ARKIVI:
10 Shkurt 2025

“Populli rikverc” apo si përfaqësuesit e LDK-së nuk prekin në tokë fare dhe se si iu duket nënçmim me e ofru qytetarin

Shkrime relevante

Bedri, kur po të shoh “po më mbushen sytë me lot!”

Afrim Caka, Gjakovë Nuk mund te behesh kryeminister me 20% te votuesve...

Presidentja Vjosa Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Presidentit Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në...

Deklaratë e Organizatës Shqiptaria mbi zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

Organizata Shqiptaria përshëndet dhe vlerëson lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mbajtura...

Për Frrok Çupin, e shkrueme me 1993

Agim Morina, Prizren E shkrueme me 1993. Tallesha me marrëzitë e Frrok Çupit,...

Shpërndaj

Popull rikverc
You know, it’s over! – do thoshte Trumpi. Dihej se VV-ja prapë do të dalë si partia më e madhe nga këto zgjedhje. Mirëpo, shpresat dhe indiciet ishin të mëdha se bile nja dy nga partitë opozitare bashkarisht do të fitonin shumicën absolute dhe si ndryshim të qeverisin vendin pas këtyre zgjedhjeve, si mënyra më e shëndoshë demokratike për vendin. Sidomos kur Kosova gjendet para sfidave të mëdha të një rendi të ri botërorë e gjeopolitikave të ndryshme të fuqive të mëdha, kur përgjegjësinë duhet ndarë me një masë më të madhe të përfaqësuesëve të qytetarëve të Kosovës.
Sidoqoftë, mendoj se LDK-ja bëri mirë që i mbylli dyert për një koalicion gjithëpërfshirës, sepse nuk është lehtë me qeverisë shumë parti e me vetëm një deputet në mazhorancë. Poashtu bëri mirë që u deklarua se nuk do të përfshihet as në qeverinë e fituesit të spektrit të majtë politik e të përfshirë në shumë skandale të hajnisë dhe korrupcionit e të abuzimit me paranë publike. LDK-ja më mirë le të ulen dhe le të reflektojnë pse i humbën bastionet e tyre si Pejën, Podujevën, Prishtinën, Klinën dhe Gjilanin. Pse në qytetet e mëdha si Prizreni ku i morën vetëm 4000 vota e në Mitrovicë vetëm 1800 vota?!
Përgjigja ime për problemin e LDK-së është e njejta që u’a kam thënë edhe para 20 e më shumë viteve zyrtarëve të asajë kohe e që u’a them rregullisht: MENDJEMADHËSIA!
Përfaqësuesit e LDK-së nuk prekin në tokë fare. I’u duket nënçmim me e ofru qytetarin. I’u duket nënçmim me ra në nivel të shqiptarit të thjeshtë. Përveç gjatë fushatës që shkojnë e u lëpihen, e që nuk mjafton. Sillen sikurse edhe në kohën e Presidentit Rugova, i cili me dy paraqitje në stadiume të ndonjë qyteti, i siguronte votat e shumicës së qytetarëve, gjersa ata të tjerët silleshin sikurse cezarat në Coloseum të Romës antike.
LDK-ja ka vajza e djem të mrekullueshëm e kuadrot më të mira që ka ai vend, por vetëm duhet të zbresin në tokë e të jenë më modestë e më popullorë. Asgjë më shumë. Të gjitha kualitetet tjera i kanë. Përshtatjuni mentalitetit të asajë popullate në rikverc. Aq e thjeshtë është ajo punë.
Fakti i pamohueshëm është se LDK-ja ka bërë një fushatë shumë të mirë. Kishte një program qeverisës jashtëzakonisht të mirë për zhvillimin ekonomik të ati vendi, e që ishte edhe i realizueshëm.
Mirëpo, cili ishte faktori i dështimit? Sa e ka kuptuar shqiptari i thjeshtë atë program?
Simbas mendimit tim, faktori i dështimit të LDK-së është gjuha tepër e butë politike tek një mentalitet e popull që tërë kohën është duke ecë në rikverc.
Gjuhën e butë dhe mirësjelljen nuk e kuptojnë një mentalitet i një populli i cili në shekullin XXI hoxhën apo priftin e shohin edhe si mjek të përgjithshëm, edhe si psikolog, edhe si psikiatër, edhe si gjinekolog… e çka jo tjetër. Që të gjitha problemet familjare, shoqërore e emocionale presin që t’ua regullojë një hoxhë apo një prift. Që tërë kohën thirren dhe e citojnë vetëm një libër. Një popull i cili ende frikësohet dhe e kapë panika kur një macë e zezë i’a trupon rrugën.
Veshi i tyre është i mësuar të ndëgjojë vetëm përralla e iluzione dhe vetëm atë që ka dëshirë të ndëgjojë. Truri i tyre ndihet më mirë kur fluturon në botën joreale të vetëm një libri. Edhe atë të ndëgjuar, e jo të lexuar. Ai libër u’a bënë trurin të etur për gjak, për hakmarrje e për ndëshkim, sepse kurrëfarë mesazhe tjera nuk ka ai libër. Këtë e ka zbërthy për mrekulli Albin Kurti qyshë para disa viteve, të cilët ati populli u premton gjak, ndëshkim e hakmarrje. U premton të njejtat gjëra sikurse edhe ‘ai libër’, por të kthyer në ‘kauza’ politike. Asgjë tjetër, hiç! Dhe, po fiton pandërprerë. Nuk është ngusht ai popull për shkolla, univerzitete, spitale e fabrika, sepse të gjitha këto ai popull në rikverc i gjenë nëpër ato afro 1100 xhami e në ato 200 kisha që janë në atë vend. Ata duan popullizëm e fjalë të mëdha, të cilat LDK-ja kurrë nuk i përdorë, sepse ‘lartëmadhëria’ e tyre nuk e kanë munduar veten që ta mësojë më mirë mentalitetin rikverc të shqiptarit të thjeshtë. Sidomos të atyre në mërgatë, të cilët kanë të drejtë juridike me votuar në Kosovë, por jo edhe të drejtë morale. Të cilëve akrepi u është ndalë në vitin 1992. Të cilëve Kosova u nevoitet për shërimin e komplekseve të tyre si qytetarë të rendit të dytë e të tretë nëpër vendet ku jetojnë në Perëndim. Të cilët shkojnë t’ua përcaktojnë politikat rezidentëve në Kosovë, ndërsa vetë lypin që kur të vdesin të varrosen në vend të huaj ku jetojnë, me arsyetimin se “fëmijët kurrë nuk do të kthehen të jetojnë në Kosovë, andaj dua të pushoj afër tyre”. Atëherë, ç’ka dreqin bënë turr e shkon dhe ja përcakton fatin fëmiut të dikujtë tjetër që jeton e që rritet në Kosovë? – është pyetja.
Atë çka unë mendoj se partitë opozitare do duhej të bënin në këtë situatë kur Kosova gjendet para një krize të madhe institucionale, është që partisë më të madhe t’ia japin votat në Kuvend që e vetme të formojë një qeveri minoritare.
Poqëse rrezikohet Kosova dhe interesat e vendit në ndonjë rast, atëherë shumë lehtë edhe e rrëzojnë atë qeveri dhe shkohet në zgjedhje të reja.
Është pjesë e demokracisë ku shteti duhet të vendoset në rend të parë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu