ARKIVI:
26 Shkurt 2025

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

Shkrime relevante

Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

Shkruan: Ramiz Tafilaj Në qytetin e Urfës, Turqi, u mbajt promovimi i...

Në Rozhajë themelohet Shoqata Kulturore “Malësia e Rozhajës”

Dacaj, Rozhajë Më 26.02.2025 THEMELOHET SHOQËRIA KULTURORE ARTISTIKE “ MALËSIA E ROZHAJËS” -...

Në kujtim të Nënës dhe të gjithë atyre që nuk janë më

Nga: Luan Dibrani Në çdo moment të jetës, kujtimi i nënës tonë,...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Presidentja Osmani.

Forhåndsvisning av bilde

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Presidentja Osmani.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu