ARKIVI:
11 Janar 2025

Pothuajse çdo familje në Kosovë kishte udbashin e saj …!

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Autor : Lirim Gashi
E VËRTETA SHOKON, POR EDHE SHËRON
Pothuajse çdo familje në Kosovë kishte udbashin e saj.
Mirëpo, kishte udbash që u bënë të tillë sepse nuk e duruar dajakun dhe kishte udbash që u bënë të tillë për shkak të interesave personale, gjeneve tradhtare dhe Sindromës së Stokholmit.
Të parët ikën nga Kosova dhe kthetrat e UDB-së sapo panë rastin e parë, sepse jo vetëm që nuk e duruan dajakun, por as vetën e tyre, nga turpi dhe ndërgjegjja e keqe.
Ndërsa të dytët ose qëndruan në Kosovë dhe i shijuan të gjitha privilegjet me çmimin e marrjes në qafë të bashkombasve të tyre, ose u dërguan nga UDB-a në perëndim për t’i spiunuar ose për t’i vrarë të parët.
Epo, është mëkat t’i fusim në të njëjtin thes edhe të parët edhe të dytët.
Sepse jo të gjithë njerëzit janë njësoj të ditur, të guximshëm dhe të qëndrueshëm si Adem Jashari, Adem Demaçi, Ukshin Hoti dhe Albin Kurti.
Dhe meqenëse natyra deshi kështu, ne nuk mund të jemi më të mençur dhe më të fortë se natyra dhe të kërkojmë prej të gjithë njerëzve tanë, që të jenë njësoj të përsosur.
Ne nuk guxojmë ta kemi iluzionin se nuk do të jetë kështu edhe në të ardhmen, nëse lejojmë të na përsëritet e kaluara e hidhur.
Sepse njerëzit kanë qenë të ndryshëm që nga kohërat e lashta dhe të tillë do të mbeten deri në fund të botës.
Ajo që mund të bëjmë është të mos e lejojmë kurrë veten të tundohemi, për t’u bërë nga frika ata që nuk jemi dhe që nuk do të donim kurrë të ishim.
Ndërsa ata që janë të tillë për shkak të gjeneve të tyre tradhtare dhe egoizmit lakmitar, duhet t’i mbajmë sa më larg nga funksionet e përgjegjshme politike, publike, juridike, ushtarake, policore dhe të sigurisë, që të mos na kthejnë armiqtë pushtues pa të cilët nuk mund të jetojnë.
Kjo është gjithçka që mund të bëjmë dhe asgjë më shumë.
Por kaq mjafton për ta rikthyer krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin tonë të lashtë.
Ndërsa ishim në robëri, kishim të drejtë të gënjejmë dhe të ngushëllojmë veten dhe njëri-tjetrin se ishim kombi më i zgjuar, më i guximshëm, më njerëzorë, më i nderuar, më fisnik, më mendjegjerë dhe më patriotë në botë, në dhomat e tymosura të burrave që i quanim oda, ku ndër dëgjuesit që i shijonin me shumë oreks këngët e vjetra patriotike ishin gjithmonë disa udbash të thekur, të cilët të nesërmen, pa e hequr plisin e bardhë, vraponin në këmbë në komisariatin më të afërt policor, për të raportuar atë që kishin dëgjuar dhe parë.
Fatmirësisht, sot ne kemi shtetin tonë të pavarur dhe nuk kemi pse të ruhemi nga askush.
Përkundrazi, ne mund të themi gjithçka që mendojmë dhe ndjejmë pa na u dridhur qerpiku.
Prandaj nuk mund t’i kuptoj prindërit e të rinjve dhe të rejave tona që nuk u tregojnë fëmijëve të tyre se si kanë jetuar atëherë dhe si jetojnë tani, që të mos mendojnë se liria që gëzojnë sot erdhi nga Bashkësia Islame e Kosovës, xhamitë vehabiste dhe selefiste të së cilës i vizitojnë cdo ditë, sepse janë të larë aq shumë në tru me sapun nga hoxhallarët e tyre, saqë besojnë nga thellësia e zemrës se Gjergj Kastrioti ishte tradhetari ynë kryesor, ndërsa Sulltan Murati heroi ynë kryesor.
Naim Tërnava vazhdon të jetë jolojal ndaj kombit e shtetit… I pari i BIK-ut, Tërnava, në Mazgit të Obiliqit, tek e ashtuquajtura tyre e Sulltan Muratit
***
Të dashur prindër:
Tregojuni fëmijëve tuaj historinë e vërtetë, nëse nuk e bëjnë këtë tashmë të gjithë mësimdhënësit e tyre të të gjitha niveleve, sepse më të dashurit tuaj mund të jenë nesër ose pasnesër armiqtë tuaj më të mëdhenj dhe armiqtë më të mëdhenj të popullit, shtetit, origjinës, identitetit, historisë, të tashmës dhe të ardhmes së tyre.
Thuajuni fëmijëve tuaj se ne jemi ende shqiptarë falë heroit tonë më të madh në histori, Gergj Kastriotit.
Thuajuni engjëjve tuaj të shenjtë se ne jemi shtet i pavarur falë heroit më të madh të historisë së re botërore, Adem Jasharit, falë UÇK-së së tij të shenjtë dhe falë vëllezërve tanë të krishterë nga të gjitha vendet perëndimore, të cilët janë njësoj si ne nën kulmin e shenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të trupave të tyre të NATO-s, që na shpëtuan, çliruan, pavarësuan, nderuan, kthyen dinjitetin dhe mbrojtën lirinë tonë për njëzet vjet rresht.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu