ARKIVI:
27 Janar 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar mbrëmë në darkë pune komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani

Shkrime relevante

Fiknete Bejta: Profesoresha, aktivistja dhe sfiduesja e Kuvendit të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Fiknete Bejta është një emër i njohur në jetën...

Jordania hedh poshtë deklaratën e Trump për pranimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takohet me homologun e...

Atdheut, poezi nga Bekim Blaku

Bekim Blaku Poezi ATDHEUT Për Ty, i shtrenjti Atdhe Unë jam i vogël, Edhe po desha Skenderbe...

Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rallë në degën e LDK-së në Zvicër

 Nga: Gjokë M. Gjoka (Gjokë M. Gjoka, për vite me radhë ishte...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin u diskutuan çështje të sigurisë në vend.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë takim, Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm për një Kosovë të sigurt dhe stabile, si parakusht për zhvillim e prosperitet, ndërsa rikonfirmoi rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për çështje të sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së të gjithë qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së sovranitetit të vendit.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë linjë, Presidentja Osmani vazhdon të ketë takime të rregullta me komandantin e KFOR-it, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me partnerë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për KFOR-in, i cili ka shtuar numrin e trupave e të cilët po mbështesin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë. Presidentja ripotencoi rreziqet që vijnë nga taktikat destabilizuese të Serbisë, sidomos për shkak të mungesës së dhënies së përgjegjësisë nga ana e Serbisë, si për aktin e agresionit të shtatorit 2023, ashtu edhe për sulmet ndaj KFOR-it, në maj 2023.

Forhåndsvisning av bilde

Ndër të tjera, në këtë takim, Presidentja Osmani dhe komandanti Barduani pohuan angazhimin e tyre të përbashkët për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët, duke pranuar se bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë janë bazë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu