ARKIVI:
2 Shkurt 2025

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s

Shkrime relevante

Arabët erdhën nga Kuvajti për të rrënuar xhami të vjetër dhe ndërtuar xhami të re në Bllacën shqiptare!

Nga: Qamil Zekolli  Agjenda antishqiptare : Xhamijëzimi i trojeve shqiptare KËTYRE SHQIPFOLËSVE Të...

Zgjedhjet test demokratik i shoqërisë!

Florim Zeqa Kosova është njëra ndër vendet e para në rajonin e...

Peter Sorensen, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

Nga: Refik Hasani Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez,...

Liria jonë dhe të kuptuarit e së drejtës dhe të së padrejtës, nuk merren si të mirëqena

"Krishti shëron njeriun e çalë në Kapernaum", mozaik në Kishën e...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, si dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, të shoqëruar nga Shefja e sektorit të Operacioneve Aktuale nga Selia e NATO-s, znj. Ariella Viehe.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin dhe shërbimin njëvjeçar të Gjeneral Hammerstein duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e ardhshme dhe karrierën e mëtejme ushtarake.

Gjithashtu, drejtorit në ardhje, gjeneralit Nawrat, i dëshiroi suksese duke besuar se në mandatin e tij sipas traditës së deritashme, niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë në kuadër të mandateve respektive.

Presidentja Osmani në këtë takim ritheksoi përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë-NATO për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së me standardet më të larta të NATO-s, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO-s në misione të përbashkëta, krahas synimit tonë strategjik shtetëror drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.

Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend, ku Presidentja Osmani ndër të tjera theksoi se, NATO dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e Kosovës në misionin për paqe dhe siguri në vendin tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu