- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara ka qenë thelbësore për sukseset e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.
Në takimin e sotëm me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson, u dakorduam ta vazhdojmë punën drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët: luftimin e krimit të organizuar transnacional me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët tanë.