ARKIVI:
10 Mars 2025

Presidentja Osmani e pranoi çmimin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe mori pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova” 

Shkrime relevante

Mallakastra kristijane, e para osman-islamizimit

Foto: Byllis, Shqipëri Nga: Paul Tedeschini, Milano, Itali E shtrire ne cep te...

Njoftim për vizitën e Sekretarit Gjeneral të NATO-s në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 10 mars 2025 Me datën 10 dhe 11 mars 2025,...

A do t’i bindet “hajvanati” Albin Kurtit?!

Florim Zeqa Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë...

Shoqëria suedeze la të vdiste Salwan Momika, djegësin e Kuranit

Arnt Jensvoll , Document.no Suedia e nxori në gjyq Salwan Momikën për...

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Shpërndaj

Në një ceremoni të veçantë, të organizuar sot në komunën arbëreshe të Italisë, Frasnitë, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, iu nda çmimi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ky çmim i është ndarë Presidentes nga kryetari i kësaj komune, z. Angelo Catapano.  

Presidentja Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj kryetarit Catapano dhe komunës së Frasnitës për çmimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve kulturore me hapësirat shqiptare. Ajo e vlerësoi atë si çmim që u ndahet përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. 

 

Presidentja theksoi se Frasnita është e njohur në kulturën shqiptare si vend në të cilin, krahas Makit e vendeve të tjera arbëreshe, është mbrojtur ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit. 

“Frasnita”, tha presidentja Osmani, “i ka dhënë letërsisë e kulturës shqiptare personalitete e vepra të shquara, të cilat qëndrojnë në themele të vlerave tona kulturore e letrare”. Vincenco Dorsa, Bernard Bilota, Vora Ujko e shumë personalitete të tjera janë pjesë e rëndësishme e thesarit tonë kulturor e letrar”. 

 

Më tej, Presidentja Osmani tha se vizita në Kalabri bart më vete mirënjohjen e thellë të cilën ne e kemi për gjithë çfarë i kanë dhënë arbëreshët kulturës e trungut të tyre etnik, por edhe vendit mikpritës, Italisë. Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e identitetit dhe e kulturës shqiptare. Prandaj, ruajtja e saj arbëreshe është jetike për kulturën tonë. 

“Ne i kemi inkurajuar institucionet e Kosovës dhe dëshiroj ta diskutoj me komunat arbëreshe mundësinë që të hartojmë projekte për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e traditave kulturore, nëpërmjet regjistrimit e botimit të asaj që në shkencën bashkëkohore njihet si kujtesë gojore”, tha Presidentja Osmani. 

Po sot, Presidentja Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Frasnitës, z. Katapano inauguruan sheshin “Kosova”, në qytetin e Frasnitës. Presidentja theksoi se inaugurimi i sheshit me emrin e Kosovës është dëshmi e ruajtjes së raporteve të thella të cilat ne i kemi kultivuar tradicionalisht me komunat arbëreshe. 

 Ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër arbëreshëve tanë, në mënyrë që ata t’i ruajnë e t’i kultivojnë më tej gjuhën, traditat dhe kulturën arbëreshe”, theksoi Presidentja. 

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ne Vilajetin tone te quejtun Shkoder kryetarja e bashkise Voltana ADEMI as doli me i prite dhe as i priti ne zyren e vet ARBERESHT qe vizitune Shkodren.
    I LUMTE PRESIDENTES SE KOSOVES VJOSA OSMAN.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu