ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Shkrime relevante

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Shpërndaj

Monika Braja, Selanik
____
Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që të mos pyesni vetën se si është e mundur , fëmiu im që të përfundoi ne pranga , kërkojani vetes dhe zanafillën që në hapat e parë të fëmijërisë.
Kur gjuante me shqelma shokun apo shoqja shoqen, duke u kap për flokësh njëra me tjetrën , duke vrarë një qen në rrugë apo një mace , duke përdhunuar një vajzë dhe duke vrarë një njeri !
Historiku dhe zanafilla fillojnë që herët, në fëmijëri.
Kur dilni një xhiro me fëmijën tuaj dhe uleni të pini kafe , dhe e leni fëmijën të grisë një meny apo të shkulë lule dhe t’i hedh në tokë.

Duke e menduar ju si prindër se çdo gjë është lojë dhe normale për një fëmijë 4ose 5 vjeç.

Kur servitorja i bërtet për të mos i bërë këto veprime , ju si prindër i kundërviheni servitores…!
Kur shkoni ne plazh dhe fëmijet i lëshoni si tufa delesh, pa p komtrolluar se çfarë bëjnë dhe veprimet e tyre. Duke marr rërë e gur duke gjuajtur pushuesit ne plazh. Dhe papritur të vjen pushuesi duke të thënë se femija yt është i përkëdhelur dhe po shqetëson njerëzit përreth.
Kur dilni në parqe për të argëtuar fëmijet, dhe sheh se po grinden për një lojë apo diçka tjetër , dhe ti si një Nënë as se ke idenë se agresiviteti i femijës tënd mund të eskaloj me kalimin e kohës.
Dhe ti perseri e quan si diçka normale për femijën tënd të përkëdhelur. Dhe se këtë            (normalitet) ti e quan krenari që fëmija yt i merr dhunshëm gjërat që dëshiron. Pastaj e  çon në kopsht Babai krenar , duke e udhëzuar djalin që të prek ndonjë vajzë që ti tregoj se ai eshte djalë dhe djemt duhet ta tregojnë atë me gjeste. Dhe kur Edukatorja apo Mësuesja mundohej të të fliste për këto veprime , ti e quaje atë të çmendur, dhe se e ka me sy të keq femijën tënd !
Dhe më pas në Shkollën Fillore, djemtë kur luanin basket apo futboll , dhe në lojë hynte dhe ai djali i dobët me syze , dhe ça bënin djemt e juaj : I jepnin një shqelm dhe e hiqnin nga loja…!
Dhe për këtë vinte Drejtori dhe i tërhiqte vëmendjen djalit tënd që gjuajti me shqelm , dhe të paralajmëroi ty si Baba për dhunën e femijës tënd , dhe ti i the se hajt se nuk i ka nxjerrë ndonjë copë se e ka keqkuptuar se nuk është i fortë në karakter si djali yt.
Dhe pastaj në gjimnaz djali yt fillon e ngacmon një vajzë që ishte shembull në sjellje dhe mësime , dhe për këte djali yt donte me zor dhe ne rolin e gangasterit atë që i mësove ti si Baba … ta poshtëronte vajzen duke i shkuar në tualet dhe duke i nxjerrë fotografitë dhe duke i shpërndarë në te gjithë klasën.
Dhe kur ti si Baba , u gjënde perballë prindërve të asaj vajze, i the me krenari se kështu jane djemtë e sotshëm , gjithë hormone dhe adoleshent.
Dhe duke poshtëruar akoma më shumë prindërit e vajzës me arsyetimin që vajza jote i ka fajet se si vishet, dhe nëse s’të pëlqen , hiqe vajzën nga shkolla , dërgoje diku tjetër ! Dhe ti largohesh si nje Baba krenar për djalin tënd , duke u siguruar tashmë se djali yt është burrë dhe jo ykei!
Më pas nuk ishte me i vogël djali yt , ishte ritur … dhe nuk kish përball as servitoren , as djalin e dobët , as mësuesen inatçore , as drejtorin e ashpër , as vajzën e pa mbrojtur , perpara tani kishe vetëm ligjin, atë ligj që ti ia mësove , që i vetmi që mund të vendosë ligjin është djali yt .
Prandaj, prindër të dashur , mos u çudisni e duke pyetur vetën “Perse” ! Mos kërkoni fajin tek te tjeret … sepse ti vet Baba dhe Mami prinder te papergjegjshem, prangat ja kishe vene vete femijës tënd , shumë më herët , para se t’ia vën të tjerët !
Dedikim djalit 14 vjeçar, i vrarë nga moshatari i tij 🥲🙏
Nuk është faji i kohërave, por tjetërsimi i njerëzve, sidomos i prindërve , që shumica ua kan vënë prangat fëmijëve që herët 👌😡✏️

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu