ARKIVI:
17 Tetor 2024

Prapavijat lindore ndaj Shqiptarëve dhe kujt i duhet zhbërja e identitetit të këtij populli?

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

  • nga: Uk Bardhi, Shkodër 

(hegjemonizmat)  

…Hegjemonizmi i Serbisë si shtet por edhe i serbëve si popull ndaj popullit shqiptar, trim por në essence paqësor, kishte filluar shëmë më herët… Ajo që u shfaq me fillimin e Luftës së II-të Botërore e me theks të posaçëm pas mbarimit të saj ishte epizodi i parafundit, nga “Drama Ballkanike”, me regji të qarqeve akademike shoveno-gjenocidale serbomëdha si dhe tentativat e Jugosllavisë Titiste por që kontrollohej nga ministri i punëve të brendshme; nga kryeudbashi famëkeq, Aleksandar Rankoviq, për ta futur edhe Shqiprinë e copëtuar nga Konferenca e Londrës si Republikën e shtatë në kuadër të Federates Jugosllave.

Pra kjo është ashtu por, megjithatë, është vetëm se njëra anë e medaljonit, kurse ana tjetër e tij është ajo se, ishin udhëheqësit e shtetit shqipta ata, me trurin e mbarsur me ide sllavizmi, të cilët nuk e shfrytëzuan Luftën e Dytë Botërore në favor të vet dhe mundësinë për t’i kthyer tokat e pushtuara shqiptare si për shembull në: Mal të Zi, Sanxhak, Kosovë, Luginë, Maqedoninë Perëndimore, po pse jo dhe në Çamërinë thesprote të Pirro Burrit Mbret.

Po çndodhi?

Këta shqipfolës, të “vëllazërim-bashkimit” me serbosllavët, jo vetëm se mbetën në ata kufij të Konferencës së Londrës dhe kurrën e kurrës nuk e kontestuan, ndërkombëtarisht, në mënyrë ligjore, kushtetutare e juridike si shtet Sovran dhe i pavarur, por ata ushqeheshin me ide sllavo-komuniste nga jugosllavët (lexo serbët) dhe i internonin, burgoshin dhe i likuidonin ata që kundërshtonin një politikë të tillë prej vazali modern, saqë më vonë do ta quajnë baba Stalinin musteçok… të cilit i vinte keq përse ky popull të mos ishte sllav,.. bile shkuan akoma më tutje, drejt greminës kombëtare, duke krijuar “vëllezërit sovjetikë” e më vonë “vëllezërit kinez”, apropo “miqve kosovarë!”.  

Edhe nxënësit nëpër shkolla nuk kishin mësuar për shqiptarët jashtë kufirit shtetëror përderisa këta të gjorët dënoheshin me burgje me dekada sepse në orën e gjeografisë kur i pyeste mësuesi se cili është kryeqiteti i Kosovës apo Maqedonisë ata me gojën plot, madje e thoshin me mburje, “Tirana”, jo se nuk e dinin por sepse e donin me zemër të ishte ashtu.?! 

Këta udhëheqës namqorrë mbureshin para botës kapitaliste se e kishin shkatërruar kapitalin privat duke e krhyer në koperativa ku kryetari i koperativës ishte “minipresidenti”, duke e detyruar me dhunë …”po hajde le ta thonin se ishte ashtu nëse guxonin, e ata që guxonin harroheshin përgjithmonë sepse faroheshin e zhdukeshin, me nam e nishan, familjarisht” fshatarin e gjorë në këtë mënyrë edhe ai e humbi interesin për token,…kur dihet se shqiptari e ka të shenjtë tokën pas familjes. Nuk u kënaqën me kaq në zhbërjen makabre (në rolin vazal të një mashe ordinere) të kombit shqiptar por ata, udhëheqës “legjendarë”, zhvilluan edhe “luftën e kllasave”, duke e shkatërruar kështu moralin në familje dhe mëpastaj vetë familjen fisnike shqiptare, këtë ind të shenjt të trupit që quhet “Komb Shqiptar”, me vertebrën e vet-Shqiptarizëm që e mba vertikalisht ecjen përpara drejt perëndimit, drejt demokracisë, drejt përparimit. Mjeranët pretenduan të krijojnë, “njeriun e ri” (lajt fenin shqiptar), “shqiptarin modern” të zhveshur nga e kaluara e tij e lashtë, nga historia e bujshme e Atdheut të tij, si dhe nga lidhja e Gjuhës Shqipe, përmes mëmës Arbërishte, gjyshes Ilirishte pashkëputshëm me stërgjyshen e saj “Pellazgjishten Hyjnore” (Gjuhën e Zotrave), e cila u dha sisë edhe gjuhëve të tjera botërore… 

Këta mjeranë komunistë pretenduan njëmend të bëhen baballarët e Kombit Shqiptar, atij që fillonte me ta …nën hijen e Linxhirës së Kuqe” që tek ne filloi në vitet 1945-’46 e për fatin tonë të zymët vazhdon akoma..me oktapodin e njëjtë por me këmbët tjera të tij të shtrira prej Turqisë pseudoarabe e cila jatak të vetin, në Kosovën Dardane i ka “BIK-at dhe mëshqerat”, kurse në Maqedoninë e Veriut i ka “Resulu-mijtë dhe shipcat turkoshakë që jargiten kur flasin për sulltanin e ri të tyre(NeoOtomanin…) i cili akoma vazhdon ta mohojë se ka shqiptarë në Turqi, qofshin ata edhe pakicë prej mbi 10 milionë frymë…  

Përse veprohet kështu?

Nga njëra anë ajo joshqiptare,.. dhe tolerohet ashtu nga ana tjetër ajo shqiptare e gjitha kjo të ndodhë sot nën hundën e Evropës, madje në oborrin e saj, kur dihet mirëfilli se po nga ky gjak e ky gjen kjo gjuhë e kjo Tokë ishte Gjergji i Madh, Legjenda e gjallë, që e kishte mbrojtur po këtë Evropë nga invazioni i sulltanëve të Perandorisë Otomane, nga “azhdaja aziatiko-mongole” e cila pas pushtimeve dhe shkatërrimit me vrasje e zhdukje e konvertonte popullatën e mbetur të zaptuar duke e plaçkitur pasurinë materiale, të xeheve veçanërisht atë të arit dhe prodhimeve nga të mirave materiale por dhe duke ndaluar shkollat shqipe dhe duke marrë nizamë e redifë nga shqiptarët e robëruar për të mbajtur në këmbë hegjemonizmin e vet otoman…dhe jo vetëm madje edhe gjeneralë (pashallarë) dhe kryeministra (sadriazemë) të këtij gjaku e trungu…derisa nuk i erdh koha dhe azhdaja të bëhet  “I sëmuri i Bosforit” dhe në tërheqje për në “strofullën e vet” t’i jepte “hedije”, serbëve bullgarëve,malaziasve e grekëve  tokat e katër Vilajeteve Shqiptare; ato nga Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Janinës …por e keqja nuk ka fund që vjen nga kjo azhdajë, … akoma  edhe sot nuk ua ka kthyer, prapë, tapitë e tokave të veta shqiptarëve…?!  

Kujt i duhet kjo zhbërje e “Identitetit Shqiptar”..!? 

© Ulku 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu