ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca urojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Presidentja Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić:

Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës me prioritetet të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.

“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.

Më tej, në telegram, Komšić thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. “Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në fund të telegramit të kryetarit Komšić.

Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit.

Kryeministri Kurti: Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë

Në 14- vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë nën intonimin e himnit shtetëror.

Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, uroi të gjithë qytetarët e vendit për Ditën e Pavarësisë.

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri Kurti tha se teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit.

“Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes të popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi Adem Jashari dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, tha kryeministri Kurti.

Teksa kujtoi të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan e që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, kryeministri Kurti u shpreh falënderues ndaj të gjithëve dhe mirënjohës përjetë.

Kryeministri Kurti gjatë ditës do të merr pjesë edhe në vendosjen e kurorave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në aktivitete të tjera në shënim të kësaj dite.

Deklarimi për medie i kryeministrit Kurti:

Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e  urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi.

Të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, andaj ne u jemi falënderues të gjithëve dhe mirënjohës përjetë.

Kryetari Glauk Konjufca: Shteti ynë do të qëndrojë lart dhe i paepur përgjithmonë

Me pjesëmarrjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konj’ufca dhe kryeministrit Albin Kurti, kanë filluar aktivitetet për shënimin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovës.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se sot është dita më e rëndësishme e Republikës sonë, Dita e Pavarësisë, e cila mishëron dhe sublimon përpjekjet dhe sakrificën e të gjitha gjeneratave, për lirinë tonë politike.

Kreu i Kuvendit tha se vet fakti që kjo ditë po fillon me ngritjen e flamurit të shtetit tonë, është një simbolikë që tregon se shteti ynë do të qëndrojë lart dhe i paepur përgjithmonë.

 “Sot këtë ditë të rëndësishme të shtetit tonë do të shënojmë me aktivitete të shumta, ashtu siç e meriton ajo, prandaj shfrytëzoj rastin që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’ua uroj Ditën e Pavarësisë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

 Mediave iu adresuan edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu