Tetova News
“Katër orë po presim që të hamë bukë”, ankesa nga haxhiu shqiptar në Haxh, pritje të gjata për t’u ushqyer
15:23 2 Korrik, 2023
Besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro. Ky çmim, sipas atyre që ndodhen tashmë atje, nuk po ua plotëson as shërbimet elementare.
Sipas mediumi Tetova Sot, i cili ka publikuar një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.
Nga atje, janë publikuar edhe pamje ku shihet pritja e gjatë që është krijuar nga haxhilerët të cilët janë ndalur për t’u ushqyer.
***
Nga: Aurel Dasareti
PS: Një profesor shqiptar nga Universiteti i Tetovës ma dërgoi artikullin e mësipërm. Ai më kërkoi ta komentoja në një farë mënyre. Çfarë duhet t’u them haxhilerëve në fjalë:
Por, ju duhet të paguani për mëkatet tuaja. Megjithatë, çdo e keqe ka ndonjë të mirë. Ai nga ju që rastësisht është pa mëkat, mund të hedhë gurin e parë mbi mëkataren.
***
Tani le të qeshim pak:
Unë dhe shoku im Li jemi duke biseduar në kafene, e pyes:
• Vëlla, Li, nuk je i bezdisur që thonë se të gjithë kinezët duken si njëri-tjetri?
Ai më thotë:
• Li shkoi në shitore për birrë dhe cigare, unë jam gruaja e tij!