ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Premtimet e harruara të kryeministrit!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Ditë më parë një mik i imi kërkojë nga unë që ta mbështes kryeministrin Albin Kurti në betejën me Vuçiqin dhe në betejën politike kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po i thash, do ta mbështes në të gjitha premtimet që e kam mbështetur gjersa ishte si opozitar. Që i bie, se do ta mbështes në të gjitha premtimet e mbajtura, por jo edhe në premtimet e harruara!

Shteti është familje e madhe, kurse familja është shtet në miniaturë

Kur një Zot shtëpie i pakujdesshëm futet në borgje tek fqinjët, pasuesi i tij e ka obligim moral kthimin e borgjeve. Por në rast se borgjet janë marrë me ndërmjetësues (dorzani), atëhere kthimi i borgjeve bëhet i detyrueshëm (ligjor).

Obligimet ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën dy kryeministrat paraprakë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, do të jenë sfida të mundimshme për kryeministrin e ri Albin Kurti!

Të mos flasim për decentralizimin (etnik), përmes të cilit ndodhi enklavizimi nga brenda i Kosovës nga pakicat serbe!

Kur kësaj t’i shtohet fuqizimi i kishave dhe manastireve serbe me eks-territorialitet me dhënjen e pronave komunale, atëherë rezultati i qeverive paraprake na del më tepër se i dëmshëm, rrënues për shtetin e Kosovës!

Tanimë, kur partitë e deridjeshme në pushtet janë në opozitë dhe shumica e liderëve partiak (për shkaqe të njohura) nuk janë më në krye të partive, sikur i kemi harruar mëkatet e tyre dhe (pa) me të drejtë shigjetat i kemi drejtuar vetëm nga Albin Kurti!

Pse?

Sepse, Albin Kurti edhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me premtimin bazik kundër dialogut pa kushte me Serbinë!

Por çfarë ndodhi, Albin Kurti hyri në dialog me Serbinë pa kushtin e njohjes reciproke, pa kërkimfalje dhe pa dëmshpërblim, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve si dhe pa zbatimin e marrëveshjeve paraprake nga ana e shtetit serb!

Jam i bindur se, kreyeministrit Albin Kurti nuk i pëlqen të flas për obligimet ndërkombëtare të Kosovës, por, për të mos thënë e pamundur, do ta ketë tepër të vështirë t’i ikë çështjes së Asociacionit (Zajednicës) në dialogun e Brukselit!

Sikurse që do ta ketë të pamundur ta kthejë pas Demarkacionin me Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku në të dyja rastet së bashku, Kosova u tkurr për rreth 12 mijë hektarë, nuk do të mund ta kthejë pas as çështjen e Asociacionit në dialogun me Serbinë!

Dallim në kohë, por jo edhe në përmbajtje!

Ky nuk është dialog i ri siq po thoni ju i nderuari kryeministër, por është është ky i njëjti dialog që ju si opozitarë i keni kundërshtuar të gjitha ato që i ceka më sipër dhe jo vetëm. Dallojnë vetëm ndërmjetësuesit e këtij dialogu dhe ju si negociator i ri. Ky është i vetmi ndryshim esencial!

Pra, dialogu po mbahet në të njëjtin vend (Bruksel), me të njëjtin Vuçiq dhe me të njëjtën Serbi me të cilën dialoguan Thaçi e Mustafa. Tani po dialogoni edhe ju i nderuari kryeministër për të njëjtat tema që (s) janë pajtuar kryeministrat paraprakë!

Siq dihet, ju i nderuari kryeministër Albin Kurti si opozitarë e keni kundërshtuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën, filluar nga ajo e Rambujesë nga e cila u ndëshkua Serbia me bombardimet e NATO-s, e keni kundërshtuar ‘Pakon e Ahtisarit’ mbi të cilën u shpallë pavarësia e Kosovës.

Me një fjalë, ju si opozitarë keni kundërshtuar dhe keni protestuar për gjithçka dhe çdo gjë, për të cilat, sot si kryeministër i vendit po heshtni!

Ndërsa sot kur jeni në pushtet po heshtni për enklavat serbe, po heshtni për Manastirin e Deçanit, po heshtni për Demarkacionin, po heshtni për Gjykatën Speciale, po heshtni për simbolet shtetërore, jo vetëm që po heshtni, por po i qëndroni gatitu himnit pa tekst dhe flamurit lara-lara, siq e quanit në të kaluarën flamurin e shtetit që e drejtoni!

Janë këto dhe shumë qëndrime të tjera nga të cilat jeni larguar aq shumë i nderuari kryeministër i vendit tim, saqë njerëzit e rëndomtë me të drejtë kanë filluar të pyesin; a është ky Albin Kurti!?

I nderuari kryeministër i vendit tim, nuk jam nga ata që ju mbështes apo kundërshtojë për inati apo për hatër të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, dhe as nuk jam nga ata që ju mbështesin apo kundërstojnë për ambicie personale.

E kam kundërshtuar për afro 10 vjet rresht koalicionin PDK-LDK në qeverisjen e vendit, sikurse që e kam kundërshtuar binomin Thaçi-Mustafa, binonim më fatkeq që e solli “Zajendicën”, binomi i cili ishte më shumë rrënues sesa ndërtues i shtetit të Kosovës. I kam kundërshtuar aferat e tyre korruptive dhe nepotike. E kam kundërshtuar privatizimin e egër dhe shkatërrues të ekonomisë së vendit, përmes të cilit të fortët e ish partive në pushtet i përvetësuan (uzurpuan) të gjitha pronat publike dhe shtetërore, gjegjësisht të gjitha ndërmarrjet dhe fabrikat që dikur ishin fitimprurëse dhe bazament i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Andaj do t’ju mbështës dhe kundërshtojë edhe juve i nderuari kryeministër Albin Kurti për çështje parimore që kanë të bëjnë me interesin e shtetit dhe qytetarëve.

Të gjitha kauzat që sot po i heshtni i nderuari kryeministër, përmes tyre u ngritët në karrierë politike. U ngritët në karrierë duke e kundërshtuar çdo formë të dialogut të pabarabartë me Serbinë, pabarazi të cilën tashmë vetë po e përligjni!

Kërkojë nga ju i nderuari kryeministër i vendit tim, Albin Kurti, që ta ruani konsistencën e qëndrimeve dhe parimeve politike jo vetëm në raport me Serbinë, por edhe në rrafshin e brendshëm politik, për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Po ashtu kërkojë nga ju kryeministër i vendit tim, që të mos bini pre e presioneve dhe shantazheve politike por edhe as i lavdatave glorifikuese të mbështetëseve tuaj morbid.

I nderuari kryeministër i vendit tim, në Bruksel nuk keni nevojë ta aktroni heroin dhe as viktimën, por ta mbroni me dinjitet atë që është e mundshme të mbrohet në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe ligjet ndërkombëtare.

I nderuari kryeministër i vendit tim, ju nuk jeni fajtorë dhe as përgjegjës për realitetin e krijuar në veri, por as nuk guxoni të silleni sikur e kemi veriun e lirë! Mjafton ta pyetni secilin qytetarë (shqiptarë) të pjesës veriore që jeton që 22 vjet refugjatë me qera në pjesën jugore të Mitrovicës për ta ndjerë në shpirtin tuaj realitetin e krijuar!

Nëse për juve veriu i vendit është i lirë, për shqiptarët e dëbuar ende nuk është i tillë!

Jeni kryeminstër i një vendi sovran me legjitimitetin më të lartë qytetarë në Kosovën e pasluftës, kërkoje reciprocitetin për të gjitha temat në dialog me Vuçiqin, pra edhe për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre në pjesën veriore dhe jo vetëm.

I nderuari kryeministër i vendit tim, askush nuk ta ndalon të kërkosh të drejtat reciproke (Asociacion) për shqiptarët e Luginës ashtu siq i kërkon presidenti serb Aleksandër Vuçiq për serbët në veriun e vendit tonë!

Vetëm në këtë mënyrë mund ta ktheni në nivel të barabartë dialogun me Vuçiqin e jo duke u marrë me çështje konceptuale CEFTA & SEFTA!

Albin jeni intelektual i kalibrit, të dëshmoheni se jeni edhe politikan i nivelit!

Albin të jeni praktik e më pak retorik në dialogun maratonik të Brukselit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu