ARKIVI:
12 Shtator 2024

Presidentja Vjosa Osmani liderja e parë nga Ballkani që nderohet me Çmimin ndërkombëtar M100 nga Sanssouci Colloquium

Shkrime relevante

Ultimatumi serb – Për kë po bien këmbanat?

Vojska Srbije - Ushtria e Serbisë (Foto e marrë nga webi...

Klajd Kapinova: Dilema më e madhe amerikane sot është TRUMP ose Komunizëm

Marksistja dhe kameleonja rrencake Kamala Harris, nuk është gjë tjetër, vecse...

Zana Ramadani në Gjermani me libër kundër islamit politik dhe mbulesës së gruas

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, e cila qe bërë e njohur...

Kosova me Amerikën, kujton 11 Shtatorin 2001…

-Para 23 viteve - 11 Shtator 2001: Populli i Kosovës manifestime solidariteti me popullin amerikan...

Kurti: Në veri Qeveria e Kosovës nuk po mbyllë zyre, përkundrazi po hapë zyre

Prishtinë, 11 shtator 2024    Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.

Në njoftimin e publikuar nga M100, thuhet se Presidentja Osmani: “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Ajo angazhohet për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore, përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave”.

Laureat i këtij çmimi është edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu