nepër Kosovë, duke e shndërruar Kosovën “në tokë të mbiellur me varre”, si ka shkruar Akademik Dibtran Fylli.

Neni 40 i Kartës së OKB shtjellon: ”  Pengimin e keqësimit të sitatës. KS mundet para se ta bëjë propozimin ose të sjellë vendimin, për masat e propozuara me nenin 39, t` i thrrasë palët e interesuara në kontakt konform me masat e përkohëshme të cilat i konsideron të nevojëshme dhe të dëshirueshme. Këto masa të përkohëshme nuk do të prekin në drejtësi, në kërkesa dhe në pozitë të palëve të interesuara. KS është i obliguar për të patur kujdes, rreth (mos) plotësimit të masave të përkohëshme.

Neni 41. Shtjellon se : KS është i autorizuar për të vëndosë se cilat masa, të cilat nuk tërhiekin PËRDORIMIN E FORCËS ARMATOSUR, t`  e përdorë për t` i zbatuar vendimet e veta, dhe mundet për t` u drejtuar ftesë antarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , konform me ato masa. Këto masa mund të përfshijnë SHKËPUTJËN e tërësishme ose të pjesërishme të mardhënjeve EKONOMIKE, hekurudhore, detare, ajrore, postiere, telegrafike, radiografike dhe lidhjeve tjera komunikative, por edhe të NDËRPRERJËS së mardhënjeve diplomatike.

Neni 42. shtjellon: Nëse KS konsideron që masat e parapara  me nenin 41 janë jo të mjaftueshme, ose që janë treguar si joefikase, mund të NDËRMERR aksione me forcë ajrore, detare ose tokësore, të nevojshme për mbrojtjën dhe ndërtimin e PAQES ndërkombëtare dhe sigurisë në përgjithësi. Aksioni i tillë mund të përfshijë domosdoshmërinë për bllokadën dhe operacionet lidhur me përdorimin e forcave tjera ajrore, detare dhe tokësore të antarëve të OKB-ës, për ta siellur paqën dhe sigurinë në rregjion.

Neni 43. Shtjellon:  1. Të gjithë antarët e OKB-ës, me qëllim që të kontribuojnë mbajtjës së paqës dhe sigurisë ndërkombëtare, obligohën për të ia vënë në disponim KS, në ftesën e tij dhe në harmoni me marrëveshjen speciale ose marrëveshjeve, forcat e armatosura, ndihmën dhe lehtësimet, duke e nënkuptuar të drejtën e kalimit të duhur për mbrojtjën e paqës  dhe qetësisë ndërkombëtare. 2. Karta do ta caktojë sasinë numerike dhe gjinitë e forcave, pozicionin  e tyre të gatishmërisë si dhe në përgjithësi shtrirjën, natyrën e lehtësimeve dhe ndihamve që duhet të jipen. 3. Më parë Kontrata ose kontratat janë LËNDË e bisedimeve që do të mbahën sa më parë që është e mundur me iniciativën e KS dhe antarëve ose në mes KS dhe grupeve antare të OKB dhe të ratifikohën prej shteteve nënshkruese, konform marrëveshjeve konstitucionale të tyre.

Neni 44 shtjellon: Kur KS vëndosë për ta PËRDORË FORCËN, së pari se do të kërkojë prej antarit që nuk merr pjesë në të, për t` i vënë në zbarkim forcat e aramtosura duke i plotësuar obligimet e marrura sipas nenin 43, për ta ftuar atë antar që nëse nuk dëshiron me marrë pjesë në vendimet e KS, nëse ato kanë bazë dhe kanë të bëjnë me përdorimin e kontigjentit të forcave të armatosura të atij antari.

Neni 45 shtjellon: Që të aftësojmë OKB për të ndrëmarrë masa urgjente ushtarke, antarët e Organizatës do të mbrojnë në çdo momnet kontigjentet nacioanle ajrore për aksion të gjithëanshëm të konfirmuar me këtë Kartë ndërkombëtare. Fuqia dhe niveli i gatishmërisë së këtyre kontigjenteve dhe planeve për aksionin e tyre të kombinuar, do të përcaktojë KS në bashkndihmë me Komitetin e Shtabit ushtark, në kufijë të përcaktuar në marrëveshjen speciale ose të marrëveshjeve të permenduara në nenin 43.

Neni 46 shtjellon: Planet për veprim të forcës armatosur do t` i propozojë KS me ndihmën e Komitetit të Shtabit ushtarak.

Neni 47 shtjellon: 1. Obligohet Komiteti i Shtabit ushtarak si organ këshilldhënës dhe ndihmës i KS për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me nevojën ushtarake të KS në aspekt të mbrojtjës së paqes dhe qetësisë ndërkombëtare, për përdorimin dhe komandimin e forcave të armatosura që i janë vënë në disponim në rregullimin e armatimit ose eventualishtë në çarmatim. 2. Komiteti i Shtabit ushtarak do të përbëhet prej Shefit Shtabit të antarëve të përherëshëm të KS ose të përfaqsuesëve të tyre. Seicili antar i OKB-ës që nuk është i përfaqsuar gjithëmonë në Komitet do të ftohet prej Komitetit që t` i bashkohet kurdo që kërkohet prej Komitetit, për t` i kryer detyrat duke marrë pjesë në punën e tij. 3. Komiteti i Shtabit ushtark i cili i nënshtrohet KS bartë përgjegjësi për drejtimin strategjik te të gjitha forcave të armatosura të vëna në dispozicion KS. Çështja që ka të bëjë me komandimin e atyre forcave do të rregullohet me marrëveshje speciale. 4. Komiteti i Shtabit Ushtrak, sipas antarësimit të KS dhe pas këshillimit me institucionet adekuate rregjionale, mund t` i organizojnë nënkomitetet rregjioanle. ( Për shembull ala forcat që i propozon në: Turqi, Bullgari, Rumuni, Maqedoni, Greqi dhe Shqipëri me seli në Edrene, ose Selanik, për siguri në Regjionin e Ballkanit më 1998 lidhur me Kosovën-HB).

Neni 48 shtjellon: 1. Masat e nevojëshme për zbatimin e vendimeve të KS me qëllim të mbrojtjës së paqës dhe sigurisë i ndërmarrin të gjithë antarët e OKB-ës, ose vetëm disa, ashtu si KS të përcaktohet. 2. Këto vendime i kryejnë antarët e OKB-ës, si drejtë përdrejtë, ashtu edhe duke vepruar përmes institucioneve adekuate ndërkombëtare antarë të së cilës janë.

Neni 49. Antarët e OKB-ës reciprokishtë do të ndihmojnë njera tjetrën në kryrjen e masave të vendosura nga KS.

Neni 50 shtjellon: Nëse KS ndërmerr masa PREVENTIVE ose të dhunëshme kundër cilido qoftë shtet, seicli shtet tjetër qoftë antar i OKB ose jo, do të gjëndej para problemeve speciale ekonomike, për shkak të përdorimit të masave të përmenduara, prandaj ka të drejtë për të konsultuar KS në lidhje me rregullimin e atyre problemeve .

Neni 51 shtjellon: Kjo Kartë nuk e fyen në asnjë pikpamje të drejtën natyrore në mbrojtje individuale dhe kolektive, në rast të sulmit armatosur kundër clitdoqoftë antarë të OKB-ës, (me kusht që ai antar mos të jetë shkaktar i luftës dhe tragjedisë palës tjetër që është e sulmuar prej tij-HB), derisa KS t` i merr masat e nevojshme për t` u mbrojtur sigurimi i paqës dhe qetësisë ndërkombëtare. Masat e ndërmarrura prej antarëve të Organizatës në zabatimin e të drejtave të vetëmbrojtjës do t` i komunikohet menjëherë KS dhe në asnjë mënyrë nuk do t` i siellin në pyetje autorizimet dhe përgjegjësinë e KS sipas kësaj Karte që të ndërmarrë në çdo kohë aksione të cilat do t` i konsideronte të duhura për mbrojtje ose për aplikimin e paqës dhe qetësisë ndërkombëtare”.

Nga këto qëndrime del qartë se pushteti me KRIMET që i përdorë mbi një popull të pambrojtur, dhe  e ka rrezikuar paqën dhe qetësinë ndërkombëtare, e ka nxitur KS OKB për ta përdorë forcën ushtarake në përmasa adekuate  duke synuar frenimin polidimenzioanl të zgjerimit të krimit në rrafshin hosizontal në tërë rregjionin. Në rastin e Kosovës, vendimi për Rezolutën nr. 1160 më 31 mars 1998, ishte unanim. Por me rastin e ndërhyrjës së NATO-s më 24 mars 1999, KS OKB nuk kishte qëndrim, për faktin se Rusia dhe Kina kishin paralajmëruar veto. Kjo do të thot se edhe në KS të OKB ka anime dhe padrejtësi fluviale, të cilat në rastin konkret po e shkatrronin popullinshqiptar në Kosovë dhe po hapnin palgë tjera zingjirore në tërë regjionin Ballkanik. Pra, shkencorisht del se nderhyrja e NATO-s ishte e arsyeshme dhe i solli njrëzimit paqe.

Në realitet, duke lexuar dhe studiuar këtë Kaptinë të Kartës së OKB-ës, del se në Rstin e Kosovës kishim të bëjmë me një luftë të drejtë të NATO-s, sepse po mbrohej një popull i tërë që ishte ekspozuar shfarosjes totale, fakt ky që dëshmoi DEPORTIMI me dhunë i NJË MILION SHQIPTARËVE jashtë Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, në Kosovë nuk kishte familje që nuk kishte qenë e detyruar ta lëshojë shtëpinë dy e deri në katër herë. Madje, pushteti kolonial serbian, jo vetëm që i hapi 600 varreza masive, por BARTI KUFOMA të masakruara shqiptare deri në Beograd, krejtë me qëlim që pastaj me aeroplan special t` i bartë në Rusi. (Lexo librin: Viktor Qërnomedin, Strob Tallbot, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë; Mario Mollnar, SHBA dhe Kosova, Prishtinë; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, Tiranë).

Në këtë drejtim BE del se i duhet Ballkani Jugperendimor, thjeshtë për arsye gjeostratetgjike nga rrafshi i ekonomisë dhe sigurisë. Por, në lidhje me këtë nuk po llogaritet fare se BE është një “martesë pa niçah”, sepse nuk ka Kushtetutë fare. Mu për këtë del se është institucion i paqëndrueshëm, aq më parë kur tani (2022) në pushtet në Gjermani janë forcat politike që nuk kanë synime të kristalta demokratike sikurse kur ishte në pushtet partia e Angela Merkelit.

ÇKA PËRMBAN RREZOLUTA E KS OKB PËR KOSOVËN NR. 1160

Rezoluta e KS OKB  nr. 1160 e 31 marsit 1998, për Kosovën e ka së pari një mesazhë të kuptueshëm. Në njëzetë pikat e saj ka një porosi që të tërhiqet pushteti kolonial serb nga dhuna ndaj shqiptarëve etnik. Së dytë, duke e pasë për bazë Kaptinën e VII-të, e që i prezantuam të gjitha nenent e saj (39-51), i drejtohet pushtetit serbian, që të pushojë së militarizuari Kosovën me ushtri, polici, mercenarë dhe vendasë të armatosur, të cilët për çdo ditë po  digjinin fshatra dhe po masakronin popullin. Madje, pëtrpikja që të zhdukën familje të tëra me ushtri dhe polici (Rasti i Familjës Jashari në Prekaz, ku një shtet organizon luftë kundër një familje, rast unik në botë); rastet e pushkatimeve të civilëve në masë, në disa lokalitete si në: Raçak, Mejë, Krushë të Madhe etj.) kishte shkuar deri në 350 persona.

Nga KS OKB-ës, nga Rezoluta nr 1160, nga pushteti okupues shihet se populli i pambrojtur shqiptar  qysh në fillim të vitit 1998, shihet një realitet, se nuk do të ketë zbrapsje nga ana e Serbisë neofashiste, për ta shfarosë popullin shqiptar në Kosovë. Prandaj, KS duke u rezervuar nga disa ndërmarrje në një mënyrë po i jepnin përkrahje morale dhe politike okupatorit që të vazhdojë me krime, sepse nuk kishte asnjë shenjë se do të zbrapset nga politika e shfarosjës. E ajo përktrahje ishte se: RFJ për për kundër EMBARGOS, po merrte ndihma nga firmat private si: Nga firmat private gjermane afro 1 miliradë dollarë, nga firmat private të Francës 850 000 000 dollarë; nga firmat private italiane 750 000 000 dollarë. Kurse nga bota arabe, RFJ i kishte marrë afro 2 miliardë dollarë. Këto para, i shkonin Rusisë në konto, sepse Rusia përkundër ndalesave, po e furnizonte RFJ ilegalisht me armatim dhe pjesë rezervë të mjeteve vrasëse.

 Rezoluta e KS OKB nr. 1160 për Kosovën, vrehet kur të lexohet me kujdes se mbështetet në pesë argumente që ishin realitet në rrethanat kur u përgatit.  Ato dokumente ishin të verifikuara në përmasa botërore. Lidhur me këtë që u theksua më lartë, së PARI, Rrezoluta është mbështetë në Kartën e ndërkombëtare te të drejtave të njeriut (aprovuar nga KS OKB më 10 XII 1948); është mbështetë në pikën C për të drejtën e VETVENDOSJES që buron nga Asambleja e Përgjithshme e OKB data 14 XII 1960. Së DYTI, Rrezoluta është mbështetë  në Konventën për parandalimin dhe ndiekjën e krimit të gjenocidit (paraqitur për ratifikim ose adresim nga Asambleja e Përgjithëshme me Rrezolutën e saj nr. 260 A (III) të 9 XI 1948, e hyrë në fuqi më 12 janar 1951 (shiqo nenet: III dhe IV). Së TRETI, Rrezoluta është mbështetë në studimin që ishte aktual në fillim të vitit 1998, të autorëve: Dejvid Mak Villijams,Majkl Tembm, Rrënjët strategjike të Jugosllavisë, 1998. Së KATËRTI, Rrezoluta është mbështetë në raportin e: Leo Tindemans (kryetar) Lloyd Ctler, Bronisllav Geremek, etj. Paqe e pakryer dhe, raporti interancional për Ballkanin 1996.(UNFINISHED PACCE REPORT OF THE INTERNATIONAL COMISSION ON THE BALKANS). Lidhur me këtë po e theksoi se raportuesit, në janar 1996 kishin biseduar me 59 persona që  kryesisht e drejtonin politikën e përgjithëshme paqësore në Kosovë. Kur jemi te ky realitet, duhet theksuar edhe këtë se Raporti i TINDEMANIT etj. (në emër të fonddaciuoneve: ASPEN, CARNEGIE afro 80 përqind të tekstit është i natyrës historike, ndërsa nga Kosova prej 59 të intervistuarëve vetëm një ishte kinse histirian (por edhe ai është i zgjedhur nga shkolla sociologjike, e cila: “dinë çdo gjë, dhe, nuk dinë asgjë”. Në fund, edhe atëherë pata shkruar se: raportuesit i kishin mbetur BESNIK “shkemcës” tradicioanle serbe. Mu për këtë, kërkesës sime që për raporte të tilla të thuren nga eskpertet dhe popullit t` i bëhet i njohur çështja, i gjason një situate që edhe sot, e fare pak ka ndryshuar.Pra le të dihet  se çështja jonë kombëtare është  në total historike, propozojë që për çështje të sakta profesionale të japin verdik institucionet adekuate, me shkrim dhe me nënshkrim përkatës.

Të përfundoj. Serbia neofashiste 1992-1999, i ka oragnizuar katër luftëra. Të gjitha i ka humbur. Serbia neofashiste, me Rrezolutë të KS OKB dy herë është kërcnuar me bombardim ( në Bosnje më 1992 dhe në Kosovë 1999), sepse ka ushtruar gjenocid klasik; Serbia neofashsite as që vrehet pas këtyre bombardimeve dhe KAPITULLIMIT të plotë që e nënshkruan në Kuamnovë më 9 qersshor 1999, se do të ndalet. Prandaj, me rastin e shpalljës Malit Zi si i pavarur më 2006; me rastin e sshpalljës së pavarësës Kosovës më 17 janar 2008, do ta padisë Republikën e Kosovës në OKB. E OKB (Kofi Anan) çështjen e pavarësës Republikës Kosovës, do ta dërgojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë (si organ i përherëshëm i OKB-ës). Nga kjo Gjykatë e Përherëshme Ndërkombëtare, pushteti i Serbisë neofashiste do të marrë përgjegje më 2010 se: “Shpallja e pavarsë Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”. As me këtë verdik, Serbia neofashsite nuk do të ndalet. Dhe më 2011 do të arrijë në saje të BE-s t` ia vejë Republikës Kosovës në prezantimet nderkombëtare, FUSNOTËN. Me këtë prap nuk ka fund veprimi neofashsit serbian. Do ta fillojë një fushatë që ta themelojë në Kosovë një “Republikë serbe”, sado kudo afër Trepçës dhe Ujmanit. E Ujmani dihet publikisht se është paguar dhe ndërtuar nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim. Pra, Serbia neofashiste, le të dihet se i ka marrë PARAT për çdo pllambë toke gjithëandej. (posedohet dok. i Bankës Nderkombëtare në 260 faqe, me shenjë: “Sekret shtetëror”, Beograd 19978.). Serbia fashsite si shtet belagji nuk do të ndalet, sepse askush nuk po i thot: STOP, sepse kundër saj nuk pati hetim dhe gjykim sla ai i Nyrenbergut 1946.  Dhe, qëllimin e vazhdimit të politikës koloniale, Serbia neofashiste do ta arrijë me 2013 në Bruksle, për ta përtrirë prap më 2015 të njetën, po në Bruksel, me regji të BE-s. Dihet publishtë se kush ka nënshkruar në të dy rastet.

Sot jemi para një presioni të papresedan që Serbia neofaishte të organizojë referendume dhe zgjedhje paralamentare në një shtet fqinjë. Pushteti i Republikës Kosovës, duhet të mbështetet vetëm në Kushtetutë, në Kartën e OKB-s (edhe pse ende nuk jemi antar të saj). Sidomos duhet të mbështet në Rezolutën e KS OKB mbi DEKOLONIZIMIN E BOTËS (1960),në nënshkrimine kapitullimit plotë të RFJ-s më 9 qershor 1999 në Kumanovë; në ndarjën e Malit Zi nga Serbia më 2006; në Shaplljën e pavarësisë Kosovës më 2008; në Verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovës, me që rast nuk cenohet Drejtësia Ndërkombëtare (2010). Prandaj, miqët tanë: BE dhe SHBA me Anglinë duhet që shtetin e njomë të Kosovës ta ndihmojnë e jo ta përkdhelin Serbinë neofashiste, në ambicjet e saj koloniale.

Më 21 janar 2022 Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu