ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Prishtina “nyja gordiane” e pushtetit qendror!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Florim Zeqa        

Zgjedhjet lokale po afrohen. Padyshim gara më interesante do të zhvillohet në kryeqytet. Edhe pse nga zgjedhjet komunale na ndajnë pak më shumë se pesë muaj, partitë politike i kanë “ndezë motorët” për marrjen e kryeqytetit!

Tashmë partitë politike kanë filluar me zyrtarizimin e emrave të kandidatëve për të parin e kryeqytetit. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, mbetet të shihet pas zgjedhjeve të rregullta komunale.

Siq dihet, deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë: Përparim Rama nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR. Ndërsa si kandidat të mundshëm janë përfolur edhe Arben Vitia nga LVV dhe Uran Ismaili nga PDK, porqë kandidaturat e tyre ende nuk janë zyrtarizuar.

Publikimi i emrave të kandidatëve për kryetar të Prishtinës nga ana e partive politike, përveq simbolikës, e dëshmon edhe seriozitetin dhe forcën reale të partive politike për ta marrë kryeqytetin!

Fitorja në Prishtinë për secilën parti politike është e shumëfishtë. Jo vetëm për shkak se është kryeqendra e jonë dhe ka numrin më të madh të votuesve, por për shkak të specifikave të veçanta.

Prishtina përveqse kryeqendër e Kosovës është bërë edhe metropol kombëtar dhe ndërkombëtar.

Fitorja në Prishtinë për secilën parti politike është më e rëndësishme sesa fitorja e gjashtë komunave tjera të Kosovës!

Kush e fiton Prishtinën, me automatizëm e ka të fituar edhe gjysmën e pushtetit qendror dhe rritjen e ndikimit në të gjitha pushtetet e ndara në Kosovë.

Për këtë arsye, liderët e përgjegjshëm të partive politike, i zgjedhin kandiatët më të përgatitur, me bagazh të madh politik dhe kredibilitet sa më të gjërë tek elektorati i kryeqytetit.

Gërshetimi i të gjitha pushteteve në kryeqytet e bënë Prishtinën tërheqëse për të gjitha partitë politike.

Ndërlidhja e pushtetit qendror me atë lokal në njërën anë dhe prezenca e fuqishme diplomatike dhe politike e ndërkombëtarëve në anën tjetër i bënë partitë politike që të fokusohen më shumë në Prishtinë sesa në gjithë Kosovën.

Një pushtet qendror sado i konsoliduar, pa Prishtinën është i mangët, sikurse që një pushtet qendror pa shtrirje edhe në pushtetin lokal konsiderohet pushtet në ajër apo pushtet i paplotësuar!

Kjo është vërtetuar në pushtetet e deritanishme, me ç’rast pushteti komunal në Prishtinë, për të mirë apo për të keq iu ka paraprirë edhe shumë zhvillimeve të gjithmbarshme në nivel vendi.

Për shkak se të gjitha nismat politike dhe projektet zhvillimore, të gjitha të arriturat shkencore, aktivitetet sportive dhe kulturore në nivel vendi zhvillohen në komunën e Prishtinës.

Përveq institucioneve më të larta të shtetit që ndodhen dhe veprojnë në kryeqytet, të gjitha selitë e partive politike, të gjitha selitë e përfaqësive diplomatike, bordeve dhe agjensioneve,…dhe gjithçka tjetër që nismon në kryeqytet iu nënshtrohet autoriteteve komunale për liçencim, tenderim, faturim apo tatim të llojeve dhe formave të ndryshme!

Me një fjalë, pushteti komunal në Prishtinë është i barasvlefshëm me pushtetin qendror dhe anasjelltas, çdo aktivitet institucional, i partive politike apo shoqërisë civile duhet të legalizohet nga autoritetet përkatëse komunale.

Janë edhe një varg i gjatë i aktiviteteve shtetërore dhe publike, të cilat pararprakisht e kërkojnë lejen apo pëlqimin formal dhe juridik në zyret e komunës së Prishtinës.

Për këtë arsye, secili subjekt politik që e synon ta marrë Prishtinën, duhet të mendohet mirë në përzgjedhjen e kandidatit, për arsye se zgjedhjet në Prishtinë nuk janë sfilatë mode, por janë garë serioze, nga e cila varet e ardhmja e subjekteve politike dhe e ardhmja e pushtetit qendror!

Pa dashur t’i favorizojë kandidaturat e subjekteve politike veç e veç, ndryshimet politike në Prishtinë do t’i determinojnë ndryshimet edhe në nivelin qendror dhe zhvillimet e mëpastajme të partive politike, apo thënë ndryshe Prishtina është “nyja gordiane” e pushtetit qendror.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu