Gjergj – Bajram Kabashi
Shqiptarët duhet të përfundojnë të sillen si folkloristët e vetëm dhe më të prapambeturit e kësaj bote, si njerëz të jashtkohshëm deri në dhimbje, të cilëve qartësisht u ka kaluar koha dhe lënë përshtypje të mjerësh e të humburish në hapësirë e kohë, në botën tonë të madhe në të cilën jetojmë.
Në kohën kur Serbia po e rimerr me forcë rolin e saj antishqiptar, antirajonal dhe antieuropian dhe po e shpreh hapur përcaktimin e saj për bashkëpunimin krapërkrah me Federatën Ruse dhe kur unioni Rusi-Bjellorusi dhe Serbi, tashmë është në funksion real, të thirresh e “vallëzosh” se nipi i Gjergj Kastriotit apo Adem Jasharit është tashmë në krye të FSK-së, është një shfaqje absurde teatrale, që se ka asnjë kuptim.
Të jam më i qartë: Katër nipa, mbesa e stërmbesa të Gjergj Kastriotit, Idriz Seferit apo të Adem Jasharit, mund ta zënë vendin e të parit të FSK, por kuptohet vetëm me një kusht, që ata, secili prej tyre, të jetë profesionist i përkryer.
Përndryshe: Jo!
Natyrisht, nuk e kam fjalën fare për emrimin e pinjollit të asaj familje në krye të FSK-së, pasi nuk dij asgjë se a ështe e sa është ai profesionist për ta merituar postin e tillë, por po mendoj për tupangjinjt që po ndëgjohen gjithandej dhe marrëzinë tonë të pafundme.
Ti lëmë tashmë pas vitet e kaluara që na shkuan ashtu sikurse që na shkuan, duke u lavdëruar për Lirinë e vendit që praktikisht nuk e kishim arritur vet si popull, por nga Sot e
Tutje nuk mund të ketë më hajgare me Serbinë. Jo që asaj duhet ti frikësohemi, se edhe serbët janë njerëz sikurse ne, por me këtë Serbi rusomadhe, Paqen duhet ta krijojmë, ruajmë dhe mbrojmë në Kufi.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë se Anti-Shqiptarizmi i ka qitur në të dy gjunjt, duke i deturuar si delet e shkreta ti mbajnë sytë nga qielli dhe të mendojnë për “kufinjt e dinit” në qiell e tokë!
***
Një këngëtar i madh vehabist, që vazhdimisht ka dëshirë t’i tregoj muskujt e ta shquaj trimninë muslimane, të cilit i jepet më shumë fjala dhe hapësira e shprehjes se sa cilitdo atdhetar e intelektual të shquar ne mediat tona përgjithësisht, më 28 nëntor 2021 e promovoj këngën e tij gjoja patriotike me titullin Gueril. Këngë kushtuar djalit të tij me po këtë emër. Dhe ai me të birin e pafajshëm u përbetuan në këngë tek “varret muslimane” të Jasharëve në Prekaz. Pra, në këngën që ia kushtonte djalit të vet që qysh në atë moshë Duhet të Jetë e Ndihet Musliman, duke mos e ditur apo paraqitur sikur nuk e di se bota e qytetëruar nuk imponon fe dhe se pas moshës 16 vjeçare, secili fëmij ka të drejtë ta vërtetoj fenë e caktuar apo të jetë i pa fe, kurse ai, si gjithnjë, me një trimni të porositur muslimane, i bindur se i takon “shumicës muslimane “shqiptare“, sikurse e ka theksuar edhe autori i “depërtimit të thellë strategjik përmes islamit”, politikani turk Davutogllu, dhe që e kanë përqafuar politikanët injorantë dhe kombzhbërës “shqiptarë” të “Arnautllukut”, në tekstin e këngës me motive të islamit politik e vehabizmit, pos të tjerash, djalit të vet ia lë këtë porosi joshqiptare:
“Kujdes me kon del kujdes me kon rrin
Besnik bonu po bes mos i zin
Islamin e ki fe Allahun e ki Zot
Muhamedi A.S osht pejgamberi jot
Bon per familje per rreth e shoqni
Po dije Xhenetin te komt e nanes e ki.”
Kjo këngë indoktrinon të rinjt, një pjesë jo e vogël e të cilëve nuk e kanë as kulturën minimale kombëtare për tu mbrojtur nga gjepurat e tilla propagandistike – panislamike. Janë me mijëra e mijëra klikime pajtuese dhe komente përplot lavd rreth përmbajtjes së këngës së tij, që do të thotë se tek masa pa mendimin e formuar kritik , propaganda e tillë e ka efektin e duhur.
Më tragjikja do të ishte sikur kjo këngë e të tjera si kjo, do të pëlqeheshin tek policët dhe ushtarët e Kosovës.
Kjo do të ishte tragjike dhe pikëlluese, se mendimet e tilla janë shigjeta helmuese në trupin e kombit shqiptar.
Me përmbajtjen e këngës së tillë do të duhej të mirrej dikush nga institucionet përkatëse kulturore dhe jo vetëm kulturore në vend. Apo, në anën tjetër, shoqatat e specializuara për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të fëmijëve, sikurse që do të duhej angazhuar shoqata e psikologëve me psikologët që merren me ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet penguar nga askush që ta jetojnë e përjetojnë fëmijninë e vet si fëmijë, e jo që ti “bëjnë burra” , “patriot” dhe ti “pjekin” përpara kohës! Pasi fëmijët nuk mund të jenë krejtësisht nën pushtetin e prindërve, që në rase të caktuara edhe vet mund të kenë probleme dhe paaftësi për mbikqyrjen e tyre, duke i lënduar apo devijuar pa qenë të vetëdijshëm për këtë.
Dhe sidomos do të duhej të reagonte Familja Jashari dhe Komuna e Skenderajt për promovimin e propagandës islamike në varrezat e dëshmorëve, të cilët janë vrarë e masakruar vetëm se ishin shqiptarë, e jo për atë që e kishin këtë a atë përkatësi religjioze. Ato janë Varreza Kombëtare, të gjithë atyre njerëzve që vdiqën për AtMëmëdhe. Andaj, kushdo që identifikohet me religjionin e caktuar apo bënë propaganda religjioze, më së paku është njeri i prapambetur, prapambeturi që nuk duhet ta lejojmë të jetë e pranishme ndër ne.
Por, duke e ditur se qe 22 vite kultura kombëtare në mënyrë perfide është ndjekur, ka pak gjasa dhe shpresë se mund të ndalohet dhe pengohet ky sulm ndaj kulturës kombëtare shqiptare.
E kam thënë sa e sa herë një gjë që dëshiroj ta përsëris: Më i zi dhe më i rrezikshëm për kombin shqiptar dhe kulturën e tij është një islamist politik, qoftë ai edhe profesor universitar me lojalitet të madh publik, një shkrimtar, këngëtar, sportist, polic, ushtar etj., sesa secili nga xhihadistët trushpërlarë që i dhanë dhe ende mund ti japin jetëkotat për “çështjen e islamit” .
Të tillët janë të rrezikshëm deri në kob, pasi mu ata janë mësimdhënësit e xhihadistëve, frymëzuesit e tyre . Populli shqiptar po jep shenja se tashmë i ka kuptuar qëllimet e synimet e tilla antishqiptare dhe se do t’i kuptoj për ditë e më shumë.
Shovenizmi religjioz i xhihadistëve, pa asnjë mëdyshje, e ka frymëzimin prej tyre.
Shkrimtari Ibrahim Kelmendi e ka thënë një mendim proverbial, mendim që nuk duhet ta harrojmë: “Më shumë i urrej islamistët politik “arnaut”, sesa çetnikët serbë!”
Edhe une … Sepse çetnikët serbë mund ti kesh armiq të jashtëm, ndërsa isalmistët politik të shkatërrojnë nga brenda, pasi të dalin nga barku!
Ata janë “Kali i Trojës”, në jetën e popullit Shqiptar!
Mendoj që gazetaria dhe policia shqiptare gjithandej hapësirës shqiptare në Gadishullit Ilirik, qyshkur do të ishte dashur ta kishte kuptuar mirë dhe qartë se vetëm nacionalizmi modern shqiptar ka legjitimitet në Shqiptari, e jo ndonjë lëvizje politike islamike panreligjioze – antishqiptare, që shfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme propagandistike, që mund të kuptohet se e ka një lloj legjitimiteti shtetëror!
Sidoqoftë, kushdo që do të përpiqet që problemet e islamit botëror, të na i sjell e zbrazë në Shqiptari, i kamufluar (fshehur) pas atdhetarisë së rrejshme me ngjyresë islamike apo tjetër, nesër apo pasnesër do të përgjigjet për veprimtarinë e tij antikombëtare e antishtetërore.
Lindja e Mesme, Turqia, Kandahari dhe Afganistani në përgjithësi, janë shumë të mira, por të mira në vendin e vet!
Askush nuk guxon të na i sjellë problemet dhe grindjet e pafundme të këtyre vendeve në vendin tonë, pasi Gadishulli Ilirik në masë të madhe banohet prej shqiptarësh, që nuk mund të jetojnë ndryshe vetëm si Shqiptar!
P.S!
Mund ta komentoni sa t’ua merr mendja dukurinë e caktuar antishqiptare , por vetëm duke e vlerësuar dhe analizuar atë, pa e përdorur asnjë fyerje ndaj askujt.
_______
Teksti e muzika: Arian AGUSHI
Orkestrimi: Wirusi
Video: MProduction GUERIL (tekst) 1X 28
Nentor un bab u bona
Nditen e flamurit festojne trojet tona
N’ket’ dat lindi komandanti legjendar
Edhe n’sken’ UÇK-ja ka dal heren e par
Ftyren sta harroj n’sy kur mshikove
Ma i miri babit o Gueril Kosove
Cdo shqipe si ti e don ket dit
Mos harro tu u rrit kta nuk bon me korit
Koft krenar me ty kejt veni
Ski ka del ndryshe se je gjak i jemi
Vlla prej gjaku e ki cdo shqiptar
Kurr mos bo shok shpiun e tradhtar
Gjumi tka zon gjithmon me Kuran
Se ti je shqiptar bir e je musliman
Kushdo qe t’prek nkomb edhe n’din
Mos prito emrin me shti nperdorim.
Strofa: Kur te pyesin bir’ se cka eshte ky emer
N’diten e flamurit thuj ma la baba me zemer
Guerili eshte luft’ar qe sulmon ne befasi
E kurr’ nuk i dhimbset jeta per ta be t’madhen Shqipni.
Refren: Gueril neper shekuj Gueril me pushk’ ne dor’
Gueril te fali Zoti Me 28 Nentor.
2X
Armiqt e Shqipnis kan ik si lepuj
Se kjo tok ka rrit Guerila me shekuj
Prej Lugine n’Janin prej Struge n’Tivar
E kem ujit token me gjakun shqiptar
E di qe kto pun je i vogel me i dit
Po edhe mu baba me kto fjal mka rrit
Kushdo qe tprek nterritor tonin
Pash tmadhin Zot shok me asnjonin
Guerili me ta din me fol veq ndrysh
Se baben ta kan lon pa bab e pa gjysh
Kujdes me kon del kujdes me kon rrin
Besnik bonu po bes mos i zin
Islamin e ki fe Allahun e ki Zot
Muhamedi A.S osht pejgamberi jot
Bon per familje per rreth e shoqni
Po dije Xhenetin te komt e nanes e ki.
Connect with Gold AG Facebook
Komplimente me te Larta per kete drite qibriti ne tunel ku u zaptuan shqipetaret e nuk dijne me as ku eshte hymja e as dalja nga ky tuneli te rrezikshem dhe vdekjeprues ne disa nivele: spirituale e ne finale te finales dhe fizike.