ARKIVI:
7 Mars 2025

Presidentja Vjosa Osmani udhëtoi në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken

Shkrime relevante

Debat për Bosnjen në Klan Kosova Today, dje, pas vendimit antikushtetues dhe anti-Marrëveshjes së Dejtonit nga ana e Milorad Dodikut

https://www.youtube.com/watch?si=ifufXy9etZlzvzjT&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR3H1uIn-0SdxdXFjWCdt8Z6XfaEZE0F9p0Oyo_-xKyttHKteU2GCIDXxFw_aem_OTsa06gJgnhLRbhyVBInZw&v=lxVBej8gldI&feature=youtu.be

Një ekspozitë e veçantë fotografike është hapur në Gjenevë “Gratë në luftën e Kosovës”

Nga: Nexhmije Mehmetaj Dje, më 6 mars 2025 në ambientet e Universitetit...

Lufta e Prekazit dhe ndikimi i saj

Dilaver Goxhaj, Tiranë 24 vite më parë, më 5 mars 1998, në...

Sinan Kastrati: Mësues/e, urime festa!

Në foto: Mësimdhënësi i njohur i fëmijëve shqiptarë në Suedi, tashmë...

Urimi i Presidentes Vjosa Osmani për 7 Marsin – Ditën e Mësuesve

Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake. 

Duke vlerësuar ftesën e sekretarit Blinken, Presidentja Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është hera e parë që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s. 

Kjo mundëson krijimin e partneriteteve të reja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. 

Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende ne nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja. 

Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajonin tonë e më gjerë. 

Kujtojmë se Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e 3 partnerëve global nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Presidentja Osmani dhe Zyra e Sekretarit Blinken në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. 

Samiti i NATO-s në Washington D.C., shërben si një platformë për shtetet anëtare dhe shtetet partnere që të bashkëpunojnë në çështjet urgjente të sigurisë globale dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për një të ardhme më të sigurt.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër