ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Portreti i moralistit  shndërruar në materialist 

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Shkruan: Ramiz TAFILAJ 

(Shfletim i romanit të Ibrahim Kadriut  “Pjella e Dreqit” të botuar në gjuhën angleze nga Jalifat Publishing – Houston, Texas) 

Qasje 

Autori I romanit “Pjella e Dreqit”, Ibrahim Kadriu, ka një krijimtari të bujshme letrare, të filluar në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, duke vazhduar edhe në ditët e sotme, me vlera të dëshmuara dhe të pranuara jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga kritika e autoriteteve që gëzojnë reputacionin e njohësve të krijimtarisë letrare. Vlerësimet mbi krijimtarinë e këtij autori, deri tash janë përmbledhur në tetë vëllime, derisa autoriteti i tij është bërë i njohur edhe në shtete të tjera përmes veprave të përkthyera që, deri tash, numri i tyre arrin në  njëzetedy, të shpërndarë në njëmbëdhjetë gjuhë: italisht, frëngjisht, greqisht, suedisht, arabisht, turqisht, rumanisht, etj. Një nga romanet e shumta të tij, “Pjella e Dreqit” (që u përkthye dhe u botua frëngjisht në Paris, me titull: “La progeniture du diable” në përkthim të Mustafa Jasharit) u botua edhe anglisht nga “Jalifat Publishing” në Hjuston të Teksasit, me titull “Devil’s offspring” në përkthim të Avni Spahiut. Është ky një roman i mirëpritur nga lexuesit shqiptarë, dhe si i tillë është nderuar me çmimin “Romancier shqiptar i vitit” nga Qendra PEN e Shqipërisë (2012) si dhe me çmimin “Azem Shkreli” nga Ministria e Kulturës e Kosovës (2013) si roman më i mirë i vitit. 

“Pjella e Dreqit”, në vazhdën e romaneve tjera të këtij autorit, që i përkushtohen  realitetit historik,  politik, social e moral të përditshmërisë shqiptare nëpër dekada, ka marrë rrumbullakimin me këtë titull që mund të çmohet si mallkim, si diçka e keqe, si një fondament i cili, paraprakisht, nxit kureshtjen e lexuesit. Si pjellë e dreqit renditen personazhet që veten, të shprehem më qartë, e bëjnë devijues në aspektin e karaktereve, duke anashkaluar moralin, përkatësisht duke ndërruar hiret nga portreti i moralistit  shndërruar në materialist të paskrupull. Për manovrim të personazheve autori mbështetet në kohën e pas luftës në Kosovë, në rrethanat të cilat kohën në liri e bëjnë të ngatërruar me ardhjen në shprehje të autoriteteve të cilët, në çdo mënyrë, iu përshtaten edhe rrethanave me  korruptime, duke harruar idealet kur, si protestues të devotshëm të një sistemi policor, shprehnin indinjatën përmes demonstratave… Ajo kohë e revoltës rinore, si një testament mbi kundërthëniet të cilat kishin për bazë keqtrajtimin e shqiptarëve në Kosovë të ngulfatur nga shtypja dhe keqtrajtimi, te “Pjella…” e ka domethënien sublime e cila, përball keq menaxhimit të sistemit shtetëror të prirë nga ish protestuesit, revoltuesit dhe (në raste) edhe ish luftëtarët, fiton në peshë si kohë e lavdishme. Në roman këto përballje vijnë në shprehje dhe ia shtojnë efektin dramatik; e bëjnë më dinamik, mbase edhe shpalosin reflekset e vetëdijes të protagonistëve, portretet e të cilëve janë kalitur për mrekulli, qofshin ata të kohës së revoltës, apo të kohës së re të ngashënjyer pas posteve politike dhe pas lekut. Për të qenë sa më të qartë, si personazhe devijonte, autori, si njohës solid i aktualitetit politik, i kapërcen nëpër situata duke ua shfaq mungesën e ndërgjegjes dhe të moralit, por në anën tjetër i fikson karakteret që me stoicizëm qëndrojnë  dhe nuk përkulen para interesit personal. Ky dallim mes personazheve, në gjendjen kaotike të shoqërisë, vjen si gjetje e kujdesshme e autorit për të shfaqur realitetin aktual shoqëror e politik i cili është i vërejtshim nga të gjithë. Kjo mënyrë e paraqitjes së lëndës romanore te “Pjella e Dreqit”, mënyrë e paraqitjes të  realitetit objektiv me të gjitha favoret dhe huqet e personazheve, e mbi të gjitha thyerjet e idealeve të tyre dhe devijimet në aspektin psikologjik, në roman e kanë forcën e pasqyrimit real të situatave. Andaj rrëfimi është i qartë, siç janë të qarta edhe veprimet e ndryshme që, shpesh, bëhen pjesë e devijimeve psikologjike nga të cilat pësimet shoqërore dhe politike janë të pranishme. 

Galeria e personazheve në roman është e plotësuar me dy taborë, me meshkujt dhe femrat. Të parët, që janë më tipikë, janë Din Guraziu, Roberti dhe Uran Sina, të cilët kanë veçori të përbashkëta, si pjesëmarrës në lëvizjet studentore, por edhe në luftën e armatosur. Mirëpo, sipas sjelljeve në ditët në vijim, dy të parët në periudhën e pas çlirimit, duken pa dinjitet dhe pa parime morale. Janë personazhe tjera, përkrah treshit që u përmend sipër: Qëndresa, Arbëresha, Azeminja, Arjeta… që dallohen si individualitete me karaktere të qëndrueshme. 

Në përfundim të kësaj qasje mbi romanin “Pjella e Dreqit”, ia vlen të mbështetemi në mendimin e dr. Mahmud Hysës i cili thotë: “…Romani i Ibrahim Kadriut, me shumësinë e temave të niveluara mjeshtërisht dhe me vlera konstante të marra nga realiteti më bashkëkohor, të gjitha të transformuara me vërtetësinë më të madhe që receptorit ia trazojnë ndërgjegjen dhe ndikojnë  në vetëdijesimin për absurdet dhe paradokset në të cilat jetojnë  dhe për tiparin më negativ të makiavelizmit të politikës dhe politikanëve të kohës, të gjitha këto të shprehura me një strukturë kompozicionale të një tipologji më bashkëkohore, me një gjuhë letrare shumë të qartë dhe figurative shumë të pasur, tregojnë se kemi të bëjmë me një roman të suksesshëm dhe të veçantë si tipologji.  

P.S.   Ramiz Tafilaj është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. 

  • Dhe mban  Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ju përgëzoj mik Ramiz Tafilaj, një analizë e thukt dhe e qëndrueshme. Prita që do të tërhiqni një diagonale komparative nga koha kur ky roman e pa dritën e tij (duke trajtuar anomalit e njerëzve të pushtetit të asaj kohe dhe kohën e sodit e të koruptuarit, grabitjet gallofage e çpërdorimet tjera nga më monsuozet e pushtetarëve e,”çlirimtarëve” tonë të pa mëshirshëm…megjithate; Ju keni bë një vështrim të thukët të kritikut letrar dhe një vlersim korekt e real ! Ju përgëzoj !

  2. Ju pergezoj i nderuari Ramiz Tafilaj. Kontributi juaj shumedimensional ne kulture, arsim, qeshtje kombetare dhe filantropike ju bene qe veprat dhe kontributi juaj te mos harrohen kurre kudo ne trojet shqiptare dhe ku jetojn shqiptaret! Zoti ju dhashte shendet dhe gjitha te mirat!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu