- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Postimi i plotë i Presidentes:
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, vjen në një moment përcaktues për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në rajon, por në të gjithë kontinentin tonë.
Kosova është e vendosur për të ardhmen e saj, prandaj në takimin e sotëm, ritheksova rëndësinë urgjente të anëtarësimit në NATO, duke filluar me përfshirjen e vendit tonë në Partneritetin për Paqe.
Në një rajon të sfiduar nga planet destabilizuese të Serbisë, bashkëpunimi me aleatët tanë në NATO është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.





Shume pozitive.