ARKIVI:
21 Nëntor 2024

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

Shkrime relevante

Zelensky thotë se Krimea mund të rimirret vetëm me diplomaci

Foto: WOLFGANG RATTAY / POOL / AFP Kristoffer Solberg Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy...

Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Policia e Republikës së Kosovës, në Zubin Potok gjen uniforma,...

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

Shpërndaj

E përgatiti: dom Nikson Shabani
___
1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti II (1451–1481) emëroi murgun Genadios si patriark greko-ortodoks në janar të vitit 1454.
2. “Patriarku, së bashku me Sinodin e Shenjtë, ushtronte juridiksion të plotë mbi të gjitha kishat dhe manastiret që ishin nën ndikimin e tij. Sulltani mbajti të drejtën për të emëruar peshkopë, por mund ti emëronte ose ti shkarkonte vetëm me rekomandimin e Patriarkut dhe Sinodit të Shenjtë. Patriarku dhe Sinodi i Shenjtë vendosnin për çështjet dogmatike dhe për të gjitha çështjet të cilat mund t’i caktohen çështjeve fetare, si martesat, ndarjet, testamentet, çështjet e trashëgimisë dhe kontratat e së drejtës private. Vetëm çështjet e juridiksionit të lartë për vepra si p.sh vrasja, rebelimi dhe tradhtia ishin të rezervuara për gjykatat e sulltanit.”
3. Preceset gjyqësore ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, nga gjyqtarët myslimanë, udhëhiqeshin sipas ligjit islam Sheriatit, dhe kryesisht vendosnin kundër të krishterëve.
4. Prindërit e krishterë duhej të pranonin që djemtë e tyre dymbëdhjetëvjeqar, nëpërmjet taksës për djemt, të rekrutoheshin për jeniçerë, ata trajnoheshin dhe që nga mosha 18-vjeçare vëheshin në shërbim të detyrueshëm në forcën jeniçere.
5. Një i krishterë i konvertuar në Islam kërcënohej me dënim me vdekje nëse do të dëshironte të kthehej në besimin e vjetër.
6. Asnjë shtëpi e re e kultit nuk mund të ndërtohej apo të rinovohej pa lejen turke, në shumicën e rasteve kjo leje nuk jepej.
7. Gjykatat e Patriarkanës kishin të drejtë të vendosnin për çdo çështje tregtare nëse të dyja palët në mosmarrëveshje ishin të besimit ortodoks.
8. Patriarku për nevojat e kishës mund të rriste taksat, ai drejtonte shkollat e tij, spitalet, bujtinat dhe institucionet e tjera të mirëqenies; ai mund të kërkonte ndihmë nga autoritetet turke, nëse kërkesat e tij nuk paguheshin nga grigja.
9. Juridiksioni i gjykatave patriarkale bazohej në të drejtën kanonike bizantine dhe në të drejtën civile e zakonore bizantine. Në këmbim, Patriarku ishte përgjegjës para autoriteteve të Sulltanit për sjelljen e rregullt dhe besnike të grigjës së tij dhe duhej të siguronte që besimtarët e tij të paguanin taksat e tyre Sulltanit.
10. Patriarku konsiderohej si zyrtar qeveritar me gradën e Vezirit dhe kishte truproje.
12. Që nga fundi i shekullit të 15-të, Patriarku zhvatëte shuma të mëdha parash nga Porta e Lartë para emërimit të tij nga Sulltani. Dhe nuk ishte i sigurt nga shkarkimi arbitrar.
13. Në vitin 1461, Sulltan Mehmeti II krijoi një Patriarkat armen në Kostandinopojë me vetëqeverisje kulturore dhe fetare. Nëpërmjet vetëqeverisjes, grekët dhe armenët në Perandorinë Osmane fituan avantazhe të konsiderueshme ekonomike.
14. Komuniteti i njohur fetar u ofroi anëtarëve të tij mbrojtje relative nga ndërhyrjet arbitrare nga organet administrative. Katolikët, ku kreu i tyre Papa, nuk ishte në Kostandinopojë, por në Romë, nuk gëzonin një mbrojtje të tillë. Franca fillimisht filloi të mbushte këtë vakum. Nga viti 1534 e tutje, në Konstandinopojë ishte një ambasador zyrtar francez, i cili me kalimin e kohës u kushtonte gjithnjë e më shumë vëmendje ankesave të katolikëve për sulmet turke ndaj praktikimit të pashqetësuar të fesë. Nga viti 1615 e tutje, Habsburgët kishin të drejtë të vepronin si perandorë romako-gjermanë për katolikët.
15. Pas vitit 1683, përpjekjet e fuqive të krishtera, Francës, Anglisë, Austrisë dhe, që nga viti 1774, Rusisë, për të ndërhyrë në Perandorinë Osmane në favor të „rajës“së krishterë u shtuan.
16. Aty ku katolikët jetonin në zona të mbyllura, si në veri të Shqipërisë, që ishin të vështira për t’u aksesuar, ata munden e ishin në gjendje ta ruanin kryesisht fenë e tyre në varësi gjysmë autonome.
17. Sipas parimeve të ligjit Sheriat, e gjithë toka e pushtuar i përkiste tërësisë së besimtarëve myslimanë, të cilën Sulltani mund t’ua shpërndante besimtarëve myslimanë ose t’ua linte të krishterëve në këmbim të pagesës së taksës së për kokë banori dhe haraçit kombëtar.
18. Sipas ligjit të Sheriatit, vetëm muslimanët lejoheshin të jepnin dëshmi të vlefshme në gjykatat muslimane – kjo do të thoshte se të krishterët ishin de facto pothuajse pa të drejta në mosmarrëveshjet me muslimanët e kjo zgjati deri në mesin e shekullit të 19-të. Të krishterëve u ndalohej të fitonin prona, u ndalohej të ndërtonin kisha të reja ose të renovonin të rrënuarat në vende ku jetonin muslimanët; Këmbanat nuk lejoheshin të binin.
***
Vërejtje!
Teksti është citim nga libri i zotni Engelbert Deusch mbi Kultmbrojtjen e Perandorisë Austro-Hungareze mbi trojet shqiptare

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kjo asht e vërteta.

    Kështu shpjegohet lindja e “LËVIZJES SË DEÇANIT PER BRAKTISJEN VULLNETARE TË ISLAMIT”.

    Po ajo e ashtuquajtuna “HARMONI FETARE” ku asht?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu