ARKIVI:
12 Prill 2025

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

Shkrime relevante

Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

Florim Zeqa Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e...

Kryeministri Kurti priti kryetarin e komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu

Prishtinë, 10 prill 2025 Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së...

Letër falëmnderimi nga Presidenti Trump për Faton Bislimin!

Nga qindra e mijëra letra që merrë Shtëpia e Bardhë për...

Sak Muji (Sylë Mujaj), i dërgon letër qortuese Nait Hasanit…!

Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) O Nait, ishte një kohë kur emri...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.Pjesë

marrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden,  të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu