Arbëri Demaçi, Prishtinë
Pas luftës ky fenomeni i konvertimit nga feja muslimane (që paska pas qenë fe e gjyshërve tanë analfabet dhe primitiv) në fe muslimane “moderne”( me ferexhe, me mjekrra e trefertalka) është bërë më se e zakonshme.
Mirëpo përveç kësaj veshjeje çka tjetër e karakterizon këtë fe “moderne”?
Përveç se po i emërtojnë fëmijët e tyre në gjuhën arabe, po i ndërrojnë edhe emrat e tyre, emra të cilët në kohën kur janë pagëzuar nga prindërit e tyre në gjuhën shqipe (kur certifikatat e lindjes janë lëshuar në çirilicë dhe ka qenë shumë problem emërtimi në gjuhën shqipe), tani i ndërrojnë edhe emrat e tyre nga Agron në Ali, nga Kujtim në Abdul etj. etj. Apo prindërit emrat shqip e fëmijët i emërojnë me emra arab ( e që fatkeqesisht ndër ta ka edhe deputet ku vetë kanë emra shqip e fëmijët me emra arab)
Çka do të thotë kjo?
A nuk është ky një lloj asimilimi (në heshtje, por shumë i sigurt), kur sot ua ndërruan veshjen dhe emrat, po nesër çfarë do bëjnë? Do flasin arabisht në shtëpitë e tyre dhe Kosovën do e shpallin djep të “muslimanizmit modern” (jemi mësuar të jemi djep i dikujt)!
O shqiptar, nëse je musliman nuk je arab. Kombi nuk identifikohet me fe dhe fëmijës tënd nuk je duke i vu emër fetar por emër arab. Nesër në shkollë do të jetë inferior karshi fëmijëve të tjerë që kanë emra shqip (madje edhe nuk do ta di kuptimin e emrit), dhe ti që e ke ndërruar emrin, më e kapshme është edhe për vet Zotin (nëse veç po thirresh në emër të Zotit) ta respektosh emrin që ta kanë vu prindërit, sepse edhe gjuha shqipe është gjuhë e Zotit.
____________
Ja një shembull turpi i Kosovës së re nga një ish-ministër i PDK-së që synoj të bëhej edhe kryetar i Prishtinës:
Dhe kjo eshte kurdisur nga armiqte tone (serbi-rusi). Asimilimin e Shqiptareve ne cfar do lloj menyre. Orientimin e kombit Shqiptar ne qorrsokak. Arsimi ne trojet shqiptare i dobet. Ekonomia e dobet. Moslejimi i investoreve te investojne ne trojet Shqiptare. Turqia nderton fabrika ne serbi, pse nuk i nderton ato ne Kosove, (do ta ngadalsonte largimin e rinis nga trojet Shqiptare). Na pararqiten Mjekrroshat si shpetimtar, se ne te tjeret nuk dim se cfar eshte feja. Shqiperia ndihmon krijimin e balkanit te hapur me armikun serb. Kemi shum probleme, por nuk kemi zgjidhje. Na duhet shum pun dhe shkollim. Duhet ti luftojm gjerat negative.