ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Presidentja Osmani u prit nga Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa

Shkrime relevante

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot është pritur në takim nga presidenti i Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë Kosovës me dekada, duke kërkuar mbështetje edhe në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe sundim të ligjit, duke u dëshmuar kështu si partner kredibil, por edhe si një shtet që zhvillohet bazuar në vlerat e BE-së. Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO si synime parësore e strategjike, ndërkaq falënderoi Portugalinë që është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me fqinjët, duke potencuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

Presidentja Osmani në takim me homologun De Sousa ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Portugalinë jo vetëm në sferën e politikës e diplomacisë por edhe në fushën e tregtisë, turizmit, mbrojtjes, arsimit, kulturës, si dhe të trajnimeve profesionale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu