ARKIVI:
24 Prill 2025

    Presidentja Osmani vizitoi komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit

    Shkrime relevante

    Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk sjellin ndryshim!

    Florim Zeqa Tashmë kur ngërçi në Kuvend i ka marrë përmasat e...

    Lufta proxy amerikano-ruse në Ukrainë drejt fundit

    Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë ___ Akrepat e orës së historisë po numrojnë saktësisht....

    Grenlanda në fokusin e gjeopolitikës amerikane

    Nail Draga, Ulqin Diskursi  politik Nga rikthimi i Trampit në pozitën e presidentit...

    Kryeministri Kurti mori pjesë në mbrëmjen artistike “Një ditëlindje pa Mirush Kabashin”

    Gjakovë, 23 prill 2025 Në ambientet e Pallatit të Kulturës në Gjakovë,...

    Shpërndaj

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka vizituar komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.  

    Forhåndsvisning av bilde

    Në Ulqin, Presidentja Osmani u prit nga kryetari i komunës, Omer Bajraktari. Në takim me kryetarin Bajraktari, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e komunës së Ulqinit më 1999, me strehimin e vëllezërve e motrave nga Kosova gjatë periudhës së luftës.   

    Forhåndsvisning av bilde

    “Ulqini është pikëtakim i shqiptarëve, pavarësisht nga vijnë ata. Me Ulqinin na lidhin jo vetëm raportet familjare, vëllazërore e miqësore, por edhe kujtesa nga ditët e vështira të historisë sonë më të re. Ulqini, Ana e Malit e shumë vendbanime të tjera në Mal të Zi më 1999 u bënë strehë për shumë kosovarë, të cilëve ju i hapët dyert dhe zemrat, ndaj në emër të qytetarëve të Kosovës, faleminderit!’ Tutje, Presidentja Osmani tha se: “Në Ulqin tashmë vijmë për të mirë, për t`i shfrytëzuar mundësitë turistike, për t`i mbajtur lidhjet dhe për t`i forcuar ato.” 

    Forhåndsvisning av bilde

    Gjatë qëndrimit në Ulqin, Presidentja Osmani realizoi takime të ndara dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, si dhe me një grup intelektualësh e miqsh të Kosovës.   

    Ndërkaq në komunën e Tuzit, Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari Nik Gjeloshaj, me të cilin u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe sfidat me të cilat përballen. 

    Forhåndsvisning av bilde

    Presidentja Osmani shtroi nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Ulqinit e Tuzit me institucionet lokale në Republikën e Kosovës, por edhe me institucionet qendrore, në funksion të shkëmbimit ekonomik, kulturor, turistik, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.  

    Forhåndsvisning av bilde

    Në Tuz, Presidentja Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të çipsit/patatinave, e cila është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Mal të Zi me investitor nga Kosova.  

    Forhåndsvisning av bilde

    Gjatë qëndrimit në Tuz, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për  mikpritjen dhe bujarinë e dëshmuar në vitin 1999. Ajo foli për miqësinë e raportin unik, si dhe përkushtimin për intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen. 

    Forhåndsvisning av bilde

    Forhåndsvisning av bilde

    Forhåndsvisning av bilde

    Forhåndsvisning av bilde

    Forhåndsvisning av bilde

    Forhåndsvisning av bilde

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu