ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Prind nuk ju bëhet askush!

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Në foto është Nana e Florim Zeqës, duke e lexuar librin e birit të saj…!

Florim Zeqa

Në të kaluarën e afërt, Kosova njihej si vendi me popullsinë më të re në rajon, ndërsa përgjatë këtyre viteve të fundit është shndërruar në vendin me popullsinë më të vjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E gjithë kjo si pasojë e largimit e të rinjëve nga vendi.

Kur të harron fëmija yt, të harron edhe shteti!

Po dëgjojmë e çka nuk po dëgjojmë në fushatë elektorale! Në fillim të parafushatës, një liderë partiak u zotua se do t’i sigurojë gratis ‘Pampersat’ për fëmijët deri në moshën 2 vjeçare, por i harrojë të moshuarit me nevoja të veçanta, numri i të cilëve është dukshëm në rritje në krahasim me rritjen e natalitetit në Kosovë.

Nga një liderë tjetër po dëgjojmë çdo ditë që gjyshërit, përkatësisht vjehrri e vjehrra do të paguhen për përkujdesjen e fëmijëve, duke mos i permendur fare të moshuarit e vetmuar e të braktisur, për të cilët nuk përkujdeset askush!

Tjetri liderë premton ndërtimin e çerdheve për fëmijë, përderisa harron t’i permend të moshuarit e pastrehë dhe papërkujdesje që jetojnë sot në Kosovë!

Për habi, askush nga liderët partiakë në fushatë nuk po e kthen kujtesën prapa për të menduar për të moshuarit e mbetur në vetmi, të harruarit nga fëmijët dhe familjet e tyre, por edhe nga vet shteti, që edhe ata në të kaluarën ishin dikushi! Madje shumë prej të moshuarve të sotëm, të mbetur në mëshirën e fatit ishin kontributdhënësit më të mëdhenj në ndërtimin e ardhmërisë sonë!

Për aq sa ka nevojë për ndërtimin e çerdheve dhe shkollave për fëmijë, po aq më shumë ka nevojë për ndërtimin e strehimoreve apo ‘Shtëpive të Pleqve’ në Kosovë.

Paradoksalisht të gjithë pushtetarët e deritanishëm më shumë ishin të fokusuar në ndërtimin e strehimoreve për qentë endacak sesa për të moshuarit, për të përmbur si kriter të vënë nga BE-ja, duke e harruar kodin e jetës njerëzore në Kosovë!

Duke vrapuar pas interesit personal dhe pasurimit të shfrenuar e të paligjshëm, u tretën të gjitha doket dhe zakonet e bukura të traditës sonë popullore, që ishin respekti dhe përkujdesja për prindërit dhe gjyshërit, për të moshuarit dhe njerëzit me nevojë, thuajse neve në këtë botë na ka sjellë shqiponja e jo prindërit tanë!

Largimi masiv i viteve të fundit i popullatës nga Kosova, ka çuar në mbylljen e shumë shkollave në zonat rurale dhe në zvoglim të numrit të nxënësve në zonat urbane. Përtej kësaj, ky largim i popullatës ka ndikuar në rënjen enorme të fuqisë punëtore në Kosovë!

Populli im i dashur, thirrni ndërgjegjës dhe kthejuni përgjegjësisë njerëzore që keni ndaj prindërve dhe gjyshërve tuaj më shumë sesa që po e dëshmoni ndaj politikanëve mashtrues. Politikani nuk ju bëhet Babë dhe as Nanë! Me të marrë votën tuaj do të ikë nga ju siq ikin zogjët shtegtar duke ju lënë nga një ‘glacë’ mbi supe sa për t’iu identifikuar se cilit krah politik i përkisni.

Me 18 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu